Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Shkencëtarët: Stop verës dhe mishit të derrit

    I pastër nga të metat je o Allah! Nuk na ndalove gjë e të mos vërtetojnë shkencëtarët dëmin e saj, e po kështu nuk na urdhërove gjë e të mos vërtetojnë shkencëtarët dobitë e saj!



    Disa shkencëtarë perëndimorë, siç citojnë gazeta angleze, kanë konstatuar se përdorimi i mishit të derrit është shkaktar potencial i kancerit dhe sëmundjeve tjera derisa për verën (alkoolin) dhe lëndët narkotike kanë nënvizuar se ato shkaktojnë kancer të gojës, fytit dhe gjirit. Ndërsa dhjami i tepërt, sipas gazetës Times, shkakton kancerin në mitër dhe veshkë.

    Ekipi i studiuesve tash së voni i janë kthyer mbi 500.000 punimeve shkencore të publikuara rreth kancerit anekënd botës dhe kanë zgjedhur prej tyre 7.000 sosh, për të përfunduar më pas me rezymenë, e cila përfshin rekomandimin për largim total nga mishi i terur dhe i ruajtur i derrit si dhe pakësimin e konsumimit të alkoolit ngase mishi i derrit paraqet 10% e rrezikut të prekjes nga kanceri.


    Shënim rreth studimit në fjalë


    Vëllezër dhe motra!

    Ndoshta ne si muslimanë nuk e përjetojmë sa duhet mirësinë e ndalimit të mishit të derrit dhe konsumimit të rakisë për shkak se nuk i përdorim, vetëm se shkencëtarët nuk kanë të ndalur së tërhequri vërejtjen nga rreziqet e këtyre lëndëve. Folën e diskutuan shumë për alkoolin saqë pranuan se përpjekjet e tyre për të larguar njerëzit prej tij shkuan huq. Kjo rastisi të jetë me ditën kur shkencëtarët ashpër tërhoqën vërejtjen edhe për largim nga konsumi i mishit të derrit dhe këtë pasi që më parë vërtetuan për dëme dhe rreziqe prej tij. Kurse neve, si pasues të kësaj feje të natyrshme, këto “ulërima” të shkencëtarëve përveç që na përkujtojnë ndalesat hyjnore përkatëse:

    “Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.” (el-Bekare, 137.)


    “O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (el-Maide, 90.)

    ...ato edhe na motivojnë për falënderim për Allahun, i Cili na kurseu nga mundi i këtyre studimeve dhe nga shmangu nga rreziqet e këtyre sëmundjeve si rezultat i konsumimit të mishit të derrit dhe alkoolit.

    A nuk janë këto citate kur’anore dëshmi e autenticitetit të tij?! A nuk janë kundër atyre që përgënjeshtrojnë dhe përqeshin mrekullinë shkencore të Kur’anit?! Nëse mrekullia shkencore na qenka gënjeshtër, sipas tyre, atëherë kush ia mësoi profetit tonë, Muhammedit, alejhi’s selam, dëmet e alkoolit dhe mishit të derrit? Nëse Kur’ani nuk po përmbajtka mrekulli shkencore, gjithnjë sipas tyre, atëherë prej nga na erdhën këto shkenca të shumta që burojnë prej tij?! A mund ta mohojë dikush se Kur’ani nuk ka folur për galaktikën, trokitësit qiellorë (yjet ndriçues), vrimat e zeza, e mijëra të vërteta tjera shkencore?! Neve nuk mund ta themi hiç më tepër se atë që tha Allahu, Zoti ynë:

    “Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fussilet, 53.)


    Referencë e autorit: http://www.aljazeer a.net/News/ archive/archive? ArchiveId= 1073509

    Autor: Inxh. Abdu’d Daim Kehil
    Burimi: www.kaheel7. com/ar
    Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Keto dy gjera jan dukuri shkaterruse per shoqerin,andaj largonu prej tyre!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Dalngadal jan duke i kuptuar gjitha,por nga inati i madh qe kan nuk i pranoin ca gjera.....
    Jetë e rëndë.......!!!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    hahaha Shkenca: pas moshes 30 vjeqare per jetgjatsi duhet te pihiet qdo dit ka nje ose dy gote vere te kuqe
    jeta nuk zgjatet e as nuk shkurtohet , ajo e ka afatin e vet ,ketu diskutohet per demet qe sjellin keta di gjera trupit te njeriut, e jo per jetegjatesine, e di ti sa njerez ka qe pine nga dy gota vere dhe vdesin te rinj ?? uhuuuu plot

    hajde mafia na eshte bere mjek

    me kujtohet nje barcalete kur nje pacient shkon tek mjeku dhe i kerkon ilac per mos ramjen e flokeve, dhe mjeku ia shkruan receptin dhe ky shkon ne farmaci dhe farmacisti kur ia jep ilacin i thote dy here ne dyte dhe nga dy pika ne cdo sy, ky i gjori habitet dhe me vrap shkon tek mjeku dhe me nervoze i thote ne te kerkova ilac per floket e jo per syte,ndersa mjeku i kthehet dhe i thote ,po te dhash ilac per syte qe te shohish me shume sepse po te kishte qene per ilac fokesh do kisha perdore vete , dhe kur e shiqon ky pacienti doktori na ishte tullac fare

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Cool

    thuame te lutem sa eshte mesatarja e moshes te vendeve qe nuk e pijne veren dhe nuk e hajne mishin e derrit thjesht pe krahasim..........
    sepse ne vendet e perendimit si Franca, belgjika apo shtete e tjera te peraferta te cilat i perdorin shume veren dhe mishin e derrit mesatarja e moshes ka arritur 85 vjec dhe ka tendinca te rritet

  6. #6
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    thuame te lutem sa eshte mesatarja e moshes te vendeve qe nuk e pijne veren dhe nuk e hajne mishin e derrit thjesht pe krahasim..........
    sepse ne vendet e perendimit si Franca, belgjika apo shtete e tjera te peraferta te cilat i perdorin shume veren dhe mishin e derrit mesatarja e moshes ka arritur 85 vjec dhe ka tendinca te rritet
    Nuk behen krahesimet keshtu maya.
    Smund te krahesosh nje vend qe ska te haje buke dite per dite e detyrohen njerezit ti fusin barkut lloj lloj produktesh , te skaduara shumica, me nje vend i cili ka kualitet jetese te larte.

    Nqs kraheson dy vende me kualitete jetese te njejta , plus jane te vetdijshem rreth produkteve organike , sdiskutohet qe jetegjatesia do shtohet tek ai vend qe nuk e konsumon derrin dhe veren.

  7. #7
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    thuame te lutem sa eshte mesatarja e moshes te vendeve qe nuk e pijne veren dhe nuk e hajne mishin e derrit thjesht pe krahasim..........
    sepse ne vendet e perendimit si Franca, belgjika apo shtete e tjera te peraferta te cilat i perdorin shume veren dhe mishin e derrit mesatarja e moshes ka arritur 85 vjec dhe ka tendinca te rritet
    Marya,keta jan ose shkencetare amator ose "pseudoshenctare" a nuk e sheh artikullin ,vetem hipoteza pastaj Fisniku e ka bere religjioze alla shkencë (mix) me idete e veta e gjithe filli i ksaj teme eshte i bazuar ne Ku'ran.
    Verërat perdoren dhe jane perdorur mijera vjet me pare dhe njihen per qarkullim te mire te gjakut,ato rruhen dhe vera me kualitative eshte ajo qe qendron me gjate.
    Mishi i derrit eshte per diabetiket dhe i pasur me shume yndyrna dhe proteina...
    Ekziston nje artikull qe flet per mishin e derrit ,me here eshte postuar nga daniel00.

    Me te mira

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    O mafia ato qe ke sjell per veren nuk jan tjeter perveq se kopalla te shkences biznesore. Kur them shkence biznesore, mendoj ne ate se mjafton industria e veres se kuqe franceze ti paguaj disa pseudo shkenctar me qellim qe ti shpifin disa cilesi kinse shendetsore/sheruese qe i ka vera, a ne fakt nuk dallon asgje nga urina, mirpo tendenca qendron ne ate se synimi eshte te marketingu i veres franceze dhe ne fund arritja e objektivave - shitje e kenaqeshme.

    D.m.th ato qe ke sjellur ti per veren jan shantazhe tipike te asaj qe po te them une.

    Ndersa per kete tjetrin >>>


    Nuk ke cfar te shtosh tjeter, une per vete ne cdo gje tjeter do i mbyllja syt perveq asaj qe eshte nje krijese e shpifur dhe jo e pastert.

    Une personalisht e di nje rast kur derrat e nje shkau ne kosove, kan hyre ne varrezat e shqiptareve dhe i kan gerrmuar varret sa qe disa te vdekurve ua kan ngrene edhe pjeset e trupit. Qe d.m.th perpos qe eshte nje krijes e shpifur dhe nje mishngrenes e shum gjera tjera te keqija qe ka, organizmi i tij pranon edhe mish njeriu.


    Nje kurriozitet: Ne Kosove Ngrenja e mishit te derrit ka qen karakteristika qe ka bere dallimin ndermjet Serbeve dhe Shqiptareve, dhe ai qe ka ngrene mish derri, zyrtarisht ka qen i identifikuar si serb
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum vëllau Fisnik, All-llahu të shpërbleftë për sqarim dhe të kosha këshilluar që të mos u përgjigjesh këtyre injorantëve, se ata jan prej tyre që injorojnë, çfardo që të sjellim këtu, sepse karakteri i tyre kështu është. Ne mjafton me u thanë atyre se ne na mjafton All-llahu i Lartëmadhëruar, Krijuesi i Gjithësisë, Dijetari dhe Shkencëtari i Universit dhe kush don e pranon dhe kush don mos e pranon. Ata që marrin nga të devijuarit, do të devijojnë veten dhe do të pendohen kurë ta shohin të vërtetën, por atëherë pendimi i tyre nuk do t'ju bëjë dobi!!!

    Selam alejkum.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    pa pije alkolike jeta nuk ka kuptim
    Një përdorues i substancave narkotike do të thoshte që alkooli nuk është asgjë, kuptimin e vërtetë të jetës e gjen vetëm tek narkomania.

    Të sugjeroj të zbresësh më poshtë tek nënforumi i filozofisë dhe tu tregosh atyre që shkrijnë trurin duke kërkuar kuptimin e jetës që ti tashmë e ke gjetur formulën e aq kërkuar.
    Sometimes I just feel like, quittin I still might. Why do I put up this fight, why do I still write.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •