Qeveria miratoi draft-propozimin e Komitetit pėr Kosovėn e Re. Ministrja Justina Pula tha se kanė mbetur vetėm edhe disa ēėshtje pėr t`u diskutuar. Pas njė jave, Qeveria do t`ua dėrgojė katėr kompanive tė kualifikuara draftpropozimin, tė cilat do tė kenė 45 ditė afat pėr t`i dėrguar ofertat e tyre pėr ndėrtimin e projektit mė tė madh kosovar Kosovėn e Re
Nga Arben Hyseni mė 10.08.2010 nė ora 8:16
Procesi pesė vjetėsh pėr tė nisur ndėrtimin e projektit Kosova e Re, tash po futet nė fazėn finale. Draftpropozimin pėr ndėrtimin e kėtij projekti e ka pėrfunduar Komiteti Drejtues pėr ndėrtimin e projektit Kosova e Re, i cili u miratua tė hėnėn nga Qeveria e Kosovės. Kryeministri Hashim Thaēi lajmėroi se shumė shpejt edhe do tė shpallet fituesi pėr realizimin e projektit Kosova e Re. Ai paraqiti tė gjitha tė mirat e termocentralit tė ri 600 megavatesh.
Ky projekt do tė garantojė qė Kosova tė ketė 24 orė rrymė dhe do tė hapė perspektivė pėr zhvillimin ekonomik, pėr zhvillimin e bizneseve, si dhe vende tė reja pune, tha Thaēi. Projekti ėshtė nacional, nga i cili Kosova do tė ketė pėrfitime tė mėdha nė zhvillimin e gjitha segmenteve ekonomike.
Nė anėn tjetėr, ministrja e Energjisė dhe Minierave, Justina Pula, tregoi se draftpropozimi tregon thuajse nė detaje projektin. Ajo tha se kanė mbetur vetėm edhe disa ēėshtje tė rėndėsishme pėr t`u vendosur.
Ato ēėshtje do tė kryhen shumė shpejt, posa tė mblidhet krejt Komiteti, tha ajo.
Pas pėrfundimit tė kėtyre ēėshtjeve, Qeveria do t`iu dėrgojė katėr kompanive tė kualifikuara draftpropozimin. Ato janė konzorciumi Adani Power nga India, Konzorciumi AES Electric Ltd nga SHBA dhe Turqia, Park Holding nga Turqia dhe PPC / ContourGlobal LLP nga Greqia dhe Anglia/SHBA. Do tė kenė njė afat prej 45 ditėsh pėr tė dėrguar ofertat e tyre nė Qeveri.
Besoj se shumė shpejt do tė hapet mundėsia pėr konkurrim, tha Pula.
Kemi pasur analiza tė shumta dhe ndikime nga institucionet ndėrkombėtare rreth konceptit dhe zhvillimit tė kėtij projekti dhe nė fund kemi ardhur deri te pėrfundimi i draftmarrėveshjes ku mbesin ende pėr diskutim dhe analizė disa prej ēėshtjeve shumė tė rėndėsishme.
Ajo lajmėroi se po shqyrtohen edhe opsionet e pjesėmarrjes sė Kosovės B nė kompaninė e gjenerimit tė energjisė dhe pjesėmarrjen e Kosovės nė kompaninė e minierave.
Pjesėmarrja nė TC e gjenerimit Gjen co mund tė jetė 25 pėr deri nė 30 pėr qind, mirėpo me kusht qė tė jetė ēmimi minimal i mundshėm.
Momentalisht, shtoi ajo, si kusht ėshtė tė jetė 25 pėr qind me ēmimin 24 euro, e cila ekziston tani, apo 30 pėr qind deri nė 26 euro. Nėse ofertuesit kėrkojnė qė tė rritet ēmimi i energjisė, tė cilėn ata do ta prodhojnė, automatikisht do tė vijė edhe te ngritja e pjesėmarrjes sė Qeverisė nė kėtė kompani.
Ndėrsa pjesėmarrja e Qeverisė nė kompanisė e thėngjillit ėshtė propozuar tė jetė 40, ndėrsa ne si qeveri kemi kėrkuar qė ajo tė jetė 49, ka thėnė ajo.
Pėrfitimet kyēe ekonomike tė Kosovės nga projekti i termocentralit Kosova e Re, sipas kryeministrit Thaci, janė furnizimi i qėndrueshėm dhe i sigurt 24 orė me rrymė.
Kosova si shtet do tė pėrfitojė nga furnizimi me ēmim tė arsyeshėm, tė qėndrueshėm dhe tė besueshėm me energji elektrike pėr qytetarėt dhe bizneset pėr shumė vite nė tė ardhmen, ka thėnė ai.
Fituesi i projektit Kosova e Re do tė nėnshkruajė njė marrėveshje afatgjate pėr blerje tė rrymės me kompaninė e distribucionit tė energjisė elektrike nė Kosovė, pėr tė siguruar qė termocentrali i ri do ti pėrmbushė kėrkesat e Kosovės pėr energji elektrike.
Qeveria ka filluar tė pėrshpejtojė punėn nė realizimin e projektit Kosova e Re pėr shkak se nga Komisioni Evropian ka kėrkuar mbylljen e termocentrali Kosova A pėr shkak tė ndotjes sė ambientit.
Cilat janė 4 kompanitė e kualifikuara:
1 - Adani Poėr Limited/ P.T Adani Global - Konglomerat nga India/Singapori, e mbėshtetur nga Adani Enterprises Limited, biznes me qarkullim prej 4.2 bilionė euro dhe asete tė pėrgjithshme prej rreth 3 bilionė euro. Historiat tė suksesshėm nė aranzhimin e financimit dhe zhvillimin e termocentraleve tė mėdha dhe projekteve tė minierave.
2 - AES Electric Poėer/Demir Export A.S - Konsorcium nga SHBA / Turqia me qarkullim prej mbi 11 bilionė euro dhe asete tė pėrgjithshme prej mbi 25 bilionė euro
Konzorciumi udhėhiqet dhe mbėshtetet nga ofertuesi i mėparshėm i kualifikuar AES Corp, zhvilluesi mė i madh i prodhuesve tė pavarur tė energjisė nė botė.
3 Park Holding A. S - Konglomerat turk me qarkullim mbi 350 milionė euro dhe asete tė pėrgjithshme mbi 1 bilionė euro. Historiat tė suksesshėm nė aranzhimin e financimit dhe zhvillimin e termocentraleve dhe projekteve tė minierave. Programi i vazhdueshėm i zhvillimit pėrfshin minierėn e linjitit Collolar qė ka kapacitet maksimal prej 17 tonė pėr vit.
4 PPC/ContourGlobal LLP - Konsorciumi nga Greqia / SHBA me qarkullim prej mbi 5 bilionė euro dhe asete mbi 14 bilionė euro. Ofertues i mėparshėm i kualifikuar. Historiat tė suksesshėm nė aranzhimin e financimit dhe zhvillimin e termocentraleve dhe projekteve tė minierave, duke pėrfshirė termocentralin Sochagota nė Kolumbi dhe minierėn Kardia nė Greqi me kapacitet prej 12.4 tonė linjit nė vit.
Krijoni Kontakt