Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 57
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    OK , por ata qe besojne , nuk kan pse marin pjese tek ky nenforum, megjithse , fetaret nuk respektojn njeri tjetrin , dashkan respekt nga ne
    nuk e paskam ditur se kur nje tem hapet tek nje nenforum,nuk duhet mar pjes ata qe nuk jan pjestar te fes apo ceshtjes perkatese,sepse ateher nuk mund te diskutohet,ti ke hapur kete teme,dhe kerkon pergjigje,e nese nuk duhet te marim pjes ne muslimanet ketu ateher kush don te te pergjigjet,apo doni te beni qejf njeri tjetrit....???

    cilet jan ata fetare qe nuk respektojn dhe pse?

    un nuk dua respekt nga dikush qe nuk e kam respektuar,mirepo te mundohemi te jemi te gjith duke u nisur nga vetja me te te drejt dhe me te sinqert, dhe kur te shtrojm nje teme apo nje pyetje,le te jete ajo me qellim mesimi apo interesim i sinqert,jo me prapavija te ndryshme

    p.sh ti kete pyetje qe ke parashtruar, e ke ber se vertet don te dijsh pergjigjen e saj,apo thjesht te tregosh se ke lexuar dikund dicka dhe tash e gjete nje kontradikte ne kuran? kjo para eshte ajo qe neve na mungon,se ne nuk jemi te sinqert kur pyesim,kur pergjigjemi etj

    si do qoft un per ata qe flasin si njerez dhe duan te komunikojn si miq,pamvarsisht feje, jam i gatshem te diskutoj per cfardo lloj teme,ndersa disa tipa ketu vertet te bejn te mos futesh ne forum kur lexon idiotsirat e tyre e lere me te hysh ne dialog me to...


    gjith te mirat
    Jetë e rëndë.......!!!

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Ne jemi nje vend me 3 fe te ndryshme...imagjino ndonje sherbim sekret te veje zjarrin ne shqiperi e te na fusi ne lufte fetare e merrni me mend se cdo te ndodhe???
    eshte fundi yne si komb.
    Ore ne rregull '' FETE JANE RRUGE TE NDRYSHME QE TE COJNE NE TE NJEJTIN DREJTIM,ATEHERE CFAR RENDESIE KA QE PER TE ARRITUR NE TIRANE NGA ELBASANI UNE I BIE NGA KRRABA,KURSE TJETRI NGA RRUGA DURRESIT e rendesishme eshte te arrish ne Tirane....kjo pra eshte doktrina fetare...te gjithe do shkojme ne parajse...te gjithe fete kete thone....
    Problemi eshte se neve si komb feja nuk na sherben dhe as na ka sherbyer kurre !vetem na ka ndare.


    ORE NE JEMI SHQIPTAR...! NUK KEMI NEVOJE TE KENDOHEN MESHAT NE GREQISHT APO LATINISHT....NUK KEMI NEVOJE TE DEGJOJME HOXHEN DUKE KENDUAR NE MINARE ARABISHT....JEMI SHQIPTAR DHE PIKE. SHQIP OR VELLA DHE VETEM SHQIP.

    FEJA E JONE ESHTE KOMBI YBE.

  3. #23
    Une e kisha fjalen per ato besimtar qe preken, sic tha edhe Henri, por sic e sheh, tema ka arritur ne 5 faqe dhe askush nuk thot pergjigje, vetem se e devijojn temen, sidomos ata te fes islame. Nese keni dicka per temen thuajeni, ne te kundert mos merrni pjese me budallalleqe te kota dhe pastaj ju vjen keq kur ju vejm ne loje, per arsye te pergjigjeve qe jepni.
    Pershendetje
    Revolution 1848

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Une e kisha fjalen per ato besimtar qe preken, sic tha edhe Henri, por sic e sheh, tema ka arritur ne 5 faqe dhe askush nuk thot pergjigje, vetem se e devijojn temen, sidomos ata te fes islame. Nese keni dicka per temen thuajeni, ne te kundert mos merrni pjese me budallalleqe te kota dhe pastaj ju vjen keq kur ju vejm ne loje, per arsye te pergjigjeve qe jepni.
    Pershendetje
    mua nuk me ve ne loje askush sepse akoma nuk ka pasur nevoj dhe shans dikush

    pergjigje do te marish kur te dua un te pergjigjem

    po e vertet esht qe deri diku nuk ke mar pergjigje konkrete

    naten e mire
    Jetë e rëndë.......!!!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Sipas librave fetare njeriu u krijua nga dheu, por, po sipas librave fetare njeriu i pare u kriua ne parajse. Lind pyetja: Edhe parajsa eshte me "dhe" sic eshte toka ?

    Problemi qendron se: Nese fetaret pohojn ose mohojn per dheun ne parajse , duhet te perballen me kunderthenjet qe gjenden ne librat fetare " Bibla dhe Kurani" Per sa i perket krijimit te njeriut me ane te dheut.

    Citatet e Bibles dhe Kuranit per krijimin e " njeriut dhe parajses " bien ne kundershtim 100% me njera tjetren (Krijimin e njeriut nga dheu). Nga pertesa nuk po sjell citate, por nese eshte e nevojshme do sjell argumenta nga librat fetare per keto absurditete, qe njerzit sot e kesaj dite nuk i kushtojn rendesi dokrave te ketyre librave
    Ku mund te gjeni ju se ne Kur'an thuhet se njeriu i pare u krijua ne Xhennet(parajse).??

    Me nderime...

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin
    Ku mund te gjeni ju se ne Kur'an thuhet se njeriu i pare u krijua ne Xhennet(parajse).??

    Me nderime...
    Eltony, te kam thene qe nuk jeni per fe juve. As kuranin nuk e dini. Ja ku e ke

    2:36. Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".
    7:24. (All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
    20:123. Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)".
    Revolution 1848

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    ja lexo.......

    deshe argumente.....

    E vërteta e krijimit në Kur'an

    Nga ajetet kur'anore në lidhje me krijimin, do të shqyrtojmë katër prej tyre.

    1. "Dhe i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja jote banoni në xhennet dhe hani sa të doni nga të mirat që ka atje, vetëm atë pemë mos e prekni se, ndryshe, do të bëheni dhunues e të padrejtë." (Bakara, 2:35)

    Kur'ani e fillon rrëfimin mbi krijimin njerëzor me njeriun e parë dhe bashkëshorten e tij dhe nuk bën fjalë aspak për evolucionin.

    2. "Për Allahun, gjendja e Isait është si gjendja e Ademit. Allahu e krijoi Ademin prej dheu. Ai i tha Ademit "bëhu" dhe ai u bë!" (Al-i Imran, 3:59)

    Kur njerëzit ranë në dyshim në lidhje me krijimin e Hz. Isait dhe nisën të gjykojnë se si mund të lindte njeriu pa baba, iu erdhi në ndihmë Kur'ani që sqaronte se në lindjen e tij pa baba nuk kishte gjë për t'u çuditur, pasi lindja e tij ishte një mrekulli si dhe krijimi i Hz. Ademit, ndërkaq që ky s'kishte patur as nënë. Kjo do të thotë se Allahu ka mundësi për çdo gjë dhe bën gjithçka që dëshiron. Ndërkaq, me qëllim që ne ta kuptojmë veprimtarinë e Tij, Allahu e mbulon atë me anë të shkaqeve dhe pasojave që janë të kuptueshme për ne dhe na duken të natyrshme e të zakonshme. Kurse disa herë Allahu e heq mbulesën e shkaqeve me qëllime dhe urtësi të caktuara dhe, atëherë, aktet e tij na duken të jashtëzakonshme e të pashpjegueshme, prandaj i quajmë mrekulli. Kështu, edhe krijimi i Ademit, edhe krijimi i Isait janë sa të mundshme për Allahun, aq dhe të pamundshme për ne kur i gjykojmë ato në kuadrin e shkaqeve dhe pasojave dhe me kriteret me të cilat gjykojmë ngjarjet e tjera të ashtuquajtura të zakonshme.

    3. "Dhe u tha Zoti yt engjëjve: "Unë krijova një njeri prej balte dhe i fryva nga fryma ime, prandaj bini në gjunjë para tij..." (Hixhr, 15:28-29)

    Këto ajete tregojnë se njeriu i parë, Ademi, u krijua prej dheu dhe atij iu dha frymë hyjnore. Sot dihet se njeriu formohet në mitrën amësore nga zhvillimi në etapa të caktuara i vezës së fekonduar nga spermatozoidi, pra, duke pasur për bazë një koncentrat dhe jo me anë të ndonjë farë evolucioni. Sipas përshkrimit të Kur'anit, edhe njeriu i parë pati për bazë një koncentrat të përbërë nga elementët e tokës dhe uji, i cili u zhvillua në kushte të caktuara që cilësohen si urdhri "bëhu" i Zotit. Mes bazës dhe krijimit të njeriut të parë dhe njeriut të zakonshëm sot nuk ka asnjë ndryshim. Koncentrati është po ai, kurse mjedisi i krijimit, ndërsa për njeriun e sotëm është mitra, për njeriun e parë është përsëri një "mitër", por e panjohur për ne, e cilësuar vetëm si urdhri "bëhu" i Zotit dhe fryma hyjnore. Në të dy llojet e krijimit nuk ka asgjë të përbashkët me evolucionin.

    4. "O njerëz! Ruhuni prej Zotit tuaj që ju krijoi juve prej një fryme të vetme, që krijoi për ju shoqe nga vetja juaj dhe nga dy të parët krijoi meshkuj e femra!" (Nisa, 4:1)

    Duke e quajtur atin e parë të të gjithë njerëzve, "një frymë të vetme", Kur'ani kundërshton dhe hedh poshtë vargun e etërve të njeriut që pretendon evolucioni. Sipas Kur'anit, njeriu i parë bart dhe përfaqëson "frymën e vetme", nga e cila, pastaj u krijua çifti i parë dhe prej të dyve, gjithë njerëzimi. Kështu, as "fryma e vetme", as dhe çifti i vet që bartte të njëjtin entitet njerëzor, nuk ishin hallkë e një zinxhiri evolucioni. Njeriu ose fryma e parë është ati i një lloji qeniesh më vete, po ashtu, çifti i tij, nëna e po atij lloji qeniesh më vete!

    Kuptimi i disa ajeteve të tjera kur'anore që kanë lidhje me krijimin


    Betohem se Ne e krijuam njeriun prej një esence prej balte. (Muminun, 23:12)
    Ne, çdo gjë të gjallë e krijuam prej uji. (Enbija, 21:30)
    Dhe Zoti yt u tha engjëjve: "Unë do të krijoj një njeri prej balte dhe, pasi t'i jap formë e t'i fryj prej frymës sime, ju bini në gjunjë para tij!" Të gjithë engjëjt ranë në gjunjë para tij, kurse Iblisi, djalli, jo! Ai u mbajt më të madh e u bë mohues! (Sad, 38:71-74)
    Ai është që e krijoi njeriun prej një pike uji dhe e bëri fis të lidhur me lidhje martese. Zoti yt ka mundësi për gjithçka! (Furkan, 25:54)
    Allahu ju krijoi ju prej dheu, pastaj prej uji. Pastaj ju bëri çift. (Fatir, 35:11)
    Ai është që ju krijoi ju prej një balte dhe që pastaj ju caktoi një jetëgjatësi dhe vdekje. Gjithashtu, te Ai ka një vendim të parashkruar. Akoma po dyshoni? (En'am, 6:2)
    Ai është që ju bëri ju prej një fryme të vetme. Pastaj për ju ka një vend ku të rrini dhe, si amanet, një vend për të qëndruar. Ne i bëmë të ditura ajetet tona hapur për ata që kuptojnë. (En'am, 6:98)
    Allahu që e ka krijuar çdo gjë të bukur dhe të përsosur, krijimin e njeriut e nisi nga balta. Pastaj, brezin e tij e riprodhoi prej një esence uji (spermë). Pastaj i dha atij formën më të bukur, i fryu nga fryma e vet dhe krijoi për ju veshë, sy dhe zemra. Por sa pak që falenderoni! (Sexhde, 32:7-9)
    Allahu e krijoi njeriun nga argjila e pjekur. (Rahman, 55:14)
    Krijimi në hadithet profetike

    1. Buhariu dhe Muslimi përcjellin njëzëri prej Ebu Hurejres se në një pjesë të një hadithi të gjatë ku tregonte për krijimin e gruas, Profeti ka thënë: "Këshillojini gratë për të mirë dhe silluni mirë me to. Ato janë krijuar prej një brinje!"[2]
    Siç duket hapur nga hadithi, Profeti nuk e lidh krijimin e gruas me evolucionin.[3]

    2. Në një hadith tjetër të quajtur autentik nga Ibn Ebi Hatimi dhe të përcjellë nga Ibni Asakiri me pak ndryshime, Profeti thotë kështu: "Ati juaj, Ademi, e kishte shtatin si një dru hurmaje, 60 zira të gjatë."[4]
    I Dërguari i Allahut e paraqet Ademin si atin e parë të njerëzimit në një mënyrë aq të qartë e të prerë, sa s'lë vend për interpretim.

    3. Ahmed b. Hanbel, Ebu Davud dhe Tirmidhi përcjellin këtë hadith prej Ebu Musa el-Esh'ariut: "Allahu mori prej gjithë faqes së tokës një grusht dhé dhe e krijoi Ademin."[5]
    Edhe nga ky hadith kuptohet se baza e Hz. Ademit është një koncentrat i tërë dherave të tokës. Allahu e ka krijuar atë nga sinteza e këtij koncentrati.

    4. Në një hadith tjetër të përcjellë nga Ahmed b. Hanbel prej Hz. Enesit thuhet: "Pasi e krijoi Ademin, Allahu e la për një farë kohe aq sa deshi. Iblisi e shihte Ademin dhe filloi të thurë iluzione rreth tij. Dhe kur e pa bosh, e kuptoi se nuk do të bëhej një krijesë zotëruese e vetvetes."[6]

    5. Ibn Hibban dhe Bezzari, autori i një Musnedi, përcjellin këtë hadith nga Hz. Enesi: "Kur Allahu i fryu Ademit nga fryma e tij, Ademi teshtiu dhe tha pas teshtitjes, "Elhamdulil'lahi Rabbilalemin!", "Lavdi Allahut, Zotit të botëve!" Kurse Allahu ia ktheu: "Jerhamukellah", "Allahu të dhëntë shëndet!"[7]
    Te Buhariu lexojmë këtë rivajet: "Allahu i Lartë e krijoi Ademin sipas fytyrës së Tij (si qendër të shfaqjes së të gjithë emrave të Tij) dhe me shtat 60 zira..."[8]

    6. Ahmed b. Hanbel përcjell këtë hadith prej Ebu Hurejres: "Njerëzit do të hyjnë në xhennet në gjendjen e Hz. Ademit kur u krijua. Ai ishte lakuriq, pa qime, i ri, lëkurëbardhë, me sy të shkruar, me shtatin 60 zira dhe gjerësinë e shpatullave 7 zira."[9]

    Krijimi në Librin e Shenjtë

    Le të flasim dy fjalë edhe për kapitullin mbi gjenezën te Libri i Shenjtë. "Zoti e krijoi Adamin prej baltës së tokës, i fryu në hundë dhe ai u bë njeri i gjallë."[10] Kurse krijimi i Havasë përshkruhet kështu: "Dhe Zoti i dha Adamit një gjumë të thellë, pastaj i mori një brinjë dhe ia mbushi vendin me mish. Pastaj prej asaj brinje bëri një gura dhe ia solli Adamit!"[11]

    Si Kur'ani, edhe Libri i Shenjtë dhe të gjithë librat e tjerë hyjnorë bëjnë të ditur se njeriu i parë është krijuar nga Zoti prej elementëve të dheut dhe kështu besojnë të gjithë anëtarët e feve. Pra, s'është ashtu siç thonë Darvini dhe evolucionistët. Njeriu nuk e ka marrë formën e sotme duke evoluar.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e belive-god
    Anëtarësuar
    21-09-2009
    Vendndodhja
    All Over the World
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Sipas librave fetare njeriu u krijua nga dheu, por, po sipas librave fetare njeriu i pare u kriua ne parajse. Lind pyetja: Edhe parajsa eshte me "dhe" sic eshte toka ?

    Problemi qendron se: Nese fetaret pohojn ose mohojn per dheun ne parajse , duhet te perballen me kunderthenjet qe gjenden ne librat fetare " Bibla dhe Kurani" Per sa i perket krijimit te njeriut me ane te dheut.

    Citatet e Bibles dhe Kuranit per krijimin e " njeriut dhe parajses " bien ne kundershtim 100% me njera tjetren (Krijimin e njeriut nga dheu). Nga pertesa nuk po sjell citate, por nese eshte e nevojshme do sjell argumenta nga librat fetare per keto absurditete, qe njerzit sot e kesaj dite nuk i kushtojn rendesi dokrave te ketyre librave

    O intelegjent, ku e ki kry shkollen ne oborr te shtepis?
    Nuk ka nevoj forumi per femij se ka boll teper.
    Ti as qe e paske lexu biblen as kuranin qyp more shko flej hala, pi qumesht per me tu rrit intelegjenza aj kuku se qfar njerz ka shqiptaria.

    besoj se te mjafton kjo o injorant, o i pa shkoll

    16 E gruas i tha:

    “Do t’i shtoj mundimet e shtatzënisë sate,

    në mundime do t’i lindësh fëmijët,

    dëshirimi yt do të të shtyjë kah burri yt

    e ai do të sundojë mbi ty.”

    17 Kurse njeriut i tha:

    “Pasi e dëgjove zërin e gruas sate

    dhe hëngre frutin prej pemës që ta pata ndaluar ta hash:

    Për shkak tëndin qoftë mallkuar toka!

    Prej saj me mund do ta nxjerrësh kafshatën

    për çdo ditë të jetës sate.

    18 Do të të prodhojë ferra e halluga

    dhe do të ushqehesh me barishte toke.

    19 Me djersë të ballit tënd do ta hash bukën

    derisa të mos kthehesh në dhe

    prej të cilit qe nxjerrë,

    sepse pluhur je dhe në pluhur do të kthehesh”!

    20 Njeriu e quajti gruan e vet Evë, sepse ajo është nëna e të gjithë të gjallëve.


    A sa per parajse, e sheh kur te vdes prej se largut nashta? A ka dhe a ska?
    A sa per krijimin e njeriut, ne tok eshte krijuar prej dheut, a mbas tradhetis qe ja bani njeriu Zotit, atehere zoti i la te lir, sepse e kan kuptu se qka asht e mira dhe e keqja e le ta zgjedhin tash.

    O njeri i kot zgjidhe pytjen bane mir rregullo mir se as vet nuk e din se qka je ka lyp INJONRANT

  9. #29
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga belive-god Lexo Postimin
    O intelegjent, ku e ki kry shkollen ne oborr te shtepis?
    Nuk ka nevoj forumi per femij se ka boll teper.
    Ti as qe e paske lexu biblen as kuranin qyp more shko flej hala, pi qumesht per me tu rrit intelegjenza aj kuku se qfar njerz ka shqiptaria.
    Ti ose nuk e kuptove pyetjen e bere nga hapesi i temes, ose deshe te mbeshtetesh ate ne mendimin e tij prapa pyetjes.

    Ai tha se sipas librave fetare parasja paska dhe. Ti kete e mbeshtete me citimin tend, ne te cilin thuhet se njeriu u krijua nga dheu. E mbeshtete me kete citim:

    19 Me djersë të ballit tënd do ta hash bukën

    derisa të mos kthehesh në dhe

    prej të cilit qe nxjerrë,

    sepse pluhur je dhe në pluhur do të kthehesh”!


    EuroStar paska te drejte, sipas librave fetare njeriu i pare u krijua ne Parajse dhe ate nga dheu, per kete arsye ne Parajse paska dhe.

    besoj se te mjafton kjo o injorant, o i pa shkoll

    16 E gruas i tha:

    “Do t’i shtoj mundimet e shtatzënisë sate,

    në mundime do t’i lindësh fëmijët,
    Si te kuptohet ky Zot, kur e denon gruan edhe pse nuk ishte ajo qe ngreni mollen e ndaluar, por burri? Pra Zoti e ndeshkon gruan me shume sesa burrin edhe pse ajo ishte vetem doras indirekt, doras mental, ndersa burri ishte dorasi direkt, ekzekutuesi i krimit.

    Sipas kesaj logjike qenka me i keq influencuesi sesa ekzekutuesi edhe kur ekzekutuesi eshte teresisht i vetedijshem per gabueshmerine e vepres.

    Shembull sqarues: Sikur une t'i thoja vellaut tim te vras personin X dhe vellau im te dinte fort mire se kjo gje eshte e gabueshme dhe te kryente vrasjen, Zoti Biblik do me denonka mua, por jo vellaun tim. Po si ben kjo? Vepra ime nuk mund te shihet ne asnje aspekt me e rende se ajo e vellaut tim. Influencimi im ne vellaun mund te jete teresisht i kot po te mos e donte vellaum poashtu vrasjen.

    Kam bindjen se ne kete menyre gjykon vetem nje "gjykates" hebre i koheve arkaike qe i ka vene vetes masken e Zotit.

    dëshirimi yt do të të shtyjë kah burri yt

    e ai do të sundojë mbi ty.”
    Pse, mos paska menduar deri ne ate moment se gruaja do te sundoje burrin? Nese po, me cilen arsye e arsyeton kete sundim? Cfare pati bere burri te keqe para se te haje mollen e ndaluar?

    17 Kurse njeriut i tha:

    “Pasi e dëgjove zërin e gruas sate

    dhe hëngre frutin prej pemës që ta pata ndaluar ta hash:

    Për shkak tëndin qoftë mallkuar toka!
    Ngadal Zot se toka nuk perbehet vetem nga Adami! Do te kete miliarda foshnje te pafajshme ne te!! Se keshtu na meson te denojme tere njerezimin per nje veper te vetme te nje individi. Na meson ta zhdukim boten teresisht per shkak te krimeve te Hitlerit.

    Prej saj me mund do ta nxjerrësh kafshatën

    për çdo ditë të jetës sate.

    18 Do të të prodhojë ferra e halluga

    dhe do të ushqehesh me barishte toke.

    19 Me djersë të ballit tënd do ta hash bukën

    derisa të mos kthehesh në dhe

    prej të cilit qe nxjerrë,

    sepse pluhur je dhe në pluhur do të kthehesh”!
    Mire, i pranojme keto verdiktet e tua te pakuptueshme fare. Por me trego: Perse bere qe pas Ademit te jetojne njerezit qindra vite, por e shkurtove kete jetezgjatesi me pas? Cilen molle ta hengren njerezit qe ia vure tere njerezimit tere kete denim? Mos i rave pishmanit per jetezgjatjen? Si mund t'i bie Zoti pishmanit???

    Pastaj perse ven molle te ndaluar ne toke, kur kjo nuk ka kuptim tjeter, pos joshje per mekat? Ku e ke lene mollen tende sot? Ke pare gabimin tend dhe e ke hequr, apo si? Nese Adami u nxit nga Eva (e mevonshme) per te ngrene mollen, dhe ajo u denua nga ti per shkak te nxitjes, perse nuk e denon veten per shkak se e krijove mollen si nismetaren e gjithe mekatit?

    "Zot", trego drejt: Mos je vetem nje cifut qe ka deshire te shkruaj perralla?

    20 Njeriu e quajti gruan e vet Evë, sepse ajo është nëna e të gjithë të gjallëve.
    O Adam o! Per nje njeri qe s'e njeh hebreishten, ky shpjegim eshte i pakuptimte fare. Perse duhet te quhet gruaja Eve per te qene ajo nena e gjithe te gjalleve. Ke mundur ta quash poashtu Negjigja (shkurtimesa e nenes se te gjithe te gjalleve).

    O Zot ooooo! Po Adamin kush e emertoi? Ti? Si ke mundur te emertosh vetem njeren nga krijesat tua, pra Adamin po, ndersa gruan jo? Mos je rastesisht burre qe e deshiron gruan te nenshtruar ndaj vetes? : D

    O njeri i kot zgjidhe pytjen bane mir rregullo mir se as vet nuk e din se qka je ka lyp INJONRANT
    pssssst

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Ademi a.s esht krijuar prej disa lloje dheu,por dhe nga toka jo nga parajsa.....edhe mbylleni kete teme....kush don me shum te din le te shkon te gjen material dhe te lexon per krijimin e ademit as
    Jetë e rëndë.......!!!

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •