BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
SKANDAL: Kush po e blen PTK-në?
Shumë pyetje për privatizimin e Telekomit të Kosovës
Në vitin 2011, Qeveria kishte nisur procesin e privatizimit të PTK-së, anipse kjo kompani është kompania e vetme publike që gjeneron të hyra për buxhetin e Kosovës.
Po japim së pari kronologjinë e ngjarjeve në këtë privatizim famëkeq që rezultoi dje, 16 prill 2013 me Vendimin e Qeverisë për të përkrahur Vendimin e Komisionit Ndërqeveritar për shitjen e 75 për qind të aksioneve.
Në vitin 2011 Qeveria kishte ndërprerë privatizimin e PTK-së pasi që kompania kroate T-mobile u tërhoq nga gara me pretendimet se procesi ishte i korruptuar. Ende sot nuk ka hetime për të vërtetuar se kush ka qenë i përfshirë në këtë proces. Edhe pse në legjislacionin e Republikës së Kosovës qartësohet se për privatizime të tilla nevojitet vota e Kuvendit, Qeveria asnjëherë nuk e solli në Kuvend vendimin për privatizim, por u mundua disa herë ta kontrabandojë vendimin në kuadër të vendimeve të tjera. I tillë ishte edhe tentimi që privatizimi i PTK-së të futej në ligjin e buxhetit për vitin 2011.
Në procesin e rifilluar kushtet e parakualifikimit ishin që Aplikuesi ose udhëheqësi kryesor i konsorciumit duhej të demonstronte se: (a) është ofrues i shërbimeve të telefonisë mobile gjatë tre viteve të fundit; (b) në tre vitet e fundit të ketë të hyra mbi 300 milion euro; ose (a) duhet të ketë asete në menaxhim prej së paku 750 milion euro në vitin 2012 ose (b) të ketë ngritur së paku 250 milion në shtatë vitet e fundit.
Dhe një nga këto kritere: i. ka investuar ose është investitor me 20 për qind pronësi në një operues të telekomit që kalon vlerën në një vit të investimit; ii. ka pranuar letër të qëllimit për të hyrë në një konsorcium me së paku 10 për qind të një kompanie me vlerë EUR 300,000,000; iii. ka pranuar letër qëllimi për të hyrë në një marrëveshje me operues të telekomit që kalojnë vlerën 500,000,000 euro ose; iv. ka aksionar që ka menaxhuar një investim mbi 20 për qind në dhjetë vitet e fundit që ka pas qarkullim së paku 500 milion euro gjatë një viti ose punëson njerëz që kanë investuar (më shumë se 20 për qind) në dhjetë vitet e fundit në një operator të telekomit me qarkullim mbi 500 milion euro.
Në këtë proces u parakualifikuan: Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom, Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Partners Partners Capital Gmbh, në bashkëpunim me British, Telecom – Poloni (në pronësi të British Telecom), M1 International Limited, Turkcell, Tëelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e Francë Telecom). Afati i dorëzimit të ofertave u shty disa herë. Filluan të tërhiqen kompanitë një nga një. Columbia u tërhoq në janar 2013 për t’i hapur rrugë Axos Capital Partners Partners Capital të jetë udhëheqës kryesor. U tha se më nuk do të shtyhet afati i caktuar me 15 mars. Pastaj u shty sërish edhe njëherë për t’i marrë si përfundim dy ofertat, Axos Capital Partners Partners Capital Partners & Najafi Companies LLC dhe M1 International. Fitues u shpall Axos Capital Partners Partners Capital Partners & Najafi Companies LLC me ofertwn 277 milion euro.
Çfarë dimë për Axos Capital Partners Partners drejtuese e konsorciumit fitues?
Kjo kompani nuk është e listuar në “Bloomberg”, aty ku dhe janë të listuara të gjitha kompanitë e njohura në fushën e telekomunikacioneve. Ka vetëm një pronar, asnjë të nënkontraktuar. Drejtori ekzekutiv Jan Georg Budden ka qenë në sektorin e telekomunikacionit që nga 1995.
Selia e kësaj kompanie e publikuar dhe në website-in zyrtar është një shtëpi banimi, aspak e ngjashme me selinë e një kompanie serioze telekomunikacioni apo të ngjashme.
Përshkrimi i kompanisë është shumë i mjegullt, duke qenë se përmenden miliarda si qarkullim por, asnjë klient apo projekt konkret. Po ashtu ky qarkullim i shifrave miliardëshe nuk korrespondon me deklaratat financiare zyrtare në të cilat thuhet se kompania ka qarkulluar vetëm disa mijëra euro.
Ndërkohë dokumentet e gjetura në Gjykatë, në Gjermani në lidhje me këtë kompani tregojnë një fakt tjetër, regjistrimin e saj në korrik të vitit 2012 me kapital fillestar 25 mijë euro.
Kompania pra, duket që është shumë e re dhe është krejtësisht e palogjikshme që të ketë menaxhuar 4 miliard dollarë siç pretendohet në faqen e tyre te internetit. Kjo dëshmon se sa joserioze janë përfaqësuesit e kompanisë. Indikativ është po ashtu fakti që një kompani që pretendon se menaxhon fonde prej 4 miliardë euro është regjistruar vetëm me kapital fillestar prej 25.000 Euro. Elementë tjetër me rëndësi është që në bazë të të dhënave të bilancit del se fitimi neto i kompanisë në vitin 2011 ka qenë vetëm 2 mijë e 5 qind euro.
Kompani që kanë përmasa sa për të blerë një kompani si PTK kanë faqe të internetit shumë të përpunuar, ku mund të gjesh të gjitha raportet vjetore të deritanishme, por edhe informata për numrin e të punësuarve dhe lëvizjen e këtij numri në vitet e mëparshme. Po ashtu kompanitë serioze prezantohen publikisht dhe mbajnë fushata të gjera ku paraqesin shërbimet dhe kualitetet e tyre, sidomos në vendet ku janë duke konkurruar për tenderë të tillë. E kundërta totale ndodh me Axos Capital Partners.
Të tjera të dhëna që lidhen sërish me emrin e kësaj kompanie janë se në vitin 2008, është përjashtuar nga blerja e Kirgiztelekom dhe po atë vit është tërhequr nga investimi në Telekom Slovenije. Në 2009-tën ka dështuar që të blejë aksione në AMC, Shqipërisë.
Najafi Companies LLC, pra kompania tjetër edhe pse duket të jetë të paktën më serioze se drejtuesja e konsorciumit Axos Capital Partners, gjithsesi mbart të njëjtin problem, pra është fond investiv. Kompani të tilla blejnë aksione dhe gjithë fitimin e tyre e kanë të bazuar në rishitjen e këtyre aksioneve pjesë – pjesë.
Duke marrë parasysh këto fakte të gjetura deri më tash, si dhe dyshimet e bazuara se kompania Axos Capital Partners nuk e ka transparente mënyrën se si i ka grumbulluar 277 milion euro për të blerë Telekomin e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë:
Të publikojë dokumentet të cilat Axos Capital i ka prezantuar për t’u parakualifikuar si udhëheqës i konsorciumit?
Cilat kushte i ka përmbushur?
Të publikojë dëshmitë mbi këto kushte.
Të tregojë se kush janë aksionarët e Axos Capital Partners
Të tregojë prejardhjen e kapitalit për blerjen e TK-së.
Po ashtu Qeveria duhet të përgjigjet në dyshime se kompani vendore të afërta me Kryeministrin janë të përfshira në këtë transaksion.
Çdo pretendim se nuk ka rëndësi nga vjen kapitali me të cilin po blihet Telekomi i Kosovës është absurd madje dashakeqës. Telekomi është aset strategjik i vendit tonë edhe për nga aspekti ekonomik edhe aspekti i sigurisë dhe si e tillë jo vetëm që duhet kontroll i rreptë mbi prejardhjen e fondeve dhe kompanive, por sipas qëndrimit të VETËVENDOSJE!-s as nuk duhet të privatizohet.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka përgatitur kërkesë për Komision hetimor parlamentar për privatizimin e TK-së, po ndërmerr të gjitha masat në vend e ndërkombëtarisht që të hidhet dritë mbi procesin, dhe po ashtu është në koordinim me Sindikatën e punëtorëve të PTK-së për ndalimin e këtij procesi të dëmshëm.Lëvizja VETËVENDOSJE!
http://gazetaditore.com/2013/04/17/s...e-blen-ptk-ne/
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krasniqi: Privatizimi i PTK-së është bërë pa bazë ligjore
Prishtinë, 18 prill - Privatizimi i PTK-së vazhdon të përcillet me debate të ndryshme dhe po quhet privatizim i paligjshëm. Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se privatizimi i PTK-së është bërë pa bazë ligjore, sepse ligji me të cilin është bërë shitja e kësaj ndërmarrjeje ka qenë valid deri më 31 dhjetor të vitit 2011, transmeton KTV. Ai i bëri thirrje EULEX-it për ta hetuar këtë proces, duke kërkuar nga deputetët të mos mbështesin gjëra të paligjshme.
Krasniqi ka qenë mjaft kritik edhe për AKP-në, duke thënë se njerëzit që përbëjnë bordin e këtij institucioni nuk janë kredibilë për të privatizuar asetet vitale të Kosovës.
Edhe partitë në opozitë: LDK, Vetëvendosje, AAK dhe deputetët e pavarur kanë thënë se 75 % e aksioneve të PTK-së janë shitur jashtëligjshëm. Deputetë të këtyre partive kërkuan nga ministri Besim Beqaj dhe nga Qeveria që t’i bëjnë publik aksionarët e blerjes së aksioneve të PTK-së dhe të mos provojnë të fshihen pas miqve ndërkombëtarë kur bëjnë shkelje ligjore. Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se privatizimi i PTK-së është bërë me vendim të Kuvendit dhe hodhi poshtë akuzat e opozitës. Mirëpo, grupet parlamentare opozitare e quajtën këtë përgjigje të kamufluar të ministrit dhe kërkuan nga ai që të sjellë një listë të saktë se çka është shitur.
http://www.koha.net/?page=1,13,143045
Pershendetje ; shitja e Ptk ,dhe Blerja nga Banda e Pdk ne emer te Firmave te huaja per tja humb gjurmet Blersit,ku dihet se blersi i ptk esht Banda e shikut - desha tu a baj me dije disa antareve si qifti i keti antarit me nikun Llapi; me nje Video nga nje protest e Albin kurtit .Kur Para 7 vitesh ne at protest jan than fjalt qe sod u ban vepra, nga Hashim pash toptani .
Kosova është Zemra e Shqipërisë !
Heshtja e rrezikshme e Thaçit
Kryeministri Hashim Thaçi po dëshmohet çdo ditë e më shumë se ndryshe flet e ndryshe vepron. Ishte po ai që në takim me diplomatin amerikan, James Pardew, sipas një letërkëmbimi sekret të botuar në gazetën “Zëri”, ishte shprehur skeptik se kompania gjermane “Axos” do të mund ta kompletojë procesin e ofertimit për privatizimin e PTK-s, për shkak që, siç kishte thënë, të aksionarëve të dyshimtë shqiptarë.
Pikërisht kjo kompani, me këta aksionarë, në fillim të këtij muaji u shpall edhe zyrtarisht kompani fituese në tenderin për blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, për të cilën ofroi 277 milionë euro.
Thaçi tashmë ka ndryshuar mendje. Ai po flet në superlativ për kompaninë gjermane dhe aksionarët e saj, ku shitjen e PTK-së e aprovoi edhe në Qeveri, ndonëse ata vazhdojnë të mbeten anonimë për disa parti opozitare dhe opinionin e gjerë.
Pavarësisht se e privatizuan asetin më strategjik të këtij vendi, kompania fituese bashkë aksionarët nuk morën mundin të vijnë në Kosovë dhe së paku ta organizojnë një konferencë për media, ku do të prezantoheshin para opinionit me ofertat e tyre për zhvillimin e kësaj kompanie të rëndësishme.
Punën e tyre në raport më opinionin dhe konsumatorët është duke e kryer Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila udhëhiqet nga Besim Beqaj, pasi që pak ditë më parë nëpërmjet e-mailit zyrtar dërgoi një komunikatë për shtyp të kompanisë Axos, në emër të drejtorit menaxhues, Jan Budden.
Krejt çka dihet deri më tani se kush fshihet prapa ofertës së Axos mbetet vetëm emri i këtij të fundit, i cili, sipas komunikatës, fillimisht premtoi sigurimin e një kodi telefonik për Kosovën e ndërkohë edhe investime afatgjate.Me të drejtë opinioni publik dhe partitë opozitare kanë ngritur shumë pikëpyetje rreth këtij procesi, pasi që për më shumë se dy javë institucioni bartës i këtij procesi nuk i ka bërë publikë emrat e aksionarëve.
Njëri nga aksionarët, sipas lëvizjes Vetëvendosje, është përfolur të jenë vëllezërit Zhugolli, të cilët, sipas tyre, kanë financuar fushatën e partisë së kryeministrit dhe njëkohësisht kanë përfituar tenderë publikë.Mirëpo, një gjë e tillë nuk është pohuar asnjëherë zyrtarisht nga të apostrofuarit.
Krejt këto dyshime të ngritura rreth këtij procesi nuk do të ishin sikur Ministria e Zhvillimit Ekonomik të ishte transparente, duke publikuar fillimisht emrat e të gjithë aksionarëve dhe kontratën e këtyre të fundit me Qeverinë për blerjen e PTK-së. Po të ishte një shtet, ku funksionon rendi dhe ligji, Prokuroria e Shtetit dhe ajo e EULEX-it do të nisnin hetimet për t’i zbuluar kush janë aksionarët e vërtetë të kompanisë gjermane dhe pastaj dallaveret e mundshme në procesin e privatizimit të PTK-së.
Në këto hetime nuk do të duhej të amnistohej as kryeministri Hashim Thaçi, i cili ishte i pari që ngriti dyshime për partnerët vendorë në konzorciumin Axos.
Ai mund të dijë shumë e shumë gjëra, prandaj ia vlen së paku të merret në pyetje nga hetuesia,apo të dalë publikisht të thotë se për cilët aksionarë shqiptarë e kishte fjalën kur u takua me diplomatin Pardew, të cilit i shprehu dyshime se Axos do të mund ta kompletonte procesin e ofertimit.
http://www.zeri.info/artikulli/4468/...kshme-e-thacit
Krijoni Kontakt