A JANË MUSLIMANËT TERORISTË?
A jemi ne terroristët e vërtetë ?
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Lartëmadhëruar, kurse salavatet dhe selamet më të mira i takojnë Muhammedit alejhis-salatu ves-selam, familjes së tij, shokëve, si dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
A me të vërtetë Islami është fe e terrorit dhe e dhunës ?
Përse vallë, gjithë këto akuza ?
A me të vërtetë është, ashtu siç pretendohet ?
A me të vërtetë është nxitës në terrorizëm?
Me të vërtetë Islami është fe e paqës dhe e mirëkuptimit, fe e cila dënon terrorin dhe pasuesit e saj, fe e cila me butësine,urtësinë e saj arriti te bashkojë popujt, të lidhë zemrat e tyre.
Nuk bën dallim mes të bardhit dhe të ziut, mes të varfërit dhe të pasurit, mes arabit dhe joarabit.
Çdokush ka të drejtat dhe vendin e tij, ne asnjëlloj forme nuk lejon që të cënohet jeta dhe nderi i personit.
All-llahu i Lartësuar në librin e Tiij Famëlartë thotë:
" Kush e mbyt një njeri ( pa të drejtë ), atëherë ( krimi i tij ) është sikur të kishte mbytur të gjithë njerëzimin. Nga ana tjetër, nëse ndokush shpëton një jetë, do të ishte sikur të kishte shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit." El Maide 32.
Profeti ynë, Muhammedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofte mbi të), ishte i dashur dhe i sjellshëm me njerëzit.
Dora e tij kurrë nuk qëlloi njeri. Morali i tij arrinte grada të larta.
Çdo herë i porosiste shokët e tij dhe i këshillonte para se të niseshin në ekspedita luftarake që të bënin kujdes ndaj: Pleqve, grave dhe fëmijëve. Brenda saj, nuk harroi të përmendte dhe shkatërrimin dhe prerjen pemëve.
Pas kësaj që përmendëm, me çfarë logjike mund të themi se islami është fe e dhunës dhe e terrorit, ndërsa profeti ynë na ka mësuar që edhe ndaj pemëve te bëjmë kujdes, mos ti dëmtojmë ato.
E çfarë mund te themi per jetën e një njeriu të pafajshëm???
Po për vrasjen e qindra-mijëra civilësh të pafajshëm???
O ju të zotët e mendjes, a nuk po mendoni???
Shkëputni disa çaste nga jeta juaj dhe meditoni.
Çdokush i cili i ka sytë e zemrës hapur do ta kuptoj se islami është fe e paqës dhe jo e dhunës.
Përse nuk mendoni pak për me e kuptuar të vërtetën se Muslimanët nuk janë terorista dhe i takon aspak ky emër atyre!
Përse për terosirtat e vërtetë që edhe nji fëmiju e din se kush janë, po na i mbroni me in jorancë, se vetëm një njeri i çmendur nuk mund të analizon???
Mos merni gjithka që ndëgjoni pa e argumentuar atë mirë! Se mediat këtë punë e kanë për me va mbyllur sytë njerëzve nga e vërteta dhe me ju ngjitur të pavërtetat, sepse kështu ju pëlqen atyre. A nuk po e shihni realitetin?
Se terorisrta thiren ata që po e mbrojnë vatanin, shtëpytë e tyre, familjen e tyre, dhe veten e tyre dhe së fundi vetëm pse janë muslimanë u thonë se janë terorista!
Kurse ata që i sulmojnë në shtëpijat e tyre, përdhunojnë nderin e tyre, vjedhin pasurinë e tyre, vrasin dhe së fundi nuk thiren si terorista!!!!! A keni sy në ball që të shikoni, tru në kokë që të mendoni dhe zemër në gjoksa që të dalloni se ku është e vërteta???
Kush prej jush e kishte lejuar dikë që ti vijë tek shpija dhe ti thotë jo ma tepër se " Dil ti prej shtëpisë tënde se prej sot kjo do bëhet shtëpija ime ". Dhe ai me dëshirë ta liron dhe të hik prej asaj që tërë jetën ka sakrifikuar për ta ndërtuar atë!!!
Jo, jo edhe njiherë jo se askush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, vetëm se në rastëse dhunohet, por mesiguri që mendja do ti rijë atje se si ti hakmeret për këtë padrejtësi që ju bë atij. Pra, mos thoni se muslimanët janë terorista se në Islam nuk kand terorizmi! Dhe është i urryer terorizmi! Kjo është nji shpifje e jobesimtarëve që ja ngjisin muslimanëve vetëm se vetëm të jenë të qetë ata nga e pavërteta dhe e padrejta e tyre që Islami va imponon drejtësin dhe për ta refuzuar këtë ata nuk flejnë natën vetëm se për ta menduar se si ta mposhtin të vërtetën që muslimanët përherë kanë bërë thirje në të.
All-llahu i din më mirë se çfarë qëllime kanë muslimanët dhe çfarë qëllimesh kanë jobesimtarët që i etiketojnë me nji shpifje të madhe ndaj tyre.
Lus All-llahun e Madhërueshëm që t'ju japë durim besimtarëve muslimanë dhe Ti mposhtë jobesimtarët me intrigat e tye.
Lus All-llahun e Madhërueshëm që ti shpërblejë besimtarët muslimanë në këtë botë dhe në botën tjetër. Amin.
Selam alejkum nga Ramazani!
Krijoni Kontakt