-
i/e regjistruar
NJË PROJEKT... vetëm për seriozët!
Lexues i nderuar, më jep dy minuta nga koha jote, për të lexuar këtë shkrim, e nëse nuk ke kohë, atëherë mbylle revistën deri atëherë kur të të jepet shansi.
Njerëzit sot enden nëpër tokë djathtas e majtas, hipin nëpër male dhe lëshohen nëpër lugina. Gjendja e tyre në jetën e përditshme është mes shkuarjes dhe ardhjes. Prej tyre ka që janë të pavarur e të tjerët që dëshirojnë të pasurohen.
Të gjithë janë bërë të shkathët në tubimin e pasurisë, në kërkimin e punës dhe kjo është e vërtetë, s’ka dilema rreth kësaj. Kjo gjithashtu është e kërkuar edhe në aspektin fetar.
Njerëzit, për t’i realizuar projektet e tyre, ka prej tyre që marrin borxh, e prej tyre që e lidhin natën me ditën në punë, prej tyre ka që marrin pjesë në gara, se ndoshta do të arrijnë ndonjë fat… për fat të keq! Te disa teprohet dashuria ndaj pasurisë, dhe e tubojnë duke lypur dhe duke thurur fjalë me të cilat e kthejnë dhembshurinë e njerëzve nga ata.
Ti nuk mundesh t’i qortosh. Çdo njëri prej tyre hulumton për kënaqësinë dhe dëshiron të sigurojë kafshatën e bukës. Çdo person orvatet të realizojë diçka nga dëshirat dhe shpresat e tij. Mirëpo ka një projekt fitimprurës, që shumica e njerëzve e kanë anashkaluar, përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu, dhe atë projekt e kanë lënë pas shpine, ose prej mosdijes së vlerës së tij të lartë, ose nga përtacia, edhe pse nuk paraqet ndonjë ngarkesë, as që duhet mundim, as nuk ke nevojë të marrësh borxh, as të rrish pa gjumë, as të caktosh një kohë të veçantë. Megjithatë ai është një projekt me dobi madhështore. Ta shton kapitalin shumëfish dhe me të e arrin dashurinë e Allahut. Ai projekt është ISTIGFARI.
Pyete veten, a do pasuri? A dëshiron të kesh bereqetin e kopshtit dhe të lumenjve? A dëshiron të kesh fëmijë, të cilët janë edhe zbukurimi i jetës së kësaj bote? Nëse përgjigja është po, atëherë vështroje së bashku me mua këtë ajet: “Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” Nuh 10 – 12
Kush nga ne nuk dëshiron të jetojë në mes kopshteve dhe lumenjve, e të kënaqet me këtë jetë që e ka përgatitur Allahu për ne. Kush prej nesh nuk dëshiron të ketë forcë në çdo gjë. E kujt prej neve nuk ia ka ënda për rehati shpirtërore dhe qetësi, kush nuk dëshiron t’i lahen gjynahet dhe t’i pastrohen njollat?
A nuk ka tek ne ndonjëri që dëshiron të largohen brengat – ah, sa shumë janë – në këtë kohë. Vështroje me mua këtë hadith: “Kush bën vazhdimisht istigfar, Allahu do t’ia mundësojë për çdo brengë rahati, prej çdo ngushtice rrugëdalje dhe Allahu do ta furnizojë prej nga nuk e ka llogaritur.” [Sunen Ibën Maxhe 3819]
D.m.th. ti duhet të bësh shpesh istigfar. Aliu radijallahu anhu ka thënë: “Allahu nuk e frymëzon me istigfar robin e Vet që do ta dënojë”. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Po, Allahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (bëjnë istigfar).” Enfal 33; pra, ka treguar se nuk e ndëshkon atë që bën istigfar, sepse istigfari e shlyen mëkatin që është shkak i ndëshkimit. Istgfari është nga shkaqet më të rëndësishme për të falur mëkatin. Kush prej neve nuk dëshiron që t’i zbresë mëshira e Allahut? Allahu i Madhëruar ka thënë: “…pse të mos i kërkoni falje Allahut, që të mëshiroheni?“ Nemël 46. A ke dëshirë ta ruash shëndetin e zemrës dhe çiltërsinë e saj nga gjurmët e mëkateve? Medito rreth argumenteve të këtij hadithi: “Robi kur bën ndonjë mëkat, i bëhet në zemër një pikë e zezë, e nëse largohet (nga mëkati), e bën istigfar dhe pendohet, i kullohet zemra.” [Tirmidhiu 3461]
Nga eksperienca e robërve të mirë në istigfar
Ibën Tejmije ka thënë: Ndalem ndonjëherë në ndonjë çështje, apo në ndonjë gjë, apo rast, kërkoj prej Allahut të më falë (bëj istigfar) njëmijë herë e më shumë, apo më pak derisa më hapet gjoksi dhe e zgjidh problemin që kisha. Ka thënë: Atëbotë ndodhesha në treg, apo në xhami, apo udhëtim, apo në shkollë, por kjo nuk më ndalonte nga dhikri dhe istigfari derisa të arrija atë që kërkoja. Ajo që dihet është, se çdo njeri gabimtar dhe çdo njeri që del gabimi nga ai dhe harron e bën atë që Allahu e ka bërë haram, apo e len atë që e ka bërë Allahu detyrim, nga butësia e Allahut ndaj nesh është së Allahu ka hapur për ne portën e istigfarit. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar, ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre...” Ali Imran 135; po edhe prej mëkateve të mëdha. Dijetarët kanë thënë: Mëkati i vogël nuk është i vogël, nëse bëhet me këmbëngulje dhe mëkati i madh nuk është i madh, nëse bën istigfar për të.
Për fat të keq dikush nga njerëzit duke u treguar mendjemadh thotë: Unë nuk kam nevojë për istigfar, sepse unë nuk kam bërë mëkate. Ne i themi atij që mendon kështu: Allahu na ka urdhëruar me të dhe ka thënë: “…e kërkoni falje prej Allahut, se Allahu është mëkatfalës, mëshirues.” Muzemil 20. Zotëria i të gjithë njerëzve, të cilit i janë falur të gjitha mëkatet, të kaluarat dhe të ardhmet, bënte shumë istigfar. Nga Ebu Hurejra na përcillet, se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Vallahi, unë vërtetë bëj istigfar dhe teube gjatë ditës më shumë se shtatëdhjetë herë.” [Buhariu 6307]
Nga ajo që mund t’i inkurajojmë njerëzit për istigfar është nxitja për sejidul istigfarin (zotëria i kërkim-faljes). Nga Shedad ibën Eusi na përcillet, se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: Sejidul-istigfari është të thuash: “O Allah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj mar*rëveshjes dhe premtimit Tënd, me sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, pran*daj më fal, sepse mëkatet nuk mund t’i fali askush tjetër përveç Teje”. Ka thënë: “Kush e thotë gjatë ditës me bindje në të, e nëse vdes gjatë ditës para së të ngrysë, ai do të jetë nga banorët e xhenetit, e nëse e thotë gjatë natës i bindur në të, e vdes para se të gdhijë, ai do të jetë nga banorët e Xhenetit.” [Buhariu 6036] Ibën Haxheri ka thënë: Në këtë (hadith) ka një lajm për umetin e tij, se njeriu nuk mundet t’i kryejë i vetëm të gjitha detyrimet që ka ndaj Allahut, e as t’i realizojë plotësisht ibadetet e të falënderojë Allahun për të mirat ndaj tij, prandaj Allahu ka qenë i Butë ndaj robërve të Vet dhe i ka ngarkuar me istigfar, duke plotësuar kështu të gjitha.
A e keni kuptuar, o ju dashamirë, se istigfari është shkak i rëndësishëm për gjëra të mira në jetën tonë dhe se këto gjëra, po të realizoheshin të gjitha apo disa, njërit nga ne, do të jetonte si mbret. Ne veçanërisht besojmë, se këto gjëra nuk janë të pamundshme dhe të vështira për Allahun. Në dorën e Allahut janë depot e çdo gjëje dhe mëshira e Tij e ka tejkaluar ndëshkimin e Tij. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë.
Ibën Kajimi ka thënë: Allahu i Madhëruar me urtësinë e Tij ia ka mbizotëruar një armik (njeriut), i cili i di rrugët e devijimit dhe sherrit në të cilat e cyt, duke qenë shumë i shkathët dhe lakmues, as nuk lodhet që të bëhet për pushim e as për gjumë. Njëra është – dhe që e ka si qëllimin kryesor - që ai (djalli) të ndërhyjë në mes tij dhe mes diturisë e imanit për ta çuar në kufër. Nëse ai ngadhënjen në këtë gjë, atëherë ka mbaruar me te dhe pushon nga ai, nëse i shpëton kjo, e ai (njeriu) udhëzohet në Islam, ai (djalli) lakmon në atë që vjen në radhë pas kufrit, e ajo është bidati. Kjo tek ai është më e dashur se mëkati. Për mëkatin ka pendim dhe falet, ndërsa për bidatin nuk ka pendim, sepse ai që e bën bidatin mendon se është në udhëzim të drejtë dhe nuk pendohet dot. Tregohet se Iblisi ka thënë: U shkatërruan bijtë e Ademit me mëkate, ndërsa mua më kanë shkatërruar (ata) me istigfar dhe me “la ilahe il-lallah”, e meqë e kam vënë re këtë tek ata, i kam shpërndarë mes tyre epshet e kështu ata bëjnë mëkate, por nuk pendohen, sepse mendojnë se janë duke vepruar mirë. Nëse ngadhënjen në këtë, e bën nga anëtarët e vet dhe nga prijësit. Nëse edhe kjo i dështon, përpiqet ta angazhojë me vepra të kota e t’i lejë veprat e dobishme. Nëse dështon, kalon në përpjekjen për ta larguar nga adhurimi, apo ibadeti që e ka bërë vazhdimisht: e pengojnë, e fyejnë, i shpifin që ta brengosin dhe ia angazhon zemrën nga dituria dhe vullneti për punë.
Në fund, përsërite dhe shpeshtoje istigfarin dhe thuaj kurdoherë fjalën “estagfirullah” (kërkoj falje prej Allahut), në këmbë, ulur, në udhëtim, apo në vend, gjatë pushimit, kur je edhe me punë serioze, në shtëpi, apo në punë, i shtrirë, apo gjatë ndërrimit të krahut në shtrat, gjatë ecjes, apo gjatë vrapimit, kur pi dhe kur ha, kur je hipur në mjetet e transportit, apo kur ecën në këmbë, në të gjitha punët, çdo herë kur të kujtohesh dhe bëje moton tënde, dhe mos harro të kërkosh falje edhe për besimtarët e besimtaret, e po ashtu për shkruesin e këtyre rreshtave (edhe për përkthyesin), dhe për secilin që shkruan, apo lexon, apo e mundëson të dali në dritë kjo revistë shumë e vlefshme.
Ali Batih EL OMERI
Përktheu: Ali SHABANI
http://www.albislam.com/index.php?op...-im&Itemid=513
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt