Nėnoficeri E.N., ėshtė njė ndėr 16 komandantėt e skuadrave, tė cilėt u liruan tė parėt si "rebelėt" e misionit paqeruajtės nė bazėn e Heratit nė Afganistan. Nėnoficeri, njėkohėsisht komandat skuadre, nė shtatė muajt e qėndrimit nė bazėn e "italianėve" tė NATO-s, tashmė ka mbetur i papunė dhe tė gjitha investimet e tij dhe tė shtetit me trajnimet e kryera, apo gradat e mirėnjohjes tė marra nė shėrbimet nė Irak e Afganistan, janė shumėzuar me zero. Shkaku ėshtė mjaft i thjeshtė, pasi dikush "lart" u mėrzit sesi njė kompani komandosh shqiptare kishte guximin tė denonconte shkeljet dhe tė kėrkonte tė drejtat e saj. E.N. ka rrėfyer pėr Gazetėn jetėn e njė ushtari paqeruajtės shqiptar nė bazat e NATO-os, risqet qė i kanosen, si i shohin kolegėt e tyre dhe "lufta" qė bėjnė pėr tė marrė pagesėn e premtuar.
Juve jeni nėnoficer i repartit Komando, nė sa misione keni qenė dhe ēfarė roli keni pasur nė regjiment?
Nė misionet ndėrkombėtare jam angazhuar nė trupat paqeruajtėse nė Irak dhe nė Afganistan. Nė Irak kam qenė nė periudhėn maj-shtator 2007, kurse nė Afganistan nė periudhėn gusht 2009-shkurt 2010.
Sa ka qenė pagesa juaj pėr kohėn qė shėrbyet nė kėto dy misione?
Nė Irak jemi paguar me nga 85 dollarė amerikanė nė ditė. Nė Afganistan na nisėn me premtimin qė do na jepnin 60 USD, por nė fund mbetėm me 54 USD, pasi 6 USD na i morėn si tatim. Madje, kur u nisėm nuk na cilėsuan as monedhėn, nėse do ishin 60 USD apo 60 euro.
Tė flasim fillimisht pėr shėrbimin tuaj nė Irak, ēfarė pėrshtypjesh keni?
Ka qenė misioni im i parė, por qė jam ndier mė tė vėrtetė mirė. Sa mbėrritėm, amerikanėt e bazės na dhanė makina tė mira, tė njėjtat qė pėrdornin edhe vetė. Makina tė blinduara dhe tė sigurta, qė janė shumė tė rėndėsishme nė misione tė tilla, gjė e cila nuk do na ndodhte nė Afganistan. Na shikonin si aleatė dhe partnerė.
A keni ndier ndopak racizėm, apo ndonjė shenjė pėrbuzjeje nė kėtė mision?
Nė Irak, fare. Madje, ėshtė e vėrtetė ajo qė, amerikanėt dinė tė bėjnė luftė dhe dinė tė bėjnė edhe aleatė. Nė atė mision e kemi ndier veten me tė vėrtetė ushtarė tė NATO-s.
Si doli misioni?
Shkėlqyeshėm. Madje, kur u kthyem nė bazė dhe do dorėzonim detyrėn pėr t'u kthyer nė Shqipėri, gjenerali amerikan i bazės atje na kishte pėrgatitur nja 30 automjete "Hummer" qė pėrdor ushtria amerikane nė luftė. U kishte vėnė flamujt shqiptarė dhe donte tė na i bėnte dhuratė. Na erdhi keq kur pėrgjigja nga autoritet tona ishte se nuk kishin avion pėr t'i marrė. Ushtrisė shqiptare mund t'i shėrbenin shumė ato mjete.
Po nė Afganistan?
Nė Afganistan, krejt e kundėrta. Tersi filloi qysh nė momentin e nisjes. Na premtuan se do na jepnin 60 USD nė ditė, madje do na e trajtonin si shpėrblim pėr tė shmangur tatimin. Nuk ndodhi kėshtu, dhe kjo solli reagimin tonė duke bėrė me dije titullarėt.
Po trajtimi nė bazė?
Baza e Heratit drejtohet nga trupat italiane. Trajtimi filloi qė tek mjetet qė na dhanė. Na dhanė makina tė vjetra, edhe blindi ishte jo fort i sigurt. Ishte i njėjti qė pėrdor dhe policia ushtarake kėtu, prodhim i vitit '90-tė, pa ajėr tė kondicionuar, kur temperatura atje i kalonte 40 gradėt. Akomodimin na e bėnė nė disa ēadra "tė shfryra". Nė atė kohė kėtė gjė e trajtoi edhe shtypi nė Shqipėri, ishte koha kur nė trupat tona u dyshua pėr epidemi tė gripit tė derrit. Paskėtaj na dėrguan dhe neve nė kapanonėt me ajėr tė kondicionuar, sikundėr rrinin trupat italiane.
Po gjatė komunikimit, si konsideroheshin ushtarėt shqiptarė nga kolegėt e vendeve tė tjera nė NATO?
Nė Afganistan kishim tė bėnim me italianėt. Sa mėsuan pėr pagėn tonė, nisėn tė hidhnin romuze tė tipit: "ne kaq harxhojmė pėr xhel flokėsh nė ditė". Na shihnin qė ishim tė vetmit qė ishim tė rregullt nė mensė pėr tė konsumuar ushqimet e bazės. Edhe nė shėrbimet qė na jepnin, ishim sėrish "shqiptarėt".
A kishin ndonjė epėrsi nė pėrgatitje apo nė kryerjen e detyrave ndaj ushtarėve shqiptarė?
Pėr sa i pėrket pėrgatitjes dhe detyrave nuk kishte diferenca mes nesh. Nė Herat jemi pėrballur dhe me shkėmbim zjarri me talebanėt. I kemi zgjidhur tė gjitha situatat vetė dhe shkėlqyeshėm. E tillė ishte dhe certifikata qė morėm pas pėrfundimit tė shėrbimit tonė nė Herat. Vlerėsime nga mė maksimalet pėr pėrkushtimin tonė nė detyrat ushtarake.
Po me pagesat, a ka qenė korrekte Ministria e Mbrojtjes karshi jush?
Nė rastin e shėrbimit nė Irak i kemi marrė tė gjitha pagat tona, qė nė ditėt e para tė kthimit. Pėr rastin e Afganistanit na dhanė gjysmat, dhe u desh tė kalonin 4-5 muaj qė tė merrnim pjesėn tjetėr.
Juve jeni pėrjashtuar nga detyrat ushtarake pas protestės nė Herat, si ndodhi?
Nuk dua ta komentoj shumė kėtė ēėshtje. Di qė Avokati i Popullit na dha tė drejtė. Na akuzojnė pėr rebelizėm, kur nė letrėn e dėrguar prej nesh dhe tė firmosur nga mė shumė se 2/3 e trupave, neve thjesht bėnim me dije dhe kėrkonim zbatimin e kontratės. E thashė qė nė asnjė rresht nuk flitej pėr braktisje tė misionit, por kėrkonim qė nėse kėrkesat nuk merreshin parasysh, nė njė moment qė ta shikonin tė arsyeshėm, tė na zėvendėsonin se nė ato kushte misioni ishte i papėrballueshėm. Tė gjithė ushtarakėt pėrfituan nga kėrkesa jonė, madje edhe Kėshilli i Ministrave e quajti tė drejtė, pasi ngriti rrogėn e misionarėve paqeruajtės, sikundėr kėrkonim ne.
Kėto ditė do niset njė mision tjetėr i cili mund tė futet edhe nė veprime tė mirėfillta luftarake me talebanėt, ēfarė mendoni pėr ta?
E kam mėsuar kėtė fakt. Ata do tė dėrgohen nė njė zonė mjaft tė trazuar nga luftimet e shpeshta me talebanėt. Por, pėr njė trajtim prej 12 mijė lekėsh, kur ky ėshtė motivimi kryesor pėr tė cilin rriskojnė ushtarakėt shqiptarė, nuk di ēfarė tė them. Pėr sa kohė unė kam shėrbyer nė misionet paqeruajtėse, ushtarakėt shqiptarė nuk kanė pasur as sigurim jete.(gazeta shqiptare)