Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489

    Jomuslimanet Pyesin Per Islamin

    PYETJA E PESTĖ
    V. MUSLIMANĖT JANĖ TERRORISTĖ DHE FUNDAMENTALISTĖ

    Pyetja: Pėrse shumica e muslimanėve janė fundamentalistė dhe terroristė?

    Pėrgjigja: Kjo pyetje nė tė shumtėn e rasteve i drejtohet mus*limanėve gjatė ndonjė debati fetar apo ēėshtjeje botė*rore, nė formė tė drejtpėrdrejtė apo tėrthorazi.

    Paragjykimet ndaj Muslimanėve po shpėrndahen nė tė gji**tha format pėrmes medieve tė shoqėruara mė njė grum*bull informatash tė shtrembėruara rreth Islamit dhe muslimanėve.

    Ē’ėshtė e vėrteta, tė dhėnat dhe keqinterpretimet e ga*bua**ra shpesh shpijnė drejt diskriminimit dhe keqpėrdorimit tė muslimanėve. Njė shembull tė kėtij lloji ėshtė fushata kun*dėr-muslimane nė mediat amerikane, tė cilat me tė dė*gjuar rreth shpėrthimit tė bombės nė Oklahoma, shtypi qė nė fillim bėri tė ditur se prapa atij shpėrthimi fshihet njė “Komplot i Lindjes sė Mesme’. Mė vonė u bė e qartė se pas atij shpėrthimi ishte njė grup qė identifikohej me njė grup tė Forcave tė Armatosura Amerikane. Ta analizojmė kėtė aku**zė tė ‘fundamentalizmit’ dhe ‘terrorizmit’.

    1. Definimi i fjalės ‘fundamentalist’

    Fundamentalist ėshtė ai person, i cili ndjek dhe u pėr*mba*het principeve tė doktrinės apo teorisė tė cilėn ai e pason.

    Pėr t’u bėrė njė doktor i mirė njeriut i kėrkohet dije, ai du**het tė di se si t’i ndjek mėsimet mjekėsore dhe mė nė fund si ti vė nė praktikė bazat/fondamentet e medicinės. Me fjalė tjera, ai duhet tė jetė fundamentalist nė rrafshin e me*di*ci*nės. Gjithashtu edhe ai qė dėshiron tė bėhet njė mate*ma*ti*cient i mirė, duhet tė kėrkoj dituri, dhe duhet qė ti vė nė prak*tikė pa*rimet e matematikės. Pra, ai doemos duhet tė jetė fun*da*mentalist i lėmit tė matematikės. Kėshtu duhet tė jetė edhe pėr atė qė dėshiron tė bėhet shkencėtar i mirė, ai du*het qė tė zotėroj dije dhe t’i zbatoj fondamentet e shken*cės, si rrje*dhojė ai duhet tė jetė fundamentalistė nė fushėn e shkencės.

    2. Nuk janė tė gjithė ‘fundamentalistėt’ tė njėjtė

    Askush nuk mund t’i pikturoj tė gjithė fundamentalistėt me tė njėjtėn brushė. Fundamentalistėt askush nuk mund t’i kla*sifikoj si tė mirė apo tė kėqij. Ndarja apo klasifikimi i ēfa*rė*do fundamentalisti varet nga fusha apo veprimtaria nė tė cilėn ai ėshtė fundamentalist.

    Njė hajdut apo hajn fundamentalist qė shkakton dėme nė shoqėri, padyshim se ėshtė i padėshiruar. Nė anėn tjetėr, njė doktor fundamentalist qė i sjell vetėm dobi shoqėrisė, pėr**fiton respekt tė veēantė.

    3. Ndihem krenar qė jam musliman fundamentalist

    Unė jam musliman fundamentalist, i cili me mirėsinė e Alla*hut i njoh, ndjek dhe pėrpiqem me ēdo kusht t’i zbatoj pa*ri*met (fondamentet) islame. Muslimani i vėrtetė nuk tur*pė*rohet nga tė qenit fundamentalist[20]. Unė jam krenar qė jam musliman parimor, sepse fondamentet e Islamit janė tė dobishme pėr njerėzimin dhe mbarė botėn. Nuk ekziston asnjė parim islam qė do tė shkaktonte dėm apo tė jetė kundėr interesave tė bashkėsisė njerėzore. Shumė njerėz i ushqejnė keqkuptimet rreth Islamit dhe disa nga mėsimet islame i konsiderojnė tė jenė tė padrejta dhe tė gabuara. Kjo ėshtė si rezultat i njohurive jo tė bollshme dhe jokorrekte rreth Islamit.

    Nėse dikush analizon mėsimet e fesė islame me se*rio*zitet dhe pa paragjykime, ai nuk do tė mund t’i ikėn faktit se Islami ėshtė pėrplot me tė mira pėr tė dy nivelet: individual dhe kolektiv.

    4. Kuptimi i fjalės ‘fundamentalist’

    Sipas fjalorit ‘Webster’, fundamentalizmi ishte njė lėvizje nė Amerikėn Protestante, e cila u ngjall nė fillim tė shekullit njėzet. Fundamentalizmi erdhi si reagim kundėr moder*niz*mit ku nėnvizonte pagabueshmėrinė e Biblės, jo vetėm nė ēėshtjet e besimit dhe moralit, por gjithashtu edhe si doku*ment i vėrtetė historik. Ėshtė pohuar nė besimin e Biblės si fjalė e vėrtetė e Perėndisė. Si rrjedhojė, fundamentalizmi ish*te njė fjalė ku nė fillim ishte pėrdorur pėr njė grup tė Krish*terėsh, tė cilėt besonin se Bibla tekstualisht ishte fjalė e Pe*rėn*disė, fjalė e cila qėndron larg ēdo gabimi dhe lajthitjeje.

    Bazuar nė fjalorin e Oxfordit ‘fundamentalizėm’ do tė tho*tė ‘pohim i caktuar antik, ose doktrinė fondamentale e ēdo religjioni, veēmas e Islamit. Sot kur ndonjė individ pėr*dorė fjalėn fundamentalist, mendja e tij do tė shkoj nė njė musliman i cili ėshtė terrorist.

    5. Ēdo musliman duhet tė jetė terrorist

    Ēdo musliman duhet tė jetė terrorist. Terrorist ėshtė ai per*son apo individ i cili shkakton tmerr/terror. Nė ēastin kur hajduti shikon policin, ai do tė llahtariset. Pėr vjedhėsin, (haj*dutin) polici ėshtė terrorist. Ngjashėm me kėtė, ēdo mus*liman duhet tė jetė terrorist kur janė nė pyetje faktorėt ar*mi*qėsorė tė shoqėrisė, f.v.; hajdutėt dhe pėrdhunuesit. Sa he*rė qė muslimani vėren ndonjė veprim tė tillė kundėr-sho*qė**ror, ai duhet tmerruar. Ėshtė e vėrtetė se nocioni ‘terro*rist’ nė pėrgjithėsi pėrdoret pėr personin, i cili shkakton te*rror nė mes tė njerėzve tė rėndomtė. Mirėpo muslimani i vėr*tetė duhet tė jetė terroristė vetėm me njerėzit negativ, si pėr shembull; me ata qė janė kundėr elementeve shoqėrore, e assesi karshi njerėzve tė pafajshėm e tė rėndomtė. Ē’ėshtė e vėrteta, muslimani duhet jetė burim i paqės pėr njerėzit e pafajshėm.

    6. Emėrtime tė ndryshme pėr veprime tė njėjta u jepen njerėzve tė njėjtė, si: ‘terrorist’ dhe ‘patriot’

    Disa luftėtarė tė lirisė sė Indisė, tė cilėt nuk pranonin dhu*nėn dhe cenimin e tė drejtave, para arritjes sė pavarėsisė nga okupatori Britanik, ishin etiketuar si terroristė. Personat e njėjtė ishin lavdėruar nga qeveria e Indisė pėr tė njėjtat vep*rime dhe ishin pėrshėndetur si ‘patriot’. Kėshtu qė dy eti*ketime tė ndryshme u dhanė pėr individėt e njėjtė dhe pėr tė njėjtat qėllime. Njėra qeveri e quan atė terrorist, pėr*de*risa tjetra e emėrton atė patriot. Ata tė cilėt besojnė se Bri*tania ka tė drejtė legjitime pėr ta sunduar Indinė, njerėzit nė fjalė i etiketon me terrorizėm, pėrderisa pala tjetėr, tė cilėt kishin mendimin se Britania nuk ka tė drejtė tė sundoj Indinė, kėta njerėz i quan atdhetarė dhe luftėtarė tė lirisė. Pran*daj, ėshtė me rėndėsi qė para se tė gjykohet ndonjė indi**vid, duhet qė nė séancėn gjyqėsore t’i jepet dėgjimi i drej*tė. Duhet dėgjuar argumentet e tė dyja palėve, ashtu siē duhet analizuar edhe rrethanat, kurse arsyet dhe qėllimet e individit duhet marrė parasysh. Vetėm atėherė personi mund tė gjykohet nė mėnyrė tė drejtė

    7. Islami do tė thotė paqe

    Fjala Islam rrjedh nga fjala ‘selįm’ qė nėnkupton paqen. Isla**mi ėshtė fe e paqes, fundamentet e sė cilės i mėsojnė pa*suesit e saj ta mirėmbajnė dhe ndihmojnė paqen kudo nė bo*tė. Mu pėr kėtė arsye, ēdo musliman duhet tė jetė fun*da*mentalist, d.m.th gjithsesi duhet t’i pasoj parimet e Fesė sė Paqes, respektivisht, Islamit. Ai duhet tė tregohet terrorist ve*tėm ndaj elementeve negative e armiqėsore, nė mėnyrė qė ta ndihmoj paqen dhe drejtėsinė brenda njė shoqėrie

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    PYETJA E GJASHTĖ
    VI. USHQIMI JOVEGJETATIV

    Pyetje: Vrasja e kafshės ėshtė njė akt dhe vepėr e pamė*shir**sh*me. Atėherė pėrse muslimanėt konsumojnė ushqim jo-vegjetativ?

    Pėrgjigje: ‘Vegjetarianizmi’ tashmė ėshtė njė lėvizje e njo*hur nė botė. Madje ka shumė prej atyre qė kėtė e ndėr*lidhin me tė drejtat e kafshėve. Ē’ėshtė e vėrteta njė numėr i madh i njerėzve konsumimin e mishit dhe tė produkteve tė tjera jo-vegjetative e konsiderojnė si shkelje tė tė drejtave tė kaf*shėve. Feja islame urdhėron falje dhe mėshirė pėr tė gjitha krijesat e gjalla. Nė tė njėjtėn kohė, Islami ėshtė ai qė mbron faktin se Allahu e ka krijuar tokėn si dhe mrekullitė e saj; flo**rėn dhe faunėn, pėr t’i sjellė dobi mbarė njerėzimit. Nje*rė*zimi duhet t’i shfrytėzojė me maturi tė gjitha resurset nė kėtė botė, si begati hyjnore dhe amanet nga Allahu. Le tė shi*kojmė nė disa aspekte tė tjera tė kėtij argumenti.

    1. Muslimani mund tė jetė vegjetarian i pastėr

    Muslimani, pavarėsisht nga tė qenit vegjetarian i pastėr, mund tė jetė njė musliman i mirė. Nuk ėshtė e domos*dosh*me pėr njė musliman qė tė ushqehet me ushqime jo-vegjetative.

    2. Kurani u lejon muslimanėve qė tė ushqehen me ushqime jovegjetariane

    Kurani, sidoqoftė, e lejon muslimanin qė tė ushqehet me ush**qime jo-vegjetative. Vargjet kuranore nė vijim janė argu*ment ndaj kėtij realiteti:

    “O besimtarė! Plotėsoni detyrimet! Ju ėshtė lejuar ngrėnia e kaf*shėve, pėrveē atyre qė do t’ju njoftohen. Kur jeni nė Ihram gjatė haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Me tė vėrtetė, Allahu vendos ēfarė tė dėshirojė.”[21]

    “Ai i ka krijuar kafshėt pėr ju. Nėpėrmjet tyre ju siguroni rro*ba tė ngrohta dhe dobi tė tjera. Dhe prej tyre ju ushqeheni.”[22]

    “Vėrtet, edhe te bagėtitė pėr ju ka shenja (pėr tė medituar): ju pini atė qė gjendet nė barkun e tyre, hani mishin e tyre, dhe nxirrni shumė dobi tė tjera.”[23]

    3. Mishi ėshtė ushqyes dhe i pasur me proteina

    Ushqimi jo-vegjetativ ėshtė njė burim i shkėlqyeshėm i pro*tei*nave. Biologjikisht ai pėrmban proteina tė plota, d.m.th. tetė aminoacidet thelbėsore, tė cilat nuk janė tė sintetizuara nga trupi dhe si tė tillė duhet tė bėjnė pjesė nė dietė. Mishi gjithashtu pėrmban hekur, vitaminėn B1 dhe niacin.

    4. Njerėzit posedojnė dhėmbė qė hanė gjithēka

    Nėse i vrojtoni dhėmbėt e kafshėve barngrėnėse (herbivorous animals), si fjala vjen, lopa, dhia dhe delja, do tė gjeni diēka tė ngjashme dhe tė habitshme tek tė gjitha ato. Tė gjitha kė*to kafshė posedojnė grup dhėmbėsh, tė cilėt janė tė rraf*shėt, me fjalė tė tjera, kėta dhėmbė janė tė pėrshtatshėm pėr ushqime barngrėnėse.

    Nėse i studioni dhėmbėt e kafshėve mishngrėnėse (carni*vo*rous animals), si luani, tigri, leopardi, tė gjithė posedojnė njė grup dhėmbėsh tė mprehtė, tė pėrshtatshėm pėr ushqim mishngrėnės. Nėse e analizoni grupin e dhėmbėve tė nje*rėzve, do tė vėreni se ata kanė dhėmbė tė rrafshėt dhe nė tė njėjtėn kohė edhe tė mprehtė. Si rrjedhojė, ata posedojnė dhėm*bė tė cilėt pėrshtaten pėr tė dy llojet e ushqimeve bar*ngrėnėse dhe mishngrėnėse e qė quhen “omnivorous”, dhėm**bė qė hanė gjithēka.

    Dikush mund tė parashtrojė pyetjen, nėse Allahu i Ma*dhė*rishėm ka dashur qė njerėzit tė ushqehen vetėm me pe*ri*me, atėherė pėrse na pajisi me dhėmbė tė mprehtė? Ėshtė mė se e logjikshme qė Allahu ka planifikuar qė ne mund tė ush*qehemi dhe tė kemi nevojė pėr tė dy llojet e ushqimeve, vegjetative dhe jo-vegjetative.

    5. Qeniet njerėzore mund tė tretin ushqimet vegjetative dhe jo-vegjetative

    Sistemi tretės i kafshėve barngrėnėse mund tė tretė ve*tėm pe*rimet. Sistemi tretės i kafshėve mishngrėnėse mund tė tretė vetėm mishin. Mirėpo, pėr sa i pėrket sistemit tretės tė qe*nieve njerėzore, ai ka mundėsi dhe fuqi tė hajė dhe tė tretė tė dyja ushqimet, vegjetative dhe jo-vegjetative.

    6. Shkrimet hinduse lejojnė marrjen e ushqimit jo-vegjetativ

    a. Ka njė numėr tė madh hindusėsh tė cilėt janė rrep*tė*sisht vegjetativ. Ata mendojnė se konsumimi apo tė ushqyerit me ushqim jo-vegjetativ ėshtė nė kundėr*shtim me mėsimet e fesė sė tyre. Mirėpo e vėrteta e ty*re ėshtė se shkrimet e shenjta hinduse e lejojnė ngrė**nien e mishit. Librat e shenjta pėrmendin se nje*rė*zit e ur*tė dhe shenjtorėt konsumojnė ushqim jo-vegjeta*rian.

    b. Nė librin legjislativ tė Hindusėve Manu Smruti, kapi*tulli 5 verseti 30 thuhet: “Ngrėnėsi, i cili e ha mishin e aty*re qė janė pėr t’u ngrėnė, nuk ka asgjė tė keqe, madje edhe nė*se ngrėnėsi e bėnė kėtė ēdo ditė, se vetė Zoti ėshtė ai, i cili disa i krijoi pėr t’u ngrėnė, e disa pėr tė ngrėnė.”

    c. Pėrsėri, verseti tjetėr i Manu Smrutit, kapitulli 5, var*gu 31, thotė: “Tė ngrėnit e mishit ėshtė e drejtė pėr tė sakri*fikuar dhe kjo ėshtė e njohur tradicionalisht si njė rregull i zotėrave.”

    d. Edhe mė tutje nė Manu Smruti, kapitulli 5, verseti 39 dhe 40 thotė: “Vetė Perėndia i krijoi kafshėt flijuese pėr t’u sak*rifikuar, prandaj therja nė sacrificė, nuk ėshtė vrasje.”

    e. Libri i quajtur Mahabharata Anushashan Parva, kapitulli 88, rrėfen diskutimin nė mes tė Dharmaraj Yudhish*thi*ra dhe Pitamah Bhishma, rreth asaj se ēfarė ushqi*mi duhet qė dikush t’i ofrojė Pitris (stėrgjyshėrve), gja*tė ceremonisė sė tė vdekurit (Shraddha), nė mė*ny*rė qė tė vdekurit t’i mbajmė tė kėnaqur. Paragrafi le*xon, si mė poshtė: “Yudhishthira tha:” O forcė e madhe mė tregoni se ēka ėshtė objekti qė nėse i dedikohet Pitiris-it (pa*ra*ardhės tė vdekur) bėhet i pashtershėm! Ēfarė Havi (ushqim-sakrificė), pėrsėri (nėse i ofrohet) zgjatė pėrgjithmonė? Ēfarė nė tė vėrtetė ėshtė ajo qė (nėse i dhurohet) bėhet e pėrjetshme? “Bhishma tha: “Dėgjo o Yudhishthira ēfarė janė ato Havis (ushqime-sakrifica) qė personat e familjarizuar me ritualet e Shraddha (ceremonia e tė vdekurve) i konsiderojnė si tė pėrsh*tat*shme dhe tė pranueshme nga Shraddha dhe cilat janė frutat qė i pėrshtaten secilit.”

    Me farat e susamit (lloj bime nė Indi sh.p.) dhe oriz, mezi e Ma*sha, ujė, rrėnjė dhe fruta nėse dhurohen nė Shraddhas Pit*ris(i), o Mbret, mbetet i kėnaqur pėr njė muaj. Me peshq tė ofruara nė Shraddhas Pitris(i) mbetet i kėnaqur pėr dy muaj. Me mish deleje ata mbeten tė kėnaqur pėr tre muaj dhe me le*pur pėr katėr muaj, me mish dhie pėr pesė muaj, me proshutė (mish derri) pėr gjashtė muaj dhe me mishin e zogjve pėr shtatė. Me mish dreri tė marrė nga ato qė quhen Prishata (emėr mbreti apo rajoni nė mitologjinė hinduse sh. p.) ata mbe*tėn tė kėnaqur pėr tetė muaj dhe me atė tė marrė nga Ruru pėr nėntė muaj, me mish tė Gavaya (kafshė nė madhėsi tė lo*pės nė mitologjinė hinduse sh. p.) pėr dhjetė muaj, me mish bua*lli kėnaqėsia e tyre zgjat njėmbėdhjetė muaj. Nėse viēi dhurohet nė Shraddha kėnaqėsia e tyre, thuhet, zgjat pėr njė vit tė plotė. Payasa (oriz mė qumėsht-gatim indian) i pėrzier me ajkė (tėlyen) ėshtė aq shumė i pranueshėm pėr Pitris sa edhe viēi. Me mish tė Vadhrinasa (njė dem i madh) kėnaqėsia e Pit*ris(it) zgjatė dymbėdhjetė vjet. Mishi i Rhino-ve, qė i ofrohet Pitris(it) pėr pėrvjetorėt gjatė ditėve hėnore nė tė cilat ata vdi*qėn, bėhet i pashtershėm.

    Zarzavatet e quajtura Kalaska, petalet e lules kanchana, dhe mishi i dhive (tė kuqe) gjithashtu, tė ofruara nė kėtė mėnyrė do tė bėhen tė pashtershme.

    Pra, natyrisht nė qoftė se dėshironi ti mbani etėrit tuaj tė kėnaqur pėrgjithmonė, ju duhet t’u shėrbeni atyre mish tė dhive tė kuqe.”

    7. Hinduizmi ishte i ndikuar nga religjionet e tjera

    Megjithėse citatet e shenjta hinduse ithtarėve tė tyre ua le*jo*nin qė tė ushqehen me ushqime jo-vegjetative, shumė hin*dusė pranuan dhe pėrvetėsuan sistemin vegjetativ pėr shkak se ata qenė tė ndikuar nga religjione tė tjera, siē ėshtė Xhai*niz*mi (Jainism)[24].

    8. Edhe bimėt madje posedojnė jetė

    Disa religjione e kanė pranuar dhe miratuar sistemin vegje*tativ si njė normė tė dietės pėr faktin se ata krejtėsisht janė kundėr vrasjes sė gjallesave. Po qė se njė person mund tė mbi*jetonte pa mbytur asnjė gjallesė, atėherė unė do tė isha personi i parė qė do tė miratoja njė mėnyrė tė tillė jetese. Nė tė kaluarėn njerėzit mendonin se bimėt nuk kanė jetė, me fjalė tė tjera, ato janė tė pajetė. Sot, ėshtė fakt mbarė*bo*tėror se madje edhe bimėt posedojnė jetėn e tyre. Prandaj, logjika e tyre pėr tė mos mbytur gjallesa nuk mund tė rea*li*zohet e as tė pėrmbushet madje edhe duke qenė vegjetativ i pastėr.

    9. Edhe bimėt ndiejnė dhimbje

    Ata argumentojnė se bimėt nuk mund tė ndiejnė dhimbje, kėshtu qė tė vrasėsh njė bimė krimi ėshtė mė i vogėl nė kra*hasim me vrasjen e njė kafshe.

    Sot, shkenca na tregon se madje edhe bimėt ndiejnė dhim*bje. Mirėpo tė qarėt e bimėve nuk mund tė dėgjohet nga qeniet njerėzore. Kjo ndodh pėr shkak tė pamundėsisė sė veshit tė njeriut pėr tė dėgjuar zėra tė cilėt nuk janė nė vargun e zėrave tė dėgjueshėm d.m.th. 20 Herc deri nė 20.000 Herc.

    Ēdo gjė qė ėshtė mė poshtė dhe mbi kėtė varg nuk mund tė dėgjohet nga krijesa e quajtur njeri. Njė qen mund tė dėgjojė deri nė 40,000 Herc. Prandaj ekzistojnė fishkė*lli*ma tė qeneve tė heshtur tė cilėt kanė frekuencė prej mė shu*mė se 20.000 Herc dhe mė pak se 40.000 Herc. Fishkė*lli*mat e tilla, mund tė dėgjohen vetėm nga qentė dhe assesi nga qeniet njerėzore. Qeni ėshtė nė gjendje tė njohė fishkė*lli*mėn e pronarit dhe menjėherė shkon te ai. Nė SHBA, njė fer*mer kishte bėrė njė hulumtim, i cili kishte zbuluar njė ins*tru*ment, pėrmes tė cilit konvertonte tė qarėt e bimėve nė mėnyrė qė tė dėgjohej nga qeniet njerėzore. Ai ishte nė gjen**dje qė tė kuptojė menjėherė kur bimėt qanin pėr ujė. Hu*lumtimi i fundit tregon se bimėt mund tė ndihen tė lum*tura dhe tė pikėlluara ato gjithashtu edhe qajnė.

    10. Mbytja e njė krijese/gjallese me dy shqisa mė pak nuk ėshtė krim mė i vogėl

    Njė vegjetarian argumentonte mendimin e tij duke thėnė se bimėt posedojnė vetėm dy ose tri shqisa ndėrsa kafshėt po*sedojnė pesė shqisa. Kėshtu qė tė mbytėsh njė bimė ėshtė njė krim mė i vogėl sesa tė vrasėsh njė kafshė. Tė supo*zoj*mė, vėllai juaj ka lindur shurdhmemec, me fjalė tė tjera, ai ka dy shqisa mė pak, krahasuar me krijesat e tjera njerėzore. Pasi ai tė ketė arritur moshėn e pjekurisė dikush e vret atė. A do tė kėrkonit nga gjykatėsi qė vrasėsit t’i japė dė*nim mė tė vogėl pėr shkak se vėllai juaj kishte dy shqisa mė pak? Nė fakt, ju do tė thoshit se ai ka vrarė njė person tė pafajshėm dhe si rrjedhojė gjykatėsi domosdo duhet t’i jepte vrasėsit njė dėnim edhe mė tė madh.

    Nė fakt, Kurani Famėlartė, thotė:

    “O njerėz! Ushqehuni me tė gjitha gjėrat e lejuara e tė mira qė gjenden nė Tokė dhe mos ndiqni gjurmėt e djallit, sepse ai ėshtė ar*miku juaj i hapur.”[25]

    11. Stėrshumimi i bagėtisė

    Sikur ēdo qenie njerėzore tė ishte vegjetativ kjo do tė ēonte nė shumimin e tepruar tė bagėtisė nė botė pasi riprodhimi dhe shtimi i tyre ėshtė shumė i shpejtė. Allahu i Madhė*ri*shėm me urtėsinė e Tij hyjnore ėshtė i dijshėm se si tė mba*jė ekuilibrin e krijesave tė Tij nė mėnyrė tė duhur. Nuk ėsh*tė ēudi se pse Ai na ka lejuar neve tė ushqehemi me mishin e bagėtisė.

    12. Kostoja e mishit ėshtė e arsyeshme pasi jo tė gjithė janė jo-vegjetativ

    Unė nuk kam ndonjė kundėrshtim nėse disa njerėz janė ve*gje*tativ tė pastėr. Megjithatė, ata nuk duhet t’i bojkotojnė jo-vegjetativ si tė pamėshirshėm. Nė fakt, nėse tė gjithė in*dia**nėt bėhen jo-vegjetativ atėherė jo-vegjetativėt aktualė do tė humbasin shumė pasi ēmimet e mishit do tė rriteshin.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    PYETJA E SHTATĖ
    VII. MĖNYRA ISLAME E THERJES SĖ KAFSHĖVE DUKET SI E PAMĖSHIRSHME

    Pyetje: Pse muslimanėt gjatė therjes sė kafshėve sillen tė pamėshir*shėm duke i torturuar ato me prerje tė ngadaltė dhe mbytje tė dhimbshme?

    Pėrgjigje: Mėnyra islame e therjes se kafshėve e njohur nė gjuhėn arabe si “dhebiha” ėshtė bėrė objekt i shumė kriti*kave nga njė numėr i madh njerėzish.

    Dikush ēėshtjet vijuese qė kanė tė bėjnė me therjen mund t’i konsiderojė si jo njerėzore, por shkencėrisht kėto me*toda janė vėrtetuar ndėr mė tė mirat.

    1. Sjella islame gjatė therjes (prerjes) sė kafshės

    Zekkejtum ėshtė njė folje qė buron nga rrėnja e fjalės zekat, qė ka kuptimin ‘pėr t’u pastruar’. Paskajorja e saj ėshtė ‘Tadhkijeh’, qė do tė thotė ‘pastrim’. Mėnyra islame e therjes se kafshėve kėrkon qė tė pėrmbushen kushtet nė vijim:

    a. Kafsha duhet tė theret me thikė tė mprehtė

    Pėr tė minimizuar dhimbjen gjatė therjes sė kafshės duhet qė ajo tė theret mė thikė tė mprehtė dhe me shpejtėsi qė nė kėtė mėnyrė kafshės nuk do t’i shkaktohet dhimbje.

    b. Prerja e kanalit tė frymėmarrjes (laringut), fytit dhe enėve tė gjakut nė qafė

    Dhabiha ėshtė njė fjalė arabe qė ka kuptimin ‘therje’. ‘Therja’ duhet bėrė nė atė mėnyrė qė tė pritet fyti i kafshės, laringu (kanali i frymėmarrjes), si dhe enėt e gjakut nė qafė duke shkaktuar vdekjen e kafshės pa ia prerė fijet kurrizore.

    c. Gjaku duhet tė derdhet nė mėnyrė qė gjaku tė dalė nga mishi i kafshės

    Ėshtė kusht qė gjaku tė derdhet para se tė jetė larguar koka. Qėllimi kėtu ėshtė qė tė kullohet dhe tė dalė sa mė shumė gjak ashtu qė tėrė mishi tė lirohet nga mikroorganizmat. Pal**ca kurrizore nuk duhet prerė pėr shkak se fijet nervore tė zemrės mund tė jenė dėmtuar gjatė procesit duke i shkak*tuar sulm nė zemėr si dhe ngecjen apo mbetjen e gjakut nė enėt e gjakut.

    2. Gjaku ėshtė vend potencial pėr mikrobet dhe bakteriet

    Gjaku ėshtė njė mjet grumbullues i mikrobeve, baktereve, toksinėve, etj. Prandaj, mėnyra islame e therjes sė kafshėve ėsh*tė shumė mė e pastėr pasi shumica e mikrobeve dhe tok*sinėve qė pėrmban gjaku, e qė janė shkaktar tė shumė sėmundjeve, eliminohen.

    3. Mishi ngelet i freskėt pėr njė kohė tė gjatė

    Mishi i therur sipas mėnyrės islame qėndron i freskėt pėr njė kohė shumė mė tė gjatė nė krahasim me mėnyrat dhe metodat e tjera tė therjes. Kjo ndodhė pėr shkak tė sasisė sė vogėl tė gjakut e cila ka mbetet nė mish.

    4. Kafshėt nuk ndjejnė dhimbje

    Prerja e shpejtė e damarėve tė qafės ndėrpret derdhjen e gja*kut te nervi i trurit i cili ėshtė pėrgjegjės pėr dhimbjet. Mu pėr kėtė shkak kafsha nuk ndien asnjė dhimbje. Gjatė ther*jes kafsha pėrpėlitet, dridhet, shkelmon, mirėpo kėtė nuk e bėnė si rezultat i dhembjes por pėr shkak tė ngushtimit, tkurrjes dhe lirimit tė muskujve dhe pamjaftueshmėrisė sė gjakut, pėr faktin se gjaku rrjedh jashtė trupit tė kafshės.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    PYETJA E TETĖ
    VIII. USHQIMI JOVEGJETATIV I BĖNĖ MUSLIMANĖT AGRESIVĖ

    Pyetje: Shkenca na mėson se me ēfarėdo gjėje qė tė ushqe*het njeriu ajo do tė ketė ndikim nė sjelljet e tij. Atėherė pėr*se Islami i lejon mus*li*manėt qė tė konsumojnė ushqim jo-vegjetativ pasi ngrėnia e kafshėve mund ta bėjė njeriun agresiv, mizor dhe tė egėr?

    1. Vetėm kafshėt barngrėnėse janė tė lejuara pėr t’u ngrėnė

    Pajtohem me atė se ēfarėdo ushqimi qė konsumon njeriu ajo ka efekt nė sjelljet e tij. Kjo ėshtė njėra prej arsyeve qė Islami e ndalon ngrėnien e kafshėve mishngrėnėse, siē janė: luani, tigri, leopardi, etj., kafshė tė cilat janė tė egra dhe mizore. Konsumimi i mishit tė kėtyre kafshėve mesa duket mund ta bėjė njeriun tė rebeluar dhe agresiv. Feja islame le*jon vetėm tė ngrėnit e kafshėve barngrėnėse, si: lopa, dhia, delja, etj. Kėto kafshė janė tė urta dhe tė qeta. Muslimanėt ushqehen me mishin e kafshėve tė buta dhe tė qeta pėr ar*sye se muslimanėt janė paqedashės dhe njerėz kundėr dhu*nės dhe terrorit.

    2. Kurani thotė se Muhamedi a.s., e ndalon atė qė ėshtė e dėmshme

    Lavdiploti nė Kuranin Famėlartė thotė:

    “...Ai do t’i urdhėrojė ata tė bėjnė vepra tė mira dhe do t’i ndalojė nga tė kėqijat; do t’ua lejojė tė mirat e do t’ua ndalojė tė kėqijat, duke i liruar nga barrėt e rėnda dhe vėshtirėsitė qė kanė pasur. Prandaj, ata qė do ta besojnė, pėrkrahin dhe nderojnė atė, duke ndjekur dritėn qė ėshtė zbritur me tė, janė pikėrisht ata tė fituarit.”[26]

    “Ēfarėdo qė Allahu i dhuroi tė Dėrguarit tė Tij si plaēkė (tė ma*rrė) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, tė Dėrguarit, tė afėrmve tė tij, jetimėve, tė varfėrve dhe udhėtarėve tė mbetur rrugės, nė mėnyrė qė ajo tė mos qarkullojė vetėm nė duart e tė pasurve tuaj. Ēfarėdo qė t’ju japė i Dėrguari, me*rre*ni atė, e ēfarėdo qė t’ju ndalojė, hiqni dorė prej saj. Frikėsojuni Allahut, sepse Allahu, dėnon me tė vėrtetė ashpėr.”[27]

    Pėr muslimanin, thėnia e Muhamedit, alejhi selam, ėshtė e mjaftueshme pėr ta bindur atė se Allahu xh.sh., nuk dė*shiron qė qeniet njerėzore tė hanė disa lloje mishi, ndėr*ko*hė qė atyre u lejon disa lloje tė tjera.

    3. Hadithi i Muhamedit, alejhi selam, e ndalon qė tė ushqehemi me mishin e kafshėve mishngrėnėse

    Bazuar nė shumė hadithe autentike tė transmetuara nė Sahi*hun e Buhariut dhe tė Muslimit duke pėrfshirė kėtu edhe ha*dithin, tė cilin e transmeton i biri i Abbasit nė Sahihun e Muslimit, kapitulli i gjuetisė dhe therjes, hadithi nr. 4752 dhe Suneni i Ibni Maxhes, kapitulli 13, hadithi nr. 3232 dhe 3234.

    Muhamedi alejhi selam e ka ndaluar tė ngrėnit e kėtyre llojeve:

    a. Kafshėt e egra, tė cilat kanė dhėmbė shqyes, fjala vjen mishi i kafshėve mishngrėnėse. Kėto kafshė i takojnė familjes sė maceve, siē janė: luani, tigri, macet, qentė, ujqit, hienat.

    b. Disa kafshė tė fėlliqura tė cilat sjellin sėmundje, si minj*tė dhe lepujt me kthetra (me thonj tė mėdhenj).

    c. Disa zvarranikė, si gjarpėrinjtė, krokodilėt, etj.

    d. Zogjtė grabitqarė me kthetra, si pėr shembull, huti, shqi*ponja, sorrat, qukapiku, etj.

    Si rrjedhojė, deri mė tani nuk kemi hasur nė ndonjė tė dhė*nė shkencore e cila argumenton se tė ushqyerit me mish (ushqime jo-vegjetativ) mund tė shkaktojė agresivitet te njeriu.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    PYETJA E DHJETĖ
    XX. JOMUSLIMANĖVE U NDALOHET HYRJA NĖ MEKĖ

    Pyetje: Pėrse jomuslimanėve u ndalohet hyrja nė dy vendet e Shenjta, nė Mekė dhe Medinė?

    Pėrgjigje: Ėshtė e vėrtetė se jomuslimanėve nuk u lejohet qė tė hyjnė nė qytetet e shenjta, respektivisht nė Mekė[30] dhe Medinė, kjo ėshtė e ndaluar juridikisht. Pikat nė vijim, do tė shėrbejnė pėr tė sqaruar arsyet e mundshme tė njė ndalimi tė tillė.

    1. Jo tė gjithė shtetasve u lejohet tė hyjnė nė repartin ushtarak

    Unė jam shtetas nga India, megjithatė, nuk mė lejohet qė tė hyj nė disa hapėsira, nė tė cilat hyrja ėshtė e ndaluar rrep*tėsisht. Nė secilin shtet, ekzistojnė disa vende, ku njerėzit e rėndomtė (thjeshtė) tė atij vendi nuk mund tė depėrtojnė nė asnjė mėnyrė. Vetėm qytetarėt, tė cilėt janė tė regjistruar nė ushtri, apo ata tė cilėt kanė lidhje me mbrojtjen e vendit, u lejohet tė hyjnė nė hapėsirat e ushtrisė. Njėsoj me kėtė, Islami ėshtė njė fe universale pėr mbarė botėn dhe pėr tė gjitha qeniet njerėzore.

    Hapėsirat islame, nė tė cilat ndalohet hyrja, janė dy qy*tetet e shenjta, Meka dhe Medina. Kėtu mund tė hyjnė dhe u lejohet hyrja vetėm atyre qė janė muslimanė apo tė pėr*fshirė nė mbrojtjen dhe ruajtjen e Islamit. Do tė ishte e pa*logjikshme pėr njė qytetar tė rėndomtė, qė tė kundėrshtojė apo tė protestojė kundėr pėrkufizimeve dhe ndalimeve tė cilat kanė tė bėjnė me hyrjen nė vendet e ndaluara. E ngjash*me me kėtė, ėshtė e papėrshtatshme pėr jomusli*ma*nin qė tė kundėrshtojė rregullat dhe kufizimet kundėr hyrjes sė jomuslimanėve nė Mekė dhe nė Medinė.

    2. Viza pėr tė hyrė nė Mekė dhe Medinė

    Sa herė qė dikush udhėton nė ndonjė shtet tė huaj, filli*misht duhet tė aplikojė pėr vizė, d.m.th. leje pėr tė hyrė nė atė shtet. Secili shtet zotėron normat, rregulloret admi*nis*trative, si dhe kėrkesat pėr tė dhėnė njė vizė, vetėm nėse kriteret e tyre janė pėrmbushur pėr ta dhėnė vizėn.

    Njėri ndėr shtetet, i cili ėshtė mjaft i rreptė pėr sa i pėrket dhėnies sė vizave janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr qytetarėt e vendeve tė treta tė botės, tė cilėt kanė disa kushte dhe kėrkesa, tė cilat duhet plotėsuar dhe pėrmbushur para se ata ta japin vizėn.

    Kur e vizitova Singaporin, nė formularin e emigracionit tė tyre, shkruante: “Trafikuesit e drogės dėnohen me vdek*je”. Nėse dėshiroj ta vizitoj Singaporin, atėherė unė duhet tė veproj nė pėrputhje me normat dhe rregulloret e kėrkuara tė kėtij shteti. Nuk mund tė them se dėnimi me vdekje ėshtė njė ndėshkim i prapambetur dhe barbar. Ngase vetėm atėherė kur tė pajtohem me kėrkesat dhe kushtėzimet e tyre, do tė mė lejohet qė tė hyj nė kėtė shtet.

    Viza - pėr tė zotėruar legjitimitetin e hyrjes nė Mekė apo Medinė kushti themelor i kėrkuar pėr ēdo qenie njerėzore ėshtė tė shqiptuarit e dėshmisė me gjuhėn e tij: “Nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi alejhi selam ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij”. Ky kusht kėrkohet nga secili aplikues, i cili dėshiron qė tė vizitojė Mekėn apo Medinėn.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    PYETJA E NJĖMBĖDHJETĖ
    XI. MISHI I DERRIT I NDALUAR

    Pyetje: Pėrse nė Islam ndalohet ngrėnia e mishit tė derrit (thiut)?

    Pėrgjigje: Fakti se konsumimi i mishit tė derrit ėshtė i nda*luar nė Islam ėshtė njė ēėshtje e njohur. Pikat nė vazhdim shpjegojnė disa aspekte tė ndryshme tė kėsaj ndalese juridike:

    1. Ndalimi i ngrėnies sė mishit tė derrit nė Kuran

    Libri i Shenjtė, Kurani, ndalimin e mishit tė derrit e pėr*mend nė jo mė pak se pesė vende tė ndryshme tė Kuranit. Vargu kuranor qė e ndalon konsumimin e kėtij mishi, ka ar*dhur nė ajetet vijuese tė kėtyre sureve: 2:173, 5:3, 6:145 dhe 16:115.

    “Ėshtė e ndaluar pėr ju ngrėnia e cofėtinės, e gjakut, e mishit tė derrit, e mishit tė kafshės qė ėshtė therur jo nė emėr tė Alla*hut, e mishit tė kafshės sė mbytur lidhur nė fyt, e mishit tė kafshės qė ėshtė rrahur dhe ka ngordhur, e mishit tė kafshės qė ėshtė vrarė nga rrėzimi apo nga brirėt e kafshėve tė tjera, e mishit tė asaj qė ėshtė kafshuar nga egėrsirat - pėrveē atyre qė i therni para se tė ngordhin. Gjithashtu, ėshtė e ndaluar pėr ju edhe ngrėnia e mishit tė kafshėve qė janė therur pėr nder tė idhuj*ve apo pėr tė kėrkuar fatin nė fall. Tė gjitha kėto qė u pėr*mendėn, janė gjynah. Sot, dėshpėrohen ata qė nuk besojnė dhe kanė humbur ēdo shpresė, qė t’ju largojnė prej fesė suaj. Mos u frikėsoni prej tyre, por kini frikė prej Meje! Sot Unė pėr*sosa fenė tuaj, e plotėsova dhuntinė Time ndaj jush dhe zgjo*dha qė Islami tė jetė feja juaj. Por kushdo qė ėshtė i shtrėn*guar nga uria (dhe ha atė ēfarė ėshtė e ndaluar), pa pasur qėllim tė bėjė gjynah, do ta shohė se Allahu ėshtė Falės e Mėshirėplotė.”[31]

    Ajetet (versetet) e mėsipėrme tė Kuranit Fisnik janė tė mjaftueshme pėr ta siguruar muslimanin se pėrse ėshtė i ndaluar mishi i derrit.

    2. Mishi i derrit i ndaluar nė Bibėl

    I krishteri duhet tė ketė prirje qė tė jetė i bindur nė shkri*met e shenjta tė fesė sė tij. Bibla gjithashtu e ndalon pėrdo*ri*min e mishit tė derrit. Nė librin e Leviticus thuhet: “Edhe derrit, megjithėse e ka thundrėn tė ndarė, por nuk ripėrtypet, mos ua hani mishin as mos ua prekni kufomat sepse ata janė tė papastėr pėr ju.” [Leviticus 11:7-8]

    Mishi i derrit ndalohet nė Bibėl, gjithashtu, edhe nė lib*rin e Deuteronomit. [14:8]

    I njėjti ndalim pėrsėritet nė Bibėl nė librin e Isaias, kapi*tulli 65, verseti 2-5.

    3. Konsumimi i mishit tė derrit shkakton njė sėrė sėmundjesh

    Jomuslimanėt dhe ateistėt pajtojnė vetėm nėse binden pėr*mes arsyes, logjikės dhe shkencės. Ngrėnia e mishit tė derrit mund tė shkaktojė jo mė pak se shtatėdhjetė lloje tė ndrysh*me sėmundjesh. Njeriu mund tė ketė njė sėrė krimba zo*rrėsh si krimba tė rrumbullakėt, krimba tė hollė-me kokė, krim*ba tė zgjatur, etj. Njėri prej mė tė rrezikshmėve ėshtė Tae**nia Solium, i cili nė terminologjinė mjekėsore quhet shirit[32]. Ai gjen strehim nė zorrė dhe ėshtė shumė i gjatė. Vezėt e tij, hyn nė qarkullimin e gjakut dhe mund tė arrijė ga*ti nė tė gjitha organet e trupit. Nėse hyn nė tru ai mund tė shkaktojė humbje tė memories. Po tė hyjė nė zemėr ai mund tė shkaktojė sulm nė zemėr, nėse hyn nė sy mund tė shkaktojė verbėri dhe nėse hyn nė mėlēi mund tė shkaktojė dėme nė tė. Ai mund t’i dėmtojė pothuajse tė gjitha organet e trupit.

    Njė tjetėr krim zorre i rrezikshėm ėshtė edhe Trishina ‘Tichurasis’.[33] Mes njerėzve ėshtė pėrhapur ideja e gabuar rreth mishit tė derrit se nėse zihet mirė, kėto vezė vdesin. Nė njė projekt hulumtues tė bėrė nė Amerikė, ėshtė zbuluar se nga njėzet e katėr persona qė vuajnė nga Trishina ‘Tichurasis’, njėzet e dy prej tyre, e kanė zier mishin shumė mirė. Kjo tregon se vezėt qė gjenden nė mishin e derrit nuk vdesin nė temperaturėn normale pėr zierje.



    4. Derri ka substancė trashėsie

    Derri ka shumė pak substancė muskulore dhe pėrmban shu**mė trashėsi. Kjo trashėsi depozitohet nė enė dhe mund tė shkaktojė hipertension dhe sulm nė zemėr. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur se mbi 50% e amerikanėve vuajnė nga hiper*tensioni.[34]

    5. Derri ėshtė njėra prej kafshėve mė tė fėlliqura nė tokė

    Derri ėshtė njėra prej kafshėve mė tė fėlliqura nė tokė. Ai jeton dhe rritet nė ndyrėsi, fekale dhe fėlliqėsira. Ai ėshtė pastruesi mė i mirė i fėlliqėsirave qė ne e dimė qė e ka krijuar Zoti. Nė fshatra qė nuk kanė tualete moderne dhe fshatarėt i vendosin kanalizimet nė vende tė hapura, kanalizimet e tyre pastrohen shpesh nga derrat.

    Dikush ndoshta argumenton se nė vendet e zhvilluara si Australia, derrat mbahen e ushqehen nė kushte shumė tė pastra e higjienike. Edhe pse ata janė nė kėto kushte higjienike, derrat mbahen sė bashku (kope) nė stallė. Nuk ka rėndėsi se sa shumė pėrpiqesh qė t’i mbash pastėr ato kafshė, sepse ata janė tė fėlliqur nga natyra. Ata hanė dhe kėnaqen me jashtėqitjen e vet dhe tė tjerėve afėr tyre.

    6. Derri ėshtė kafsha e cila nuk ka aspak turp

    Derri ėshtė kafsha mė e paturpshme nė sipėrfaqen e tokės. Ėshtė e vetmja kafshė qė i fton shokėt e vet tė kenė marrė*dhėnie intime me tė dashurėn e vet. Nė Amerikė, shumica e njerėzve e konsumojnė mishin e derrit. Shumė herė pas mbrėm*jeve tė vallėzimit ata kanė shkėmbime mes grash, p.sh. shumė prej tyre thonė: “Fli me gruan time dhe unė do tė fle me gruan tėnde.” Nėse han derra, atėherė do tė sillesh si derrat. Ne indianėt e mendojmė Amerikėn si shumė tė zhvi*lluar dhe tė sofistikuar. Ēfarėdo qė ata bėjnė, ne i pa*soj*mė pas disa viteve. Sipas njė artikulli nė revistėn Island, kjo praktikė e shkėmbimit tė grave ėshtė bėrė e zakonshme nė shumė rrethe tė Bombajit.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    PYETJA E DYMBĖDHJETĖ
    XII. NDALIMI I PIJEVE ALKOOLIKE

    Pyetje: Pėrse pirja e alkoolit ėshtė e ndaluar nė Islam?

    Pėrgjigje: Alkooli qė nga kohėt e lashta ka qenė mallkim i shoqėrisė njerėzore. Ajo edhe sot vazhdon t’u kushtojė jetė tė panumėrta njerėzve dhe miliona njerėzve tė tjerė u shkak**ton fatkeqėsi e dhimbje tė tmerrshme anekėnd botės. Alkooli ėshtė rrėnja bazė, e cila ka shkaktuar probleme tė shumta, me tė cilat po pėrballet shoqėria.

    Statistikat e krimit qė janė nė rritje, shtimi i rasteve tė sėmundjeve psikike (mendore), miliona shtėpi tė prishura nė tė gjithė botėn, dėshmojnė heshtazi pėr fuqinė shkatė*rrue*se dhe tė dėmshme tė alkoolit.

    1. Ndalimi i alkoolit nė Kuran

    Kurani Famėmadh e ndalon pirjen e alkoolit nė ajetet vijuese:

    “O besimtarė! Me tė vėrtetė, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janė vepra tė ndyta nga punėt e djallit. Prandaj, largohuni nga kėto, me qėllim qė tė shpėtoni!”[35]

    2. Ndalimi i alkoolit nė Bibėl

    Bibla e ndalon konsumimin e alkoolit nė citatet: “Vera ėshtė njė objekt tallje, pija e fortė ėshtė tėrbim dhe xhindosje; kushdo qė ėsh*tė mashtruar nė kėtė mėnyrė ai nuk ėshtė njeri i menēur.” [Pro*ver*bat 20:1] dhe “Dhe mos u dehni me verė (raki).” [Ephesians 5:18]

    3. Alkooli pengon qendrėn e intelektit (e pengon njeriun tė mendojė e tė logjikojė)

    Qeniet njerėzore nė trurin e tyre posedojnė njė qendėr pen*guese, e cila nuk i lejon ata tė logjikojnė. Ky sistem, i cili gjen**det nė tru, e pengon njeriun qė tė veprojė gjėra pėr tė cilat ai i konsideron si tė gabuara. Pėr shembull, njeriu nga na*tyrshmėria e tij nuk pėrdor gjuhė fyese kur t’i drejtohet prindėrve apo tė moshuarve (pleqve). Po ashtu edhe nėse ai ka pėr t’iu pėrgjigjur thirrjes sė natyrės (pėr kryerjen e ne*vo*jės fiziologjike), qendra penguese nė tru do ta pengojė atė qė kėtė mos ta bėjė nė prani tė njerėzve. Prandaj, pėr kėtė, atij i duhet tė pėrdorė tualetin (banjon). Kur njeriu konsu*mon alkool, qendra penguese ėshtė e penguar vetvetiu. Kjo ėshtė pikėrisht arsyeja qė njeriun e dehur shpesh e gjejmė tė llastuar dhe duke bėrė sjellje tė cilat aspak nuk i pėrkasin njeriut.

    Shembull tjetėr kemi po ashtu personin e dehur, tė cilin e gjejmė tek pėrdor fjalė tė pista dhe tė fėlliqura, ē’ėshtė me e keqja, ai fare nuk e vėren veten madje edhe kur i pėrdor kė*to pisllėqe ndaj prindėrve tė tij. Shumė prej pijanecėve uri*nojnė nė rrobat e tyre, ata jo vetėm qė nuk din tė flasin por nuk dinė as tė ecin si duhet. Ata madje edhe sillen shu*mė keq.

    4. Rastet e prostitucionit, dhunimit, marrėdhėniet seksuale tė prindit me tė bijėn, AIDS-i, janė shėnuar mė sė shumti nė mesin e alkoolistėve

    Bazuar nė studimin e Byrosė sė Drejtėsisė pėr Krime, De*par*tamenti i Drejtėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Ame*rikės, vetėm nė vitin 1996 pothuajse ēdo ditė ndodhnin me*sa*tarisht 2,713 raste dhunimesh.

    Tė dhėnat statistikore na tregojnė se shumica e pėr*dhu*nues*ve gjatė kryerjes sė krimit, ishin njerėz tė dehur, pija*ne*cė. E njėjta gjė ėshtė e vėrtetė edhe pėr rastet e ngacmimit. Sipas statistikave tė sakta 8% e amerikanėve kryejnė marrė*dhėnie me vajzat e tyre, baballarėt me mbesat e tyre, etj.

    Ēdo i dymbėdhjeti/trembėdhjeti person nė Amerikė ėsh*tė i pėrfshirė nė marrėdhėnie seksuale me tė bijėn, mbesėn (tė afėrtėn nga gjaku).

    Pothuajse gati tė gjitha rastet e ‘incestit’, marrėdhėnieve prind-vajzė, ndodhin pėr shkak tė dehjes sė njėrit apo tė dy personave tė pėrfshirė.

    Njėri nga faktorėt kryesorė qė ka tė bėjė me pėrhapjen e SIDA-s, njėrės ndėr sėmundjet mė tė tmerrshme dhe mė tė frikshme, ėshtė vetė alkoolizmi.

    5. Nė fillim alkoolisti ka konsumuar vetėm sa pėr t’u dėfryer

    Shumėkush mund tė debatojė nė favor tė alkoolit duke quaj*tur veten si ‘social drinker’ njeri i cili konsumon sa pėr t’u kė*naqur. Ata pohojnė se nuk pinė mė shumė se njė apo dy go*ta si dhe dinė tė kontrollojnė veten, ndaj dhe asnjėherė nuk dehen. Investigimet nxjerrin nė shesh se ēdo alkoolist konsumimin e alkoolit e ka filluar pėr t’u kėnaqur dhe dėfryer.

    Asnjė alkoolist apo pijanec fillimisht nuk ka filluar tė pijė alkool me qėllim qė tė bėhet alkoolist apo pijanec.

    Asnjė konsumues alkooli, i cili ka filluar tė pijė sa pėr t’u dėf*ryer, nuk mund tė pranojė qė unė kam konsumuar al*kool pėr shumė vjet dhe e kam veten nėn kontroll dhe as*njė**herė nuk jam dehur, madje asnjėherė tė vetme.

    6. Nėse personi dehet vetėm njė herė dhe kryen ndonjė vepėr tė turpshme, ajo do ta shoqėrojė atė deri sa tė jetė gjallė

    Tė supozojmė se konsumuesi i alkoolit e humb vetė*kontro*llin e tij vetėm njė herė. Ndėrkohė qė ėshtė i dehur ai kryen ndo*njė dhunim apo bėnė marrėdhėnie me tė bijėn. Edhe nė qoftė se pėr aktin e kryer ndien keqardhje njeriu normal ka mundėsi qė fajin e tij ta mbajė gjatė tėrė jetės sė tij. Qė tė dy palėt, edhe autori i krimit edhe viktima janė tė dėmtuar dhe tė pakthyeshėm.

    7. Alkooli ėshtė ndaluar edhe me hadith

    I Dėrguari i fundit, Muhamedi alejhi selam ka thėnė:

    a. Nė Sunenin e Ibni Maxhes, Vėllimi 3, Libri i Dehjes, Kapitulli 30, Hadithi numėr 3371, thotė: “Alkooli ėshtė nėna e tė gjitha tė kėqijave.”

    b. Nė Sunenin e Ibni Maxhes, Vėllimi 3, Libri i Dehjes, Kapitulli 30, Hadithi numėr 3392, Muhamedi alejhi selam, thotė: “Ēdo gjė qė deh me shumicė, edhe pakica e saj ėshtė e ndaluar”, prandaj, nuk ka justifikim pėr njė gotė apo gotėz.

    c. Tė mallkuar nga Allahu i Madhėrishėm janė vetėm ata tė cilėt e konsumojnė alkoolin, mirėpo edhe ata tė cilėt nė formė tė drejtpėrdrejtė apo tėrthorazi merren me tė. Sipas Sunenit tė Ibni Maxhes, Vėllimi 3, Libri i Dehjes, Kapitulli 30, hadithi numėr 3380, transmetohet nga Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Muhamedi alejhi selam ka thėnė: “Mė erdhi Xhibrili dhe mė tha: O Muhamed, me tė vėrtetė Allahu i Madhėrishėm e ka mallkuar alkoolin, si dhe atė i cili e shtrydh atė, atė pėr tė cilin shtrydhet, atė i cili e pi atė, atė i cili e transporton atė, atė pėr tė cilin transportohet, atė i cili e shet atė, atė pėr tė cilin shitet, ai i cili shėrben me tė dhe pėr atė tė cilin shėrbehet.”

    8. Sėmundjet tė ndėrlidhura me alkoolizmin

    Ekzistojnė disa arsye shkencore pėr ndalimin e konsumimit tė alkoolit apo verės. Shifra maksimale e numrit tė vdekjeve nė botė tė shoqėruara me ndonjė shkak tė veēantė ėshtė kon*sumimi i alkoolit. Miliona njerėz vdesin ēdo ditė nė bo*tė si rezultat i pirjes sė alkoolit. Nuk kemi nevojė tė fu*te*mi nė tė dhėnat e detajizuara tė tė gjitha sėmundjeve tė shkak*tuara nga alkooli pasi shumica prej tyre janė tė njohura pėrgjithėsisht.

    Mė poshtė ėshtė njė listė e thjeshtė e cila tregon disa prej sėmundjeve tė lidhura me alkoolin:

    1. Cirroza e mėlēisė ėshtė ndėr sėmundjet mė tė njohura e ndėrlidhur me alkoolizmin.

    2. Sėmundje tė tjera janė Kanceri i Ezofagėve, Kanceri i Kokės dhe Qafės, Kanceri i Mėlēisė, Kanceri i Zo*rrė*ve, etj.

    3. Ezofagu, Gastriti, Pankreasit dhe Mahisjet e Mėlēisė janė tė lidhura ngushtė me konsumimin e alkoolit.

    4. Sėmundja e muskulit tė zemrės, tensioni i lartė, mbyll*ja e venave, Angjina dhe Sulmi nė Zemėr janė tė li*dhu*ra me konsumimin e shumtė tė alkoolit.

    5. Goditja (pika nė tru), apopleksi (damlla), hutimet epi*leptike dhe llojet tjera tė ndryshme tė paralizės janė tė lidhura me konsumimin e alkoolit.

    6. Dėmtimet e nervit tė Sistemit Periferik tė Nervozes, de*vijimi ose zvogėlimi i njė pjesė tė trurit, humbja dhe degjenerimi i qelizave tė trurit tė vogėl janė sind*ro*me shumė tė njohura tė cilat janė si pasojė e konsu*mimit tė alkoolit.

    7. Sindroma e humbjes se vitaminės B1 qė shkakton ha*rrimin e ngjarjeve tė freskėta, bisedimi dhe mbajtja nė kujtesė vetėm e ngjarjeve tė vjetra si dhe shumė lloje tė ndryshme tė paralizės tė cilat shfaqen kryesisht pėr shkak tė mungesės se vitaminės B1 janė si rezultat i pėrdorimit tė tepėrt tė alkoolit.

    8. Mungesa e vitaminės B1 nė tėrė trupin dhe defektet tje**ra nuk janė tė rralla tek alkoolikėt. Edhe mungesa e vitaminės B3 (e njohur si Pelagra) ndodh tek alkoolikėt.

    9. Dridhja apo frikėsimi dhe trishtimi ėshtė njė kom*p*likim serioz qė mund tė ndodhė gjatė infeksioneve tė shpeshta ose pas pėrdorimit tė gjatė tė alkoolit. Kjo ndodh gjithashtu nė rast tė abstenimit si shenjė pėr efek*tin e tėrheqjes-largimit nga alkooli. Ėshtė mjaft serioz dhe mund tė shkaktojė edhe vdekjen e pacien*tit nė qoftė se nuk trajtohet nė qendra tė pajisura mirė.

    10. Ērregullime tė shumta tė endokrines janė tė lidhura me alkoolizmin duke filluar nga rrjepja e lėkurės deri tė tharja dhe rėnia e saj dhe skuqja e gjėndrave.

    11. Efektet e sėmundjeve tė gjakut (Hematologji) janė tė gjata dhe tė llojllojshme. Sidoqoftė mungesa e acidit folik ėshtė manifestimi mė i shpeshtė i abuzimit alko*olik qė rezulton nė Anemi makrocitike. Sindroma Zei*ve ėshtė njė treshe qė pėrbehet nga Anemia he*mo*litike (mungesė e rruazave tė gjakut nė vena), Ver*dhėza dhe Hyperlipidemia (depėrtimi i yndyrės nė gjak) qė shkaktohet nga pėrdorimi i shumtė i alkoolit.

    12. Mungesa e Trombociteve dhe anomalitė tjera tė trom**bociteve nuk janė tė rralla tek alkoolikėt.

    13. Pėrdorimi i zakonshėm i tabletave Metronidazole (flagyl) (si antibiotik kundėr infeksioneve) ndikon shu**mė keq kur pėrdorėn me alkoolin.

    14. Infeksioni periodik ėshtė shumė i zakonshme tek al*ko*olikėt kronik. Rezistenca ndaj sėmundjeve dhe sis*temi imunologjik i mbrojtjes komprometohen nga konsu*mimi i alkoolit.

    15. Infeksionet e kraharorit janė shumė tė njohura tek alkoolikėt. Pneumonia (ftohja), qelbi nė mushkėri, em*fi*zema (ngushtimi i frymėmarrjes) dhe Tuber*ku*lozi pul*monar janė shumė tė zakonshme tek alkoolikėt.

    16. Gjatė dehjes sė madhe alkoolike, zakonisht personi i de**hur vjellė, reflekset e kollitjes mbrojtėse janė tė pa*ralizuara. Vjellja kėshtu kalon lehtė nė mushkėri duke shkak*tuar Pneumoni (ftohje) ose qelbje tė mush*kė*ri*ve. Herė pas here ajo madje mund tė shkaktojnė ngulfatje dhe vdekje.

    17. Efektet e kėqija tė konsumimit tė alkoolit tė gratė me*ritojnė tė pėrmenden me theks tė veēantė. Femrat janė mė tė ndjeshme nga cerozat e lidhura me alko*olin sesa meshkujt. Konsumimi i alkoolit gjatė shtat*zė*nisė, ka njė efekt tė madh dėmtues ndaj fetusit. Sin*d*roma Alkoolike e fetusit ėshtė duke u njohur gjith*njė e mė shumė nė mjekėsi.

    18. Sėmundjet e lėkurės janė gjithashtu tė lidhura me alkoolin.

    19. Ekzema, Alipesia (Alopecia), Distrofi i Thonjve, Paro*nychia (infektimet pėrreth thonjve). Kockat e dala nė fytyrė (Angular Stomatitis), pezmatimet pėr*reth gojės, tė gjitha kėto janė sėmundje tė shpeshta nė mesin e alkoolistėve.

    9. Alkoolizmi ėshtė ‘sėmundje’

    Mjekėt tashmė janė bėrė liberal dhe kur bėhet fjalė pėr al*ko*olin dhe alkoolizmin e quajnė mė shumė si sėmundje sesa njė varėsi, qė njeriu nuk mund tė jetojė pa tė. Qendra pėr Hulumtime Islame “The Islamic Research Foundation” ka publikuar njė broshurė, nė tė cilėn shkruan: Nėse alkooli ėshtė njė sėmundje, atėherė ajo ėshtė sėmundja e vetme qė:

    - Shitet nė shishe

    - Reklamohet nė gazeta, revista, nė radio dhe televizione

    - Ekzistojnė mini-dyqane, tregje tė licencuara pėr ta shpėr*ndarė/shitur atė

    - Prodhon burime tė hyrash pėr qeverinė

    - Sjell vdekje tė dhunshme nė autostrada

    - Shkatėrron jetėn e familjes dhe rritje tė krimeve

    - Nuk ka mikrobe, e as virus.

    10. Alkoolizmi nuk ėshtė sėmundje - ajo ėshtė vepėr dhe prodhim i shejtanit

    Allahu i Madhėrishėm, nė librin e Tij na e ka tėrhequr vė*rej*t*jen kundėr kėtij kurthi djallėzor. Islami quhet “Din-ul-Fitrah”, apo fe e natyrshmėrisė sė njeriut.

    Tė gjithė urdhrat kuranor kanė si qėllim ruajtjen e pozi*tės sė natyrshmėrisė sė njeriut. Alkooli ėshtė njė devijim dhe shmangie nga kjo gjendje normale, si pėr individin ash*tu edhe pėr shoqėrinė. Alkooli e degradon njeriun nė njė nivel mė tė ulėt sesa kafshėt, kurse njeriu pretendon tė jetė mė superior. Si rrjedhojė, konsumimi i alkoolit ėshtė i nda*luar nė Islam.[36]

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •