Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Thumbs down Tadiq zbulon: Plani serb - ndarja e Kosovės

    Beograd, 2 gusht – Njė plan tė ēuditshėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, tash ka lancuar presidenti i saj, Boris Tadiq, sipas portalit Press. Ai ėshtė quajtur “Autonomi nga 1 deri nė 100”. Sipas kėtij plani, Beogradi ėshtė i gatshėm t’iu ofrojė shqiptarėve tė zgjedhin vetė shkallėn e autonomisė nė njė diagram nga 1 deri nė 100, ku 100 do tė thotė pavarėsi. Por, atė qė do ta zgjidhnin shqiptarėt, duhet ta fitojnė edhe serbėt nė veri tė Kosovės. Ky ėshtė njė pjesė e planit, tė cilin Boris Tadiq e ka zbuluar nė kampfushimin “Nashe Srbije” (Serbitė tona) nė Tar.

    Serbia, sipas portalit Press ka pėrgatitur propozimin pėr zgjidhjen e qėndrueshėm tė statusit tė Kosovės me titull “Autonomi nga 1 deri nė 100”, qė do t’ua propozojė vendeve perėndimore. Sipas kėtij propozimi, shqiptarėve do t’u ofrohet qė vet tė zgjedhin se nė ēfarė raportesh dėshirojnė tė jetojnė me Serbinė, a duan autonomi mė tė gjerė apo tė kenė shtetin e pavarur. Por, me njė kusht: qė serbėt nė veri tė Kosovės tė fitojnė tė njėjtėn gjė, zbulon Press.

    Pikat kryesore tė kėtij plani, rastėsisht ose jo, i ka zbuluar presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, gjatė qėndrimit nė javėn e kaluar nė Tar, ku ka folur pėr mėnyrėn se si Serbia ka paraqitur propozimin e rezolutės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KB.

    “Ne natyrisht jemi tė ndėrgjegjshėm pėr faktin se 2 milionė shqiptarė tė Kosovės, ndoshta nuk dėshirojnė tė pranojnė rendin kushtetues tė Serbisė, nga ana tjetėr bota duhet tė jetė e ndėrgjegjshme pėr faktin se serbėt nė Kosovė nuk dėshirojnė tė pranojnė ēatinė sovrane tė shtetit tė ashtuquajtur Kosovė, dhe brenda kėsaj kornize duhet tė kėrkojmė zgjidhjen qė do tė siguronte paqen dhe zhvillimin”, ka thėnė Tadiq nė Tar.

    Bashkėbiseduesi i Pressit, nga kreu i pushtetit thotė se sipas kėtij plani, Serbia kėrkon qė nė fillim tė negociatave pėr statusin e Kosovės tė pėrcaktohet ajo pėr tė cilėn flet presidenti Tadiq.

    “Propozimi ynė ėshtė tė pranohet ‘realiteti nė terren’, qė ėshtė njė formulim, tė cilin vendet perėndimore e kanė pėrsėritur pa ndėrprerė duke arsyetuar pse Kosova duhet tė jetė e pavarur. E sot ėshtė realitet nė terren se kemi 2 milionė shqiptarė nė Kosovė qė nuk dėshirojnė tė jetojnė nė Serbi, por kemi edhe serbė nė veri tė Kosovės qė nuk dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovėn e pavarur. dhe kėtu asgjė nuk do tė ndryshojė”, thekson bashkėbiseduesi i Press-it.

    Ai shton se propozimi i Serbisė, qė shqiptarėt e Kosovės vet tė zgjedhin ēfarė autonomie dėshirojnė nė diagramin “nga 1 deri nė 100”, me kusht qė “1 tė jetė pjesė pėrbėrėse e Serbisė, kurse 100 shkalla mė e lartė e autonomisė, pėrkatėsisht pavarėsia”.
    Nėnkryeministri i Serbisė, Ivica Daēiē, duke folur pėr zgjidhjen me kompromis pėr Kosovėn i ka thėnė “Politikės”, se “sė pari duhet tė shihet a do tė ketė negociata”. Ai ėshtė i bindur se pėr shqiptarėt kompromisi mė i madh sot, tė cilin do ta pranon ėshtė Kosova e pavarur me autonominė pėr veriun, qė pėr Serbinė ėshtė e papranueshme.

    “Prandaj, mendoj se zgjidhja me kompromis nuk nėnkupton mė modelin shtetėror, por ndoshta disa ēėshtje territoriale, por me tė vėrtetė mendoj se nė kėtė moment askush nuk ka njė ide tė qartė pėr kėtė. Pėr shembull, idenė pėr ndarjen e Kosovės asnjėherė asnjė organ shtetėror, pra, as politikanėt, asnjėherė nuk e ka shtruar publikisht. Thjesht ėshtė njė tabu temė. Duhet tė hapen negociatat, tė cilat do tė pėrcaktojnė qartė se ēfarė pret tė bėjė Serbia, dhe a ėshtė e mundur kjo gjė, e pastaj tė arrihen marrėveshje tė caktuara historike”, ka thėnė Daēiē dhe ka shtuar se mendon se nuk bėhet fjalė pėr kėtė, pėrkatėsisht se bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka vullnet tė marr pjesė kėtu.

    “Serbia ėshtė e gatshme qė shqiptarėve t’ua lė tė zgjedhin vetė se nė ēfarė raportesh dėshirojnė tė jetojnė me Serbinė, a dėshirojnė autonomi dhe ēfarė niveli tė autonomisė, deri nė pavarėsi. Por, meqė ‘realiteti nė terren’ ėshtė ashtu ēfarė ėshtė, po atė status ta fitojnė edhe serbėt nė veri. Nėse Prishtina vendos pėr nivelin mė tė lartė tė mundshėm tė autonomisė nė Serbi, serbėt nė veri nė kuadėr tė autonomisė sė tyre do tė kishin tė njėjtin status. Por, nėse dėshirojnė shtet tė pavarur, atėherė kėtė duhet ta fitojnė edhe serbėt nė veri tė Kosovės”, i ka thėnė burimi i Pressit, dhe ka shtuar nėse njė marrėveshje e tillė do tė arrihej, qytetarėt e Serbisė pėr kėtė do tė vendosnin me referendum.

    Nė vėrejtjen tonė se a ėshtė ky plan i Serbisė propozim pėr ndarjen e Kosovės, pėr tė cilėn as shqiptarėt e as vendet mė tė fuqishme tė botės nuk pranojnė, ai pėrgjigjet se Serbia edhe pėr kėtė ka argumentin e vet.

    “Tė gjitha shtetet qė kanė njohur Kosovėn nė vendimin e tyre nuk kanė shkruar se e njohin kėtė apo ata kufij. Aq mė parė, se Kosova ėshtė nėn protektoratin e KB dhe ku pushtetin e ushtron EULEX-i. Ēėshtje e kufijve tė Kosovės ende nuk ėshtė zgjidhur. Dhe pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje angazhohen edhe fuqitė mė tė mėdha botėrore siē janė Rusia dhe Kina. Meqė nė fund problemi nuk do tė zgjidhet nėse njėra palė fiton tė gjitha kurse tjetra humb ēdo gjė”, citon bashkėbiseduesin e vet Press.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Interpretimi serb
    Serbia ua ka dėrguar rrėfimin e saj pėr opinionin e GJND’sė tė gjitha shteteve anėtare tė OKB’sė. Beogradi thotė se Gjykata e Botės e ka lėnė tė pakryer punėn e statusit qė duhet tė zgjidhet me bisedime mes palėve. Autoritetet serbe kanė alarmuar qė Kosova mos tė njihet nga asnjė shtet, pasi nė kėtė mėnyrė paragjykohet edhe debati pėr Kosovėn. Expressi sjell dokumentin me interpretimin e Serbisė pėr opinionin e GJND’sė.


    Nga Shpend Limoni mė 02.08.2010 nė ora 8:33
    Shtetet anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara kanė marrė edhe zyrtarisht interpretimin e Serbisė pėr opinionin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė rreth ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

    Kėtė interpretim Beogradi e ka dėrguar tė bashkėngjitur me draftrezolutėn e deponuar nė OKB mė 28 korrik me tė cilėn synon fillimin e bisedimeve tė reja pėr Kosovėn.

    Nė njė dokument rreth dyfaqėsh, autoritetet serbe kanė pėrsėritur qėndrimin e tyre rreth opinionit tė GJND-sė, tė shpallur mė 22 korrik, ku kanė shprehur mospajtimet me mėnyrėn se si gjykatėsit ndėrkombėtarė kanė trajtuar lėndėn e Kosovės.

    Nė pjesėn ku janė elaboruar pikėpamjet serbe pėr opinionin e GJND’sė, theksohet se debati nė Kombet e Bashkuara nė sesionin e 64’t Asamblesė sė Pėrgjithshme duhet tė pėrqendrohet pėr ēėshtjet qė nuk i ka prekur Gjykata.

    Tekstin e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė Gazetės Express.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Tadic do vazhdoje pa nderprerje lojen shekullore kunder shqiptareve te serbeve. Po eshte ne kohe shume te keqe se jan akoma pa mbyllur plaget e operacionit patkoi te genocidit me te fresket ne bote i cili do te forcoje se tepermi shpirtin shqiptar antiserb.
    Rrjedhimisht ky plan ska per te pasur fat ne gjallesen tone.
    Edhe Greqia te njejten gje po kerkon te beje.
    Ne kete kontekst shqiptaret sduhet te kene frike nga keto politika te ndyra te fqinjeve por duhet te ken frike nga qeveritaret shqiptare te ndyre qe shpeshhere kane shitur e shesin interesat e vendit tek fqinjet.
    Do tju kujtoja te gjitheve mosveprimin kriminal te qeverive shqiptare ndaj nderhyrjes dhe ofendimit te ndjenjes kombetare te fqinjeve tane.
    Do tju kujtoja rrogat 340 eu qe ju jepen shqiptareve ne jug per ti bere me zore greke etnike
    Parlamentaret greke qe kohe zgjedhjesh vine si ne shtepi te vet ne jug dhe sjellin me vete ca palo shqipo qe kane mohuar nenen e baben e vet dhe sdoli askush ti fuse nje plumb pas qafe ketyre birbove.
    Tabelat e rrugeve greqisht
    Librat e shkolles me harta ku jugu shqiperise eshte greqi.
    Tentativen per faljen e detit
    Cejlen e varreve greke me kocka shqiposh.
    Vendosjen e nje greku ne krye te kishes ortodokse shqiptare.
    Perkrahjen e politkaneve shqiptare me lekure greke qe se duan fare Shqiperine.
    Dashurine e madhe diplomatike e te pajustifikuar te qeverise me serbet.
    dhe shume e shume gjera te tjera te dala nga guzhinat e helmuara te armiqve te Shqiperise dhe te vene ne gojen e poltikaneve tane.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    ky eshte nje plan i vjeter i serbis!!
    tash ne jemi shume te avansuar per momentin se gjnd-ja e tha fjalen!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kush po ja var more serbve e tadiqave
    e kan hanger si hasan karcelli
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Thaēi: Idetė pėr negociata tė reja, marrėzi

    Nga Express mė 03.08.2010 nė ora 16:26
    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka thėnė se idetė e presidentit serb Boris Tadiē pėr negociata tė reja pėr statusin e Kosovės janė krejtėsisht tė parealizueshme dhe se Kosova tashmė ėshtė 100 pėr qind e pavarur.

    “Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran njėqind pėr qind. Ajo ėshtė njohur nga shtetet mė tė fuqishme tė botės, ėshtė pjesė e Bankės Botėrore, e FMN-sė, dhe sė shpejti do tė jetė pjesė e BERZH-it. Kjo qė vjen nga Serbia ėshtė njė ide ‘e marrė’, njė ide qė ka qarkulluar qė nga periudha e Slobodan Millosheviqit dhe ėshtė diēka qė ėshtė mė sė paku e realizueshme, e cila nuk i duhet as Serbisė, as rajonit, dhe si e tillė shpejt do tė nxirret nė harresė”, ka thėnė Thaēi, nė njė intervistė pėr BBC-nė.

    Kryeministri Thaēi ka shtuar se shteti i Kosovės mund tė ketė bashkėpunim shtetėror me Serbinė, por nė asnjė rrethanė dhe me asnjė ēmim nuk do tė ketė bisedime pėr ēėshtje tė brendshme. “Dialog shtetėror po, dialog pėr ēėshtje tė brendshme, jo”.

    Sa i pėrket opinionit tė GJND-sė, Thaēi ka theksuar se ai ishte shumė i qartė, plotėsisht nė pėrputhshmėri me vullnetin e qytetarėve tė Kosovės dhe me vendimin e institucioneve pėr tė shpallur Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran. “Tani ėshtė hapur njė kapitulli ri pėr shtetin e Kosovės, kapitulli i konsolidimit dhe i forcimit tė shtetit, i vazhdimit tė njohjeve tė reja dhe procesi i integrimit nė NATO, nė BE, dhe nė OKB”, ka shtuar kreu i Qeverisė sė Kosovės.

    Thaēi ka pėrsėritur se pas GJND-sė do tė vazhdojnė njohjet e reja. “Serbia, natyrisht, do tė vazhdojė me rolin e vet destruktiv, por ėshtė e paaftė dhe e pandikim nė opinionin ndėrkombėtar pėr tė penguar ecjen pėrpara tė Kosovės. Pėr Kosovėn do tė ketė vetėm njohje tė reja, zhvillim dhe integrim”, ėshtė shprehur ai.

    Kryeministri Thaēi ka thėnė se ėshtė nė kontakt tė vazhdueshėm me shefen e BE-sė pėr Politikė tė Jashtme, Catherine Ashton, dhe se ajo, duke folur nė emėr tė BE-sė, ka thėnė se tė gjitha vendet e kanė mirėpritur opinionin e GJND-sė.

    “Sapo kisha njė takim edhe me delegacionin shtetėror tė Greqisė. Gjithashtu jemi nė kontakte tė vazhdueshme edhe me autoritetet e Spanjės, Rumanisė dhe indirekt me ato tė Qipros. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė se tė gjitha vendet e BE-sė e kanė mirėpritur opinionin e GJND-sė. Ky ėshtė hapi i parė, hapi i dytė ėshtė vendimi autonom i shteteve pėrkatėse, por unė dua tė besoj se ekziston njė vullnet mė i mirė edhe nga Rumania e Sllovakia”, ka thėnė Thaēi, i pyetur nėse Qeveria ka marrė sinjale pėr njohje nga ndonjėri prej pesė vendeve tė BE-sė qė nuk e kanė njohur ende Kosovėn.

    Sipas Thaēit, Kosova ėshtė duke i harmonizuar qėndrimet edhe pėr sesionin e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, e cila mbahet nė shtator. “Po punojmė me ekspertėt tanė. Jemi duke realizuar aksionet tona vepruese edhe brenda, edhe nė Bruksel, edhe nė New York. Ne do t’i pėrgjigjemi ēdo situate nė pėrputhje me interesat shtetėrore tė Kosovės dhe me ambientin e ri tė krijuar. Nė ēdo rrethanė nėse ēėshtjet ngrihen nė Asamblenė e Pėrgjithshme, do t’i japim pėrgjigje momentit dhe situatave qė mund tė krijohen”, ėshtė shprehur kryeministri kosovar.

    Ai ka shprehur besimin se nėse ēėshtja e Kosovės hapet nė Asamblenė e Pėrgjithshme, Kosova do tė fitojė sėrish.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Tadic do vazhdoje pa nderprerje lojen shekullore kunder shqiptareve te serbeve. Po eshte ne kohe shume te keqe se jan akoma pa mbyllur plaget e operacionit patkoi te genocidit me te fresket ne bote i cili do te forcoje se tepermi shpirtin shqiptar antiserb.
    Rrjedhimisht ky plan ska per te pasur fat ne gjallesen tone.
    Edhe Greqia te njejten gje po kerkon te beje.
    Ne kete kontekst shqiptaret sduhet te kene frike nga keto politika te ndyra te fqinjeve por duhet te ken frike nga qeveritaret shqiptare te ndyre qe shpeshhere kane shitur e shesin interesat e vendit tek fqinjet.
    Do tju kujtoja te gjitheve mosveprimin kriminal te qeverive shqiptare ndaj nderhyrjes dhe ofendimit te ndjenjes kombetare te fqinjeve tane.
    Do tju kujtoja rrogat 340 eu qe ju jepen shqiptareve ne jug per ti bere me zore greke etnike
    Parlamentaret greke qe kohe zgjedhjesh vine si ne shtepi te vet ne jug dhe sjellin me vete ca palo shqipo qe kane mohuar nenen e baben e vet dhe sdoli askush ti fuse nje plumb pas qafe ketyre birbove.
    Tabelat e rrugeve greqisht
    Librat e shkolles me harta ku jugu shqiperise eshte greqi.
    Tentativen per faljen e detit
    Cejlen e varreve greke me kocka shqiposh.
    Vendosjen e nje greku ne krye te kishes ortodokse shqiptare.
    Perkrahjen e politkaneve shqiptare me lekure greke qe se duan fare Shqiperine.
    Dashurine e madhe diplomatike e te pajustifikuar te qeverise me serbet.
    dhe shume e shume gjera te tjera te dala nga guzhinat e helmuara te armiqve te Shqiperise dhe te vene ne gojen e poltikaneve tane.
    Si gjithmone

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e avatar
    Anėtarėsuar
    24-04-2010
    Postime
    34
    Mos rastesisht duhet te befasohemi ne kete lajm?? lol

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kesiq: Serbia deshi edhe BE-nė edhe Kosovėn, do tė mbesė pa tė dyja
    Beograd, 11 gusht 2010 - Nė Uashngton janė tė inkurajuar me sinjalet nga Serbia nė dhjetė ditėt e fundit dhe konsiderojnė qė Beogradi do tė pranojė realitetin nė Kosovė. Kėshtu pohon pėr gazetėn "Blic", Obrad Kesiq ekspert i ēėshtjeve tė Ballkanit dhe njohės i mirė i politikės sė SHBA-ve. Kesiq paralajmėron qė, duke shfrytėzuar me shkathtėsi atunė kryesore qė Serbia dėshiron integrimin nė BE, trysnia tjetėr e Departamentit amerikan tė Shtetit mbi Beogradin do tė jetė kėrkesa qė tė bindė serbėt nė veri tė Kosovės qė tė pranojnė pushtetin e Prishtinės. Sipas Kesiqit, nė qarqet diplomatike nė Uashington theksohet gjithnjė e mė shumė se "Serbia ėshtė pėrcaktuar pėr BE-nė" dhe prandaj ēėshtja e Kosovės do tė jetė mė pak problematike. "Disponimi lidhur mė Kosovėn nė Uashington ėshtė shumė optimist. Nė bazė tė diskutimeve nė Kuvendin e Serbisė dhe deklarata e ministrit Vuk Jeremiq se Serbia nuk do tė pėrleshet me Brukselin dhe Uashingtonin pėr shkak tė Kosovės, krijohet bindja se pėrfundimisht se ka ndodhur njė lėvizje nė pozicionin e Serbisė, prandaj nuk ėshtė koha qė tė kėrkohet ndonjė zgjidhje kompromisi rreth statusit dhe ndarjes, por se duhet shfrytėzuar momentin dhe tė shantazhohet Serbia me anėtarėsim nė BE", thotė Kesiq. Sipas tij, dominon bindja se duhet vazhduar me politikėn e fortė dhe se zgjidhja ėshtė afėr. Pas vendimit tė GJND-sė Beogradit i ėshtė dėrguar mesazhi i qartė se nuk ka kthim dhe qė sa mė parė tė nisin bidedimet midis Beogradit dhe Prishtinės pėr problemt konkrete, thotė Kesiq. Ai konsideron se Serbia ėshtė nė pozicion tė palakmueshėm sesa qė ishtė para paraqitjesė sė mendimit tė gjukytės dhe se mė nuk i ofrohet qasja e pėrshpejtuar nė BE si kompensim pėr kooperim rreth Kosovės. "Serbia deshi edhe BE-nė edhe Kosovėn, e tani do tė mbesė edhe pa njėrėn edhe pa tjetrėn", thotė Kesiq.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Sa me pelqejne keta Serbet!Jane si jane;po jane kopila budallenj.(I ka thon njeri Tadiēit,qe ka vdek Tito...).
    Plani i Beogradit eshte i drejte.Vetem se ne fillim duhet te pergjigjet vet Beogradi;nga 1 deri tek 100...ēfare panevaresie preferojn?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •