Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    United Colors of Uniontton

    Publikuar: E premte, mė 06 gusht 2010


    Kur kompanitė botėrore si ”Benetton Group” hasin nė vėshtirėsi qė u ngjajnė filmave trilerė nė pėrpjekje pėr tė investuar nė Kosovė, atėherė kush do t’ia mėsyjė kėtij vendi?



    A E DI KUSH se ēfarė ka ndodhur me objektin e ish-hotel “Unionit”? A e di kush se ēfarė po ndodh me kėtė objekt? Aq palė janė pėrfshirė dhe aq persona kanė bėrė zhurmė, saqė e tėra i ngjan komunikimit tė shurdhanit me tė verbrin. Ajo qė shihet ėshtė njė gėrmadhė e shėmtuar nė krye tė sheshit kryesor tė kryeqytetit, as 100 metra larg ndėrtesės sė Kuvendit, Qeverisė e Teatrit Kombėtar. Mirėpo, ajo qė nėnkuptohet ėshtė se megjithatė nė kėtė vend ende jemi larg nga strategjitė e mirėfillta pėr zhvillim dhe krijimi i hapėsirės pėr investime serioze nga jashtė. Me sagėn e ish-Unionit po ndodh nė fakt e kundėrta: po shkatėrrohen objektet e rralla me arkitekturė tė vjetėr dhe po largohen investitorėt e huaj me nam.

    KĖTĖ JAVĖ NĖ Prishtinė qėndroi njė delegacion i “Benetton Group”, udhėhequr nga kryedrejtori ekzekutiv, Franco Furno. Ata sollėn garancitė se do tė ruajnė nė tėrėsi pamjen e jashtme tė objektit dhe se nė rindėrtim do tė investojnė deri nė 10 milionė euro. “A mund t’i besojmė?”, u pyet kėto ditė ndonjė zyrtar i lartė institucional nė Kosovė. Dikush do tė pėrgjigjej: “Ndoshta mė tepėr atyre se juve”.
    Sa pėr rikujtim “United Colors of Benetton” ėshtė njė nga brendet mė tė mėdha botėrore. Kompania me seli nė Treviso tė Italisė ka rreth 6 mijė dyqane nė 120 vende tė botės, afro 10 mijė tė punėsuar dhe gjeneron mė se 2 miliardė euro nė vit. Ata qė kanė shėtitur pak, edhe e dinė se “Benetton” njihet pėr objektet me vlera kryesisht tė vjetra arkitektonike, ku ka tė hapura dyqanet e veta. E ėshtė kjo kompani qė, me partner kosovar, ka blerė nė procesin e privatizimit mė 2006 objektin me vlera tė ish-hotel “Unionit”, me qėllim tė hapjes sė edhe njė megadyqani, siē ka bėrė nė kryeqytetet e shumta tė botės. Mirėpo, qė nga ajo kohė, “Benetton” ia ka dalė tė hapė edhe qindra dyqane tė tjera pėrreth botės, por jo edhe atė nė Prishtinė. Ēka s’ka ndodhur nė ndėrkohė.
    Objekti nė fjalė ėshtė parė me interes tė veēantė nga shumė palė. Komuniteti i artistėve, bashkė me individė qė ia duan tė mirėn qytetit, kanė dalė edhe nė protesta rrugėve pėr tė kėrkuar qė tė mos rrėnohej, ose tė mos i ndryshohej pamja objektit, nė fasadėn e tė cilit ishte gdhendur edhe pėrkrenarja e Skėnderbeut. Komuna e Prishtinės, disa herė, ose nėn zė, ose edhe zyrtarisht, ka lėnė tė kuptohet se mund tė ketė plane tė tjera me objektin. Ish-partneri lokal i “Benetton Group” ka vazhduar ta shfrytėzojė objektin pėr destinime tė ndryshme (sipas zyrtarėve tė “Benettonit”, pa miratimin e dijeninė e tyre). Ndėrkohė, nė momentin kur Komuna e Prishtinės pėrfundimisht ia kishte miratuar lejen “Benetton Groupit” pėr restaurimin e objektit, i njėjti pėrpihet nga flakėt. As sot e kėsaj dite nuk ka ndonjė shpjegim tė besueshėm zyrtar se ēka e shkaktoi zjarrin, ndėrkohė qė ka shumė tė dyshuar, tė cilėt flakėn do tė mund ta shihnin si mjet pėr pėrfitime vetjake, ose tė grupeve tė tyre tė interesit.
    Sė fundi, Kuvendi Komunal, me arsyetimin se gjatė restaurimit pas zjarrit ėshtė shkatėrruar 80 pėr qind e objektit, ua ka marrė lejen restauruesve tė angazhuar nga “Benetton Group”. Ēėshtja tash ka mbetur nė deklaratat e pakoordinuara ndėrmjet Komunės sė Prishtinės dhe Ministrisė sė Kulturės.
    Ndėrsa pėrfaqėsuesit e “Benetton Group”, ndonėse erdhėn nė Kosovė dhe vunė disa billboardė me mbishkrimin “opening soon”, nuk morėn njė pėrgjigje tė saktė se ēfarė po ndodhė.

    T’I SHIKOJMĖ FAKTET (dhe paragjykimet): “Benetton Group” ėshtė pronar i ligjshėm i ish-objektit tė hotel “Unionit”, blerė nė njė proces tė rregullt privatizimi.
    Dikush (shumėkush) ia ka vėnė syrin objektit, si njėri ndėr mė tė ēmuarit nė Kosovė, dhe dikush (shumėkush) qartazi ka paraparė plane tė tjera.
    Dikush ia ka vėnė zjarrin (qėllimisht!?) objektit.
    Policia ka dėshtuar ta sigurojė objektin, edhe pse ndodhet vetėm disa hapa larg institucioneve mė tė rėndėsishme tė vendit.
    Policia ka dėshtuar tė zėrė shkaktarėt e zjarrit.
    Pyetjet qė mund tė shtrohen nė kėtė rast janė: Kush po dėshiron qė tė vėrė nė pikėpyetje ekzistencėn e njė objekti tė privatizuar? Si do tė mund tė bėhej kjo e mundur ligjėrisht? Pėrse do tė duhej tė bėhej kjo? Dhe mė e rėnda: A po pret dikush qė “Benetton Group” tė kruajė gishtat qė tė ketė qasje nė objektin e vet? Tė gjitha kėto tė lidhura lėshojnė njė sirenė tė sigurt alarmi: investimi nė Kosovė nuk ėshtė i sigurt.

    TA IMAGJINOJMĖ situatėn kur “Benetton Group” do tė humbiste pėr ndonjė arsye objektin e blerė. Pėrveē situatės sė parashikueshme kur kompania do tė mund edhe ta padiste shtetin e Kosovės, mė tepėr duhet qarė hallin se ēka do tė kumtonte njė situatė e atillė pėr shtetin e ri, aq nė nevojė pėr imazh pozitiv e njohje ndėrkombėtare.
    Nė njė pyetje drejtuar tė parit tė “Benetton Group”, Furno, se pėrse kjo kompani nuk po e shfrytėzon fuqinė punėtore me ndėrtimin e ndonjė fabrike nė Kosovė, ashtu siē po bėn nė Kroaci, Maqedoni e gjetiu, ai tha: “Ne po kemi telashe ta hapim njė dyqan, e lėre mė njė fabrikė kėtu!”. E tash, mund tė paramendohet situata kur burokracia, injoranca, korrupsioni dhe krimi (qė tė gjitha tė lidhura me ato qė kanė ndodhur gjatė viteve rreth ndėrtesės sė ish-hotel “Unionit”) ia dalin ta largojnė njė investues tė huaj tė kalibrit tė “Benetton Group” nga vendi. Cili investitor i kėtij niveli do tė dėshironte t’ia mėsynte Kosovės pėr investim?
    Besoj se porosia e udhėheqėses sė “Benetton Group” pėr investitorėt potencialė do tė ishte: mė mirė luaj nė casino!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    qfar teme na qenka kjo se
    unioni ishte nji burg i serbve ku shqiptaret me lkuren e tyre e kan pague
    dhe ai duhet rrenue e rrafshue e jo renovue.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •