Nese Erdogan thot se mbeshtet pavarsin e Kosoves dhe se lobon per tu njohur pavarsia e saj dhe nese thonte se mbeshtet futjen e Shqiperise ne NATO dhe nese i thot grekut se nese prek Shqiperin me ke prekur mua , ateher un fare si besoj ketij lajmi.
Sa i perket shfuqizimit te vizave, edhe Shqiperia i ka hjek vizat serbeve , edhe Shqiperia ka dhen 400.000 euro per serbet e Gracanices edhe politikanet e Shqiperise mbajn takime me politikanet serb , por dihet qendrimi i Shqiperise kur vjen puna tek Kosova ose tek ceshtjet tjera kombetare.
Turqia përshëndet vendimin e GJND-së për Kosovën
Ankara - Turqia ka përshëndetur vendimin e GJND-së për Kosovën, duke theksuar se një vendim i tillë është një “dritare e re për të mundësuar vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan”.
“Ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës dhe e strukturës politike dhe sociale, e ndërtuar mbi vlerat demokratike, ka një rëndësi të madhe për Ballkanin. Integrimi me strukturat europiane dhe euro-atlantike, i cili është përcaktuar si objektivi themelor i rajonit, në këtë kuadër përbën një terren të shëndoshë", citon deklaratën e MPJ-së turke ambasada e Turqisë në Tiranë.
"Ne, vërejmë me kënaqësi se perspektiva e integrimit europian po mbështetet nga të gjitha vendet e rajonit. Ky vizion, i cili do të formësojë të ardhmen e përbashkët të rajonit, paraqet një mundësi të nevojshme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në kuadrin e kulturës së pajtimit dhe shndërrimin e Ballkanit në një rajon paqeje, stabiliteti dhe begatie. Ne presim që ky mendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë t’u japë një shtytje përpjekjeve për zhvillimin e dialogut pozitiv dhe konstruktiv midis Kosovës e Serbisë. Turqia është e gatshme t’u japë çdo lloj mbështetjeje përpjekjeve në këtë drejtim", përfundon deklarata e MPJ-së turke.
http://www.kosovanews.info/index.php...ike&Itemid=197
“Kthehem nga vizita zyrtare në Turqi, një ndër vizitat më të rëndësishme dhe me mesazhe historike për perspektivën e Republikës së Kosovës”, theksoi z. Thaçi .
Në një konferencë shtypi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kryeministri Thaçi ka vlerësuar shumë të suksesshme këtë vizitë dhe ka falënderuar kryeministrin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin e Turqisë për
pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që i është bërë delegacionit shtetëror nga Republika e Kosovës.
____
Hapesi i temes si nje propagandues i Vatikanit , nuk i behet qejfi kur Kosova merr mbeshtetje ne Turqi, por se kam qare pa i then se Turqia do te mbeshtes gjithmon Kosoven , sidomos me kete udheheqsi te sotshem,
Krijoni Kontakt