MURI I PARRĖZUAR
27/07/2010
Artan Lame

Gazeta Shqip

SHQIPNI TAVOLINASH

Pasi kishin njė muaj qė bėnin plane se si tė arratiseshin nga burgu, si tė bėnin njė shkallė litarėsh qė tė kapėrcenin murin, si tė kėpusnin telat me gjemba majė tij, si tė mos i shihnin rojat duke u kacavjerrė, e kėshtu me radhė, natėn e fundit para arratisjes, grupi i tė dėnuarve dėrgoi njė vrojtues tė fshehtė pėr tė bėrė njė vrojtim tė fundit pėrpara se tė fillonte zbatimi i planit tė arratisjes. Vrojtuesi u kthye i dėshpėruar duke thėnė: “Plani u prish, muri ėshtė rrėzuar”.

Kjo anekdotė absurde e kohės sė rinisė sime, m’u kujtua ndėrsa kishim ditė qė me forumin pėr mbrojtjen e trashėgimisė po pėrpiqeshim tė organizonim njė protestė pėr shkatėrrimin e shatėrvanit historik nė lulishten para Kuvendit. Dhe mėngjesin kur do bėnim kėtė punė, marrim vesh se shatėrvanin e shkatėrruar, e kishin ringulur nė bar nja njėqind metra mė tutje.

Bajagi shumė u shkrua, u fol e u transmetua pėr atė monument fatkeq, qė me sakrificėn e vet u kthye nė njė farė mėnyre edhe simbol, por edhe sebep pėr tė shkarkuar tė gjithė nervin e mbledhur ditė pas dite e ngjarje pas ngjarje. Nė kėto dy aktivitete tė zhvilluara brenda 20 ditėsh, (tryeza publike pėr situatėn e trashėgimisė dhe protesta pėr shatėrvanin), ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje nuk ėshtė aktivizimi i Klosit, Lubonjės apo Maks Velos. Kėta janė ushtarėt e pėrjetshėm tė qytetarisė dhe do bėnin lajm po tė mos qenė, e jo pse qenė. E reja e kėtyre lėvizjeve ėshtė pėrfshirja nė to e njerėzve tė tjerė, tė mediave, gazetarė, analistė, studiues, publicistė e tė tjerė nga ata qė shėrbejnė si patologė tė shoqėrisė, por qė si ēdo doktor duhet tė jenė jashtė ngjarjes, ndėrsa ata u pėrfshinė emocionalisht nė ngjarje kėsaj radhe.

Pikėrisht kjo pėrfshirje emocionale e bėri, pėr shembull, Aleksandėr Ēipėn qė nė tryezė tė na kėrkonte gati me lutje tė ndėrhyjmė pėr tė shpėtuar incizimet e vjetra tė pllakave tė gramafonit me muzikė shqiptare qė po shkatėrrohen pa asnjė pėrkujdesje. Nuk dua tė flas gjatė vetėm, ndaj po sjell kėtu vetėm disa prej mesazheve qė kemi shkėmbyer kėto ditė, mesazhe qė fillojnė me njė frazė tė ngjashme me pyetjen lapidare “Po me urėn ē’patėn xhanėm!”, duke u kėrkuar ndjesė tė gjithėve pėr publikimin e fjalėve tė tyre pa u marrė leje.

Fatos Lubonja: “Po me kėtė shatėrvan ē'patėn mor burr, se ėshtė shumė i bukur dhe i mbaruar edhe nė restaurimin e tij? Dreq, ėshtė njė objekt i vogėl, por mund tė bėhet simbol i madh”.
A.D.: “Nuk paska gjė mė tė poshtėr se ndjenja e pafuqisė nė sy tė injorancės. Dhe kur tė thosha se dua tė eci me djalin e t’i tregoj dy gjėra tė mbetura nga qyteti i babit, isha me shpresėn se me tė vėrtetė, po tė ndizej pak nervi qytetar, do kisha ē’t’i tregoja”.

Gazmend Bakiu: “Ne s’jemi as deri te shkollat e Kosovės (e cila dje u bė shtet), qė bėnin 12 orė rrugė pėr tė parė shtėpinė e Kongresit tė Lushnjės (tė katandisur si mos mė keq – meqė ra llafi)”.
Beti Njuma: “Ju atje keni hall fadrome, ndėrsa njė shoqe mė shkruan nga plazhi: Ah ē'po i perėndon sytė Larisa (vajza e vogėl) me njė orkestrale tallavaje qė kumbon te lokali ngjitur, kėtu nė Golem City. Fli tė keqen mami dhe ėndėrro pėr fadroma qė shkatėrrojnė gjithė kėto mizerje lokale”.
Artan Shkreli: “Tan, dikur jam marrė vetė me atė shatėrvan dhe kujtoja se kishte shpėtuar pėrgjithmonė! Po tė nis pėr arkivin tėnd (se edhe ky shatėrvan u bė pėr arkiv) njė foto ekskluzive tė bėrė natėn e shkatėrrimit me buldozer”.

Etleva Bisha: “E keqja mė e madhe ėshtė se tashmė nuk e di se ē’mund tė bėj qė fėmijėt e mi tė mos rriten nė mes tė kėtij pisllėku tė gjithanshėm, qė brezit tonė ia vrau shpresėn dhe jetėn normale, ndėrsa fėmijėve tanė u rrezikon tė ardhmen. Ndryshe rrezikoj tė vazhdoj t’i gėnjej edhe dy jetėt e mia tė vogla, siē gėnjeva veten time kėto 20 vjet qė besova se edhe unė duhej tė kontribuoja pėr tė sjellė ndryshimin, dhashė ē’munda nga koha, idetė, energjitė e mia dhe tani kuptoj se as unė, as ne, nuk arritėm tė sillnim atė qė menduam si mė tė mirėn.

Besnik Aliaj: “Artan, flm pėr informacionin. Jam kurioz kush e prishi dhe pse e prishėn? A dihet gjė?”.

Auron Tare: “Ka ardhur puna ku nuk mban mė. Kryetari i Bashkisė nė Sarandė sapo miratoi shkatėrrimin edhe tė tre godinave tė vjetra nga Saranda historike, godina mbi 80-vjeēare, ndėr tė cilat edhe ish-Shtėpia e Pritjes, ku kanė bujtur me dhjetėra personazhe historike. Mund tė themi qė Saranda shpėtoi mė nė fund nga kujtesa”.

Anila Basha: “Ē't’u them, ėshtė njė turp, njė shatėrvan qė shkulet me fadromė. Nuk di mė si tė ndėrgjegjėsohemi, por them se duhet tė shpikim njė ide tė re, pėrtej tavolinės ku diskutojmė e dėrgojmė promemorie. Mendo pėr ndonjė gjė mė tė fortė, fundja, ne tė paktėn jemi pak mė shumė sesa ata qė prishin”.

Ardian Klosi: “Me thėnė tė drejtėn, nė gjithė kėtė shkėmbim, nuk po e kuptoj kush ėshtė shkaktari i prishjes se shatėrvanit? Kush ka nėnshkruar konkretisht, Edi Rama, Ferdinand Xhaferri? Tė merremi me emra konkretė, mos tė qahemi nė pėrgjithėsi”.

Dashnor Kaloēi: “Lame, a tė kujtohet Shvejku kur thoshte: Midis qiellit dhe tokės ndodhin gjėra tė ēuditshme qė s'ia merr mendja kurrkujt...".

Erion Tase: “Mė e rėndėsishme, tashmė qė shatėrvani u shkatėrrua, ėshtė tė penalizohen shkaktarėt e shkatėrrimit. Kjo pėr tė shėrbyer edhe si shembull pėr tė tjerėt, se nuk mund tė dėmtohet ēdo gjė nė kėtė vend pa tė hyrė asnjė gjemb nė kėmbė”.

Skėnder Minxhozi: “Bashkohem me nismėn tuaj, megjithėse druaj se njė vėrė nė ujin e shatėrvanit do bėjmė, me kėta qė janė pėr t’iu rishkruar Koncert nė vitin 2010”.

Mentor Kikia: “Sė pari, tė mblidhemi te vendi ku po bėhet ndėrtimi. Pasi mendoj se ka qytetarė qė e duan kėtė qytet dhe kėtė vend mė shumė se Xhaferri. Tė bėhet edhe njė padi, pėr faktin se mbi ē’bazė ministri vendosi ta heqė kėtė monument nga lista. Tė vendosim orėn dhe tė mblidhemi, mjaft mė me e-maile dhe tė tregojmė se qoftė edhe njė herė tė vetme, shoqėria mund t’i dalė pėrpara njė drejtorie, njė bashkie, njė ministrie apo njė qeverie”.

B.G.: “Djali im, i madhi, del nga dhoma vetėm pėr tė ngrėnė ose pėr tė vajtur nė banjė, se nuk e duron dot atmosferėn nė rrugė, fytyrat, ambientin, shpresėn qė mungon dhe dritėn qė nuk kanė portretet e komunitetit. Mezi pret tė ikė kudo qoftė pėr studime, dukshėm me shpresėn qė tė mos rrojė nė kėtė vend tė marrė ... sado tė mundohem unė e gruaja ime qė ta bindim pėr tė kundėrtėn ... mė duket shumė vonė pėr ne”.

Elida Cangonji: “I dashur Tani, kam lindur e jam rritur te rrugica karshi shatėrvanit. Gjithė lodrat e fėmijėrisė janė rreth atij shatėrvani dhe asaj lulishteje. Kam qenė keq sot gjatė gjithė ditės“.
Ylli Dylgjeri: “Nė kėtė vapė te shatėrvani mė keni / jam Dylgjeri, ju lutem mė ndjeni / Shatėrvanin e prishi legeni / tė gjithėve ju dua te veni!”.

Alban Dudushi: “Nesėr nė orėn dhjetė pa njė ēerek do tė jem aty, edhe pse nė kėto ditė tė ēmendura korriku, vapa fillon qė nė orėn shtatė tė mėngjesit. Atje nė bar ku e ngulėn shatėrvanin, ai nuk mbushet dot as me ujė, qė tė kemi mundėsi tė freskohemi”.

Filip Ēakulli: “Mė vutė nė siklet, se kur po dilja nga zyra qė tė vija pėr tė protestuar pėr shatėrvanin, mė kapėn te dera dy qytetarė kavajas qė u kishin prishur shtėpinė. Unė u flisja pėr shatėrvanin, e ata pėr shtėpinė”.

J.J.: “Ėshtė detyrim qytetar ta ngremė zėrin pėr ēdo barbari qė i bėhet kėtij vendi. Unė jam nga Lushnja me origjinė dhe kam shumė kohė pa vajtur andej, vetėm pėr njė arsye tė thjeshtė: nuk dua tė shoh barbarinė qė i ėshtė bėrė Shkėmbit tė Kavajas (Petra antike) etj., tė gjitha kėto nė emėr tė zhvillimit tė turizmit. Ėshtė e tmerrshme, ēdo i papėrgjegjshėm nė kėtė vend, mund tė ndėrtojė nė troje publike pa i hyrė gjė nė kėmbė... shpresoj se e ardhmja do tė jetė mė e mirė, me njerėz qė tė ketė frikė shtetin dhe ligjet!”.

Arian Ēani (nga Parisi): “Eeej Tano e papame, vėrtet e shkulėn dhe e ngulėn prapė?”
Teuta Maēi: “Jam njė vajzė qė studion pėr Farmaci nė veri tė Europės. Duke qenė se kam marrė vendimin tė kthehem tė punoj nė Shqipėri, jam duke ndjekur shumė emisione dhe lexuar artikuj pėr tė kuptuar mė nė thelb situatėn nė vendin tonė. Sigurisht situata ėshtė tė paktėn depresionuese pėr dikė qė ka pak “common sense” pėr ta kuptuar atė drejtėsisht. Jam e bindur se sė bashku me vizionin e intelektualėve tė tjerė, do tė mund tė krijoni njė klimė bisedimi dhe besimi, ku unė si qytetare tė ndihem krenare pėr bashkatdhetarėt e mi, njė ndjenjė e cila ėshtė venitur qė kur kalova moshėn e pubertetit. Ju inkurajoj nė punėn tuaj tė mėtejshme”.

Fundi i historisė. Pas gjithė kėtyre debateve e protestave dhe njė morie shkrimesh nėpėr gazeta e kronikash nėpėr televizorė, asnjė prej institucioneve, as Ministria e Kulturės e as Bashkia e Tiranės, nuk morėn mundimin tė nxjerrin ndokėnd pėr t’u shpjeguar qytetarėve tė tyre se ēfarė ndodhi. Merreni me mend se sa vleni pėr ta! Me ē’duket, vėrtet qė muri tek ajo anekdota e fillimit ėshtė rrėzuar, ndėrsa muri midis shqiptarėve dhe shtetit tė tyre vazhdon tė lartohet i pacenuar.