Ndergjegjesimi kombetar shqiptar kultivohet me Humanizem !
Dy dekada pas tranzicionit ne Shqipėri, por edhe procesit te pasluftes, te tranzicionit psikosocial
pas fitores se Lirise ne Kosove, konstatohet nje fenomen psiko-social qe e sjell individin
relativisht te vetėdijshem ne njė krize identiteti. Tranzicioni po vazhdon ti shfaqi simptomet
e tij ne disa aspekte, sikurse; ne identitetin kulturor, politik, ekonomik e social, por edhe
natyror. Ajo qe e rrenon me thellė identitetin e nje individi apo populli ėshtė kriza ekonomike;
pasiguria e egzistences. Njė shpjegim konkret mund ta japim ne faktin se shumė
shqiptarė ne emigracion, per interesa te vogla mohojne edhe identitetin e tyre vetem e vetem
qe te sigurojne njė lloj konforti te egzistences ku (ne greqi ndrrohen edhe emrat dhe kthehen
ne emra grek).
Ky qendrim i pavetedijshmerisė kombetare jo vetem qe mohon identitetin e tij, por krijon edhe nje krize
psikologjike te individi. Shume prej tyre vuajne, duke heshtur ose duke folur tere urrejtje dhe kur kthehen
ne atdhe e (rregullojne gabimin) per popullin e vendit ku emigrojne, sikur ky i fundit te ishte shkaku i
gjithe fatekeqesive. Edhe pse te gjithe e dime se papunesia masive ne Shqiperi; kjo plage sociale prej
dy dekadash u permiresua paksa fale emigracionit ne vendet fqinje apo edhe atyre qe emigruan me lergė
ne vende te huaja...
Kjo krijon reagime antipatie dhe destabilitet integrimi dhe per "shkak" i huaji, ne rastin
konkret greku ose tjetri eshte "fajtor", nderkohe qe vete qendrimi personal i shqiptarit eshte jostabil,
i hutuar, ne dyalitet, pa nje bosht te shendosh te vetedijes kombetare apo mbrenda teresise kombetare
shqiptare ku edhe origjina e individit i ardhur nga fshati konsiderohet si "turp" dhe tendenca per tu
prezantuar si qytetare merr maske te re.
Destabiliteti i identitetit te individit/ve bazohet ne pasojat e tranzicionit social dhe psikologjik.
Analiza universale sociologjike mbi tranzicionet ne bote vertetojne me kerkime boterore
por edhe me statistika se keto fenomene jane te pashmangshme dhe disi afatgjata.
Sociologu Robert Merton, ne nje nga teorite e analizave shkencore flet per teorine e "Konfliktit".
Ai shprehte rrezikun qe i kercenohet nje shoqerie ne periudhen e tranzicionit kur individi
dhe shoqeria beson ate ē’ka perjeton si veshtrim i se ardhmes. Me konkretisht ai don te thote se
kriza ne te cilen kalon nje popull nuk duhet te kthehet ne menyren e te menduarit pasiqe kjo kthehet
ne siptome nihiliste (vetemohuese) dhe negativitet. Kjo shkakton edhe zgjatjen e krizes.
Ne Shqiperi ky afat eshte me se maksimal, normalisht mbas nje dekade, me koordinimin e punes efikase
te qeverisjes, duhej te ishin ndier hapat e parė te zhvillimit progresive, dhe jo regresive.
Ne anen tjeter Analiza universale psikologjike mbi tranzicionet ne botė vertetojne se individi peson njelloj
depresionin, shkeputje racionale me realitetin dhe krijohet tendeca per te krijuar nje bote
irracionale: mode jete enderrash dhe kur individi perplaset me realitetin e hidhur, pamundesine
per t’i realizuar ato qe gjithmone i privoheshin, ai perjeton nje tronditje te thelle depresive;
krize psikologjike, depression e mbi gjitheēka edhe krize identiteti.
Keto fenomene ne Shqiperi jane me se te hasura. Shoqeria perjeton paralizime dhe krijohen
grupe te dobeta pasive: papunesia masive eshte korniza ku vertiten spiralet e krizave. Krizat shpirterore
reflektohen ne ndryshime regresive te mentaliteteve, si: "thashethemja", gjetja e shkakut
te situates ne te cilen ndodhet individi, ku gjithemon i le fajin tjetrit.
Jean Paul Sartre, me shprehjen e tij te famshme "le diable c’est l’autre", pra: ’djalli eshte tjetri’, eshte mese aktual.
Individi krijon nje kulture ne maredhenie me ate qe e rrethon dhe humbet disi vetekontrollin,
vetedijen, veteanalizen, vetekritiken. Si shpetim te kesaj tronditje qe shfaqet me simptomet e
urrejtjes, xhelozise, konkurrences se hapur ne formen e luftes (sikurse gjate komunizmit
po aq e rrezikshme ishte dikur lufta e klasave), sot ajo eshte e zevendesuar me luften e interesave.
Si shpetim sot predikohet per nje ndergjegjesim kombetar, nderkohe qe per nje qytetar
te zakonshem ky koncept nuk eshte i qarte.
Ē'fare do te nenkuptonim ne shqiptaret sot me: ndergjegjesim kombetar?
Qe jemi shqiptar, qe kemi nje kulture, gjuhe tradite?!
Po nese do ta krahasonim kete fenomen edhe ne treva te tjera ku banojne shqiptare,
qofte edhe autoktone ne trojet e veta?!
Nese do ti benim nje shikim te shkurter historise do te gjenim disi nje shpjegim qe kjo thirrje
apo ‘klithme’ eshte si pasoje e mungeses se lirise kur shqiptaret kane qene te pushtuar.
Por sot, kur i huaji nuk eshte me fizikisht i pranishem, per ēudine me te madhe disa
elemente psiko-sociale, sikurse: solidariteti, ndergjegjesimi i identitetit kulturor kombetar e
fetar, transformohen si uje i trazuar i liqenit dhe kthehen ne elemente negative regresive,
veteshkatrruese. Me fjale te tjera: ne mungese te fenomenit "armik" vetekrijojme kete koncept
ne mes nesh. Kjo duket shpesh si nje nevojshmeri per te shfryre vrer, urrejtje, hakmarrje,
xhelozi. Kjo krijon perēarjen, sistematikisht te perseritur ne historine e shqiptareve, ne mes
tyre, pak kohe pasi kane arritur idealin relativ te Lirise.
Dhe vazhdohet pafund te ulerihet per ndergjegjesim kombetar !
Pse ne shpetimin e krizes se identitetit e gjejme te ndergjegjesimi kombetar?
Pa dashur te interpretojme kete ndergjegjesim, qe gjithesesi eshte i nevojshem, mund te
shtrojme per diskutim te hapur disa koncepte te tjera sikurse: ndergjegjesim multikulturor,
diversitetet kulturore e interkulturore dhe se fundi por me e rendesishmja: ndergjegjesimi
Human dhe hapjen e vizionit te mendimit ndaj vetevetes dhe botes.
Tani le te bejme nje sinkronizim te shkurter te konceptit; kombetarizem ne aspektin
Universal te termit.
Origjina e termit nacionalizem vjen nga latinishtja e vjeter "nasci-
natum" qe do te thote = "i lindur ne...", le te nenkuptojme pra: "aty ku ke lindur" ose sikurse ne
themi "memedheu quhet toka, atje ku me ka rene koka…"
Nacionalizmi si rryme eshte nje ideologji politike qe nuk ka nje nenkuptim fiks por me
shpjegime te ndryshme. Se pari ajo unifikohet me dashurine per atdheun (ketu eshte e rendesishme
te shtojme se koncepti dashuri realisht fillon te vetevetja, njerezit e dashur, natura, vendi),
deshira per te qene si popull i lire dhe i pavarur.
Keto jane te drejta themelore te nje individi apo populli, por kur ndjenjat nacionaliste kultivohen me
nje fanatizem , radikalizem, atehere fenomeni nacionalizem merr permasa mese te ndryshme,
sikurse: politike pushtuese.
Qysh prej shekullit te XVIII-e nacionalizmi ka lindur si rryme e "dashurise se individit per token ku ka
lindur". Ky fenomen eshte mese i pranishem kudo ne bote, por ne Ballkan se voni ka qene motiv i lufterave
te egra me viktima te shumta ne njerezim. Teorikisht vendet qe behen pre, viktime e politikes
nacionaliste; sikurse: lufta ne Bosnje-Hercegovine, Kosove mbas perjetimit te kobshem te
torturave masive perplasen edhe me nje proces tjeter, krijimin e nje embrioni vetembrojtes: ngritjen
lart te identitetit te mohuar.
Mirepo me kalimin e kohes nese kjo nuk stabilizohet, atehere rrezikohet te interpretoje dhe integroje
te njejten menyre te te menduarit sikurse pushtuesi. Me fjale te tjera mbirja e nacionalizmit ekstrem
eshte nje rrezik socialo-politik qe rrezikon paqen. Qe rrezikon edhe identitetin kombetar.
Pasi qe ēfaredolloj identiteti amtar apo jo, duhet ta leje nje dere te hapur ne orbiten e tij per tu njofur
dhe per te respektuar identitete te tjera. Ky koncept quhet teorikisht multikulturalitet.
Nese kthehmi te rreziku qe mund te hasim edhe ne shqiptaret, atehere koncepti nacionalizem perjeton
nivele dozime nga nje treve ne treven tjeter.
Ky nocion ka nje kuptim relativ ne Shqiperi dhe nje kuptim tjeter ne Kosove.
Ne Shqiperi kuptohet si nje nacionalizem i panevojshem, shpesh te ashtuquajtur ultranacionalizem,
apo pseudonacionalizem.
Ne Kosove ka kuptimin e thjeshtė te kombetarizmit, atdhedashurise, kur nje person e done kombin e
tij dhe punon per te miren e kombit pa e demtuar nje komb tjeter.
E perbashketa eshte se si ne Shqiperi edhe ne Kosove ka rryma militante nacionaliste
qe shpetimin e shqiptareve e simbolizojne me (ri) vendosjen e kufijeve te rinje mbi tokat e
ndara (padrejtesisht ne histori), edhe pse kufijte jane hapur dhe udhetimet mbareshqiptare jane
favorizuar sot si kurre jon? mė parė ne historine shqiptare.
Por a eshte ky shpetimi i vertete i vete shqiptareve?!
Pasiqe edhe kur jemi brenda nje vije kufiri: perēarrja, urrejtja per njeri-tjetrin, ilustron
destabilizimin e vetedijes, vetendergjegjesimin e popullit shqiptar. Nese si per shqiptarin
ne Shqiperi edhe per ate ne Kosove apo troje te tjera do te unifikonim qendrimin e individit
rreth ketij koncepti atehere kete qendrim do te merrnim si te perbashket: individi ne marredhenie
me Kombin e tij. Keto maredhenie jane me se te ndryshme; diku (sikurse ne Kosove dikur ne mungese
te lirise) ai qendrim i individitit pasqyrohej (te bashkuar ne "Njė" kunder armiqeve), ne forma
te solidaritetit, dashurine per gjuhen shqipe, per Memedhene, simbolet kombetare sikurse flamuri,
harta, gadishmerine per tu veteflijuar e luftuar per Liri etj...Sot maredhenjet midis shqiptareve
ne Kosoven relativisht te lire, perjetohen po ashtu me simptome tronditese psiko-sociale
te perēarrjes, ndarjes ne klane, urrejtjet e deri ne vrasjet e vete shqiptareve.
Pra, tranzicionet sjellin me vete nje fenomen jashtezakonisht te ēuditshem, negativo social,
pra paralizimine ndergjegjies kombetare me: depresionet, ndarjet dhe perēarjet ne klane ne baze
te interesave afatshkurtera.
Edhe ne rastin kur me parė Liria e identitetit te tij privohej nga i huaji, sikurse ne Kosove ardhja e
Lirisė solli largimin e te huajit, por nuk ka sjell ende shpetimin e plote te individit, pajtimin e
ndergjegjes mbareshqiptare.
Ndjenjat e kombetarizimit dozohen dhe harrohet te flitet per rrugen se si Liria u fitua, cili ishte ēmimi
i saj dhe se cila eshte pergjegjesia morale dhe etike e individitit. Per te investuar ne instalimin e
plote te Lirise, se fjales, shtypit, besimit fetar e polikik, social apo kulturor, popullata merret
me anen materiale te konforit dhe vlerat ideale zbehen. Me fjale te tjera: edhe ketu flitej
per nje ndergjegjesim kombetar ne procesin, rrugen drejt Lirise. Mbasi ajo erdhi me rrugen
dhe ēmimin qe gjithe bota e di dhe pikerisht atehere ndodh ajo qegjithēka, e krizave shpirterore.
Me fjale te tjera: nacionalizmi nuk eshte shpetimi i nje Kombidhe se ne vetedijen e nje kombi
eshte e padeshiruar, por mbi ndergjegjesimi i vlerave disi e pashmangshme per ta evituar
ne kohe: tronditja e vlerave te vetedijes kombetare, si pasoje e krizave ekonomike, por edhe
te identitetit te tij, identiteti kombtar eshte i nevojshem, por me ndergjegjesim te vlerave te nje
kombi ne mund te nenkuptojme jo vetem vlerat e identitetit kombetar me gjuhe, flamur, kulture,
fe, zakon por edhe vlerat e brendshme shpirterore, virtyte te cilat popullit tone, popullit me te
vjeter ne Ballkan, popullit shqiptar nuk i kane munguar kurre, sikurse; miresia, mikepritja, bujaria,
mbajtja e fjales se dhene, solidariteti…etj. Keto vlera mund ti unifikojme ne nje qendrim
tjeter apo proces te individit dhe shoqerise; ne Humanizem.
Me termin humanizem nenkuptojme nje menyre te menduarit, ndjeshmerisė dhe sė vepruari ku
Njeriu me vlerat e tij eshte ne qender te vemendjes, rendesise dhe vleres se tij.
Kjo fjale vjen nga Latinishtja e vjeter: Humanus= njerezor.
Ne histori e gjejme kete koncept te simbolizuar me figura te njohura ne bote sikurse ajo e Nene
Terezes kur midis te tjerash ka lene nje moto shume domethenese per ēdo qytetar te botes:
“Unė kam gjetur paradoksin, se nė qoftė se ju do te doni permes dhimbjes, nuk mund tė ketė mė
dhimbje, por vetėm mė shumė dashuri” !
A nuk do te ishte per ne shqiptaret, qe sot, jemi te perēare, te pandergjegjesuar, jo stabil ne vleren
dhe identitetin tone, dashuria per Njeriun ne Njeri , Humanizmi, nje filozofi e ndergjegjesimit tone
si popull shqiptar me vlera te larmishme shpirterore?!
Vlera shpirterore keto te cilat ne nuk na mungojne, i kemi te kultivuara ne histori, por qe momentalisht
plaget e tranzicionit na i kane paralizuar.
Momenti i rizgjimit, human, qytetar i ka kaluar disi koha, por vone nuk eshte kurre.
Kurresesi jo !
Pėr Gazeten Albania Belgjikė
Nga: Shqiponja Duro
Krijoni Kontakt