Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Dyshime për varrezë masive në Mal të Zi



    Dyshime për varrezë masive në Mal të Zi

    Autoritetet në Mal të Zi kanë filluar hetimet lidhur me dyshimet se në pjesën qendrore të qytetit të Andrijevicës ndodhet një varrezë masive me kufoma të shqiptarëve të Kosovës. Njoftohet se në një fushë të druve, që më herët kishe shërbyer si qendër e grumbullimit të mbeturinave, tashmë janë zbuluar eshtrat e para.


    Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, në kazermën e këtij qyteti ishin sjellë dhjetëra shqiptarë të Kosovës për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.

    Dyshohet në një lokalitet, 70 kilometra nga Andrijevica, asokohe janë vrarë më se 20 civilë shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar. Për këtë krim të luftës aktualisht po mbahet një proces gjyqësor kundër disa rezervistëve ushtarakë dhe oficerit Predrag Strugar, që ishte komandant i batalionit të ushtrisë serbo-malazeze, në rajonin e të cilit u bënë krimet.

    Në një njoftim zyrtar të Prokurorisë Supreme të Malit të Zi thuhet se po zhvillohen hetime për shkak të dyshimeve se gjatë zhvillimeve luftarake në Kosovë janë bërë krime lufte kundër popullsisë civile, ndërsa kufomat e viktimave janë sjellë në rajonin e Andrijevicës në një varrezë masive në oborrin e repartit për përpunimin e drurit të një ndërmarrjeje private.

    “Në qoftë se gjetjet dëshmohen si të sakta, do të caktohet ekzumimi i kufomave nga ekspertë të mjekësisë ligjore” ka deklaruar në Podgoricë, Biljana Coviq, zëdhënëse e Gjykatës së Lartë në Bijelo Polje.

    Sipas medieve malazeze, kërkimet nëse ka apo jo varrezë masive në Andrijevicë, po mbikëqyren edhe nga përfaqësues të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Në Andrijevicë hulumtohet një varrezë masive me trupa shqiptarësh

    Podgoricë, 21 korrik – Në Andrijevicë, në veri të Malit të Zi, ka filluar hulumtimi i një varreze në të cilën dyshohet se janë varrosur trupa shqiptarësh nga Kosova, bën të ditur TV Vijesti i Malit të Zi.

    Siç bëhet e ditur, hulumtimin e saj po e mbikëqyrin përfaqësuesit e Prokurorisë malazeze, të Gjykatës së Lartë të Bjellopoles dhe të Misionit të BE-së në Kosovë – EULEX-it.

    Në kazermën e Andrijevicës gjatë luftës në Kosovë, më 1999, mbaheshin në arrest disa dhjetëra shqiptarë nga Kosova. Prokuroria Supreme shtetërore e Malit të Zi ka hapur procedurën që po e zbaton Gjykata e Lartë e Bjellopoles dhe ekipi i specializuar i forenzikëve të EULEX-it nga Prishtina.

    Mostrat e eshtrave të njerëzve, origjina e të cilave ende nuk është përcaktuar, janë nxjerrë dje nga një deponi drush, në vendin ku edhe më parë ndodhej deponia.

    Vendi ku, siç dyshon Prokuroria e Malit të Zi, dyshohet se janë varrosur trupat shqiptarësh nga Kosova që janë vrarë gjatë luftës në Kosovë më 1999, nuk iu është lejuar gazetarëve ta vizitojnë.

    Në Gjykatën e Lartë të Bjellopoljes kanë konfirmuar se ka filluar ndërmarrja e veprimeve hetimore rreth dyshimit për varrezë masive në Andrijevicë.

    Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Bjellopolje, BIljana Çoviç, ka deklaruar se Gjykata e Lartë e Bjellopoljes ka nisur zbatimin e veprimeve hetimore me qëllim të gjetjes së provave nëse në këtë lokalitet ndodhet varrezë masive.

    “Nëse gjetjet dëshmohen të sakta do të përcaktohet eskuhmimi i kufomave dhe ekzaminimi përmes mjekësisë ligjore me qëllim të kontrollit dhe obduksionit të kufomave dhe pas gjithë kësaj do të vazhdojë procedura e nevojshme”, i ka thënë Çoviç TV Vjesti.

    Në Kosovë nuk është folur deri tash për ndonjë varrezë masive në lokacionin e Andrijevicës. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •