-
V. I. Lenin, Xhon Kenedi dhe Papa Gjon Pali II...
V. I. LENIN, XHON KENEDI DHE PAPA GJON PALI II
Nga Fritz RADOVANI



Mallkue kjoftė ai udhėheqės, argumentėt e tė cilit, nė fund tė luftės nuk janė aq tė besueshme sa ishin nė fillim, ka thanė Bismarku.
92 vjet ma parė Revolucioni Socialist i Tetorit, nėn udhėheqjen e V.I.Leninit, pėrmbysi rendin carist nė Rusi dhe vendosi diktaturėn e proletariatit, me tiparet e reja tė shtetit bolshevik.
Po, ve nė dukje shpjegimin e fjalėve: Revolucion: 1. Pėrmbysje me dhunė e njė rendi shoqėror, politik, dhe ekonomik qė i ka kaluar koha dhe vendosja e njė rendi tė ri shoqėror, qė sjell nė fuqi njė klasė tė re, pėrparimtare e qė zgjidh kontradiktėn ndėrmjet forcave prodhuese e marrėdhėnieve nė prodhim...Revolucion socialist (proletar) shkalla mė e lartė e luftės sė klasės punėtore, qė bėhet nėn udhėheqjen e partisė marksiste leniniste, si rruga e vetme pėr pėrmbysjen e kapitalizmit dhe pėr ndėrtimin e socializmit nėpėrmjet vendosjes sė diktaturės sė proletariatit. (Fjalori i Gjuhės sė sotme shqipe, Tiranė, 1980, fq. 1652.).
●Diktatura e proletariatit, pushteti shtetėror i klasės punėtore qė vendoset pas fitorės sė revolucionit socialist nėn udhėheqjen e partisė marksiste leniniste, qė shpreh e mbron interesat e tė gjithė punonjėsve dhe qė ėshtė tipi mė i lartė i demokracisė. (Po aty, fq. 335)
●Revolucioni Socialist i Tetorit. I pari revolucion socialist fitimtar nė histori. U krye nė tetor 1917 prej klasės punėtore nė aleancė me fshatarėsinė e varfėr nėn udhėheqjen e Partisė Komuniste Bolshevike me V.I.Leninin nė krye. Pėrmbysi pushtetin e borgjezisė dhe ēifligarėve, vendosi diktaturėn e proletariatit duke krijuar pushtetin socialist sovjetik. (Fjalori enciklopedik, Tiranė 1985, fq. 920).
Tė gjitha kėta pėrkufizime tė jetueme nė shek. XX, nga miljona e miljona njerėz nė katėr anėt e globit, tue fillue nga Rusia, Meksika, Spanja e deri tek e shkreta Shqipni, kanė lane mbas tyne lamije e zallishta tė pafund me kafka dhe vorreza tė pėrbashkėta, tė mbulueme me dafinat e demokracisė proletare.
Asnjėherė nuk do tė mund tė shkruhet e verteta e atyne luftave tė zymta qė rroposėn nė gropėn e mjerimit dhe tė pėrēarjes kontinentin Evropjan, pėr ma shumė se 80 vjet nė shekullin e XX, tue e kthye pėrsa dekada mbrapa gjoja me njė flakė tė ndezun revulucionare, prej sė cilės u dogjėn dhe u zharitėn kombėt ma tė pėrparueme tė botės sė qytetnueme, tue u ba vetem sheshe betejash e rranojash nga luftat civile shpartalluese e vdekjepruese tė vetė atyne popujve tė mjerė, qė patne fatin e zi me u kapėrthye nė demagogjinė e partive komuniste revolucionare.
Komunizmi asht mundue qė me ba tė kandėshme idetė utopike tė Revolucionit Francez, tue i pėrshtatė ata me idealet komuniste bolshevike tė klasės drejtuese tė proletariatit.
U harrue se: Materializmi nuk ka me mujtė kurr me zhvillue ndėrgjegjėn e njeriut!
Nė vitin 1938 Don Kolec Prennushi shkruen nė librin Pėr Krishtin o, kundėr Krishtit: Lufta qė racionalizmi nisi mbi katedra, ra mandej ndėr rruga, nė rreshta tė popullit e u ba komunizėm, bolshevizėm gjithrrenues...sidomos nė kėte kohė kur mortaja e komunizmit ka pra (pushtue) atmosferėn e pėrgjithėshme...i cili edhe nė mos pastė mėrrijtė ndėr ne, do tė vijnė si mbeturina rrenojash qė hjedh dallka e detit nė bregoret tona.
Nė gulagėt e Rusisė bolshevike, mbanin robėt e burgosun tė izoluem me tela me ferra dhe i pėrdoronin ata si forca pune, deri nė shkatrrimin total tė tyne. Ata do tė vdisnin ndėr ata kampe tė shfarosjes nga njė rraskapitje e dhunėshme qė shoqnohej me uri, vuejtje dhe sėmundje.
Fitoria e revolucionit socialist nė tė gjitha vendet e botės, ku, mujti me zanė vend posa triumfoi, shpalli dhunėn si mjet fitorje mbi fronet e pėrmbysuna, tue vra, pre e masakrue qeveritarė e jo qeveritarė, oficerė e civilė, intelektualė dhe analfabetė, tė pasun dhe tė vorfėn, fashatarė e malėsorė tė mendshėm e tė daltuem me ndjesitė kombėtare e fetare, e kedo, qė i delte para shpatės sė sunduesit, tue mos u pajtue me ideologjinė e tyne marksiste e leniniste, ideologji e njohtun me termin rėnqethės tė internacionalizmit proletar.
Ishte pikėrisht Lufta nacional ēlirimtare, revolucioni popullor socialist i drejtuem nga partia komuniste shqiptare, e thėmelueme nga emisarėt jugosllav tė udhėheqėsit komunist J.B Tito, qė Shkodren e 28 pianofortave tė fillimit tė shek. XX, e kėthei nė vitin 1946, nė Shkodren e ēlirueme tė 26 burgjeve, hetuesive, qendrave tė salvimit e masakrimit tė popullit tė saj, kur ajo nuk kishte ma shumė se 27.000 banorė...Katolik e Musliman, qė banin vdekjen si me le nėn breshninė e armėve tė shovenistėve sllav nė Zallin e Kirit e deri thellė nė Malėsi tė Madhe...
Nė njė nga kėto hetuesi krimineli Zoji Themeli, tha: Ne e dimė qė ju na quani terroristė... Po, ne, do tė vazhdojmė terrorin tonė, kėshtu qė, edhe fėmija nė bark tė nėnės do tė dridhet sa herė qė do tė dėgjojė emrin komunist...mė tregon Prof. Sami Repishti, ish i burgosun politik nė vitėt e mėnershme tė 1946, nė Shkoder.
Ja, pra, me fakte, kush ishte kryetari i degės sė punėve tė mbrendshme nė Shkoder, njė nga zv. ministrat e mbrendshėm tė Republikės Popullore Demokratike tė Shqipnisė, njė nga ata tė famshėm instrument tė Sigurimit tė Shtetit, me tė cilėt katili Enver Hoxha, mburrej se do tė ndėrtonte Shqipėrinė socialiste dhe ateiste komuniste, ku, pėr herė tė parė nė histori, simbas mėsimeve tė udhėheqėsit tė proletariatit botėror V.I.Leninit, i cili, thonte: Ia vlenė me vra 90% tė popullit, pėr ndertimin e komunizmit, dhe nxėnėsit tė tij, diktatorit ma tė madh tė njėzet shekujve, pėrbindshit Stalin, me tė cilin, kaluam darkė nė rezidencėn e tij, nė Kremlin (siē shpjegon vetė E.Hoxha, nė librin e tij Me Stalinin), dhe mėsoi organizimin e pushtetit shtetnor tė klasės punėtore, qė vendoset mbas fitorės sė revolucionit socialist, nėn udhėheqjen e partisė marksist leniniste...qė, si mbas tyne asht tipi ma i lartė i demokracisė, del shumė e kjartė aksioma se: Terrorizmi nė masė nė sistemin komunist asht mjet qeverisės!
Vetem nė Shqipni janė 45.000 tė vramė, tė pushkatuem me gjyq e pa gjyq, tė mbytun nė hetuesi e kampe tė shfarosjes komuniste, tė vdekun nė kasollat prej kashte e ndėr punėt e randa tė fermave ndėr tė gjitha skajet e Shqipnisė, ku jepnin shpirtė tė internuemit, dhe 450.000 tė burgosun dhe tė dėbuem nė kėneta e balta qė kanė provue dhe qė vertetojnė genocidin komunist, i cili ka pėrfshi njė Popull tė tanė, genocid i aplikuem dhe i zbatuem me saktėsi nga diktatura e proletariatit, qė u vendos nga tirani E.Hoxha, sherbėtor besnik i shovenistėve jugosllav e rus dhe, njė nga tė 100 Tiranėt e diktatorėt ma tė mėdhaj tė tė gjithė shekujve, liber qė u botue nga z. Nigel Cawthorne, TIRANTS, 2004, Australi.
Asht i pari Presidenti Xhon Kenedy qė, tha, me 26 Qershor 1961 nė Berlin, aty ku sot, ngrihet madhėshtor monumenti i Tij: Kush mendon se asht i mirė komunizmi, le tė vijė e tė shohin Berlinin. Unė sot jam Qytetar Berlinez!.
Asht po, ai vit kur bota komuniste pėr 28 vjet do tė ndahet me murin e madh tė Berlinit, mur i cili, vorrosė nė thėmelet e tija tė gjitha shpresat e mėdha tė njerzimit tė robnuem nga komunizmi. Ishte ai mur qė po shuente edhe ndonjė shkėndi lirije larg nė horizont...
Ishte ai Muri Berlinit, qė historikisht do tė kujtohėt brez mbas brezi, si simbol i vėrtetė i demokracisė proletare e socialisteqė, u vendos mu nė zemrėn e Evropės Pėrparimtare.
Njėzet vjet ma parė, me 9 Nandor 1989...ishte nė Vatikan Ai Burrė, qė lutej pėr Paqen! Paqa asht frut i drejtėsisė! Ju tha, Ai, Burrave tė shteteve me tė cilėt u takue...
Ishte Ai Burrė Polak qė quhej Karol Vojtila!
Ishte po, Ai Burrė, qė me fjalėn e Tij trandi njė Botė, njė Botė tė tanė... e Fjala e Tij, ishte Lajmi i Fitorės mbi frikėn, tmerin, shtypjen, terrorin, pėrsekucionin, vuejtjen, mjerimin, burgjet, torturen, hetuesitė, qelitė e ftohta, kampet e shfarosjes, vrasjet, masakrat, urinė e tundi Malet ma tė fuqishme...tė Uralit e tė Himalajės, deri aty sa, nga thirrja e Tij: Mos keni frikė!, u trand njė Botė. Ishte po, Ai Burrė, qė 20 vjet ma parėshembi njėherė e pėrgjithmonė rranojėn mbi tė cilėn ngriheshin pėrmendorėt e diktatorve tė shekullit, rranojėn e selisė Revolucionit Socialist proletar, rranojėn prej nga shpėrthente duhija revolucionare, rranojėn prej nga valviteshin flamurėt e marksizėm leninizmit vorfnues e shkatrrues tė njerzimit...
E, mbi ata thėmele ushtoi thirrja e fuqishme e miljona njerzve: Liri...Demokraci!
Kur, nė vitin 2004, M.Gorbaēov, u ndodhė i rrethuem nga gazetarėt nė stacionin qendror tė trenit nė Milano, deklaroi: Jo, nuk jam unė qė mujta me shembė Murin e Berlinit, unė kam dhanė kontributin tem pėr atė ēeshtje por, Murin e Berlinit, e ka shembė Papa Gjon Pali II. Ishte po, Papa Gjon Pali II, Regan, Gorbaēov e Helmut Kol, qė na mėsuen kėto tri fjalė:
Liri, Paqė, Demokraci!
Melbourne, Tetor 2009.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt