Spanjëbyllet xhamia sepse kishte shumë xhematë
Prefekti i qytetit Lleida të Spanjës ka mbyllur xhaminë e qytetit për shkak se
kishte shumë vizitorë dhe ka kërkuar qe muslimanët ti kryejnë adhurimet e tyre nëpër shtëpia.

E shtune 24 Korrik 2010

Edhe pse ishte një ish garazh, por e akomoduar në xhami ajo mblidhte mijëra njerëz gjatë faljes së xhumasë.

Kjo siç duket e kishte penguar të parin e qytetit i cili ka kërkuar mbylljen e xhamisë pasi numri i vizitorëve tejkalonte 240 për të cilët kishte leje xhamia.

Një xhami është në ndërtim e sipër në periferi të qytetit por punimet kanë stagnuar për shkak të mungesës së financimit.

“Komuna nuk e ka obligim që të ju siguroj vendin për adhurime,” thotë Angel Ros si përgjigje ndaj ankesave të popullit në lidhje me mbylljen e xhamisë.

“Ata që donë të luten mund të kryejnë ato në shtëpi, ashtu siç bëj unë,” shtoi ai.

Mbyllja e xhamisë në këtë qytet vjen pas ndalimit të ferexhesë në ndërtesat e komunës. Lleida është qyteti i parë në Spanjë që morri hapin e ndalimit të ferexhesë para disa muajve, duke u pasuar me disa komuna tjera përfshirë Barcelonën.

Imami i xhamisë Abdulvehab Houzi thotë se mbyllja e xhamisë është shtim i ndjenjave të persekutimit ndaj komunitetit tonë nga autoritetet vendore./mesazhi/