Dje kryetari i Autoritetit tė Konkurrencės akuzoi importuesit se po pėrfitojnė padrejtėsisht nga situata botėrore
Ēmimi i naftės, Preēi: Importuesit po abuzojnė
Preēi: Fitime abuzive tė operatorėve dhe cėnohen interesat e qytetarėve e tė ardhurat e buxhetit tė shtetit
Florian Papadhimitri
TIRANĖ-Ēmimet e reja tė naftės dhe benzinės janė abuzive dhe, importuesit vendas po abuzojnė me lėvizjet e tregjeve ndėrkombėtare. Deklaratėn dhe akuzėn ndaj importuesve e ka bėrė ditėn e djeshme Zef Preēi, kryetari i Autoritetit tė Konkurrencės, i cili ka thėnė se kompanitė grosiste nė Shqipėri po marrin atribute qė nuk u takojnė, kjo lidhur me vendosjen e ēmimit dhe rolin e rregullatorit nė treg. Zef Preēi e ka bazuar deklaratėn e tij nė faktin se importuesit importojnė naftė tė cilėsisė sė dobėt dhe kjo naftė prodhohet nga vende qė nuk janė pjesėtare tė OPEC. Pėrveē kėsaj, po dje Autoriteti i Konkurrencės ka ftuar Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatim Taksave dhe atė tė Doganave qė tė ndėshkojnė abuzimet qė janė nė dėm tė konsumatorėve. Nė emėr tė Autoritetit tė Konkurrencės (institucionit tė ngarkuar me ligj pėr ndėshkimin e abuzimit me pozitėn dominuese nė treg), paralajmėroj seriozisht drejtuesit e shoqatės sė importuesve tė karburanteve tė mos abuzojnė me krizėn botėrore tė naftės, tė respektojnė detyrimet e tyre ligjore dhe tė mos marrin atributet e rregullatorėve tė tregut, -ka deklaruar pasditen e djeshme Zef Preēi. Nė letrėn e tij Preēi sqaron se kėto atribute i ka dikasteri pėrkatės, domethėnė Ministria e Industrisė dhe Energjitikės dhe ėshtė vetėm qeveria qė bėn politika sociale dhe mbron interesat e shtresave tė ndryshme shoqėrore qė preken mė shumė nga kjo krizė. Duke folur pėr spekulimin, kryetari Zef Preēi bėri tė ditur se ēdo pėrpjekje pėr tė shprehur shqetėsimin rreth krizės duke pėrcaktuar a priori ēmimin e pritshėm tė shitjes sė karburantit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė spekulim me krizėn dhe abuzim me pozitėn dominuese nė kėtė treg nga ana e shoqatės nė fjalė. Pėr tė parandaluar abuzimin, Zef Preēi, nė emėr tė institucionit qė pėrfaqėson ka kėrkuar ndihmėn e autoriteteve doganore dhe tatimore. Ftoj publikisht Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatim-Taksave dhe Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave qė tė ndėshkojnė pa hezitim ēdo abuzim me interesat e konsumatorėve si dhe tė mbajnė parasysh qė pjesa mė e madhe e naftės qė importohet nė vendin tonė vjen nga vendet qė nuk janė anėtare tė OPEC-ut (organizatės ndėrkombėtare tė naftės) dhe me cilėsi tejet tė dyshimta. Kjo bėhet shkak pėr fitime abuzive tė operatorėve tė tregut dhe cėnon dukshėm interesat e qytetarėve dhe tė ardhurat e buxhetit tė shtetit, -bėn tė ditur Zef Preēi, duke shtuar se kėrkoj mirėkuptimin e medias audio-vizuale qė nė emėr tė informimit tė evitojė abuzimin me kėtė tė fundit dhe shndėrrimin e informimit publik nė instrument tė zbatimit tė marrėveshjeve tė dėnueshme ndėrmjet operatorėve pėr ndarje tė tregjeve dhe fiksimin e ēmimit tė tregtimit tė karburanteve. Nė fund tė deklaratės sė bėrė dje, Zef Preēi ka ftuar personat qė kanė informacion pėr abuzime tė mundshme tė denoncojnė. Nė emėr tė Autoritetit tė Konkurrencės mirėpresim ēdo denoncim dhe provė tė marrėveshjes sė ndaluar midis importuesve pėr ndarjen eventuale tė tregut dhe fiksimin e ēmimit, akte kėto tė dėnueshme nga legjislacioni shqiptar pėr mbrojtjen e konkurrencės nė treg, -pėrfundon Zef Preēi.
Krijoni Kontakt