Tiranë, 23 korrik - Pasi ka qenë zëri i Ministrisë së Transporteve, dhe më pas i Partisë Demokratike, ku spikati për dialektikën politike pa tabu, Erla Mëhilli është tani as më shumë e as më pak zyra e shtypit të vetë Kryeministrit. Gjatë ceremonisë së studentëve të sapodiplomuar në Durrës, së bashku me shefin e saj, Erla ka provuar emocionet dhe adrenalinën e postit të ri. Më parë kur, takonim Juelën, - tashmë ish-zëri i Kryeministrit, - me shaka e pyesnim nëse përfitonte qumësht ashtu si minatorët e metalurgët për vështirësi në punë, pasi që dihet se kryeministri shqiptar nuk njeh orare dhe thuhet se është aktiv në punë 24 orë. Të njëjtën pyetje i bëmë edhe Erlës, në ditën e saj të parë në terren si zëdhënëse e kryeministrit Berisha, ajo na dha të njëjtën përgjigje. Një Buzëqeshje! Tani, thotë ajo, “më duhet të kem kujdes për çdo gjë nga imazhi i kryeministrit që del para publikut përmes kamerave dhe fotove e deri te elementët e deklaratave zyrtare, transmeton “Bluetooth”.
Krijoni Kontakt