Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Batutat e Ramës si lider i opozitës

    Batutat e Ramës si lider i opozitës

    Sapo zgjidhet në krye të Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi: “Unë e di që për të bërë gjithë këto ndryshime duhen të ndenjura të forta, se kam vendosur të mos them me fjalë të ndyra”. Por me kalimin e kohës, qenia e një “kryeministri hije” dhe me përgjegjësi të mëdha si lider i opozitës dhe kryetar i Bashkisë më të madhe, ndikuan që Edi Rama të jetë më i kursyer me batutat e tij.

    1. Edi Rama sapo emërohet Ministër i Kulturës në vitin 1998 nuk pranoi badigardë duke deklaruar: “Nuk do të pranoj badigardë, përjashto rastin kur të më japin një më të gjatë se vetja.

    2. Edi Rama, ministër i Kulturës në gusht të vitit 1999: Është vështirë të jesh ministër Kulture në një vend me kulturë të tillë.

    3. Edi Rama gjatë fushatës së Nanos për katarsis në vitin 2001: Nano është bërë si Robert Çamçakëzi, fut duart në xhepa dhe bredh nëpër kantier.

    4. Edi Rama në komision i drejtohet Uran Metkos: Nuk t’i zgjidh dot hallet. Vetëm mund të të jap ndonjë pulë të pjekur dhe një shishe raki që ta pish me Shpëtim Rroqin.

    5. Edi Rama më 9 tetor 2002 i drejtohet Njazi Kosavrastit: Sikur të ka gjet doktori te gabi.

    6. Edi Rama, më 9 tetor 2002 i drejtohet Njazi Kosovrastit - Jo. Nuk e prisja këtë, sepse opozita është si gomerët në filmin "Koncert në vitin '36", që i ha lulet.

    7. Edi Rama, më 9 tetor 2002 i drejtohet Njazi Kosovrastit - Si personalitet me fantazi erotike, prisni se tani do kalojmë te zona e nxehtë.

    8. Edi Rama, më 9 tetor 2002 i drejtohet Partisë Demokratike: Në bashki kemi gjetur më shumë televizorë se te Samsungu.
    9. Edi Rama më 9 tetor 2002 i drejtohet Rusmajlit: Do t’u jap një shkallë të Komunales që të shihni çfarë kam unë në kokë.

    10. Edi Rama më 9 tetor 2002, i drejtohet Rusmajlit: Të fala doktor Najlonit.

    10. Edi Rama: më 9 tetor 2002 i drejtohet Njazi Kosavrastit: Më kujtove disa gjëra interesante që diktatori do më kishte çuar në Spaç.

    11. Edi Rama në vitin 2002 në emision televiziv: Kush e di se cila nga stërgjyshet e tezës së njërit, s’ka pasur një moment gëzimi me stërgjyshin e hallës së tjetrit.

    12. Edi Rama: Kur llafeshitësit flenë, unë jam me sipërmarrësit duke parë rrugët.

    13. Edi Rama iu drejtohet deputetëve 9 tetor 2002: Ne na kanë dhënë partnerët e huaj 19.6 milionë dollarë në krahasim me leshin që i morët ju atyre.

    14. Edi Rama: “Unë solla ne Tiranë grupin “Scorpions” ndërsa PD-ja Rroqin me kitarë”.

    15. Edi Rama: Mos ta prekim një aksh lulishte, se aty dikur ka kryer nevojat e tij fiziologjike një aksh hero, për të cilin nuk bien dakord palët nëse është hero.

    16. Edi Rama: Kemi vënë bythën në qendër se nuk ka mushkonja, në periferi ka më shume mushkonja me llastiqe në dorë.

    17. Edi Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës pas akuzave si i korruptuar: Nuk ka bir kurve të gjejë lekë të vjedhura në xhepat e mi

    18. Edi Rama: (Pas gjetjes së plumbave në dritaren e shtëpisë së tij): Këto janë karamelet e doktorit.

    19. Edi Rama më 06 maj 2005, me të hipur në "arenën" e fjalimeve të socialistëve ka kërkuar t'i hiqet podiumi që ndodhej para foltores: Kongresmenët nuk kanë faj që duan të më shkurtojnë se jam shumë i gjatë.

    20. Edi Ramz në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”: Unë nuk i kam thënë askujt hajdut, pastrues parash, dashnori i mamasë, paditës i babait, xhelat i djalit.

    21. Edi Rama sapo zgjidhet në krye të Partisë Socialiste deklaroi: “Unë e di që për të bërë gjithë këto ndryshime duhen të ndenjura të forta, se kam vendosur të mos them me fjalë të ndyra”.

    22. Edi Rama i drejtohet Ibrahim Morinës në mbledhjen e KKRTRSH-së: Natyrisht, t’i nuk i merr leje asnjeriu dhe çudi si ke ardhur vetëm dhe s'ke marrë fadromen me vete

    23. Edi Rama menjëherë sapo zgjidhet nga kongresi në krye të Partisë Socialiste deklaroi 10 tetor 2005: Duhet të ulim numrin e burrave për metër katror.
    24. Edi Rama gjatë inaugurimit të një rruge në Tiranë: Ne nuk hedhim asfalt “më ka ç’u moma me la gojën”.

    25. Edi Rama 17 gusht 2006 në konferencë për shtyp për rifillimin e punëve në Kakome: Nano dhe Berisha nuk ndryshojnë aspak nga njëri-tjetri.

    26. Edi Rama, më 21 janar 2007, në hapjen e fushatës në Pallatin e Kongreseve: Mua, Sali Berisha për vete më ngjan me atë beun plak të filmit “Koncert në vitin ‘36” që donte të prishte koncertin me zhurmën e ahengut të çingive të tij.

    27. Edi Rama më 21 janar 2007, në hapjen e fushatës në Pallatin e Kongreseve: I dashur profesor (Skënder Gjinushi), je prova e gjallë e faktit se një parti e vogël s’ka nevojë të bëhet e madhe për të pasur një rol të madh.

    28. Edi Rama, në njësinë Nr. 6, Tiranë, 23 janar 2007:
    Duhet të ndahemi nga politika e mustaqes dhe e ahengut të Berishës.

    29. Edi Rama, në njësinë Nr. 7 Tiranë, 26 janar 2007:
    Do falënderoj dhe deputetët e Tiranës të pranishëm zysh Ermelindën, dhe Andis Harasanin. Në fund fare, s’diskutohet që vendin e ka ëmbëlsira zysh Arta që po kompenson mungesën e deputetit socialist në njësinë Nr. 7.

    30. Edi Rama, në qytetin e Vlorës, 26 janar 2007:
    Ju vlonjatët kur doni t’i mësoni notin dikujt e zhysni thellë në ujë deri aty ku nuk i arrijnë me këmbët. Unë them se është koha që duhet të zhysim kryeministrin, që edhe ai ta mësojë notin. Por jo vetëm kaq, që të ketë si të kthehet në shtëpi, por edhe të lahet nga balta që ndyn të tjerët.

    31. Edi Rama, në qytetin e Sarandës, 27 janar 2007:
    Ju shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time më të thellë këtyre vajzave, veçanërisht asaj, që duket si Ilir Meta, të cilat na dhanë një pamje shumë origjinale dhe shumë të bukur të këtij bashkimi të madh.

    32. Edi Rama, në bashkinë e Vorës, Tiranë 1 shkurt 2007:
    Mirëdita të gjithëve, në radhë të parë dua t’ju them se këto ditët e fundit janë ngatërruar pak gjërat, unë nuk jam as Zoti Edi Rama dhe as Shoku Edi Rama, jam Edi Rama.

    33. Edi Rama: Një peshë të rëndë ka dhuna dhe krimi në familje mbi gruan dhe mbi vajzën, por është shumë e vështirë ama e domosdoshme të ndërtosh politika, të cilat e kthejnë në sistem çmontimin e këtij sistemi që ne kemi aktualisht, i cili bën që edhe burra të nderuar, analistë dhe opinionistë që japin mend për të gjitha gjërat dhe që tundin kudo flamurin e progresit dhe të moralit, kur është fjala për këtë çështje, për çështjen e barazisë gjinore, jashtë kamerave, më thonë: “Me gjithë mend e ke atë punën e grave ti”?

    34. Edi Rama, intervistë për gazetën greke “Ta Nea”, 4 shkurt 2007: Atyre që më akuzojnë për zbukurimin e Tiranës, u kam thënë: “Provoni të përfytyroni botën, me vajza dhe gra, të cilat nuk u pëlqen vetja dhe nuk zbukurohen! Si do të jetë një botë e tillë”?

    35. Edi Rama, intervistë për gazetën greke “Ta Nea”, 4 shkurt 2007: “Për mua, Tirana ishte një grua që kishte rënë poshtë, e braktisur dhe e pistë. Dhe gjëja e parë që bëri, ishte të ngrihej, të krihej, të vinte buzëkuqin dhe të dilte xhiro. Dhe një gjë interesante. Të gjithë ata që më akuzojnë përse ngjyrosëm fasadat e pallateve, janë burra. Me të vërtetë, nuk kam dëgjuar asnjë grua që të ankohet përse i dhamë ngjyra qytetit... “

    36. Edi Rama, (Intervistë për gazetën greke “Ta Nea”, 4 shkurt 2007)
    “Tirana është "ëndrra amerikane" e shqiptarëve. Disa shkuan dhe gjetën "ëndrrën amerikane" jashtë Shqipërisë. Të tjerët vijnë që ta gjejnë këtu...“

    37. Edi Rama,
    (Intervistë për gazetën greke “Ta Nea”, 4 shkurt 2007)
    “Shqipëria sot, për një të huaj që nuk e njeh Shqipërinë, është një “Amerikë e vogël” në pelena”

    38. Edi Rama,
    (Në një takim me gratë kandidate për Këshillin Bashkiak, 5 shkurt 2007)
    “Sot në listën tonë për këshillin tonë bashkiak kemi 50% gra dhe vajza, dhe 50% burra dhe, pa u mbetur hatri burrave, unë them se po t’i peshosh të dyja anët, nga numri janë të barabartë, por nga vlerat që ato përfaqësojnë, sigurisht, pesha anon nga ana e grave”

    39. Edi Rama,
    (Në një takim me gratë kandidate për Këshillin Bashkiak, 5 shkurt 2007) “Kryetarëve të partisë në disa qytete u ishin mbyllur përfundimisht sytë, se qyteti ishte i mbushur me gra dhe ju dukej sikur përtej 3-4 grave që kishin vënë për dekor, nuk kishte më gra të tjera”.

    40. Edi Rama më 24 prill 2010 në forumin për median
    “Shoh këtu që ka shumë buzagaz pas çdo fjale të tij, por nuk është vendi këtu ku flitet për një çështje të rëndësishme dhe pastaj gjërat janë të ndara; disa dinë të kërcejnë tango dhe disa jo”.

    41. Edi Rama më 24 prill 2010 në forumin për median
    Rama: Të flasësh për median dhe krizën si nocion global është si historia e atyre që flisnin për seksin e engjëjve ndërkohë që po binin muret nga çdo krahë.

    42. Edi Rama më 24 prill 2010 në forumin për median
    Edi Rama, në forumin për mediat në prill të vitit 2010 deklaroi: Dua t’ju kërkoj ndjesë për largimin, pasi nuk doja që të ngrihesha kur pasfolësi të ishte duke folur dhe nuk doja të bëhesha vonë për në takimin në Elbasan. Se ç’do t’i thosha atyre: që vonova se isha me Sali Berishën?.

    43. Edi Rama më 24 prill 2010 në forumin për median
    Pas ironisë së kryeministrit Berisha se nuk është për të kërcyer tango Rama deklaron: Nuk është faji im që jo të gjithë dinë të kërcejnë tango

    44. Edi Rama në Asamblenë Socialiste shikon në sallë dhe Erion Veliajn: Nuk e kuptoj ende se çfarë pret për të hyrë në PS.

    45. Rama ironizon takimin Berisha-Nano e zhvilluar pak muaj më parë: “Është shprehje e faktit që në Vjenë nuk ka krizë. Vetëm ju për arsye të shitjes së lajmit dhe gazetës mund të gjeni diçka të re në këtë, për mua nuk ka asnjë gjë të re”

    46. Edi Rama në ambientin e spitalit në Tiranë gjatë grevës së opozitës pasi kontestohet nga një infermiere që kalon pranë tij: Këtu nuk merret vesh se kush është i sëmuri dhe kush kurohet.

    47. Kryetari socialist ka përdorur një fjalë të urtë popullore për të komentuar edhe batutat e kryeministrit Berisha mbi faturën në "darkën e Strasburgut". “Kërcen prifti nga belaja”

    48. Edi Rama në një intervistë për zërin e Amerikës: E shoh se sa pranë Tiranës dhe Shqipërisë jeni të gjithë ju dhe se si shpesh herë pyetjet kaq larg nga Shqipëria dhe Tirana u ngjajnë pyetjeve të kafeneve të Tiranës.

    49. Edi Rama takim me gazetarët, më 15 korrik 2010: Shikoj që keni shumë vapë, e para nga pyetjet që do bëni, e dyta nga moti. Për një gjë ju siguroj, që për këtë vapë nuk e ka fajin qeveria.

    50. Edi Rama në një mbledhje të Këshillit Bashkiak: Nga ai djali i vogël i njësisë numër 10 (Gerti Bogdani) që po e merrni më qafë pse reciton ato që i thoni ju dhe mund të shkonte në Harvard.
    Ndrysho Firmën

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    ahhahahahhahahahahhah tlumte explorero se mke bo per tqesh.

    hahahahahaha

    i papam shoku edvin rama :A ahahhahahah
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin

    what a funny son of a bitch
    Ndryshuar për herë të fundit nga Geri Tr : 30-07-2010 më 08:36
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  4. #4
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    hahahahha isha ne nje dite boring sot por kjo qe lexova per zotin ma ngrejti humorin, hallall

  5. #5
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po ajo batuta "Të varim brekët e Violeta Manushit ke dera e Teatrit Kombëtar" e ka ke lista? Apo s'është interensante kjo? E ka thënë kur donte të shembte teatrin dhe ta bënte pallat.

    (Ndjesë pastë V.M)
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    I paska batutat si lejet e ndertimit,vetem se jan falas.

    Po ndonje batut serioze nuk ka thene,tip;Saliu e prishi Tiranen,e un do ta bej qe mos regullohet mé.

  7. #7
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Ja nje taze:

    Rama dhe Berisha ne 20-vjetorit të fondacionit gjerman ne Shqipëri, Fridriech Ebert.

    - “Shpresojmë që kriza ekonomike të mos ndikojë në financimin që shteti gjerman i bën këtij fondacioni, jo për gjë, por do të na bjerë barra tu ndihmojmë ju gjermaneve nëse jeni në krizë, pasi sipas kryeministrit tonë, jemi vendi i dytë në botë pas jush për rritje ekonomike, është shprehur Rama.
    - “Nisi prape me editoriale ky,” replikoi Berisha.
    - “Ky është mësuar te flasë pa leje,” shtoi Rama.

    LOL
    Moderator, e di vet ti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •