Ēka e bėn sui generis qeverisjen nė Kosovė, dhe pse diēka qė kudo nė botė i rrėzon ministrat e kryeministrat, tek ne i forcon ata?
Nga Bardh Hamzaj mė 25.05.2010 nė ora 12:06
A ėshtė e mundur qė Kosova tė jetė pėrjashtim nė rruzullin tokėsor sa i pėrket funksionimit dhe performansės sė institucioneve? Gjithkund nė botė ka Qeveri qė funksionojnė mirė ose keq; qė disa punė i bėjnė si duhet e disa tjera jo; qė kanė kriza qoftė parlamentare apo aso qė lidhen me zėnien nė flagrancė pėr keqpėrdorim pushteti, e tė cilat zakonisht ia hanė kokėn ndonjė ministri apo zyrtari tjetėr tė lartė qeveritar, etj, et., pėr tė mos numėruar edhe mė tutje raste nga llojllojshmėria e pakufishme e krizave tė pushtetit qė mund tė paraqiten kudo e kurdo. Por, pse Kosova edhe nė kėtė ēėshtje ėshtė vėrtetė sui generis?
Koalicioni i tashėm qeveritar (PDK-LDK) ka arritur qė mė sukses tė plotė ta tejkalojė armiqėsimin nė baza partiake gjatė fushatės elektorale pėr pushtetin lokal, vitin e kaluar. Me elegancė tė paparė ėshtė mbijetuar edhe kulmi i kėsaj krize, siē ishte kėrcėnimi i njohur i Zanzibarit, kur Kryeministri i dėrgoi njė ultimatum disaorėsh Presidentit tė vendit pėr pėrzėnien e tij dhe tė partisė sė tij nga pushteti. Tashmė kjo ėshtė histori aq e harruar, saqė shumėkush mund tė thotė se edhe pėrkujtimi i saj ėshtė i pavend. Fakti se si u trajtuan nga vetė partia e tij qėndrimet antiqeveritare tė Kryetarit tė Prishtinės, Isa Mustafės, gjatė fushatės por edhe tash, e tregon mė sė miri nivelin e konfuzionit qė mbretėron brenda njėrit nga partnerėt e koalicionit. Por, kjo tash ėshtė e shkuar e harruar.
Kriza tjetėr ėshtė mė e freskėt dhe, pėr publikun, vetėm sa ka filluar. Normalisht se fjala ėshtė pėr hetimet e shpallura tė EULEXit ndaj kreut dhe vetė Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit, pėr miliona tė keqpėrdorur tė buxhetit tė Kosovės, dhe pėr paralajmėrimet e prokurorit ndėrkombėtar se janė duke u hetuar edhe zyrtarė tjerė tė lartė, pėrfshirė edhe ministra. Vėnia e njė ministri, dhe jo cilitdo ministėr por mė tė fuqishmit tė kėsaj Qeverie, nėn barrėn e dyshimit pėr korrupsion, dhe paralajmėrimi se e njėjta gjė i pret edhe disa tė tjerė, kudo nė botė do ti dridhte themelet e qeverive. Edhe nė qeveritė mė tė forta perėndimore, jo pėr dyshime pėr vepra tė drejtpėrdrejta korruptive, por edhe pėr konflikte interesi qė kanė tė bėjnė me mundėsi pėrfitimi tė tė afėrmve apo miqve tė tyre, ministrat japin dorėheqje tė menjėhershme.
Te ne po ndodh diēka tjetėr, gati e kundėrt me praktikat qeverisėse tė vendeve me demokraci tė stabilizuar. Krerėt e institucioneve (nga partia e ministrit qė udhėheq ministrinė e bastisur), edhe pse e pėrsėrisin se askush nuk mund tė jetė mbi ligjin (sigurisht pėr tė lėnė pėrshtypje nė opinion se janė tė pėrkushtuar ndaj sundimit tė ligjit nė vend), menjėherė i shpallėn veprimet e EULEXit si ndėrhyrje politike. Mund ta paramendojmė se sa i lehtė ėshtė zbatimi i ligjit nė njė vend ku udhėheqėsit e institucioneve kryesore tė tij shprehen kėshtu.
Nė tė njėjtėn kohė, tė prirė nga Kryeministri, jemi duke parė ekspozim akoma mė tė madh dhe mė domethėnės pikėrisht tė kėtyre qeveritarėve tė vėnė nėn llupėn e hetuesve tė EULEXit, nė aktivitete ndėrkombėtare dhe brenda vendit. Normalisht se kėta qeveritarė po na thonė se janė tė pafajshėm, dhe derisa nuk ka njė vendim gjykate, tė tillė edhe janė.
Por, si tė shpjegohet rritja e adrenalinės pushtetare tė tyre?
Mė duket se janė dy shpjegime tė mundshme. Njėri ka tė bėjė me efektin e kundėrt stimulues, qė ka mundur ta ketė tek Qeveria e Thaēit kaptina e re e EULEXit nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, ani se ajo sė pari ka goditur pikėrisht kėtė Qeveri. Dhe pikėrisht kjo logjikė ka tė bėjė me faktin se qeverisja nė Kosovė ėshtė sui generis nė raport me praktikat qeverisėse tjetėrkund nė botė. Pra, diēka qė kudo i rrėzon ministrat e kryeministrat, te ne i forcon ata!
Shpjegimi tjetėr ėshtė se puna e deritashme e tė trajtuarve nga hetuesia e EULEXit i ka bėrė ata aq tė fuqishėm dhe aq tė sigurt sa mund ti dėrgojnė sinjale drejtėsisė ndėrkombėtare se nuk ia kanė aspak frikėn. Ta themi edhe atė se drejtėsia vendore moti i ka ēuar duart nga kjo punė.
Pėr tė mos u munduar mė shumė nė hamendėsimet pėr specialitetet qeverisėse tė Kosovės, mė duket se megjithatė fundamentale ėshtė dilema nėse njė ministėr apo edhe njė Qeveri qė mban mbi supet e saj pretendime dhe dyshime tė kėtij niveli (ēfarė ia ka ngarkuar EULEXi kėsaj tonės), arrin pėr tė gjetur kohė e koncentrim pėr tė punuar nė zgjidhjen e halleve tė qytetarėve tė saj qė janė edhe shumė, edhe tė mėdha? Zor pėr tė besuar se e vėrteta fshihet nė fytyrat e buzėqeshura tė pushtetarėve tanė qė u panė kėtyre ditėve nė Aeroportin e Prishtinės pas kthimit nga udhėtimet zyrtare dhe nė inspektimet e fushave dhe rrugėve tė Kosovės.
Nėse e marrim rolin e kronikut vetėm pėr ditėt e vikendit tė fundit, do tė shohim se realiteti nė Kosovė nuk ėshtė sa pėrafėrsisht aq i buzėqeshur.
Si shtet jemi aq sovran, saqė ish kryetari i Serbisė, Vojisllav Koshtunica, me gardė personale dhe tė armatosur, i papenguar nga askush, bile tash edhe pa pyetur askėnd, hyn e del dhe bėn fushatė tė hapur kundėr shtetit tė Kosovės. Pėr tė qenė i saktė e korrekt, kjo qė ndodhi gjatė vikendit nė veri tė vendit do tė duhej tė hapte punė edhe pėr Shefin dhe Prokurorin e EULEXit. Vetėm nė njė ditė u pa se Strategjia pėr Veriun, qė nė fillimvit Qeveria na tha se e ka hartuar me faktorin ndėrkombėtar dhe se do tė integronte pėrfundimisht pjesėn e Kosovės tė qeverisur nga Serbia, ėshtė vetėm njė farsė.
Pastaj, e pamė se akoma nuk ėshtė e qartė se sa tė barabartė e bėn pėrfaqėsimin e Kosovės nė Takimin e Sarajevės ulja e shefit tė UNMIKut, Lamberto Zanierit, pėrskaj Ministrit tė Jashtėm, Skėnder Hysenit.
Kosova u njoh me qėndrimin e Pieter Feithit pėr tė mos lejuar kthimin e qindra miliona eurove nga fondet e privatizimit dhe Trustit Pensional. Arsye ėshtė ambienti i papėrshtatshėm pėr ruajtjen dhe investimin e kapitalit tė krijuar nga vetė Kosova. Mund tė merret me mend ēfarė porosie ėshtė kjo pėr investuesit e huaj.
Kėto lajme janė pėr vetėm tri ditėt e fundit
Krijoni Kontakt