Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    Arrestimet për korrupsion në Kosovë

    Pershendetje.
    Ju lutem qe ne kete teme te diskutohet vetem per arrestimet qe kane te bejne me korrupsion.
    Po fillojme me arrestimin e guvernatorit te Bankes Qendrore te Kosoves, Hashim Rexhepi...

    Arrestohet guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi
    Që nga ora 06:00 e mëngjesit oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e “Task Force” Kundër Korrupsionit, kanë bastisur shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private, ndërsa është arrestuar Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi.
    Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.

    Këto hetime i konfirmuan edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa bënë të ditur se hetimet po zhvillohen edhe në lokacionin e zyrtares për mbikëqyrje financiare Shkëndije Hima.

    Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

    Një prokuror kosovar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK), Nazmi Mustafa si dhe monitoruesit policor to EULEX-it dhe një oficer ndërlidhës, ndodhen në Bankën Qendrore për mbikëqyrje dhe për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale si dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave që janë aty. /Telegrafi/ - 23.07.2010

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Shkoj edhe Hashimi...njeri nder pastruesit e paras se krimit te bere nga hashimi tjeter!
    Nga ketu dhe nga PTK-ja eshte bere edhe financimi i udb-s alias Shik-it!

    Kush eshte ne rend....??

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Me mire te lutemi qe mos te kete fare korrupcion-vjedhje dhe arrestime,se sa te gezohemi per kete!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Me mire te lutemi qe mos te kete fare korrupcion-vjedhje dhe arrestime,se sa te gezohemi per kete!

    Eee dikush e ka ne gjak hajnin e krimin..ndryshe nuk ndalet vetem ne ket menyr!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Arrestimet për korrupsion në Kosovë
    ka qen nji tem e ngjajshme per korrupsioin
    por siq po shifet hapsit te temes nuk i ka pilqye titulli i temes qe ne krye te luftes per korrupsion te jet Kryeçlirimtari George Washingtoni i Kosovës Hashim Thaçi
    por sidoqoft me rendesi eshte qe Kryeçlirimtari ka me e ndalue korrupsionin dhe te korrutuert ka me i fut ne biruc qysh po i fut

    Tema e hapur me pare:

    Thaçi: Do ta fitojmë betejën kundër korrupsionit

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=125499
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Shkoj edhe Hashimi...njeri nder pastruesit e paras se krimit te bere nga hashimi tjeter!
    Nga ketu dhe nga PTK-ja eshte bere edhe financimi i udb-s alias Shik-it!

    Kush eshte ne rend....??
    ngadal bre burre i dheut se kta evropjant po i mjelin si lopen politikajt tan e masmrami edhe cungu ka me i la ne nji drras."mos mendoni se esht shendrru 100% prona shoqrore ne pron te politikajve ...mos ke merak se ka me i vra zoti, ka me jua konfisku krejt marku."

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    ngadal bre burre i dheut se kta evropjant po i mjelin si lopen politikajt tan e masmrami edhe cungu ka me i la ne nji drras."mos mendoni se esht shendrru 100% prona shoqrore ne pron te politikajve ...mos ke merak se ka me i vra zoti, ka me jua konfisku krejt marku."
    Por kur ndjehet njeriu i deshpruar si ti ne politik nuk zgjedhe metoda tjera vetum keshtu si ti , nuk zgjedh fjal te tjera veq keshtu si ti por keshtu mundemi me ndegjue vetem Jeremiqin e Tadiqin qe flasin shume te dershpruar keshtu si ti...edhe ata thone se Kosova eshte ne dore te mafis... se Kosoven e udheheqin kriminelet... atje nuk funksionon shteti por eshte xhungull... shqiptaret nuk munden me udheheq shtet...shtet i rrem.... te gjitha keto jan fabrikime te Serbis dhe ja ketu ka antar ne ket forum qe i perdorin keto "margaritar' te perpunuar nga ana e serbis.

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Me mire te lutemi qe mos te kete fare korrupcion-vjedhje dhe arrestime,se sa te gezohemi per kete!
    Eshte enderr e secilit qytetar qe te mos kete korrupsion, por pasi qe korrupsioni ekziston atehere nuk mbetet gje tjeter pos te luftohet.
    Ishte shume e qelluar deklarata e nje ambasadori kroat qe pak a shume tha "disa politikaj e shohin Kosoven si nje lope te madhe te cilen duhet mjelur sa me shume".
    Eshte turp per ne, qe te vijne polic dhe gjyqtare nga vende te ndryshme dhe te merren me arrestimin e te korruptuarve ne Kosove. Por realiteti eshte se ne nuk kemi kapacitete dhe guxim qe ta luftojme korrupsionin. Edhe ata qe jane te thirrur dhe te paguar per luftimin e korrupsionit ose jane te korruptuar vete ose nuk kane guxim qe te merren me lutimin e kesaj dukurie.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Bravo qishtu duhet mi arrestu,hajnat,kriminelat.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #10
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ka qen nji tem e ngjajshme per korrupsioin
    por siq po shifet hapsit te temes nuk i ka pilqye titulli i temes qe ne krye te luftes per korrupsion te jet Kryeçlirimtari George Washingtoni i Kosovës Hashim Thaçi
    por sidoqoft me rendesi eshte qe Kryeçlirimtari ka me e ndalue korrupsionin dhe te korrutuert ka me i fut ne biruc qysh po i fut

    Tema e hapur me pare:

    Thaçi: Do ta fitojmë betejën kundër korrupsionit

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=125499
    Nuk e kam pare temen e meparshme por edhe sikur ta shihja prap se prape do ta hapja kete teme.
    Nuk me pelqen qe personi i cili i vet i ka emeruar te gjithe keta persona qe po arrestohen, te shitet si luftues i korrupsionit.
    Cilet persona po i fut ne biruce Washingtoni yt?...deri me tani po shoh vetem arrestime nga ana e pjestarve te EULEX-it.
    Kjo qeveri, ashtu si qeverite e meparshme jane te korruptuara deri ne vetulla.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •