Close
Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 207
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    një citat të Azem Syles me 09 .prill 2001


    ,,LDK -ja dhe Serbija gjithmon kan luftuar me te gjitha mjetet kundër UÇK-së,,

    Natyrisht se askush nuk e ka shtyer me zor zoterin Syla të bëjë thirrje për vrasje politike 1999/2005

    Mirpo ja I erdhi fundi kesaj loje te gjakosur të njerzve që kufomat e vllezerve te tyre ti djegin per ti humbur gjurmet e krimit po ja realiteti[/QUOTE]

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    një citat të Azem Syles me 09 .prill 2001


    ,,LDK -ja dhe Serbija gjithmon kan luftuar me te gjitha mjetet kundër UÇK-së,,

    Natyrisht se askush nuk e ka shtyer me zor zoterin Syla të bëjë thirrje për vrasje politike 1999/2005

    Mirpo ja I erdhi fundi kesaj loje te gjakosur të njerzve që kufomat e vllezerve te tyre ti djegin per ti humbur gjurmet e krimit po ja realiteti
    [/QUOTE]

    nuk e besoi kete te kete then azem syla!!
    se a i erdhi fundi priten te argumentohen akuzat dhe dyshimet !!

  3. #53
    Aty afer...
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    pasi pirroja paska devijuar nga tema vetem e vetem ta mbroi kadri arifin!!
    pra qe pirro qka te shkruan ky far margaritari i juaj qka i shkruan margaritarit AVDI IBRAHIMI!!
    Asgje me i mire nuk mund te jete Avdi Ibrahimi, pasiqe ka qene shok me Haxhi Kuçin!
    Kjo eshte bindja ime.

  4. #54
    Aty afer...
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Per t'ia arrrite qellimit, Haxhi Kuçi eshte ne gjendje qe veten e tij ta shaje, denigroje dhe ta perule perdhe. Me eshte i njohur mua ky stil dhe nuk eshte hera e pare qe takohem me tipa te tille.


    Flet Haxhi Kuçi, kurse paraqitet si Et'hem Kolgeci nga Vraniqi. Ky provokator, ka perdorur te gjitha metodat e lejuara dhe te palejuara, si dhe shantazhet, mashtimet, dezinformimet, vetem e vetem per ta shpetuar fizikun e deformuar te fytyres se tij, qe as formalisht nuk i duket!

    Ja video me poshte:

    http://www.youtube.com/v/7ihoBm8Ngos

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga pirroja1 Lexo Postimin
    Per t'ia arrrite qellimit, Haxhi Kuçi eshte ne gjendje qe veten e tij ta shaje, denigroje dhe ta perule perdhe. Me eshte i njohur mua ky stil dhe nuk eshte hera e pare qe takohem me tipa te tille.


    Flet Haxhi Kuçi, kurse paraqitet si Et'hem Kolgeci nga Vraniqi. Ky provokator, ka perdorur te gjitha metodat e lejuara dhe te palejuara, si dhe shantazhet, mashtimet, dezinformimet, vetem e vetem per ta shpetuar fizikun e deformuar te fytyres se tij, qe as formalisht nuk i duket!

    Ja video me poshte:

    http://www.youtube.com/v/7ihoBm8Ngos
    Pirro, ky Haxhi Kuçi shume perngjajka me keta L-7 dhe G-2... ne mendime por dhe ne pamje me siguri...

  6. #56
    Aty afer...
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Pershendetje Kosovelli,

    Ke goditur mire dhe ekzakt...!

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    Per kosovellin
    Per llapin-pr


    Vallë mos ishin UDB-e këto figura

    Xhemajl Mustafa
    Shaban Manaj
    Smalj Hajdaraj
    Smalj Berbatovci
    Haki Ymeri
    Bardhyl Ajeti
    Ekrem Rexha etj


    Të gjithë këta kan qen njerzit më të afert të presidentit historik Ibrahim Rugves

    Mirpo mos harroni :

    një citat të Azem Syles me 09 .prill 2001


    ,,LDK -ja dhe Serbija gjithmon kan luftuar me te gjitha mjetet kundër UÇK-së,,

    Natyrisht se askush nuk e ka shtyer me zor zoterin Syla të bëjë thirrje për vrasje politike 1999/2005

    Mirpo ja I erdhi fundi kesaj loje te gjakosur të njerzve që kufomat e vllezerve te tyre ti djegin per ti humbur gjurmet e krimit po ja realiteti

    Vrasjet e disa veprimtarëve të LDK-së

    Gjatë këtyre periudhave ndodhën edhe disa vrasje serike mbi veprimatrët e dalluar të LDK-së siç ishte vrasja e Haki Ymerit, ish - anëtar i degës së LDK-së në Skënderaj, e Shaban Manajt, anëtar i Kryesisë së KP të LDK-së në Istog, e kryetarit të Komunës së Klines Ismet Rracit, pastaj vrasja e deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdarajt, Xhemajl Mustafës, këshilltar për informim i presidentit Rugova e deputetit të LDK-së, vrasje e Kosovë Zeqirajt dhe Albert Zeqirajt përkrahës të LDK-së në Istog...

    Këto vrasje dhe një varg vrasjesh tjera të kësaj natyre, duke pasur edhe motive të përafërta me to janë vrasje serike të përsëritura, vrasje me porosi nga një dorë vrastare, prapa të cilës qëndron hija mbështetëse e segmenteve të forcës, ligjit dhe politikës.

    Ë shtë shumë interesante të thuhet që të gjitha këto ekzekutime janë bërë në mënyrë identike; pra në hyrje të banesave të viktimave. Kur jemi te Xhemajl Mustafa kësaj radhe nuk do të flasim për këtë gjë ngaqë më herët fveq kemi shkruar sikurse që dihet që; ai është ekzekutuar nga personat e njejtë, të cilët kanë kryer urdhërat e " shefave", të cilët kanë qenë ngushtë të lidhur me " Klanin e Zemunit" dhe me disa nga njerzit kyq të Partis më të madhe në Kosovë...
    Gërshëtimi i këtyre interesave ka bërë që gjerë më tani këto vrasje të mbeten " të pa zbuluara" pra vrasje të ditura por " të pa ndriqura".



    VRASJA E DEPUTETIT SMAJL HAJDARAJ


    Shumë herë në këtë Forum është potencuar dhe shkruar se " kush e vrau deputetin Smajl Hajdarajn?" duke aluduar dhe bërë me gishtë nga njëra palë, sipas porosive të " padronëve" me qëllim njollosje të një kategorie të njerëzve të caktuar.
    Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj, para se të vritej, në faktë kishte pasur një varg kërcënimesh nga elementë revanshistë që nga viti 1998 duke e quajtur sabotator të UÇK-së, më pastaj duke e shantazhuar në punë sa ishte drejtor i Distribucionit të Elektro Kosovës në Pejë.
    Disa herë kishte pas konflikt të hapur me qarqe të ndryshme brenda LDK-së, për ç'gjë vetëm pak kohë para se të vritej, e kishte njoftuar detajisht me shkrim Kryetarin Rugova

    Një problem të hapur e kishte pASUR ME ATË KLAN edhe gjatë luftës. Të tillët edhe pas luftës patën konflikt të hapur me Smajl Hajdarajn, madje nuk e lanë as t'i afrohej kryetarit Rugova në tubimin elektoral në Pejë gjatë fushatës së zgjedhjeve presedinciale.

    Në një rast tjetër, z. Hajdaraj, ishte kërcënuar me vrasje nga disa pjesëtarë të këtyre strukturave, pasi nuk i kishte lënë të hyjnë mbrenda në Objektin e Komunës në Pejë, ditën kur u bë hapja e Zyrës Flamane në Pejë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Rugova.
    Ngjarja e fundit kishte ndodhur vetëm disa ditë para vrasjes së deputetit.
    Deputeti Hajdaraj në një mbledhje të kryesisë së LDK-së dhe të deputetëve të LDK-së, kishte deklaruar se" nëse shkoni me " POVRATAKUN" unë do të dal publikisht kundër". Ai nuk vuante nga paragjykimet. Andaj vrasja e tij ishte një vrasje nëpërmjet së cilës mendohej të goditej unifikimi i faktorëve shqiptarë në diasporë por edhe në Kosovë.
    Realiteti objektiv që duhet të jetë është - fajtorët në burgë.

    Smalj Hajdaraj u vra më 17 janar 2002, ditën kur njëzet vjet më parë u vranë edhe Vëllezrit Gërvalla dhe Kadri zeka. U vra në hyrje të banesës së tij ( njësoj sikurse Xhemail Mustafa, Ismet Rraci...) në " lagjen Fidanishtja" të Pejës, me pistoletë, nga dy persona, të cilët analistët i cilësuan si " vrasës me porosi"..

    Smajl Hajdaraj ishte aktivist i çështjes Kombëtare dhe njëri ndër organizatorët e UÇK-së në Rugovë. Ditën e varrimit para mijëra të pranishmëve, zyrtarë të lartë të Kosovës, parlamentit dhe të partisë por edhe të UNMIK-ut lexuan telegrame dhe jetëshkrime mbi veprimtarinë e bujshme politike - ushtarake të deputetit Hajdaraj. Ata u zotuan se nuk do të shkon larg dita kur para drejtësisë do të gjenden ata që ngrehën gishtin e krimit dhe e bënë këtë vrasje mizore.

    Mirëpo, me sa u pa, që nga ajo kohë e gjer më sot premtimet mbetën boshe dhe dhimbja për Smajl Hajdarajn i mbeti Familjes dhe farefisit. Nga të gjithë folësit në këtë tubim mortor, vrasja e tij u cilësua vrasje me paramendim kurse për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit ishte zotuar edhe policia e UNMIK-ut.



    Vlerësimet paraprake të shtypit të verdhë


    Pra, elementet të lidhura ngushtë me disa nga krerët e Partis më të madhe dhe në bashkëveprim me " Klanin e Zemunit" kontrollonin edhe një pjesë të shtypit. Në vlerësimet e shtypit që mbështetnin vijën partiake, vrasja e Smajl Hajdarajt( ani pse ai veq pak ditë më parë me shkrim e kishte njohtuar presidentit Rugova për kërcënimet) u klasifikua si vrasje nga kriminelë të vijës së majtë politike" në Kosovë vijë kjo që realisht nuk ekzistonte por ishte paragjykuar [b]nga propaganda e disa gazetarëve ( pjesëtar të klanit) të cilët i klasifikonin strukturat të ish - UÇK-së dhe luftëtarët tjerë të lirisë me sofizma të tilla si " marksistë - leninistë"," enveristë",, " nanoistë", " stalinistë", " për " dhunën politike" etj... që kishte qëllimin e caktuar dhe domethanjen e vet të madhe - hedhjen në tabor të armikut të të gjithë atyre që ishin përpjekur për çështjen kombëtare dhe lirinë e vendit, për t'i dhënë vetës hapësirë për tu veshur me petkun e patriotizmit.

    Sofizma të tillë u ka ra të dëgjoni dhe të lexoni po ashtu nga një pjesë e disa forumistëve, me porosi dhe qëllim të caktuar, për të mjeguluar sa më shumë ngaqë " ujku gjuan më së miri kur ka mjegull"..

    Për këtë gjë, një forumist i " Folesë së Qyqeve" vet e pranon që ka bë gabim, ngaqë ai ka shkruar, jo si ka menduar por se si ia kanë servirur të tjerët...
    ( Duke mos e zbuluar nofken vetëm po ju sjellë një arsyetim të tij dërguan nëpërmjet mesazhit privat duke dashur të shfajësoj vetveten...
    Paraqitjet e tilla në Kosovë dhe jashtë Kosove, ( me direktiva nga " shefat" dhe nga "Klani i zemunit") Ishin edhe një kurth për ta ngjallur dhe thelluar LUFTËN VLLAVRASËSE NDËRMJET VETI, NË MËNYRË QË ELEMENTË TË CAKTUAR TË SHOQËRISË TË PËRFITOJNË NGA FATKEQËSITË E TË TJERËVE

    Fatkeqësisht, pas çdo akti, janë gjetur persona apo " gazetarë të pavarur" dhe të " varur" të cilët me qëllim apo pa të, me paragjykimet e tyre kanë mjegulluar gjendjen dhe kanë thelluar hendekun e ndarjes mes forcave politike, gjë që gjithnjë u përcoll me rrezikun permanent të inicimit të përshkallzimit të situatës në shkallë më të gjerë...

    **********************


    Vrasja e deputetit Hajdari kishte ndodhur në prag të marrëveshjës paraprake ndërmjet udhëheqësve politikë të Kosovës për krijimin e institucioneve të Kosovës.

    Në këtë mes " dikush" sipas asaj që deklaron bashkëshortja e Smajlit -Kimetja, u kishte thënë dhe i kishin bindur familjarët e Smajl Hajdarajt që të mos e lejonin TMK-ën të marrë pjesë na varrimin e tij.

    Ky hap, në bashkëveprim gjithnjë të klaneve që kishin edhe përkrahjen e disa nga udhëheqësit e Partis më të madhe dhe sipas kërkesave të furnizuesve me mjete materiale, që e bënte " Klani i Zemunit" ia arritën që të hapin dhe të bëjnë një thellim hendeku ndërshqiptarë, sesoe një strukturë njerëzish punonin për shuarjen e TMK-së, përkatsisht spastrimin e saj nga elementi UÇK-ë dhe shëndrrimin në një strukturë tjetër pro serbe ( si FARKU bie fjala).

    Prandaj mos lejimi i pjesmarrjes sëTMK-së në varrimin e deputetit Hajdaraj, bëri që familja e tij të bie pre e kurtheve të shtresave të caktuara, të cilat emrin e tij dhe të njerëzve tjerë të ndershëm e përdorën për t'u ngjitur shkallëve të karrierës.

    Mu ata gjithnjë në bashkëveprim me " Klanin E Zemunit" ( e dihet që kriminelët nuk njohin as fe e as Atdhe) këtë vrasje do ta cilësojnë si " Vrasje politike" e kryer nga ana e ish - pjesëtarëve të UÇK-së ende pa u zbardhur motivet e vrasjes, qëllimi, as arsyeja.

    Ata paragjykonin dhe mu këto paragjykime shkaktuan huti dhe ngatërrim ngjarjesh në opinionin e gjerë. Ata i lanë që sa kohë vrasjet të pazbuluara sepse ishte në dorën e tyre aq më parë që kishin deklaruar në shtypë se i dinë vrasësit.

    E nëse i dijnë se cilët janë shtrohet pyetja: se përse këtë gjë se kanë bërë deri më tani, pra denoncimin e tyre?

    Përgjigja është e thjeshtë: ngaqë vrasësit gjendeshin në mesin e tyre!
    Shumë nga vrasjet e aktivistëve të LDK-së u kanalizuan se janë organizuar nga " terrori i kuq" për rritjen e objektivave politike nëpërmjet dhunës. Në një mënyrë, kjo është shkala e parë e njohjes apo e dezinformimit për ta mbuluar krimin, që në gjuhën e ¨shkencës quhet " ASANIM". Në një editorial të kohës në të përditshmën " BOTA SOT" ( Gazetë që finacohej nga vet " Klani i Zemunit") shkruhej se vrasja e martirit të Kosovës dhe të kombit shqiptarë Smajl hajdaraj është bërë me urdhrin e dhënë nga të njejtit urdhërdhënës si dhe për vrasjet e tjera...



    Kush po e saboton zbardhjen e vrasjeve?


    Nga mafia politike proserbe dhe nga disa shkrues të shtypit të verdhë, urdhërdhënësit janë treguar me gisht, me emër dhe mbiemër, me adresë. meqënëse kriminelet dihen me emër dhe mbiemër, atëherë faji është te gjyqësia, te policia që nuk i arreston kryesit e veprave. Dikush po e saboton zbardhjen e vrasjeve që janë kanalizuar si vrasje politike...

    Edhe vrasja e njeriut të lidhur mishërisht me serbët Ahmet Krasniqit, nga qarqe të caktuara është munduar të shfrytezohet që në mesin e shqiptarëve të nxitej vlla-vrasja aq më parë që dihet; që Ai Ahmet Krasniqi iashte i rrethuar me njerëz të cilët më parë ishin direkt të lidhur me sherbimin sekret serbë.
    Tashti familja Krasniqi s'ka nevojë të ndjejë veten keq ngaqë siç thotë populli " s'ka mal ma derr të egër", Ahmet Krasniqi ishte njëri nga ata që u kishte sherbyer serbëve me besnikëri. Formimi i një të ashtuqujture ushtri ( FARKU) e kishte për qëllim një farë lloj ballancimi të forcave në mesin e shqiptarëve, diçka e ngjashme si ajo Ushtria e Fikret Abdiqit në Bosnjë...]/b]
    Kështu që edhe pse sot e kësaj dite kërkohet të dihet se si dhe nga kush u vra ky njeri, kjo gjë heshtet.

    [b]Ahmet Krasniqin e vrau mafiA SHQIPTARE e lidhur ngushtë me Klanin e Zemunit të cilët operonin në disa pjesë të Shqiperisë, me qëllim dobësimi të UÇK-së. Aso kohe flitej që atij i janë dorezuar, 25 miljon marka gjermane dhe pikerisht ngaqë ishte i rrethuar, me njerëz si Tahir Zemaj, kjo edhe është arsyeja e vrasjes së dhëndërit serbë!

    Fazli Berisha oficer i APJ-së në Gospiq së bashku me Ahmet Krasniqin dhe njeri nga ata që kishte qenë gjatë me të, pra edhe në Shqiperi, po të intervistohet mund të thotë diçka më shumë... Gjendet në Gjermani...



    Ti kthehemi sërish Smajl Hajdarajt


    Sidoqoftë deklaratat e familjes së SMAJL HAJDARAJT, gjegjësisht të shoqes së tij, Kumrijes, e cila në disa intervista ka deklaruar se e ka parë vrasësin i cili ishte një njeri me kaçketë ( njësoj si në dy vrasjet e tjera të Xhemail Mustafës,Ismet Rracit, Shefki Popovës...) se atë e ka pritur një person tjetër, më tutje, me të cilin janë bashkuar më largë; se ata kanë pasur makinë " ASKONA" me ngjyrë të kuqe ( është interesante se të gjitha makinat kanë ngjyrë të kuqe... Edhe gjatë vrasjes së Enver Haradinajt u tha se makina kishte ngjyren e kuqe...); se familja e Smajlit por edhe vet Smajl hajdaraj gjithmonë ju ka frikësuar hyrjes së banesës...

    Shtrohet pyetja pse? Nga kush? Çfarë kishte shkruar Smajl Hajdaraj në atë letrën me të cilën iu kishte drejtuar kryetarit Rugova dhe treguar se cilët janë personat që po e kërcenojnë!

    Ndërsa ekspertët e policisë kanë deklaruar se në vendin e ngjarjes kanë qenë dy lloj fishekësh. Kjo vërteton se kanë qenë dy persona. familja e deputetit hajdaraj kanë cekur në opinion se kishin pasur edhe dy telefonata anonime para se të vritej Smajli.

    Kurse vëllai i Smajlit Ademi, në vargun e kërcënimeve dhe presioneve që ka pasur, kishte cekur një problem të Smajlit, në një Manifestim në Loxhë, ku siaps tij, dy pjestarë të " TMK-së" ( grupit paramilitar që më vonë kishin dalë me uniforma të kaltra në varrimin e Tahir Zemës) e paskan kërcënuar dhe pastaj kishin dalë të njofshëm me Smajlin dhe shi për këtë i kishin dhënë një Ftesë në " KULLAT e BARDHA", siç i quan ai, i vëllai i Smajlit Ademi pra, ku deputeti Smajl Hajdaraj nuk kishte shkuar.

    Njerëz të shumtë të strukturave të caktuara, u deklaruan nëpërmjet shtypit por edhe kafeneve, ndejave edhe tubimeve si i dinë vrasësit e Smajl hajdarajt, por ata vrasjen e tij e përdornin për marketing politik ( ngaqë vet e kishin vrarë) askush prej tyre nuk shkoi në polici për të dëshmuar.

    Smajl Hajdaraj ishte njeri i ndershëm, ish - epror i UÇK-së, i biri i ARI REKUT të Rugovës, i dënuar për çështje politike me shumë vite burgim në burgun e Golli Otokut. Ishte deputet i LDK-së, i cili i takonte grupit që brenda partisë së tij cilësohej si " më nacionalist", i cili kurdoherë asistoi në aspektin pozitiv të bashkëqeverisjes së Kosovës. Duket se kjo politikë nuk u shkonte përshtati disa rrymave, gjë që po shihet edhe sot.



    Pse asnjë vrasje nuk është ndriçuar deri në fundë?! -



    Sepse zakonisht është penguar që të ndriqohet sapo rrugët hetimore çonin në dyert e atyre që përfitonin politikisht nga këto vrasje, Disa sish bëhen sikur nuk dinë gjë. Por, dielli me shoshë nuk mbulohet, thotë një fjalë e urtë popullore. Ata që përpiqen të përfitojnë nga vrasjet dhe t'i komprometojnë kundërshtarët me ato vrasje, kudo në botë, zakonisht janë sponzoret e tyre, janë porositësit e tyre.
    Dikush ( kushdo qoftë), po mendon se tërë jetën mund ta fshehë fytyrën e tij.
    Kjo po ndodhë edhe me disa politikanë, të cilët sado që po shtiren dhe fshihen prapa akuzave, e dinë se çka i pret pasjmang

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    Per kosovellin
    Per llapin-pr


    Vallë mos ishin UDB-e këto figura

    Xhemajl Mustafa
    Shaban Manaj
    Smalj Hajdaraj
    Smalj Berbatovci
    Haki Ymeri
    Bardhyl Ajeti
    Ekrem Rexha etj


    Të gjithë këta kan qen njerzit më të afert të presidentit historik Ibrahim Rugves

    Mirpo mos harroni :

    një citat të Azem Syles me 09 .prill 2001


    ,,LDK -ja dhe Serbija gjithmon kan luftuar me te gjitha mjetet kundër UÇK-së,,

    Natyrisht se askush nuk e ka shtyer me zor zoterin Syla të bëjë thirrje për vrasje politike 1999/2005

    Mirpo ja I erdhi fundi kesaj loje te gjakosur të njerzve që kufomat e vllezerve te tyre ti djegin per ti humbur gjurmet e krimit po ja realiteti
    Xhemail Mustafen e vrane njerzit e presidences ( Sinan Rexhepi - Zhegra)

    e din ju me mire se une
    ndegjo qka i tha kryetarit te komunes se Pejes ministresha beqaresh kriminelja mili
    qe te dyt vin nga ldk-ja kriminele

    ___
    Sipas Lajçit, Tërmkolli e ka kërcënuar atë, derisa po ulej në
    karrigen e mysafires. "Me mua nuk të shkon, se ta bëj si Smajl Hajdarajt", tregon Lajçi qfarë i ka thënë Tërmkolli.
    ___
    Pejë, 12 nëntor 2006
    Gazeta Lajm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovelli : 03-08-2010 më 03:15

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Xhemail Mustafen e vrane njerzit e presidences ( Sinan Rexhepi - Zhegra)

    e din ju me mire se une
    ndegjo qka i tha kryetarit te komunes se Pejes ministresha beqaresh kriminelja mili
    qe te dyt vin nga ldk-ja kriminele

    ___
    Sipas Lajçit, Tërmkolli e ka kërcënuar atë, derisa po ulej në
    karrigen e mysafires. "Me mua nuk të shkon, se ta bëj si Smajl Hajdarajt", tregon Lajçi qfarë i ka thënë Tërmkolli.
    ___
    Pejë, 12 nëntor 2006
    Gazeta Lajm
    103 dëshmitarët

    Familja e Smajl Hajdarajt kërkon që të hetohen
    103 delegatët e Kuvendit në Pejë në mënyrë që
    të vërtetohet nëse ministrja Melihate Tërmkolli
    ka kërcënuar Ali Lajçin se do ta gjej fati i
    Hajdarajt. Nëse kjo është e vërtet Tërmkolli
    duhet të jap përgjegjësi, thonë familja Hajdaraj


    Pejë, 17 nëntor 2006 — Familja e deputetit
    të vrarë, Smjal Hajdarajt,
    kërkon nga Shërbimi Policor i
    Kosovës në Pejë që t`i marrë në
    pyetje 103 delegatët e pranishëm
    në Kuvendin Zgjedhor, për të
    vërtetuar nëse ministrja Melihate
    Tërmkolli ka kërcënuar kryetarin
    Ali Lajçi si në rastin Hajdaraj.
    E shqetësuar se si policia në Pejë,
    nuk ka bërë asgjë për të vërtetuar
    këtë, familjarët e deputetit të
    vrarë, ftojnë organet e hetuesisë
    që sa më parë të vërtetohet nëse
    është kërcënuar me vdekje
    kryetari i Pejës si në rastin e vrasjes
    së prindërit të tyre.
    Shpëtim Hajdaraj i biri i deputetit
    të vrarë, thotë se mediat
    dhe disa delegatë që kanë qenë të
    pranishëm në Kuvendin Zgjedhor
    të LDK në Pejë, kanë pranuar
    se ministrja ka kërcënuar kryetarin
    Lajçi, se do pësoj si babai i tij Smajli,
    nëse gjatë kuvendit Lajçi i prish
    terezinë Tërmkollit.
    Familja e deputetit nga radhët
    e LDK është e habitur dhe e indinjuar
    se si policia nuk ka bërë as
    hapim më të vogël tash e gjashtë
    ditë lidhur me këtë rast.
    “Si familje jemi shumë të
    shqetësuar dhe të habitur me këtë
    fakt. Ende nuk kemi ndonjë
    veprim konkret të policisë. Policia
    duhet të marrë në pyetje 103
    delegatët e pranishëm në Kuvend.
    kërkojmë zyrtarisht nga ta, që të
    veprojnë në këtë mënyrë”, thotë
    biri i Smajl Hajdarajt.
    Shpëtimi tregon se njerëzit që
    kanë qenë të pranishëm në Kuvend
    e që janë me krahun e Nexhat
    Dacit nuk pranojnë se ministrja
    ka kërcënuar me vdekje duke
    përmendur si model vrasjen e Hajdarajt.
    “Nëse ka thënë Tërmkolli
    atëherë këtu mund të ketë dicka,
    pavarësisht se kush është, çfarë
    funksioni ka, duhet policia që të
    veproj. Nëse ka thënë ajo duhet
    të jep përgjegjësi nëse kjo është
    shpifje, atëherë pala tjetër duhet
    të jap përgjegjësi se ka shpifur”,
    vlerëson ai.
    Mirëpo njerëzit tjerë, delegatët
    e pranishëm në Kuvend që janë
    me krahun e Fatmir Sejdiut, sipas
    tij, konfirmojnë kërcënimin, por
    asnjëherë pa dashur që të identifikohen
    me emër dhe mbiemër të
    plotë.
    “Njëra palë thotë që e janë me
    Tërmkollin se nuk e kanë dëgjuar
    kërcënimin ndërsa tjera që e ka
    dëgjuar kërcënim nuk del me
    emër të tregojë se si ka ndodh
    puna. Por këtë duhet ta vetëtojnë
    organet e hetuesisë”, shpjegon Shpëtimi.
    Familja e deputetit Smajl Hajdarajt
    rrëfen se më 17 janar të vitit
    të ardhshëm, bëhen pesë vjet,
    kur është vrarë kryefamiljari i tyre
    dhe askush pas gjithë kësaj kohe
    dhe atyre hetimeve nuk është arrestuar
    për kryerjen e veprës.
    “Ju bëjmë thirrje të gjitha organeve
    të Kosovës që ta zbardhin
    sa më shpejt këtë rast dhe të
    kapen autorët e vrasjes së babit
    tim”, apelon djali i tij.
    Sipas familjes Hajdaraj babai i
    tyre nuk ka qenë në hasmëri me
    askënd, por që kërcënim ka pasur
    vazhdimisht nga persona të
    panjohur gjatë luftës dhe pas përfundimit
    të luftës.
    “Pas luftës ka pas disa kërcënime
    nga rivalet e tij... krahët e
    luftës.... nga fraksionet ... nga ana
    e krahut tjetër që ka vepruar në
    Rugovë dhe pas luftës nga disa
    njerëz që vazhdimisht e kanë kërcënuar”,
    rrëfen Shpëtimi.
    Ai tregon se pas gjithë atyre kërcënime
    që i janë bërë babait të tij
    Smajlt, ai ka lajmëruar dhe ka
    paraqitur rastet në polici.


    Shpëtimi thotë se Smajli është ftuar
    në intervistë disa herë nga zona e
    tretë mbrojtëse e TMK , por ftesat që
    nuk kanë qenë të protokolluara dhe
    nuk kanë mbajtur asnjë nënshkrim
    nga personat përgjegjës.
    “Disa herë babai është ftuar te “Lumi
    i Bardh” që të intervistohet nga
    disa persona të TMK për të cilat ka
    dëshmi edhe në polici dhe dokumente
    për këtë “, thotë ai .
    Gati pas shtatë ditësh policia në Pejë
    ende nuk ka arritur të verifikoj nëse
    ministrja Melihate Tërmkolli ka kërcënuar
    me vrasje duke përendur deputetin
    Smajl Hajdaraj.
    Zëdhënësi Avni Gjevukaj thotë për
    Express se ky informacion ka dalë nga
    mediat dhe nuk është arritur që të
    konfirmohet.
    Ai thotë se policia nuk mund të
    marrë në pyetje të 103 delegatë e pranishëm
    në Kuvendin Zgjedhor të LDKsë
    në Pejë pa pasur ndonjë procedurë
    juridike.
    “Për të ndodh kjo që kërkon familja
    duhet të kemi autorizimin e
    prokurorit publik për të bërë këtë dhe
    përderisa kjo nuk ndodh ne nuk
    mund të bëjmë asgjë” thotë zëdhënësi
    Gjevukaj.
    Ndryshe ministrja e Shërbimeve
    Publike dhe anëtarja e Kryesisë së
    LDK Melihate Tërmkolli përmes një
    komunikate për media ka bërë të ditur
    se nuk ka kërcënuar askënd dhe
    se procesi në Pejë ka shkuar mirë.
    Ajo ka thënë se do të ngre padi ndaj
    kryetarit të Pejës Ali Lajçi për shpifje.
    Mirëpo në një takim me gazetarë
    vetëm një ditë pasi që ishte mbajtur
    Kuvendi, Lajçi pat thënë se ai me
    “veshët e tij” nuk kishte dëgjuar drejtpërdrejti
    kërcënimin si në rastin Hajdarajt
    por ka thënë se këtë e kanë
    dëgjuar të tjetër pa dhënë ndonjë
    emër të delegatëve që e kanë ndier
    këtë. Për të hetuar rastin prokurorinë
    e ka ftuar që të jetë më e zellshme edhe
    parti më e madhe opozitare ne
    vend. Fatmir Limaj ka thënë se është
    i habitur me organet hetuese se si nuk
    kanë bërë asgjë deri më tani për të
    vërtetuar nëse ministrja ka kërcënuar
    kryetarin e Pejës Ali Lajçin si në rastin
    Hajdaraj.
    Pas vrasjes së deputetit të LDK Smajl
    Hajdarajt më 17 janar të vitit 2002
    janë ndalur të gjitha kërcënimet ndaj
    familjes Hajdaraj.
    “Pas vrasjes nuk kemi qenë të kërcënuar
    asnjëherë caku i tyre ka qenë
    babai im Smjali si person” thonë
    familja e tij.
    Deputeti Smajl Hajdaraj është vrarë
    më 17 janar të vitit 2002 derisa po
    kthehej për në banesën e tij nga shënimi
    i përvjetorëve të vrasjes së
    vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.
    Ai është vrarë para hyrjes së banesës
    së tij rreth orës 20 të mbrëmjes. Në
    atë kohë në lagjen ku banonte nuk
    kishte pasur rrymë.
    Pas vetës Smajli kishte lënë nëntë
    anëtarë të familjes të cilët jetojnë në
    qytetin e Pejës.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    Per kosovellin
    Per llapin-pr


    Vallë mos ishin UDB-e këto figura

    Xhemajl Mustafa
    Shaban Manaj
    Smalj Hajdaraj
    Smalj Berbatovci
    Haki Ymeri
    Bardhyl Ajeti
    Ekrem Rexha etj


    Të gjithë këta kan qen njerzit më të afert të presidentit historik Ibrahim Rugves

    Mirpo mos harroni :

    një citat të Azem Syles me 09 .prill 2001


    ,,LDK -ja dhe Serbija gjithmon kan luftuar me te gjitha mjetet kundër UÇK-së,,

    Natyrisht se askush nuk e ka shtyer me zor zoterin Syla të bëjë thirrje për vrasje politike 1999/2005

    Mirpo ja I erdhi fundi kesaj loje te gjakosur të njerzve që kufomat e vllezerve te tyre ti djegin per ti humbur gjurmet e krimit po ja realiteti

    ti L-7 bane hajgare shaka edhe me te vdekurit edhe me familjet e tyre prandaj behu serioz e mos u tall meta dhe mos provoko me keso pyetjesh pa lidhje e te pa kuptimta.

Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •