Dr. sc.Ilmi VELIU
Simpozium Ndërkombëtarë organizuar nga Universiteti i Tetovës Tetovë.
Tema:
PJESËMARRJA E SHQIPTARËVE TE ILIRIDES NË LUFTËN E II BOTËRORE
Që të kuptohemi më mirë nga historianët e huaj, është mirë që çdo shkrim historik, që ka të bëjë më pjesëmarrjen e shqiptarëve në Luftën e II Botërore, ta fillojmë me Mesjetën, e që më vonë të kuptohet se pse shumica e shqiptarëve, gjatë Luftës së II Botërore u rreshtuan kundër Rusisë dhe Partisë Komuniste të organizuar në këto troje nga Rusia, me qëllim që të mbroheshin interesat slave në Ballkan e Evropë.
Branko Panov në librin e tij “Sredovekova Makedonija”, botim i Shkupit, në faqe 496 duke cituar Prokopie Cezaresin thotë se “...Vojskata na slovenita ja premina rekata Istar-(Danub) i izvrshi strashni zlostorstva nad site Iliri, sve do Epidamn (Draç) Ushtria sllave e kaloi Danubin dhe bëri masakra të pa para ndaj Ilirëve, deri në Durrës. Pra, këtu është zanafilla e luftës së shqiptarëve për mbrojtjen e tokavë të tyre nga sllavët, gjatë gjithë 1400 viteve të ardhshme.
Sllavët vazhdojnë me masakrat ndaj shqiptarëve dhe në shekujt 12-13 por tash të konsoliduar në një shtet të quajtur shteti serbë i Mesjetës i udhëhequr nga Kral Milutini e Car Dushani, duke i sllavizuar të gjithe emrat e qyteteve, fshatrave, lumenjëve e bile edhe emrat personal të shqipatrëve.
Feudalët shqiptarë kur e kuptuan se Perandoria Osmane kishte në shënjestër Sërbinë dhe feudalët serbë, shumica e tyre kaluan në anën osmane duke u bërë vassal të saj, si Karl Thopia me feudalët tjerë shqiptarë, më vonë edhe Gjon Kastrioti e të tjerë. Pra feudalët shqiptarë shpresuan se Osmanët njiherë e mirë do ti çlironin ata nga regjimi shumë i ashpër i Dushanit dhe pasardhësëve të tij.
Pas Lidhjes së Prizrenit 1878, shqiptarët vendosën të bashkëpunonin me shtetet sllave të Ballkanit, Sërbinë, Bullgarinë, Malin e Zi në luftë kundër Osmanëve por u tradhëruan rende nga ata dhe u therën e masakruan pas vitit 1912.
Shqiptarët e mbetur jashta kufirit politik të Shqipërisë së sotme, edhe Hitlerin e pritën si çlirimtar, sepse ishin theruar nga serbet e Jugosllavisë së Parë më tepër se një çerek shekulli. Ata asnjëherë nuk do të mund ti besonin Partisë Komuniste të instaluar nga Rusia dhe të udhëhequr nga Sërbia në këto troje e bile edhe ne Shqiperi. Edhe sot shqiptarët jashta Shqipërisë e pritën Amerikën si çlirimtare dhe shpëtuese të tyre nga Millosheviqi.
Pra ndryshonte situata e shqiptarëve të Shqipërisë dhe situata e shqiptarëve jashta shqipërisë. Sa herë që të flasim apo të shkruajmë për pjesëmarrjen e shqiptarëve në Luftën e II Botërore do të duhet ta bëjmë këtë dallim dhe ta kuptojmë shkakun se pse shqiptarët e kësajë ane aq ashpër e luftuan Partinë Komuniste të udhëhequr nga serbët edhe këtu në Maqedoni dhe te gjithe u rreshtuan ne anen e Ballit Kombtar.
DOKUMENTE SEKRETE NGA MUZEU I KËRÇOVËS KU SHIHET SE JUGOSLAVËT PLANIFIKUAN LIKUIDIMIN EDHE TË KOMUNISTËVE SHQIPTARË
8Gusht 1943
Letër e Svetozar Vukmanoviq Tempo, drejtuar Komitetit të PKM në Kërçovë
...Me shtabin kryesor të Shqipërisë u takova. U skjarova se ne nuk kimi shansë të hymë ne Kerçovë.Dhe pas shumë debatesh dhe mospajtimesh, arrita ta bindë Enver Hoxhen dhe Mehmet Shehun, që një aradhë partizane nga Shqipëria nën komandën e Haxhi Lleshit, të vinte nga Elbasani drejt Dibrës Strugës e Kërçovës, dhe me flamurin shqiptarë e parolla shqip të hynte në Kërçovë e Zajaz. Kjo është mënyra e vetme për të hyrë në këto troje të mbrojtura nga Mefail Zajazi. (CK,KPJ. Origjinali i shkruar në sërbisht).
Ky plan i këtij spiuni serb ka qenë shumë i suksesëshëm. Kur vinë aradhat shqiptare, me flamuramurin shqiptar në jug të Kërçovës, askush nuk u del përpara, dhe ata lirshëm hynë në Kërçovë e Zajaz. Ali Ramë Dedja, bashkluftëtarëve i Mefail Zajazit, që ende është gjallë dhe ka qenë prezent aty, tregon se Mefail Zajazi u takua me Xhemë Gostivarin në Bukovik, për herë të fundit. Prezent ka qenë edhe Nafi Sulejmani, komandant i brigadës IV shqiptare dhe Nexhat Agolli, komesar politik.. Xhema e Mefaili u kishin thënë në atë takim se ata kurrë nuk do të pranonim që këto toka tua dorzonim forcave sllave për pa u shuar të tërë, por tash pasi është në pyetje aradha shqiptare më flamur shqiptar, ne do të ja dorzojmë tokat tona me shpresë që Shqipëria pastaj ti mbrojnë, e ne do të vdesim më ndërgjegje të pastër se këto toka nuk ua dorzuam komunistëve jugosllavë.
4 gusht 1944
Letër e Asan Përmetit, mesues nga Shqiperia, ku shihet se ka qenë antar i Komitetit të rrethit të PKM në Kërçovë, dërguar Zlate Treneskit, sekretar i të njejtit komiteti.
“… Shok i dashur Zllate,
Jemi para një rreziku shumë të madh. Dje, i gjith Zajazi është ngritur në këmbë dhe ka shkuar te Rexhë Rushit Zajazi, dhe kanë kërkauar që të pajtoheshin ballistët dhe komunistët shqiptarë,e Mefaili të bëhej komandanti kryesor i kësajë ane. Ata e kishin pyetur Xha Rexhan se e pret Rusinë apo Sërbinë. Ai u kishte thënë se ju mund të bëni si të doni por unë jam i pa fuqishqm që në këtë rast të ndryshoi diçka, por do të mundohem....Duhet të veprojmë sa më shpejt që të pengojmë pajtimin dhe bashkimin e shqiptarëve të Kërçovës....”
7 gusht 1944
Letër e Asan Përmetit antar i Komitetit të rrethit të PKM Kërçovë. Deri te Zlate Treneski Sekretar i të njejtit komiteti.
“Me datën 7 të këtij muaji, Mefaili mbajti një fjalim në Kërçovë ku kerkoi që të gjithë të armatosen, sepse pas tërhekjes së gjermanëve ne vetë do të luftojmë kundër komunistëve, dhe do ti mbrojme tokat tona. Fjalime mbajtën edhe Afmet Haxhi Sadiku, kryetari i Kërçovës, Himet Limani sekretar, dhe të tjerë. Populata e do shume Mefailin, por ne kemi marrë aktivitete të shumta që të shpifim dhe ngatërrojmë në mes veti ushtarët e Mefailit dhe ti largojme prej ti, duke popullarizuar Partinë Komuniste”.
Në bisedë me Hamza Halilin, veteran i arsimit shqip, Ali Ramë Dedja dhe Xhezo Dauti, luftëtarë të çetës së Mefailit, kam vërtetuar se Hasan Përmeti ka qenë i ardhur nga Shqipëria dhe është deklaruar si antarë i Ballit Kombëtar. Edhe kto persona që e kanë njohur e dinë si veprimtarë të zjartë të Balit, kurse nga ky dokument del se ai i ka raportuar shefit të OZN për Kërçovën, një farë Pepi Jovanoskit, për të gjitha aktivitetet dhe planet e Mefailit me shokë duke e përdorur edhe pseudonimin e tij si “Milçento” nga italishtja “Njëmijëenjiqind”.
Kur komunistët maqedonas fillojnë ti likuidojne edhe komunistët shqiptarë, që të mos u pengonin në rregullimin e shtetit pastër maqedonas, si komandantin e zonës së parë Hamdin Dema, komesarin politik të Brigadës së IV(më vonë Brigada e VII) shqiptare dhe ministër në qeverinë e parë të Maqedonisë së atëhershmë Nexhat Agolli, vllaun e tij Qemal Agolli, Hazem Morana; pastaj likuidimin edhe të Emin Kallnaga, Rexhë Rushit Zajazi e Mehmet Mehmeti me shokë të tjerë, ky far Asan Përmeti kishte ikur për në Shqipëri.
12 shtator 1943
Leter e Dobrivoje Radosavleviq, instruktor i KQ të PKJ deri te Strahil Gigov, antar i shtabit kryesor të LNC në Maqedoni.
Të dashur shokë,
{“…Мефаил Шеху, некако да го убедиме и примиме под наша команда, и после да го liквидираме...} Mefail Sheh Zajazin ta bindim qe te na bashkangjitet neve dhe pastaj ta likuidojme...
Nga luftëtarët e Mefailit tregohet se pas kapitulimit të Italisë, dhe me këmbënguljen e Tempos е Radosavleviqit, Mefail Zajazin e kishin bindur që tu bashkangjitej partizanëve. Ata si detyrë i ja kishin caktuar që ta mbronte kufirin ndaj ushtrisë bullgare që ishte i vendosur në lindje të Kërçovës. Pasi kishte filluar të dyshoi në planet e komunistëve sllavë, ai e braktis kufirin, takohet me forcat të Xhemë Gostivarit në Bukovik dhe e kishin marrë Kërçovën nga forcat poartizane për të pestën herë.
Si duket Mefail Zajazi e kishte kuptuar grackën që i është përgatitur nga vëllezërit jugosllavë. Po të mos i kishte braktisuar partizanët, edhe ai do të përfundonte si komunistët shqiptarë që i përmendëm më lartë e që u akuzuan se kishin luajtur nga vija partiake, sëbashku me shumë shqiptarë të tjerë nga Maqedonia, të cilët u kishin besuar gënjeshtrave të Tempos, Mugoshës, Popoviqit dhe Llazar Kolisheskit.
Autori është drejtor i Muzeut të Kërçovës dhe nënkryetar i Sh.Historinëve Shqiptarë-Shkup
Krijoni Kontakt