Të dashur miq,
Kalio vërtet kohë e gjatë nga vizita që i bëra Shqipërisë pas 17 vitesh që nuk nxora ato që kisha regjistruar në Shqipëri, por do më ndjeni, sepse më mungonte teknika.
Besoj tashmë jeni bindur për dashurinë që kam që nga fëmijëria për Shqipërinë, e sidomos për Tiranën.
Unë në tetorin e kaluar kam qenë për disa ditë në Shqipëri. Kam bërë edhe ca xhirime ( regjistrime ) me kamerë, prandaj mendova që të bëj diçka të bukur edhe për juve.
Klipin e parë që po e sjell nuk do të bëj asnjë ndërhyrje ( në zë e kam fjalën ), sepse, nuk di por mua po më duket se i humb origjinaliteti nëse vë ndonjë muzikë tjetër për ta mbuluar zhurmën.
Unë ju lutem, nëse keni ndonjë propozim si t’i bëj klipet tjera të ma thuani. Mbase dikush nuk e duron zhurmën.
Respekt për ju.
Unë ju dua shumë.
Krijoni Kontakt