Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Besoj nga vizita në Shqipëri do të nxjerr edhe 2-3 klipe nga Tirana dhe Durrësi.
    Pjesën e autostradës do ta nxjerr më vonë.

    001. Tiranë
    http://www.youtube.com/watch?v=fOARLGrbaFM

    002. Tiranë
    http://www.youtube.com/watch?v=2bofLPgHhnc

    003. Tiranë
    http://www.youtube.com/watch?v=9Uv6Rq63cI4

    004. Tiranë – te liqeni
    http://www.youtube.com/watch?v=8sy02aa4rZ4
    _
    Adem Gashi te lumshin duarte shume te bukura keto pamje Tirana po ndryshon per dite sheshin po e rregullojshine kam qen ne pushime ne Durres ne Tirane dhe ne Kruj dhe kam perjetuare ndinja shume te bukura shqiperia po ndryshon me nje ritem shume te shpejte

    klm
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Të dashur miq,

    Kalio vërtet kohë e gjatë nga vizita që i bëra Shqipërisë pas 17 vitesh që nuk nxora ato që kisha regjistruar në Shqipëri, por do më ndjeni, sepse më mungonte teknika.

    Besoj tashmë jeni bindur për dashurinë që kam që nga fëmijëria për Shqipërinë, e sidomos për Tiranën.

    Unë në tetorin e kaluar kam qenë për disa ditë në Shqipëri. Kam bërë edhe ca xhirime ( regjistrime ) me kamerë, prandaj mendova që të bëj diçka të bukur edhe për juve.

    Klipin e parë që po e sjell nuk do të bëj asnjë ndërhyrje ( në zë e kam fjalën ), sepse, nuk di por mua po më duket se i humb origjinaliteti nëse vë ndonjë muzikë tjetër për ta mbuluar zhurmën.

    Unë ju lutem, nëse keni ndonjë propozim si t’i bëj klipet tjera të ma thuani. Mbase dikush nuk e duron zhurmën.

    Respekt për ju.
    Unë ju dua shumë.
    Urim i veçantë
    Pendim, Falje, kërkim Falje


    Të dashur miq, ndonëse ju kam uruar edhe një herë, në këto momente, s’di si më erdhi në mendje fjala e urtë daneze: “Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, por të ardhem – po”. Kjo fjalë më shtyri të mendoj shpejt e shpejt ngjarjet nga viti që lamë pas dhe doli se kisha pasur një vit me shumë përpjeta e tatëpjeta, me çaste të lumtura e me çaste jo shumë të lumtura, me mirëkuptime e me keqkuptime, se dikujt i kisha hyrë në hak dhe se dikush më kishte hyrë në hak...

    Prapë fjala e urtë daneze më erdhi në shërbim:”... të ardhmen mund ta ndryshsosh ...”, fundja mund t’i prijësh për të mirë. Atëherë mora këtë vendim që të jua them edhe juve, miq të dashur:

    1. Pendohem për gjithë të këqijat që kam bërë, ( nuk ka gjë më fisnike se të pendohesh )
    2. Do t’i fal të gjithë ata që kanë gabime ndaj meje. ( nuk ka gjë më madhështore se të falësh )
    3. Kërkoj të falur botërisht ndaj gjithë atyre që i kam lënduar, që ua kam prishur ditën e që kam bërë gabime të paqëllimshme ndaj tyre.


    Dhe për fund, miq të dashur, më lejoni të ju uroj:
    12 muaj lumturi,
    52 javë qetesi,
    365 ditë dashuri,
    8.760 orë paqe,
    525.600 minuta sukses,
    31.536.000 sekonda miqësi.


    Gëzuar Vitin e Ri
    2 0 1 1
    Le të jetë ky vit i realizimit të dëshirave tua
    personale, familjare dhe kombëtare.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •