PDI, Muhedini lobing në SHBA për Camërinë
PDI, Muhedini lobing në SHBA për CamërinëUASHINGTON-Lideri i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini po zhvillon këto ditë vizita zyrtare në Uashington, në të cilat ka patur një sërë takimesh me senatorë dhe personalitete të tjera.
Burime nga PDI bënë të ditur se Tahir Muhedini, i cili përpiqet të sensibilizojë politikën shqiptare për cështjen came, ka përcjellë të njëjtin mesazh edhe në Shtetet e Bashkuara. Të njëjtatb burime bënë të ditur se Tahir Muhedini në vizitën një javore ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka si qëllim të lobojë për realizimin e një rezolute nga kongresi Amerikan për cështjen Çame.
Në takimet e zhvilluara, kryetari i PDI-së ka marrë mbështetje për cështjen që ai promovon me forcë.
Axhenda e vizites së Tahir Muhedinit përfshinte vec të tjerash një takim me kongresmenin Alcee Hastings, bashkëkryetar i Komisionit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, me Steny Hoyer, kryetar i grupit më të madh parlamentar demokrat në Kongresin amerikan, drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, zotin Avni Mustafa, si dhe gjeneralin Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave të NATO-s në Europë gjatë konfliktit të Kosovës.
Delegacioni i Partisë për Drejtësi dhe Integrim u prit dy ditë më parë nga kryetari i grupit demokrat Steny Hoyer në kongresin Amerikan, ku zhvilluan një bisedë të gjatë për ceshtjen Çame dhe mundësinë e realizimit të një rezolute ne Kongresin Amerikan. Kreu i PDI z.Muhedini i bëri me dije Kongremenit Hoyer se cështja Çame është në bazën e programit të PDI.
Gjithashtu kongresmenit Hoyer ju dorezua dhe dosja mbi cështjen Çame.
Krijoni Kontakt