Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Pse duhet të vdesim për gratë afgane?



    Një ekspert, i cili i njeh Pashtunët, do të aludonte duke thënë se është “vetëm humbje kohe që ta ndryshosh një shoqëri të këtillë”.

    Nga James Fergusson
    Rasti i Bibi Sanubar, e ve afgane e cila u rrah brutalisht me kamxhik dhe u qëllua për vdekje nga talibanët për krimin se është shtatzënë, ka shkaktuar një debat të gjerë në Perëndim. Në fillim të muajit, revista Time publikoi fotografitë tronditëse të Ajshës, një vajze 18 vjeçe, hunda e së cilës ishte prerë për shkak se ajo nuk i ishte pajtuar ligjeve të vendit të saj. Me një debat kaq të gjatë dhe politikë të pajtimit që po përflitet me liderët e talibanëve, qëllimet e tyre kundrejt grave janë bërë shumë shpejt një temë urgjente dhe emotive, ashtu sikurse ishin ata kur erdhën në pushtet në mes të viteve ’90.

    Megjithatë, tretmani i neveritshëm i Bibit apo Ajshës do të ishte një gabim që do të lejonte stomakun për të udhëhequr dhe jo kokën. Shumë perëndimorë dëshirojnë të shohin një ndryshim në shoqërinë afgane, por kjo nuk është një arsye pse ushtarët tonë të shkojnë në Afganistan – dhe as nuk justifikon qëndrimin tonë atje tani. Komandanti i SHBA’ve në Afganistan, David Petraeus, është i matur kur flet për zvarritjen e misionit dhe kërkon sqarime për pikat që ishin përcaktuar në nëntor të 2009. “Të mos harrojmë pse jemi në Afganistan”, thotë ai. “Është e garantuar se ky vend nuk mund të bëhet më një vend i shenjtë për Al- Qaidan”. Të drejtat e grave janë të rëndësishme, mirëpo ato nuk janë një kërcenim i drejtpërdrejtë për Al-Qaidan.

    Kjo nuk do të thotë se perëndimorët duhet të rrinë të qetë. Në të kundërtën, është detyrë e jonë që të pajtohem për barazinë gjinore dhe t’i mbajmë afganët të lidhur për një debat të vjetër. Mirëpo, ne nuk kemi të drejtë që të jemi të mprehtë dhe nuk është mirë ta diktojmë problemin. Nëse ndryshimet shoqërore vinë, duhet të vinë nga brenda, në të cilin rast varet edhe nga dëshira e asaj shoqërie.

    Kjo do të na ndihmonte nëse i kuptojmë talebanët më mirë. Ashpërsia dhe dënimi që ndonjëherë ata e bëjnë shihet me një gjë vulgare nga perëndimorët. Rregullat strikte seksuale në të cilat insistojnë talebanët kanë rrënjë nga traditat fisnore të fisit të vjetër Pashtun, të cilët ende e mbrojnë integritetin e fisit të tyre dhe askush nuk guxon që të kërcënojë gjenet e tyre familjare. “Pashtunët duhet të edukohen mirë nëse dëshirojnë të jenë luftëtar të mirë”, shkruante poeti Ghani Khan më 1947. “Nëna e mundshme e një njeriu është thesari më i madh i fisit dhe ata e ruajnë këtë me xhelozi...vdekja është e sigurt për ata që dëshirojnë ta rrezikojnë shëndetin e fisit. Është tradhti dhe sabotazh për ata të cilët e tradhtojnë fisin dhe mund të dënohen me vdekje”. Sistemi, siç na bën me dije Khan, është “i vështirë dhe brutal”, por funksionon. Pashtunët janë të famshëm si njëri prej fiseve më të mëdha në botë. Në 42 vende ata janë të ndarë në 60 fise dhe 400 nga nën-klanët e tyre janë krenarë për kulturën e tyre, e cila i ka shpëtuar tre mileniumeve duke iu shmangur pushtimit dhe okupimit.

    Keqtrajtimi i grave nuk është një gjë që i përket talebanëve e as Pashtunëve. Ai praktikohet nga ne të gjithë, përfshirë edhe në shtetet nga vinë trupat e NATO’s e që përpiqen t’i ndihmojnë ato. Dëshmitarët dhe shefi i policisë atje, gjenerali Abdul Jabar, kishte thënë pas vrasjes se Bibi Sanubar: “Kjo nuk është mënyra që ne duhet të dënojmë. Ajo është dashur të arrestohet dhe ne është dashur që të provojmë se a ka pasur ajo marrëdhënie ilegale. Pastaj ajo është dashur që të gjykohet dhe të përballet me drejtësinë”. Si një shkrues i arrse.co.uk, një ueb-faqeje për shërbimet dhe thashethemet e armatës, kam theksuar javën që lamë pas: “Po hamendem në verdiktin e fajësisë për shkak të gjykatave afgane, të cilat janë shumë të ftohta. Për çfarë saktësisht jemi duke luftuar ne atje?”. Qortimi emotiv në revistën Time është i mbuluar në mënyrë të kobshme – “Çfarë do të ndodhë nëse largohemi nga Afganistani” – a do të jemi të rremë, sepse diçka po ndodh atje, përderisa na ende jemi këtu.

    Shumica e kritikëve të barazisë gjinore në Perëndim e shikojnë veten si luftues absolutë të të drejtave njerëzore. Por, ato jo në vendin e tyre, pra jo në Britani, pasi që tani për tani një ushtar nuk ka të drejtë të vizitojë shtëpinë e tij dhe ne preferojmë të harrojmë progresin tonë të fundit dhe vuajtjet e nënave në Britani, edhe pse të drejtat e britanikëve janë të siguruara që nga viti 1928. Me një rekord të këtillë nuk mund të supozojmë se jemi krenarë, pasi që një shoqëri patriarkale ka arritur të ruajë kulturën e tyre për 3000 vjet.

    Të drejtat e votës në Britani janë arritur jo nga ndonjë imponim nga jashtë, por nga një debat i gjatë i brendshëm, i cili ka të bëjë me sovranitetin tonë. Emmeline Pankhurst nuk do të kishte sukses sepse ajo është e huaja tek shoqëria jonë. Ndryshimet shoqërore që mund të vinë eventualisht në Afganistan duhet të vinë nga brenda, jo nga jashtë. Dhe për këto të drejta nuk duhet që ushtarët tonë të vdesin atje. /Gazeta Express/

  2. #2
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Pse duhet të vdesim për gratë afgane?
    Perendimoret duhet ta mendonin shume me heret kete gje para se te dergonin trupa atje,barbarizmi eshte demokraci per afganet dhe kjo shoqeri nuk mund te ndryshohet kshu qe eshte jo e logjikshme vdekja e ushtareve per ket vend mirpo shtetit nuk intereson kjo sepse interesi eshte diku tjeter.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •