Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Postime
    34

    Krishterizmi Nder Shqiptaret

    KRISHTERIMI NDĖR SHQIPTARĖ



    Ilmi VELIU



    Nė shekullin e I e.re, nė Lindjen e Afėrt u lind Jezu i biri i Shen Mėrisė (Isau i biri i Merjemes) i cili, ndryshe nga fete pagane qe eksistonin atehere , themeloi fenė e re monoteiste (pas ebraizmit) qė filloi tė pėrhapet edhe nė teritorin e Perandorisė Romake, edhe pse nė fillim ishte rreptėsishtė e ndaluar. Ky religjion, qė nga shekulli i I e.re. filloi tė pėrhapet edhe ndėr ilirėt per te cilet arkeologu Qiro Truhellka, thotė se pjesa me e madhe e tyre i besonin gjarperit, dhe se emri Ilir rrjedh nga emri i gjarperit i quajtur Ylirios.



    Rreth psėrhapjes se fese kristiane nsė tokat ilire, Shėn Pali nė njė raport te tij thotė se "E pėrhapa fene krishtere deri nė Ilirik".



    Pas pėrhapjes sė fesė sė re, Shkupi qė ishte qendra e Dardanisė u bė edhe qendėr kishtare e Krishterimit. Aty do tė vendoset peshkopata dardane, e mė vonė edhe mitropolia. Nė dokumentet kishtare pėrmendet peshkopi i Dardanisė, Daukusi, i cili mori pjesė nė kuvendin kishtar tė Nikesė, qė u mbajt nė vitin 325 tė erės sė re. Mė vonė pėrmendet edhe peshkopi dardan i Naisus (Nishit) Gadeci, qė mori pjesė nė kuvendin kishtar tė mbajtur nė vitin 335. Pėrmendet gjithashtu edhe mbajtja e kuvendit tė sinodit nė vitin 378 nė sirmium (Mitrovica e Sremit) nė tė cilin kishin marrė pjesė tė gjithė peshkopėt e Ilirikut). E gjithė kjo tregon se fiset ilire e veēanėrisht dardanėt ishin prezent nė kėto hapėsira dhe se ishin inkuadruar nė jetėn shpirtėrore tė besimit tė krishterė dhe do tė vazhdonin t’i takonin kėtij besimi. Nė kohėn kur Krishterimi u nda nė dy kisha, Perėndimore dhe Lindore, edhe ilirėt filluan t’u takonin dy kishave, nė varėsi se nėn ndikimin e cilės kishe ishin, por pjesa mė e madhe mbetėn nėn ndikimin e kishės katolike te Romės edhepse ishin nėn sundimin Bizantin. Pėr pėrfitimin e ilirėve bėhej luftė e madhe nė mes tė Kishės Bizantine dhe asajė Romake, sepse ilirėt ishin njė popull shumė i madh nė Ballkan, dhe ishin kompakt tė njė kombi dhe tė njė gjuhe dhe te dy kishat ishin shume te interesuar qė ti pėrvetėsonin.



    Sa i pėrket rrethit tė Kėrēovės, gati se nė tė gjitha fshatrat shqiptare qė sotė i pėrkasin besimit islam, ruhen me kujdes dhe gjelozinė mė tė madhe varrezat shqiptare kristiane po edhe kishat e vjetra arbėrore, ose themelet e tyre me gjithė varre, dhe popullata nuk ka lejuar qė ata tė shkatėrrohen, uzurpohen nga dikush, ose mbi themelet e kishės tė ndėrtohet ndonjė objekt tjetėr. ėshtė njė mashtrim i madh ajo qė thonė sllavėt e sotėm (serbė e sllavomaqedon) se kishat jėnė sllave dhe se jėnė tė tyre, sepse kishat i kanė ndėrtuar vetė arbėrit nė tė gjithė Ballkanin, dhe kur erdhen kėtu serbet e bullgarėt i gjeten tė gatshme dhe i uzurpuan , duke i emruar si kisha serbe, bullgare, maqedone , apo greke.



    Pas njė tėrmeti te madh qė e shkatėrroi Shkupin, perandori bizantin, Justiniani, qė ishte shqiptar i lindur nė njė fshat tė Shkupit, e ringriti qytetin e Shkupit, kėtu ku ėshtė sot, dhe e quajti Justiniana Prima. Ndarja e kishės nė atė tė Lindjes dhe tė Perėndimit la gjurmė tė thella dhe ndikoi negativisht tek ilirėt-arbrit sepse edhe kėta tash u ndanė nė dy kisha, katolike dhe ortodokse. Kėshtu psh. nė Ilirinė jugore si dhe nė viset e Dibrės, Strugės, Ohrit, Kėrēovės, Manastirit, mbishkrimet e varrezave janė me shkrim grek, kurse nė Shqiperinė Veriore dhe Dardani mbishkrim jėnė nė gjuhėn latine. Edhe pse ilirėt, sipas tė dhėnave burimore, gjatė tėrė kohės sė sundimit tė huaj u treguan mjaft tė qėndrueshėm dhe i rezistuan romanizimit dhe helenizimit, nė fund tė pushtuar nga romakėt, nuk arritėn tė na linin gjuhėn e tyre tė shkruar, nėpėrmes tė cilės ne sot do tė mund tė konstatonim se sa ka qenė e zhvilluar gjuha shqipe nė atė kohė, ose, ndoshta romakėt i shkatėrruan dhe i dogjėn dokumentet e shkruara ilire me qėllim qė t’i asimilonin dhe tė zhduknin gjurmėt e tyre.



    E gjithė kjo dėshmon qartė se shqiptarėt janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė ilirėve nė kėto hapėsira dhe lanė gjurmė tė thella tė kulturės sė tyre, lanė pasardhėsit e tyre qė edhe sot jetojnė nė kėto treva, por me emėr tė ri Arbėr, tė cilin e morėn nė Mesjetė nga emri i njė fisi ilir "Albanoi". Pra ilirėt nuk u helenizuan, romanizuan e as u zhdukėn gjatė vendosjes sė sllavėve nė Ballkan, por i kanė mbijetuar tė gjitha ato ngjarje dhe kanė arritur ta ruajnė individualitetin e tyre etnik, kulturėn, gjuhėn, duke huazuar natyrisht edhe elemente tė popujve fqinjė qė ėshtė gjė e zakonshme pėr tė gjithė popujt. Paraqitja e vonshme e arbėrve nė burimet e shkruara bizantine me emrin e ri gjatė ngjarjeve tė viteve 1040-1043 tregon qartazi se ky element etnik kishte kaluar njė periudhė transformimi, me ē’rast ishte formuar bėrthama e bashkimit tė pjesėve tė shpėrndara. Ndėrkohė nė Perandorinė Bizantine kishin ndodhur shumė ngjarje qė e kishin preokupuar atė dhe ka mundėsi qė ēėshtja e kėsajė bashkėsie etnike tė jetė lėnė nė plan tė dytė. Nė lidhje me kėtė periudhė tė transformimit tė ilirėve nė arbėr arbanas, arvanitis, Vlladisllav Popoviq shėnon: "Ashtu siē paraqiten arbanasėt nė skenėn historike, si popull me emėr tė ri nga mesi i shekullit IX- XI e.re., ashtu edhe ilirėt si kategori historike qė i shoqėronte edhe vetėdija etnike, humbėn nė antikitetin e vonė. Emri i tyre i mėhershėm do tė pėrmendet vetėm si emėr i ndonjė province administrative romake ose bizantine, siē ishte Iliriku, Mezia etj, e jo mė si emėr i vecantė etnik e politik.



    Pas paraqitjes sė emrit tė ri etnik arbėr, arbanas, arvanitis, arvanit e arbėr, ai filloi tė pėrhapet duke pėrfshirė viset ku edhe mė parė jetonte ky element etnik.



    Edhe pse nėn sundimin bizantin, nga fundi i shek. XII dhe fillimi i shek. XIII, arbėreshėt themelojnė shtetin e tyre nė rrethinat e Krujės, qė drejtohej nga fisniku arbėresh Progoni, i cili nė dokumente njihet me emrin "Princ d’Albanie" (1189-1208), qeverisi sė bashku me djemtė e tij Dhimitrin e Gjinin. Nė kushtet qė ishin krijuar te arbėreshėt, emri i ri popullor pėrhapej gjithnjė e mė shumė, duke pasur tani edhe atribute tė termit gjeografik politik. Njė gjė tė tillė e dėshmon nė shėnimet e tij edhe sundimtari bizantinas, Georgi Akropolit, i cili nė vitin 1256 ishte emėruar mėkėmbės pėr tė gjitha provincat e Perandorisė Bizantine tė Nikesė nė Evropė. Nė dhjetorė tė atij viti ai u nis nga Selaniku pėr ti vizituar krahinat e juridiksionit tė tij dhe arriti nė Ohėr, prej nga ,siē shėnon ai do tė shkelte nė territorin e Albanonit pėr tė arritur nė Durrės. Me emrin e ri arbėrit pėrmenden nė shumė burime bizantine. Ata i pėrmend edhe Georgie Pahimar, i cili, pėrveē tė tjerave, thekson se nė vitin 1280 arbėreshėt e marrin Durrėsin dhe bėhen tė pavarur. Me emrin e ri, ata i pėrmend edhe perandori bizantin Androniku i III i cili shėnon se gjatė qėndrimit tė tij nė Ohėr, te ai erdhėn arbėrit e rrethinave tė Ohrit, Beratit e Devollit, dhe me atė rast i shprehėn devotshmėri atij.



    Nga burimet bizantine tė shek. XIV shihet se numėr i madh arbėrish kanė qenė tė vendosur nė Thesali, ku si ushtarė tė mirė e trima i shėrbenin pushtetit bizantin. Mendimi i historianit serbė Ivan Bozhiniq, i cili thekson se nė shek. XIV banorėt arbėresh, popullatė me frymė luftarake nga Malėsia e Arbėrisė dhe njė element shumė i qėndrueshėm e rezistues, shkonin drejt Epirit, ėshtė gabim dhe tendencioz sepse arbėreshėt kanė qenė nė Epir dhe nuk kanė shkuar nga malėsia e Arbėisė. ėshtė e vėrtetė ajo, qė nė atė kohė, fisniku serb Toma Preluboviq, i cili gjatė sundimit tė perandorit serb Dushanit e kishte pushtuar Thesalinė, dhe ushtrinė e kishte tė pėrbėrė kryesisht nga arbėrit, por ata ishin arbėr vendas dhe jo tė ardhur nga veriu si qė pretėndon Historiografia sllave.



    Me forcimin e shtetit serb nė shek. XII sidomos gjatė sundimit tė mbretit Urosh II, kur nė shtetin serb mbizotėronte ndikimi bizantin, nė Kosovė dhe nė viset e dikurshme tė Dardanisė filloi ndjekja e popullatės autoktone katolike shqiptare qė kishte hy nėn sundimin e Serbisė Mesjetare.



    Konstantin Jireēek , shėnon se kufiri midis kishės lindore dhe asaj perėndimore niste diku nga Boka e Kotorrit dhe shkonte drejt Beogradit dhe ky kufi kishtarė e kjo ndasi ishte e pranishme nė tė gjithė Serbinė Mesjetare.



    Qėndrimi i shtetit serb ndaj shqiptarėve katolikė shkaktoi pakėnaqėsi e indinjatė tė thellė ndėr shqiptarėt, kėshtu qė disa krerė shqiptarė ju drejtuan papės Xhovani 22 me njė letėr me tė cilėn e informonin pėr ndjekjet e rrepta tė shqiptarėve katolik nga ana e pushtetit qė e qeveriste mbreti i Serbisė Uroshi i II. Nga pushteti serb kishte filluar konvertimi me dhunė i arbėrve nga katolikė nė ortodoksė, si dhe sllavizimi i tyre duke ua ndėrruar emrat dhe duke i pagėzuar me dhunė, me emra sllavė.



    Me kėtė rast duhet theksuar se pushteti serb mesjetar bėnte pėrpjekje tė veēanta qė me anė tė kishės dhe tė organeve tė veta ta ndryshonte antroponiminė dhe toponominė e trojeve arbėrore, siē ėshtė pėr shembull rasti me emrat e shumė lokaliteteve, lumenjve dhe maleve. Tė gjithė emrave tė fiseve shqiptare ose emrave tė vendeve u shtohej sufiksi serbosllav viq, dhe ata bėheshin nga Gjini nė Gjinoviq, nga Ēupi nė Cupoviq nga Duraku Durakoviq etj. ose nga Peja Peq, nga Gjakova Gjakovica ose nga Shkupi ,Skoplje etj. Kėtė e theksojmė me qėllim qė tė shihet se sa herėt kanė filluar serbėt tė punojnė pėr shkombėtarizimin e shqiptarėve dhe zhdukjen e tyre nga faqeja e dheut. Ata prej atėherė filluan edhe kolonizimin e tokave shqiptare me kolonė serbė qė mė vonė t’i dalin zot dhe tė tentojnė tė krijojnė Serbinė e Madhe, me pretendimin se shqiptarėt janė tė ardhur nga Mati e veriu i Shqipėrisė.



    Njė politikė shkombėtarizuese ndaj shqiptarėve do tė pėrforcohet me ‘Kodin e Car Dushanit tė vitit 1349 nė tė cilin thuhet: "Nėse dikush nuk pranon tė konvertohet e tė kthehet nė besimin e vėrtetė, (sllavoortodoks) ai do tė dėnohet me vdekje ashtu siē parashihet me librat e etėrve tė shenjtė.



    Pėr t’ia arritur qėllimit tė caktuar pushtetmbajtėsit kishin paraparė edhe dėnime tė tjera pėr ata qė nuk konvertohen, siē pėr shembull denim me vdekje, zhigosje me hekur tė skuqur nė ballė, konfiskimi i pasurisė, shpėrngulja nga tokat atrore me dhunė, ndėshkime fizike etj.



    Konstantin Jireēek pėrshkruan njė rast, ku thotė se me kartėn e Deēanit tė vitit 1330 parashihej qė pėrveē mbretit dhe kishės, nė male, askush nuk mund tė kishte "bashtinė" (tokė trashėguese). Nėse paraqitet ndonjė bujar vlleh ose arbėr (arbanas) dhe thotė se kullotat nė mal kanė qenė bashtinė e tij, ai si dėnim duhej t’i japė mbretit 500 krerė dele



    Kėto reprezalje tregojnė se pushteti serb i shpronėsonte pronarėt arbėr vetėm e vetėm qė t’i detyronte tė ndėrronin fenė nga katolike nė ortodokse.



    Arbrit (shqiptarėt) qė mė herėt kishin qenė katolikė, dhe tash me dhunė ishin konvertuar ne fenė ortodokse, pėr shkak tė dhunės qė bėnin serbėt ndaj tyre, i urrenin serbet po edhe fene e tyre sllavo-ortodokse, duke e llogaritur si fe serbe.



    Pushteti serb, me qėllim qė ta ndėrronte strukturėn etnike tė popullsisė, pėrveē konvertimit dhe asimilimit tė shqiptarėve, bėri edhe kolonizimin e Dardanisė (Kosoves me gjith Presheve e Mal te Zi) dhe tė viseve tė Maqedonisė sė sotme (Pollog-Pellagoni dhe Poreēit) me elementin serb. Urrejtja qė kishin shqiptarėt ndaj pushtetit mesjetar serb u shpreh mė sė miri pas vdekjes sė perandorit serb Dushanit mė 1355, kur shqiptarėt e Thesalisė u ngritėn kundėr fisnikut tė njohur serb Toma Preluboviq, tė cilin e vranė dhe menjėherė filluan tė krijonin principatat e tyre tė pavarura shqiptare si, Skurrajt, Spanėt , Dushmanėt Dukagjinėt, Balshajt, Thopiajt etj.



    Me gjithė kundėrpeshėn e kėtyre viseve tė varfra malore, mund tė thuhet se, nė vija tė pėrgjithshme, zhvillimi i Arbėrisė nėn Bizantin, pėrpara rėnies nėn Serbinė e Dushanit dhe ardhjes sė Osmanėve, eci me ritme tė barabarta me ato tė vendeve fqinje tė trevės qendrore e perėndimore tė Gadishullit Ballkanik. Duke u ndodhur nė periferinė e Gadishullit Ballkanik,aty ku i afroheshin mė shumė Evropės perėndimore, nė kufi me shtetet, rėndėsia e tė cilėve e kalonte Ballkanin, arbrit njohėn njė varg pushtimesh, herė mė tė gjata e herė mė tė shkurtra, tė cilat vetėm nė njė masė tė kufizuar lejuan qė ata tė zhvillonin njė jetė shtetėrore tė bashkuar e tė pavarur, siē e njohėn fqinjėt e tyre. Nė Shqipėrinė mesjetare Perandoria Bizantine takohej me shtetet perėndimore tė formuara nė Itali, me mbretėrinė bullgare ose serbe, aty ku ndesheshin gjuhė tė ndryshme, kultura e institucione feudale me ngjyrė bizantine ose perėndimore. Pra arbrit bashkėjetonin me mbeturinat e njė shoqėrie fisesh patriarkale me rrėnjė tė vjetra. Kėtu, edhe nė shek. XI, vazhdon tė pėrhapet dhe pėrforcohet katolicizmi, e rikthehet latinishtja mbi njė territor ku kishte zotėruar mė herėt greqishtja si gjuhė e kulturės dhe e kishės.



    Njė varg faktorėsh, edhe pse, vėshtirėsonin zhvillimin unitar politik e kulturor dhe ngritjen e gjuhės popullore nė rangun e gjuhės sė shkruar, megjithatė nuk qenė kėta faktorėt vendimtarė qė pėrcaktuan zhvillimin e historisė sė shqiptarėve. Nga poshtė vepronin kundėr tyre faktorė tė brendshėm me karakter etnik dhe ekonomiko-shoqėrorė qė nuk lejuan tė dezintegrohej kjo kombėsi, por pėrkundrazi e bėnė tė konsolidohej mė tej nė organizimin e vet shtetėror, tė zhvillonte kulturėn e vet dhe tė dilte nė shek. XIV-XV, krahas popujve fqinjė, si faktor me rėndėsi edhe nė fushėn ndėrkombėtare e tė jepte kontributin e vet nė thesarin e pėrbashkėt tė kulturės sė popujve ballkanikė.



    Shqiptarėt kishin arritur njė nivel zhvillimi ekonomik e shoqėror tė tillė, nėn Bizantin, qė e bėnte tė mundur njė pėrvetėsim organik tė elementeve tė kulturės mė tė pėrparuar tė kohės duke ia pėrshtatur rrethanave tė vendit, traditės e kėrkesave tė shoqėrisė shqiptare. Kėshtu nė Shqipėri u krijuan vepra tė shquara tė artit, tė cilat krahas tipareve tė pėrbashkėta me ato tė vendeve tė tjera ballkanike, tė Bizantit ose tė perėndimit, paraqesin edhe njė sėrė veēorish dalluese qė flasin pėr njė zhvillim tė vetin vendas tė kėtij trashėgimi.



    Krahas kėtij qytetėrimi, bartėsit e tė cilit qenė shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare, qėndron kultura e shtresave popullore me tė drejtėn e vet zakonore, me lojėn e lirė harmonike tė ngjyrave e tė formave tė aplikuara nė objektet e pėrdorimit tė pėrditshėm e nė veshjen e popullit, me letėrsinė gojore e mitologjinė e tij tė stėrlashtė. Ndėrsa njė palė fisnike shqiptare mburreshin pėr lidhjet familjare qė kishin me perandorėt bizantinė, tė tjerėt vinin nė dukje me krenari prejardhjen e tyre dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi nga fiset e lashta tė epirotėve. Shqiptarė qenė edhe ata malėsorė krenarė, tė njohur tek fqinjėt e tyre si "Gente sempre ribellante" tė cilėt bėnė tė njohur atje tirqit e fustanellėn, veshjen e tyre karakteristike, si dhe konceptin e "Besės", veēori dalluese e tyre, shqiptarė edhe ato tregtarė e lundėrtarė tė shkathėt, qė rrihnin Mesdheut deri nė Egjipt, Siri, si edhe ata artizanė tė talentuar, ose njerėz tė shkolluar e priftėrinj tė ēmuar si magjistėr e kancelarė, oratorė nėpėr qytetet e bregdetit dalmatin. Kėshtu shqiptarėt mesjetarė na paraqiten me njė ambient shoqėror e kulturor tė larmishėm qė pasuron kuadrin e kulturės mesjetare ballkanike me veēoritė e kontradiktat.



    Shqiptarėt mesjetarė qė ndodheshin prej shekujsh nėn sundimin bizantin, qysh nga shek. XI shpėrthyen nė njė varg kryengritjesh, si edhe popullsitė e tjera tė Ballkanit, tė shtyrė prej tė njėjtave arsye: Rėndimit tė shtypjes e shfrytėzimit ekonomik e shoqėror.



    Bujarėt arbėresh, duke filluar nga fundi i shek. XII filluan tė pretendonin pėr vete pushtetin mbi vendin ku kishin zotėrimet e tyre, pa e ndarė me klasėn sunduese bizantine. Kėshtu lindi, si rezultat i zhvillimit tė pėrgjithshėm tė vendit, i pari shtet feudal arbėresh "Arbėria", nė kuadėr tė tė cilit shteti shqiptar mesjetar bėnte pjesė edhe Kėrēova e Zajazi me rrethinė, ku rrethanat historike nuk i lejuan shtetit shqiptar tė konsolidohej, fuqizohej dhe tė dilte nga prangat bizantine e mė vonė ata Serbisė sė Dushanit.



    Tendenca objektive pėr formimin e njė shteti feudal tė bashkuar, tendencė qė shfaqej nė konfliktet midis principatave shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV, u zhvillua nė periudhėn kur sikundėr gjithė Gadishullit Ballkanik, ashtu edhe kundėr Shqipėrisė, u drejtuan osmanėt dhe nga ana tjetėr, duke pėrfituar nga ato u aktivizua politika e Venedikut kundėr bregdetit lindor tė Adriatikut. Qenė kėto faktorė, qė ndikuan nė mėnyrė negative mbi gjithė zhvillimin historik tė shqiptarėve nė fund tė shek. XIV dhe fillimi i shek. XV, kur pėr popullin shqiptar filloi njė nga periudhat mė tė lavdishme tė historisė sė tij. Me gjithė vėshtirėsitė qė krijonin ndarjet fetare, krahinore e politike, karakteristike pėr periudhėn feudale, populli shqiptar hyri nė kėtė periudhė aq tė vėshtirė tė historisė sė tij, i konsoliduar tashmė si njė komb i pėrcaktuar mirė, me njė ndėrgjegje pak a shumė tė qartė pėr rrugėn e vet tė veēantė si njė unitet mė vete i formuar historikisht nė bazė tė origjinės, gjuhės,fesė e formimit shpirtėror e kulturor tė pėrbashkėt. Qe pikėrisht, kjo pjekuri e rritur nė gjithė zhvillimin e vet ekonomik-shoqėrorė e politiko- kulturorė, qė e vuri popullin shqiptar nė gjendje t’i bėjė ballė asimilimit nga turqit, ashtu siē i bėri ballė asimilimit romak, bizantin e serb.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    faleminderit per keto informata , teme shume interesante

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •