Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426

    Protesta për vrasjen e 16 vjecarit, banorët akuza policisë

    LEZHE- Banorët e Lezhës janë solidarizuar sot me familjarët e 16 vjecarit të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri më policinë, për të kërkuar autorët e vrasjes së të riut.
    Përmes një proteste paqësore të nisur nga sheshi kryesor i qytetit, që vazhdoi më pas përpara ambienteve të komisariatit të policisë, rreth 600 persona kanë kërkuar vënien përpara drejtësisë të autorëve të vrasjes së 16 vjecarit A.S.

    Protestuesit kanë akuzuar policinë për vrasjen e një të pafajshmi ndërsa protesta e tyre ka vazhduar edhe më tej me bllokimin për disa minuta të autostradës Lezhë-Shkodër.

    I riu A.S u vra në fshatin Balldre të Lezhës pasditen e së shtunës, teksa udhëtonte në makinën e cila ishte vënë në ndjekje nga policia për shkak se në të ndodheshin personat e identifikuar si grabitësit e shtetasve malazezë.

    Këta të fundit ju përgjigjen më zjarr thirrjeve të policisë për tu ndalur, cka detyruan efektivët ti kundërpërgjigjen zjarrit. Disa plumba kapën kokën e 16 vjecarit i cili u gjet i vdekur në makinë pak caste më vonë, kur të kërkuarit e braktisën mjetin në brendësi të fshatit Balldre.

    Policia arriti të arrestojë një ditë më pas, 2 personat e dyshuar për grabitjen me armë të shtetasve malazezë, javën e kaluar në një lokal në hyrje të autostradës Lezhë-Shkodër. Njëri prej të arrestuarve është 25 vjecari Ardit Skanaj vëllai i viktimës, ndërsa tjetri një futbollist i skuadrës së Besëlidhjes.

    http://bw.balkanweb.com/kryesore/1/p...ise-43976.html

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Nuk eshte se me vjen mire qe nje 16 vjecar ka humbur jeten por duke pare rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarja si ve faj shume policise .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    ca injoranca ..........
    gjate gjithe kohen permenden inicialet e viktimes .............. kur ne fund permendet mbiemri i vellaut te tij .............. lol .........

    ngushllime familjes ...... dhe injorantit (gazetarit).
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Po i vellai ckerkonte ne makine? Ketu duhet ti shtohet dhe nje tjeter akuze vellait te madh, qe mori ne qaf vellain e vogel. Ku qendron faji i policise kur nga makina te fishkellejn plumbat? Apo mos valle eshte e detyrueshme qe te gjithe policet duhet te jene te pajisur me snajper dhe te godasin objektivin... Policia ka bere detyren, i ka paralajmeruar dhe ka marre pergjigjen me plumba, menjehere ka te drejte qe policia te hapi zjarre (si cdo njeri per vetmbrojtje), dhe ne kete rast ata e beren e punen e tyre po me humbjen e jetes te nje te pafajshmi ne makine. Apo mos valle prisnin te humbnin jeten dhe disa police te tjere sic ndodhi para pak kohesh. Hej Zot, njehere solidarizohen per protesta per nje person qe ka preferenca seksuale ndryshe, tani na solidarizohen per nje aksion te policis qe thjesht beri detyren per te nenshtruar perpara ligjit disa kriminel. Hajde merre vesh kete popull se cfare mendje ka.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    atyne 600 lezhjanve qonka dasht qe tu hysh ne stupc prej ma et madhit deri ek me i vogli. mbrojtsit e hajnave e kriminelave.

    bravo policia, bile gabim se te tre duhet ti kishte vra.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    I pafajshem ?????????? Mesa lexova viktima ishte ne makine me grabitesit dhe ai behet bashkpunetor i tyre, pra edhe ai ka qene kriminel, dhe kta 600 veta na dalin se policet kane vra nje kriminel,injoranta,kta s'dijne per cfare protestojne,shumica e protestuesave as nuk dijne se pse po protestojne,kudo keshtu bejne se kta nuk protestojne per hallet e tyre por protestojne por Kloda dhe kriminela,ku ku ca bohet kshu
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Bravo policisë! Idiotësi e madhe ka pllakosur ne këtë vend, tjetri vritet në arrati dhe i shoqëruar nga kriminelë (që qëllojnë policinë) e këta trulodhurit thonë pse e vratë?
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    a ju thafte dora atyre. qe nuk i vrane te gjithe, keshtu te bejne me persona te tille mos ti kapin se dalin prap nga burgu
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #9
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Proteste pa kuptim; nqs vllau ka kryer rrembim personi dhe me do mua si shofer atehere dhe une behem bashkefajtor. Te isha ne vendin e ketij 16 vjecarit do i kisha thene vellaut: Meqenese te kam vella po te jap makinen dhe ik vete; me ty nuk vij. Policia zjarrit duhet ti pergjigjet me zjarr dhe ne nje ndjekje dihet qe shenjestra nuk eshte perfekte. Sidoqofte te gjithe ata qe ishin ne makine ishin te vetedijshem se cfare po benin.
    Une ne fillim kujtova se ate 16 vjecarin e kishin marr peng dhe e detyruan ti jepte makines; atehere po qe policia duhej te ishte me e kujdesshme dhe te negocionte se pari per lirimin e pengut. Por ai ka qene bashkepunetor dhe jo peng.
    Moderator, e di vet ti...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Ne kete rast duhet te organizojme nje kunderproteste ne mbrojtje te policise, vetem se na duhen ca jeleke antiplumb se perderisa ata mbeshtesin persona qe ishin te armatosur, nuk mendoj se dhe ketyre te tjereve u mungojne armet.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •