Ballafaqimi i guximshëm me nefsin
Çka gjeta në shpirtin tim?
Gjatë studimit të vetës sime dhe ballafaqimit të guximshëm me nefsin gjeta shumë gjëra, prej tyre:
1.Gjeta që nefsi jam e donë pushimin shumë, dashuria ndaj pushimit dhe urrejtja e punëve të mundimshme edhe nëse janë për hir të Allahut (svt). Gjeta mjeshtëri të rrallë për arsyetime të kota.
2.Kureshtja e tepërt dhe interesimi për gjëra që nuk më përkasin dhe nuk janë përgjegjësi e imja.
3.Humbja e kohës dhe të qeshurit e tepërt duke i zgjatë ndejat e kota e të pa dobishme.
4.Tek unë gjeta se kam shumë dëshirë të më shërbejnë të tjerët, ndërsa e urrej që unë të ju shërbej të tjerëve.
5.Kënaqem kur të më lavdërojnë të afërmit dhe shoqëria, ndërsa në anën tjetër aspak nuk më bëhet qejfi kur dikush më kritikon ose më qorton.
6.E kam vërejt se një fjalë e vogël ka mundësi ta shpërthejë hidhërimin në mua dhe insistimin e vazhdueshëm për të ju hakmarrë çdo kujt që më ka rëndu.
7.Nefsit tim aspak nuk i pëlqen fjala “nuk e di” dhe para atij që më mendon të dijshëm mundohem vazhdimisht të jem i tillë që të mos e ndërrojë mendimin e tij që e ka për mua.
8.Gjatë polemikave me ndokënd mundohem me çdo kusht të fitojë dhe gëzohem kur e mundi ndërsa me prishet qejfi kur ai ja qëllon.
9.Me cilin do që kam pasur mosmarrëveshje apo ngatërrim gëzohem që t'i ndodhë ndonjë e keqe qoftë kjo edhe devijim nga rruga e Allahut.
10.Kam vërejt se kur gaboj insistojë ta arsyetoj veten time maksimalisht që ky gabim është normal.
11.Kam dëshirë që kur jam në ndonjë tubim të dëgjohet zëri im dhe të respektohet mendimi im, pavarësisht që a kam të drejt apo jo dhe kam vërejt që në këto tubime kam dëshirë të flas për sukseset dhe të arriturat e mija.
12.Kam vërejt se për shumë të mira që mi mundësojë Allahu ti bëj, kam dëshirë që unë të falënderohem për to dhe të përmendem si person kryesorë në atë vepër.
13.Nëse ndodhë të jem shkaktarë për t'i bërë mirë ndokujt dhe ky pastaj nuk sillet mirë me mua apo më ofendon në ndonjë mënyrë apo nuk ma kryen punën insistojë që t'ia përmendi atë të mirë vazhdimisht kudo që të jetë, kinse më ka shumë borxh mua dhe se unë i kam bërë mirë dhe ai ma kthen mua kështu.
14.Kam dëshirë që kur jam në ndonjë tubim apo ndejë me shoqëri, që të gabojë dikush e unë ta korrigjojë.
15.Kam gjet në nefsin tim se ka shumë frikë ndaj varfërisë dhe jetës së rënd dhe vazhdimisht me frikëson nga sadakaja në rrugë të Allahut me pretekstin se të duhen ty dhe familjes tënde.
16.Më pëlqen bartja e fjalëve dhe të besuarit e lajmeve që më pëlqejnë pa i verifikuar ato.
17.Jo rrallë ndodhë që të jemi viktimë e emocioneve duke e hijezuar komplet rolin e mendjes dhe logjikës në marrjen e qëndrimeve.
18.Dhënia pas epsheve dhe e komoditeteve edhe pse janë nganjëherë në llogari të kryerjes se obligimeve.
19.Të nguturit në marrjen e vendimeve dhe të mos menduarit në pasoja.
20.Të mllefsoritë për gjëra të kota me e keqja të kësaj bote.
21.Mos përmbajtja e vetës gjatë mllefit.
22.Nefsi im nuk çmon begatinë që e ka, por lakmon në atë që nuk e ka.
23.Në tërë atë që më ka dhuruar Allahu nuk e falënderoj Allahun si duhet.
24.Nëse më ndodh diç e pa këndshme apo nuk me realizohet ajo që unë e pëlqej atëherë hidhërohem në caktimin e Allahut dhe më udhëheqë një bindje e brendshme se po të ndodhte ndryshe do të ishte më e mirë për mua dhe më e dobishme.
25.Për çdo mospajtim me njerëzit apo ndonjë akuze që më vjen prej tyre apo qëndrim negativ ndaj meje, unë vazhdimisht e arsyetoj që këta më urrejnë se jam musliman, që duke mos qenë aspak vetëkritik se mos ndoshta sjellja ime apo ndonjë qëndrim i imi apo ndonjë fjalë e imja janë shkaktar kryesor për këto raporte me të tjerët.
26.Dëgjoj ligjërata dhe prezantoj në tubime të ndryshme dhe të gjitha ato dobi që i dëgjoj, të gjitha këto që i dëgjoj i kaloj me dy fjalë “do ta bëj dhe do t'ia fillojë!” dhe këtu përfundon e tëra.
27.Kam pasur një të kaluar të bujshme dhe kam qenë i respektuar në injorancë dhe tash në islam dëshiroj ta kthej atë respekt dhe të jem i privilegjuar përndryshe nëse kështu nuk më trajtojnë unë konsideroj se sjellja e tyre nuk është korrekte.
28.Tash pasi jam udhëzuar i shikoj njerëzit me një sy të nënçmimit dhe të përbuzjes e nuk i shikoj njerëzit me syrin e mëshirës dhe dëshirës se flaktë se të gjithë të jenë robër të denjët të Allahut (svt).
Omeri (rh): “Llogariteni veten tuaj para se të llogariteni, lexojeni vetës suaj ketë çështje para se të ju lexohet në ditën e Gjykimit!”
Fillimi i shërimit
Krijoni Kontakt