Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 162
  1. #1

    Vendimi i GJND-se per Pavaresine e Kosoves,cfare mendoni ju?

    Pershendetje per te gjithe juve pjestare te Forumit Shqiptar,pas nje pauze te gjate ne forum,u riktheva dhe kisha dashte te dije se cfare mendoni ju per daten 22.VII.2010,kur do te ipet mendimi i GJND-se lidhur me ligjshmerine e shpalljes se Pavaresise se Kosoves? A mendoni se do te jete ne favor te Kosoves apo jo?Sipas jush,a eshte pergatitur Kosova per kete dite? Ju faleminderit per diskutimin tuaj!
    Veq njė komb e njė flamur n'histori e njeh shqiptari...

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Rruga e Kosoves eshte pavarsia pa kushte dhe ecia e lire drejt integrimeve Europiane dhe Euro-Atlantike. Nuk ka kthim pas, kjo eshte mese e sigurt dhe vendimi i GJND do ti japi akoma me shume njohje te reja Kosoves.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    GJND do tė japė mendimin pėr Kosovėn mė 22 korrik

    GJND do tė japė mendimin pėr Kosovėn mė 22 korrik

    Ministri i Punėve tė Jashtme, Skėnder Hyseni, ka bėrė tė ditur se mendimi kėshillėdhėnės i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės do tė bėhet i ditur mė 22 korrik, nė ora 15.00, ndėrsa shprehu besimin se ky mendim do tė jetė nė favor tė Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prononcim i zėvendėskryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Ramė Manaj pėr opinionin e pritshėm tė GJND-sė, mė 22 korrik

    Prishtinė, 20 korrik 2010


    Sot zėvendėskryeministri i Republikės sė Kosovės, Ramė Manaj, ėshtė prononcuar pėr sa i pėrket opinionit tė pritshėm tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Kuvendit tė Kosovės, mė 2008. Mė poshtė mund tė gjeni thekse nga ky prononcim:


    Ne presim qė mė 22 korrik GJND-ja ta bėjė publik opinionin e saj pėr vlerėsimin e ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ne jemi tė vetėdijshėm se gjykata do tė japė njė vlerėsim i cili ėshtė jodetyrues, sikur qė jemi krejtėsisht tė sigurt se ajo nuk do ta mohojė realitetin nė Kosovė dhe tė drejtėn e saj pėr shpalljen e pavarėsisė. Pėr kėtė dėshiroj t’i ofroj disa argumente: sė pari, shpallja e pavarėsisė ėshtė legale dhe legjitime, sepse e shpreh vullnetin e qytetarėve tė Kosovės dhe ėshtė shpallur nga kuvendi legjitim i Kosovės, si institucion pėrfaqėsues. Sė dyti, procesi qė i ka paraprirė shpalljes sė pavarėsisė ka qenė proces i pashmangshėm, pasi qė nė Kosovė ka pasur njė luftė nė tė cilėn ėshtė pėrfshirė edhe aleanca mė e fuqishme ushtarake nė botė, NATO-ja, dhe pasi qė ka pasur njė marrėveshje pėr tėrheqjen e regjimit dhe tė forcave ushtarake serbe nga Kosova, me ēka ėshtė hapur mundėsia qė paralelisht tė vendosen misioni civil ndėrkombėtar dhe ai ushtarak nė Kosovė; pasi qė pėr statusin e

    Kosovės janė zhvilluar biseda tė gjata, tė sponsorizuara nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe pasi qė z. Ahtisaari, i autorizuar nga OKB-ja, ka hartuar njė plan pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.


    Nga sa thash, ėshtė e qartė se arsyet pėr shpalljen e pavarėsisė sė vendit janė politike, historike dhe juridike. Tė mos harrojmė, pavarėsia ka ardhur si proces edhe i shpėrbėrjes sė shtetit jugosllav, nė tė cilin Kosova ka qenė element konstituiv. Sot pavarėsia ėshtė realitet i njohur nga 69 vende tė botės, duke pėrfshirė edhe vendet prijatare tė demokracisė nė botė.


    Mendimin e shprehur tė gjykatės, i cili nuk mund tė jetė refuzues, ne e shohim si mundėsi pėr refleksione pozitive. Ajo do t’u krijojė mundėsi, mbi tė gjitha pesė vendeve tė Bashkimit Evropian, por edhe shumė vendeve tė tjera tė botės, tė cilat ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, qė ta bėjnė kėtė sa mė shpejt.


    Sidoqoftė, ėshtė krejtėsisht e qartė se vendimi pėr njohje u takon vendeve sovrane dhe jo Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Kosova tashmė ėshtė vlerėsuar nga e gjithė bashkėsia ndėrkombėtare si rast “sui generis”, i cili nuk mund tė krahasohet me asnjė vend ose rajon tjetėr nė botė dhe konteksti historik, politik dhe juridik e bėjnė atė tė tillė. Njohja e saj duhet tė ndodhė edhe pėr njė arsye tjetėr: Pavarėsia e saj pėrfundimisht ka dėshmuar se Kosova e pavarur ėshtė faktor i pakapėrcyeshėm i stabilitetit nė rajon, dhe se ajo mund tė ndikojė nė realizimin e aspiratave tė rajonit pėr integrime euroatlantike, duke ndėrtuar marrėdhėnie tė shkėlqyera ndėrshtetėrore me tė gjitha vendet e rajonit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu i bindur se s’do tė ketė vendim kundėr pavarėsisė

    Nga Express mė 20.07.2010 nė ora 15:00
    (E plotėsuar) Dy ditė para shpalljes sė vendimit pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, shprehet i bindur se nuk do tė ketė vendim kundėr shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

    “Nuk do tė ketė vendim kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe kėtė e them me bindje”, deklaroi presidenti, gjatė njė vizite qė i bėri Gjykatės sė Qarkut nė Pejė. “Para argumenteve, edhe zotat heshtin”, parafrazoi Sejdiu, proverbin e njohur latin.

    Nga ana tjetėr, njė mendim i shprehur nė mbėshtetje tė argumenteve tė Kosovės, nga kjo gjykatė ndėrkombėtare, do tė jetė i mirėseardhur pėr Prishtinėn, theksoi shefi i shtetit.

    Presidenti pohoi se Kosova ėshtė njė shtet me histori tė suksesshme, pasi janė 69 vende qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe do tė ketė edhe vende tė tjera qė do ta njohin. E rėndėsishme, sipas tij, ėshtė qė procesi i pavarėsisė ėshtė i pakthyeshėm.

    “Kosova natyrisht se do tė ketė bashkėpunim me vendet e rajonit dhe me shtetet fqinje, por asnjėherė nėse e kemi fjalėn me raportet qė kemi me Serbinė, nuk do tė bisedojė pėr statusin e saj, nuk do tė bisedojė pėr integritetin e saj territorial, pėr ndėrhyrje tė brendshme, pėr ēka dikush mund tė ketė ambicie, por do tė bisedoj pėr tema qė janė nė interesa tė shteteve sovrane dhe interesave tė dy popujve”.

    Sipas presidentit Sejdiu, Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, me argumentet qė ka para vetes, do tė japė mendim nė favor tė kėsaj storie tė rėndėsishme, qė ka qenė projekt i pėrbashkėt me faktorin ndėrkombėtar, pra procesi i pavarėsisė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuvendi i Kosovės me deklaratė pas GJND-sė
    Kuvendi i Kosovės do tė nxjerrė njė deklaratė pas shpalljes sė opinionit kėshillėdhėnės tė Gjykatės ndėrkombėtare tė drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės....
    Postuar: 03:35:42 / 20.07.2010
    Nė seancėn e fundit pėr sesionin pranveror ditėn e hėnė, Kuvendi i Kosovės do tė nxjerr njė deklaratė rreth shpalljes sė opinionit kėshilldhėnės sė gjykatės ndėrkombėtare tė drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.

    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes sė kryesisė ka shprehur bindjen se opinioni i GJND-sė pėr ligjshėmrinė e pavarėsisė sė Kosovės do tė jetė pozitiv.

    Sipas kryeparlamentarit Krasniqi ndėrkaq deklarata e Kuvendit tė Kosovės, pėrveē mbėshtjes sė opinionit tė GJND-sė do tė kėrkojė edhe vazhdimin e njohjes sė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės.
    “Deklarata do tė harmonizohet me grupet parlamentare qė janė nė Kuvendin e Kosovės, por ajo qė mendoj se do tė debatohet dhe deklarohet do tė jetė mbėshtetja e opinionit tė GJND-sė, kėrkesa pėr vazhdimin e njohjes sė shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe se Parlamenti i Kosovės dhe institucionet e Kosovės marrin pėrgjegjesit e veta qė i kanė konfrom Kushtetues nė fuqi dhe dokumentit tė presidentit AHtisari”, tha ai.

    Ndėrsa sa i pėrketė bisedimeve me Beogradin Krasniqi tha se Kuvendi nuk ka nevojė tė jap mendimin e vet rreth kėsaj ēėshtjeje, pasi kėto bisedime do tė jenė teknike. Megjithėkėtė ai nuk e pėrjashton mundėsinė nėse njė gjė e tillė kėrkohet, por jo pėr pjesė tė veēanta siē ėshtė veriu i Kosovės.

    Ndryshe Kuvendi i Kosovės do tė mbajė seancė edhe tė enjten me 22 korrik ku do tė shqyrtohen 6 ligje pėr herė tė dytė, ndėrsa tė hėnėn nė rend dite do tė jetė vetėm shqyrtimi i strategjisė sė qeverisė sė Kosvės pėr privatizimin e PTK-sė. Seanca dimėrore do tė fillojė tė hėnėn e dytė tė muajit shtator.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    S’ka gjyq pėr pavarėsi

    Nga Leonard Kerquki mė 21.07.2010 nė ora 9:30
    Vizita ime nė Amerikė nė kėtė kohė tregon se Prishtina dhe Washingtoni i kanė tė harmonizuara qėndrimet nė shkallė 100 pėr qind. Nuk ka asnjė gjyq qė mund tė dalė kundėr vullnetit tė qytetarėve pėr pavarėsi. Pėr Veriun nuk do tė ketė as status special, as autonomi, e as ndarje. Do tė ketė vendosje tė ligjshmėrisė dhe arrestime tė kriminelėve tė Veriut. Kryeministri Hashim Thaēi, nga Washingtoni flet pėr Express.

    Express: Z. Kryeministėr, tė enjten GJND’ja do ta thotė fjalėn e saj pėr Kosovėn. Pse zgjodhėt qė nė kėtė ditė tė jeni nė Washington, e jo nė Prishtinė?
    H. Thaēi: Ėshtė mė rėndėsi jetike pėr Shtetin e Kosovės qė Prishtina, Washingtoni dhe Brukseli tė kenė njė qėndrim pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Republikės sė Kosovės. Nė kėtė drejtim, edhe vizita ime nė Washington dhe takimi qė do ta kem mė Zėvendėspresidentin Joe Biden, ėshtė mesazhi i qartė se Prishtina dhe Washingtoni, por edhe nga Brukseli, do tė ketė njė qėndrim, pavarėsisht opinionit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Prishtina e mirėpret dhe e respekton opinionin e GJND’sė, ashtu sikurse do ta mirėpresė edhe Washingtoni dhe Brukseli. Prishtina dhe Washingtoni do tė vazhdojnė tė mbajnė njė qėndrim pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Kosovės - pėr paqen, stabilitetin dhe perspektivėn eurointegruese tė Kosovės.

    Express: Pra, ju ndodheni nė Washington pėr t’u koordinuar me Qeverinė Amerikane pėr periudhėn pas shpalljes sė opinionit tė GJND’sė?
    H. Thaēi: Prishtina dhe Washingtoni kanė qėndrim 100 pėr qind tė njėjtė pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Kosovės.

    Express: Nesėr do ta takoni njeriun e dytė nė Qeverinė Amerikane. A keni ju ndonjė kėrkesė specifike pėr Joe Bidenin, pasi qė edhe periudha qė po kalon Kosova duket mjaft specifike?
    H. Thaēi: Nė fakt do tė ketė vetėm rikonfirmim tė fuqishėm edhe nga Zėvendėspresidenti Biden pėr Republikėn e Kosovės, pėr mbėshtetjen e progresit nė Kosovė, pėr implementimin e Pakos sė Presidentit Ahtisaari dhe gjithashtu do tė ketė mbėshtetje tė plotė pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės. Njėherėsh do tė ketė mbėshtetje tė plotė pėr pacenueshmėrinė e territorit tė Kosovės, pėr vazhdimin e pėrpjekjeve tona konsoliduese dhe funksionale si shtet, por edhe nė procesin e angazhimeve jashtėzakonisht tė rėndėsishme pėr t’u integruar nė NATO dhe nė BE. Nė tė njėjtėn kohė do tė kemi qėndrim tė prerė pėr sa u pėrket ideve tė kėqija qė vijnė nga Serbia, qoftė pėr shkėmbim territoresh, qoftė pėr ndarje tė Mitrovicės.

    Express: Ju disa herė jeni shprehur se GJND’ja do tė pozicionohet nė anėn e Kosovės. Por ēfarė do tė ndodhė nėse vendimi do tė jetė ndryshe nga pritjet tuaja?
    H. Thaēi: Opinioni i GJND’sė do tė jetė nė pėrputhje me vullnetin e qytetarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Opinioni do tė respektojė vendimin e institucioneve tė Republikės sė Kosovės pėr shpalljen e Kosovės shtet. Ky opinion do tė jetė pėrgjigjja e Gjykatės pėr tė gjithė botėn nė raport me Kosovėn. Menjėherė presim fuqizimin dhe konsolidimin e shtetit tonė, presim po ashtu njohje tė reja. Prandaj, qytetarėt e Kosovės do ta presin me optimizėm kėtė opinion.

    Express:
    Ēfarė ju bėn tė besoni se opinioni i GJND’sė do tė jetė nė favor tė Kosovės? A jeni tė njoftuar ju me pėrmbajtjen e dokumentit qė do tė lexohet tė enjten nė Hagė?
    H. Thaēi: Pėr mua, vendimi suprem ėshtė vendimi i institucioneve tė Kosovės pėr shpalljen e Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran. Nė anėn tjetėr, asnjė opinion i asnjė gjykate nuk mund tė jetė nė kundėrshtim me vullnetin e qytetarėve tė njė vendi dhe nė kundėrshtim me qėndrimet e drejta dhe legjitime tė institucioneve pėrkatėse. Prandaj, opinioni ėshtė i ditur pėr ēdo qytetar tė Republikės sė Kosovės - ai do tė hapė njė kapitull tė ri, njė faqe tė re pėr Republikėn e Kosovės. Natyrisht se do tė kemi sfida, sfida kėto qė do t’i fitojmė si gjithmonė.

    Express:
    Cilėt do tė jenė hapat qė do tė ndėrmarrė Kosova pas shpalljes sė opinionit tė GJND’sė? Thuhet se tash beteja kryesore do tė jetė ajo pėr interpretimin e kėtij opinioni...
    H. Thaēi: Unė kam besim tė plotė se opinioni do tė jetė i qartė dhe nuk do tė ketė shumė hapėsirė pėr manipulime. Ne nuk duhet tė humbim asnjė minutė kohė pas shpalljes sė opinionit, por duhet t’i pėrkushtohemi implementimit tė agjendės dhe sfidave qė kemi para vetes pėr konsolidimin e shtetit, pėr njohjet e reja dhe natyrisht vazhdimin e pėrpjekjeve tė pėrbashkėta dhe tė harmonizuara me SHBA’nė dhe BE’nė. Ne duhet tė punojmė shumė qė kosovarėt tė lėvizin lirshėm nė BE, pėr procesin e asocim-stablizimit, pėr procesin e marrėdhėnieve tregtare me Unionin...

    Intervistėn e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Express.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    SHBA po pėrgatit 40 njohje pėr Kosovėn

    Nga Express mė 21.07.2010 nė ora 12:05
    Vetėm njė ditė para verdiktit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr pavarėsinė e Kosovės, Serbia ėshtė nė panik!

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės po pėrgatiten qė pas mendimit kėshilldhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė, tė bindin sė paku 40 shtete qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės, raporton Press.

    Me kėtė SHBA dėshiron tė prishė planet e Serbisė pėr Rezolutėn qė do tė kėrkonte negociata tė reja nė OKB. Nė kėtė mėnyrė, plani ėshtė qė deri mė 15 shtator, kur nis punimet Asambleja e Pėrgjithshme, shteti i Kosovės tė jetė njohur nga 110 shtete, nė mėnyrė qė tė arrihet shumica aty, shkruan gazeta serbe, transmeton Indeks Online..

    Madje, edhe mund tė kėrkohej njė vend pėr Kosovėn nė OKB. Ballafaqimi i parė i madh i Serbisė me Amerikėn do tė jetė nė fund tė kėtij muaji nė Ugandė, nė Samitin e Afrikės.

    Mediat serbe raportojnė se nesėr, nė ditėn e vendimit nė Hagė, nė kishat serbe do tė ketė lutje masive dhe do tė bien kėmbanat.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gabim ka dal 3 here
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 21-07-2010 mė 08:20
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gabim ka dal 3 here
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 21-07-2010 mė 08:22
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •