ju lutem desha informacion rreth granulomes
a mund te sherohesh nga kjo semundje
a te le pasoja te k 1 femer gjate 9 muajve te shtatzanise ???
Si mund te Sherohet nese eshte e mundur
pres pergjigje flm
ju lutem desha informacion rreth granulomes
a mund te sherohesh nga kjo semundje
a te le pasoja te k 1 femer gjate 9 muajve te shtatzanise ???
Si mund te Sherohet nese eshte e mundur
pres pergjigje flm
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
pyetja nuk eshte precize
granulome ka ne shume vende te trupit
![]()
te pershedes marya
granuloma qe i ka dale
eshte ne rreze te nofulles ose afer qafes
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Granulomi eshte nje aspekt morfologjik qe shfaqet si pasoje e inflamacionit. Faktoret etiologjike qe e shkaktojne jane viruse, baktere, parasite, fungi qe leshojne ne indet e trupit qe kolonizojne metabolite te ndryshme, te cilet induktojne aktivizimin e procesit imunitar mbrojtes te organizmit dhe rrjedhimisht reaksionin granulomatoz. Ekzistojne edhe granuloma jo imunogjenike te shkaktuara nga substanca qe organizmi njeh si "trup te huaj" si psh silici, absesti, berilium, acidi urik, etj.
Granulomi shfaqet si nje agregat qelizash ku ne qender vendosen makrofaget, funksioni i te cileve eshte qe te luftojne mikroorganizmat duke i "gelltitur" dhe perreth vendosen qeliza te tjera epitelioide dhe leukocite brenda nje shtrese materiali fibroblastik qe i rrethon.
Pra shkaqet mund te jene te shumta dhe, nga ato pak te dhene qe ti ke paraqitur ketu, eshte e veshtire te jepet nje pergjigje sadopak e plote.
Mund te jete nje granulome dentar ku infeksioni eshte i lokalizuar ne maje te rrenjes. Kjo mund te sherohet me nje kure te thjeshte dentare/devitalizim te dhembit apo me rezeksionin e granulomit ne menyre kirurgjikale.
Diagnozen e sakte mund ta percaktoje vetem mjeku pas nje anamnezi te detajuar, pasi ka vizituar pacientit dhe ka pare analizat.
flm dhe e ty
Gjendja me e keqe te 1 granulome a te con ne vdekje ???
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Granuloma nuk eshte nje semundje ne vetvete, eshte nje shenje/tregues e disa lloj semundjesh qe mund te kene natyre infektive si psh Tuberkulozi, Leprozi, Semundja e shkaktuar nga gervishtja e maces, apo nje natyre jo-infektive si psh Sarkoidozi, Semundja e Crohn etj.
Keto qe permenda jane disa shembuj te semundjeve te renda per te cilat granulomi eshte nje shenje tregues i semundjes ne mes te simptomave dhe shenjave te tjera karakteristike per secilen nga keto semundje.
Pra duhet ditur shkaku qe te sherohet semundja, sepse ne rast semundje infektive kjo mund te degjeneroje ne sepsis (infektim i pergjithshem i gjakut dhe organeve kryesore si melcia, shpretka, kocka, meningjet, perikardi) dhe ne shock septik deri ne vdekje nese nuk kurohet me barnat e pershtatshme.
Edhe njehere e theksoj qe ato me lart jane thjeshte disa shembuj sa per informacion rreth granulomit. Ne rastin e pyetjes tende specifike ndoshta behet fjale thjeshte per nje granulom apikal si pasoje e infektimit te nje dhembi, por kete gje mund ta percaktoje me siguri vetem nje mjek pasi ka vizituar pacientin.
te falenderoj sinqerisht
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Krijoni Kontakt