Close
Faqja 44 prej 121 FillimFillim ... 3442434445465494 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 1208
  1. #431
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    aha ok.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #432
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-07-2009
    Vendndodhja
    Gjakove
    Postime
    72
    Mirrors 2.....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #433
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Per mu fundin i The Road asht fundi ma i pershtateshem qe mund ti bahej. S'asht hiç i ceket, perkundrazi asht ma i kerkum se imagjinoni. Shum pytje nenshtrohem me paraqitjen nga askund te ksaj "familje". A egzistojn tamam apo jan imagjinat e djalit? A jan aq human sa japin pershtypjen ne nji bote ku njerzit hane njeri tjetrin? Si kan mbijetu gjith kyt koh?
    Nejse mu m'pelqe sepse te le ne dyshim totale pastaj çdo njeri e merr si te doj ardhjen e "familjes" ose happy end, ose klient i ri per dark. lol
    Ehe, kuptoj c'do te thuash e deri diku jam dakord, thjesht edhe mua nuk me pelqeu fakti qe ajo familja doli ne drite pikerisht ne momentin qe i ati vdiq... Te mban ne tension tere ato ore dhe fiks ne ato momentet e fundit doli kjo familja tjeter ne pah? Nejse, personalisht do me kishte mbetur me shume ne mendje nese ajo familje do ishte takuar me djalin ose ne castet e fundit qe i ati ishte ende gjalle, ose pak me vone... e jo direkt aty.

    Anyway, pashe edhe une The Last Song meqe e lavderuan shume persona.... vertete shume prekes!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #434
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kam pa- The Reader. Film i bukur shume. Me pelqeu. E rekomandoj !!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #435
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse cuditesh Pinkush per filmat qe dalin shqipot.

    ate qe po bejne ne kto 22 vjet disa shqiptare ska film holivudian ta paraqese.

    kur do vi ajo qeverri qe ketyre tutoreve tu a tregoje vendin..

    si?

    1-tu a marre krejt pasurine atyre dhe familjeve te tyre e tu dhurohet famljeve te vajzave viktima..
    2-ti lere te varur ne litar tutoret mu para hotel grataciel- bordeleve qe i ndertiuan me gjakun e atyre vajzave te mjera..
    3- te detyrohen familjaret e tutoreve te rrine aty e te shikojne se si i tund era ne trekembesh kulishet e tyre barbare e te kujtohen se me sa zell u a pranuan bijve te tyre frytet e cfrytezimit barbar te atyre vajzave..

    dhe..

    4.. le te guxoj me kush ta mendoje.. se me nji vajz shqiptare mund te tallesh..

    kaq..

    --

    ja disa faqe te zeza te poshtersive te ketyre bishave qe jan jo pak por me mijra ne shqiperi angli belgjik e kudo..

    ----


    shekulli


    Histori dramatike trafikimi, fierakja, nga nuse në prostitutëFlamur Vezaj | 18/12/2010 | Arti i te jetuarit | 32 KOMENTE | Facebook | - +
    TIRANË- Prokuroria për Krime të Rënda në kryeqytet, kërkoi dje dënimin me 20 vite burg e 8 milionë lekë gjobë, të Hysni Sokolajt, 38 vjeç, i akuzuar për rrëmbimin trafikimin, shfrytëzimin e deri detyrimin e saj për të kryer katër aborte për të ushtruar prostitucion.


    Ndërkohë edhe pse akuzat e prokurorisë se veprimet e të akuzuarit janë kryer në rrethana rënduese ndaj të dëmtuarës, ai është hetuar e gjykuar i lirë për shkak të një vendimi të Gjykatës e Lartë. Mbi tropojanin 38 -vjeçar rëndon akuza e trafikimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të fierakes me inicialet E.V. për pesë vite në Londër.


    Ai akuzohet se e ka detyruar të abortojë katër herë, ndërsa e torturonte vazhdimisht. Për këto akuza, prokurori i çështjes, Eugen Beçi, në pretencën e tij, kërkoi që trupi gjykues i kryesuar nga Klodian Kurushi, ta dënonte Sokolajn me 20 vite burg e 8 milionë lekë gjobë. Kallëzimi është dhënë më 6 qershor 2006, kur e dëmtuara E.V, u deportua nga Londra në Tiranë.


    Prokuroria e Fierit nisi hetimet e më pas ia delegoi dosjen Prokurorisë për Krime të Rënda, që lëshoi urdhër-arrestin ndaj Hysni Sokolajt. Ai u ndalua me 25 shkurt 2008, ndërsa për të ishte dhënë masa e sigurisë "arrest me burg". Ky vendim u la në fuqi edhe nga Apeli i Krimeve të Rënda.


    Por me 21 maj 2008, Gjykata e Lartë, prishi vendimet e dy shkallëve më të ulëta, dhe liroi të pandehurit Sokolaj, që u hetua e u gjykua i lirë. Pas konkluzioneve të prokurorit, që renditi kronologjinë e gjithë provave në 8 faqe, drejtuesi i seancës e ndërpreu atë, për t'i dhënë kohë mbrojtjes të përgatitet për pretendimet e saj.


    DOSJA


    Më 15 qershor 2006, prokuroria e Fierit në bazë të materialit kallëzues të policisë, regjistroi procedimin penal me akuzën e "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese" ndaj Hysni Sokolajt. Pas regjistrimit të procedimit, prokuroria e Fierit katër ditë më vonë e referoi dosjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me akuzën e "trafikimit të femrave".


    Hetimi vazhdoi në ngarkim Hysni Sokolajt, për trafikimin e të dëmtuarës, E.V. Bazuar në këto hetime, me datë 16 shkurt 2008 Gjykata për Krime të Rënda, me kërkesë të akuzës, caktoi masën e sigurimit "Arrest në burg" në mungesë. Mbi bazën e këtij vendimi, policia me 25 shkurt 2008, arrestoi të akuzuarin Sokolaj.


    Vendimi i masës së arrestit u la në fuqi edhe nga Apeli, ndërsa Gjykata e Lartë, vendimin me nr.115, 21 majit 2008 vendosi prishjen e dy vendimeve të para dhe liroi menjëherë të pandehurin.


    Gjatë 39 seancave gjyqësore, me kërkesë të prokurorisë, gjykata pyeti me cilësinë e dëshmitarëve disa persona të cilët dhanë shpjegime rreth faktit kriminal.


    Në fashikullin e gjykimit u administruan disa prova shkresore dhe aktet e ekspertimeve mjeko-ligjorë mbi ekzaminimin e të dëmtuarës, disa akte në përgjigje të letër-porosisë së ardhur nga Britania e Madhe për këtë rast. Po kështu më 29 shtator 2010, u administruan e u bënë pjesë të fashikullit të gjykimit, shpjegimet e të dëmtuarës E.V. të dhëna këto gjatë hetimeve paraprake.


    Referuar këtyre shpjegimeve të dhëna prej të dëmtuarës në datat 12 janar 2007 dhe 17 janar 2008 të vlerësuara në unitet të plotë me provat e tjera, si dëshmitë e prindërve të E.V.-së, aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, aktet e letër-porosisë, u provua se në verën e vitit 2001, e dëmtuara E.V. është njohur me Hysni Sokolajn në Fier. Ai punonte në një hotel të njohur, pronë e të afërmve të tij. Pasi kontaktuan disa herë në telefon E.V. u ftua të pinte një kafe nga i pandehuri.


    Pikërisht atë ditë që pinë kafe, i pandehuri Sokolaj e mori, vajzën, pa njoftuar të afërmit e saj dhe e dërgoi në Durrës. E dëmtuara E.V. shpjegon se qëndroi fillimisht në një hotel në Durrës e më pas tek shtëpia e motrës së të pandehurit.


    Duke qenë se ajo ishte larguar pa dijeninë e prindërve, të afërmit u interesuan dhe mësuan se vajza ishte me Hysni Sokolajn në Durrës. Prindërit saj bashkë me vëllain, shkuan në Durrës dhe e morën E. V. Prindërit e E.V. gjetën në shtëpinë e tij në Durrës gruan e Hysniut dhe fëmijët e tij.


    Edhe i pandehuri kur shpjegoi para gjykatës, tregoi se prindërit e E.V. së bashku me vëllanë e saj kishin shkuar në shtëpinë e tij në Durrës pasi sipas tij mendonin se ai e kishte rrëmbyer vajzën. Në fakt kështu rezultoi, sepse ndryshe nga ç'pretendoi i pandehuri, ai e mori të dëmtuarën në Durrës pa pëlqimin e familjes së saj dhe duke e mashtruar.


    Sipas prokurorisë ky është një ndër momentet e veprimeve kriminale të të pandehurit ku provohet qartë një element shumë i rëndësishëm i rekrutimit të E.V, që më pas e trafikoi atë në në Belgjikë e Angli. Ky fakt u provua edhe me dëshminë nënës së të dëmtuares, shtetases me iniciale L.V. e cila shpjegoi se kur ka shkuar në Durrës të gjejë vajzën e saj tek shtëpia e të pandehurit ka takuar ish-gruan e Hysniut. Në këtë formë bie alibia e të pandehurit që pretendoi se ishte i ndarë nga gruaja e tij e parë dhe me E.V. do martohej.


    Kjo është provuar nga këqyrja e dosjes civile me paditësen A.S. me të paditur Hysni Sokolaj, rezulton se në periudhën që Hysniu është njohur me E.V, ai ishte i martuar ndërsa rezulton se shkak i divorcit është bërë njohja e Hysniut me të dëmtuarën.


    Madje vajtja e kësaj të fundit me të akuzuarin në Angli, është bërë gjatë kohës që ai ishte i martuar, fakt i pohuar nga bashkëshortja e Sokolajt. Ndryshe nga sa pretendon i pandehuri, nga viti 2001 deri në vitin 2004, bashkëshortja e tij A.S. ka jetuar në shtëpinë e prindërve të tij. Ajo shpjegon se kontradiktat lindën menjëherë pas largimit të të pandehurit në Angli, duke mashtruar të dëmtuarën me qëllim shfrytëzimin e saj..


    Pas kontradiktave në familjen e të dëmtuarës të shkaktuara nga marrëdhënia e saj me të akuzuarin ajo iu dorëzua presionit, duke pranuar të largohet nga Shqipëria, duke besuar në premtimet e tij për martesë.


    Me 16 korrik 2001 E.V, u largua me Hysni Sokolajn nga Vlora me gomone drejt Italisë, e më pas në Francë, por shpejt mbërritën në Belgjikë, në Anversë. Atje u sistemuan në shtëpinë e një shokut të Hysniut me inicialet A. L. Ai kishte një vajzë që e shfrytëzonte si prostitutë prej vitesh. I akuzuari i tha E.V, -së: Do punosh prostitutë në rrugë bashkë me këtë vajzën".


    E dëmtuara kundërshtoi Hysniun duke i thënë se i kishte premtuar se do të shkonin në Londër ku do të krijonin familje. Pas kundërshtimeve të të dëmtuarës, Sokolaj nisi ta rrihte me rripin e pantallonave, e shponte me thikë dhe e qëllonte me sende të forta në kokë. Pas torturave E. V, ka pranuar të prostituojë për dy muaj në Belgjikë.


    Më pas, me një pasaportë greke të siguruar nga i pandehuri, ata shkuan në Angli, ku u kapën nga policia vendase pasi zbuluan se pasaporta ishte false dhe ajo qëndroi në një kamp rreth një javë.


    Atje shkoi motra e të pandehurit e cila e nxori që aty dhe e dërgoi në shtëpinë e saj në Londër. Aty vajza E. V, vetëm një natë nuk u shfrytëzua, ndërsa të nesërmen Sokolaj, nisi sërish dhunën fizike e psikologjike për të detyruar vajzën nga Fieri të ushtronte prostitucionin.


    Në Angli janë sistemuar dhe në qytetin Leuisham, 200 km nga Londra. Në këtë qytet vajza ushtronte prostitucion në një banesë që përdorej për këtë qëllim, ku ajo dërgohej rregullisht nga i pandehuri Sokolaj nga ora 11:00 deri në 24:00 të mesnatës.


    Mesatarisht e dëmtuara kryente marrëdhënie seksuale me 20 klientë dhe fitimi ishte 400-500 paund që në fund ia dorëzonte Sokolajt. E dëmtuara ka rrëfyer se është shfrytëzuar dhe në adresën "459 Highstreet North Manor Park" si dhe "2 Rixen Road Park", për rreth katër vjet. Në vendin e quajtur "Cristal Palace" e dëmtuara është kapur nga policia duke ushtruar prostitucion dhe më pas është lënë e lirë.


    Gjatë kohës prej pesë vitesh që është shfrytëzuar si prostitutë nga i pandehuri Sokolaj, ajo mbeti katër herë shtatzanë dhe ka abortuar nga presioni i Hysni Sokolajt.


    Në dy raste ajo ka abortuar në spitalin e Leuisham (Lëeisham) duke përdorur emrin e njërës nga motrat e të pandehurit. Këtë fakt e konfirmoi dhe nëna e E.V. para gjykatës duke treguar për ato që e bija i kishte treguar, për ato që i kishte përjetuar gjatë qëndrimit në Angli.


    Sokolaj, është kapur nga policia angleze dhe është kthyer në Shqipëri me 13 prill 2006, disa muaj para se E.V të kthehej në Shqipëri.


    Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara e shtyrë dhe e kërcënuar nga i pandehuri nëpërmjet telefonit vazhdoi prostitucion, pasi gjatë kësaj periudhe ishte në kontrollin e të afërmve të Sokolajt që jetonin në Angli.


    E shfrytëzuara u deportua në Shqipëri nëpërmjet Rinasit më 8 qershor 2006, dhe pas mbërritjes ajo denoncoi tutorin e saj.


    Në shpjegimet e të dëmtuarës E.V. prokuroria tha se shihet një konsekuencë në dhënien e hollësive si në kallëzimin e dhënë me 12 qershor 2006 në Policinë e Fierit "Pretendimi i të pandehurit nëpërmjet mbrojtësit të tij se e dëmtuara E.V. ka tërhequr kallëzimin me dëshirën e saj nga policia e Fierit dhe se e ka bërë e shtyrë nga xhelozia jo vetëm që ne mendojmë se nuk është e bazuar dhe aspak bindëse, por përkundrazi përbën një indicie të fortë për ne për të treguar vartësinë dhe ndikimin që kishte krijuar i pandehuri nëpërmjet dhunës me viktimën e tij.


    Ai jo vetëm gjatë marrjes së E.V. nga Shqipëria, jo vetëm gjatë shfrytëzimit të saj si prostitutë në Angli, por dhe pas kthimit të saj nga Anglia, ndikonte me kanosjen dhe dhunën e vazhdueshme që ushtronte ndaj E.V. në çdo veprim të saj.


    Dhe në këtë rast u bë evident rreziku që i kanosej të pandehurit me rrëfimin e E.V. dhe me çdo kusht ai e detyroi atë për një moment me dhunë të tërheqë këtë kallëzim", - tha prokurori.


    Prokurori:
    I akuzuari keqtrajonte të dëmtuarën pas ardhjes nga Anglia

    .....Së pari, në mënyrë direkte E.V. shpjegoi se kallëzimin e ka tërhequr pasi i pandehuri e kishte kërcënuar dhe rrahur duke i thënë se do të vriste një nga vëllezërit e saj.


    Së dyti, siç u pa dhe gjatë seancave të zhvilluara, kur E.V. u paraqit për të dëshmuar ishte nën tmerrin dhe presionin e vazhdueshëm psikologjik të të pandehurit. Ishte kjo një ndër arsyet që ajo nuk përballej dot fizikisht në një sallë me të pandehurin.


    Dhe siç është dokumentuar u kërkua që seanca e pyetjes së saj të zhvillohej me video konferencë për të shmangur këtë dhunë psikologjike që kishte lënë gjurmë tek e dëmtuara. Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës dhe largimit të të pandehurit nga salla e gjyqit.


    Së treti u provua jo vetëm nga deklarimet e E.V. dhe prindërve të saj por dhe nga përgjigjet që i dha pyetjeve tona i pandehuri, se ai në çdo moment pasi mori vesh që E.V. e kishte kallëzuar nuk e la atë vetëm. Kështu ai shpjegoi qartë se kur E.V. shkoi në policinë e Fierit në qershor 2006 për të tërhequr kallëzimin gjatë deklarimeve që ajo ka dhënë ka qenë i pranishëm dhe vetë i pandehuri.


    Pra bëhet evidente që ai ka kontrolluar çdo deklarim të sajin duke bërë të besueshme plotësisht faktin që E.V. ndërronte deklarimet e saj nën kërcënimin e të pandehurit. Jo vetëm kaq por në favor të këtij argumenti është dhe fakti që sa herë E.V. thirrej nga organi procedurës shoqërohej nga i pandehuri, dhe ai këmbëngulte për ta mbajtur E.V. në çdo moment me vete, jo për tu kujdesur por për ta mbajtur nën trysni e kërcënime.


    Së katërti, një fakt i tillë u konfirmua dhe nga dëshmia që dha L.V. para gjykatës kur shpjegoi se i pandehuri e kishte kërcënuar disa herë E.V. dhe ajo pra E.V. ishte nën ndikimin e vazhdueshëm të të pandehurit. Këtu kemi parasysh dhe detajet që dha kjo dëshmitare në lidhje me takimet e E.V. me prindërit e saj ku ajo megjithëse nuk dëshironte të jetonte me Hysniun në Durrës ai e detyronte dhe e merrte me vete kundër dëshirës së saj.


    Dhe në këtë kuadër duhet të kemi parasysh faktin që deri në 4 janar 2007 që nga mesi i Qershorit 2006 E.V. ka qenë e detyruar nën dhunë e kanosje të jetonte me Hysniun në Durrës. Deri sa në 4 janar ka qenë këmbëngulja e prindërve të saj që ajo të shkëputej përfundimisht nga i pandehuri. U sistemua përsëri në një qendër rehabilitimi.


    Veprimet e të pandehurit tregojnë qartë faktin se ai në asnjë moment nuk ka qenë i interesuar për E.V. si bashkëshorten e tij. Kështu sjellim në vëmendje tuaj faktin që ajo kur u kthye nga Anglia nuk e njoftoi të pandehurin por vetëm familjen e saj. I pandehuri deri në momentin që E.V. bëri kallëzimin në polici as nuk u interesua fare për të.


    As nuk shkoi në Rinas ta presë siç bënë të afërmit e E.V. dhe as nuk u interesua ta takojë atë në Fier. Vetëm pasi mësoi për kallëzimin duke parë rrezikun që i kanosej ai shkoi dhe e mori E.V. në Fier. Jo për tu kujdesur por për ta kërcënuar atë. Ky moment u shpjegua edhe nga vetë i pandehuri, pavarësisht komentit që i bëri ai qëndrimit të tij në lidhje me këtë fakt.


    Rrahje, kërcënime dhe frikë, për të mos kallëzuar


    Fakti që E.V. keqtrajtohej dhe shfrytëzohej si prostitutë është mësuar nga prindërit e saj vetëm pasi ajo u kthye në Shqipëri dhe bëri kallëzim për të pandehurin në datën 12 qershor 2006.


    Dhe sigurisht pasi mësuan këtë fakt prindërit e E.V. u shqetësuan dhe tentuan disa herë që ta shkëpusnin vajzën e tyre nga i pandehuri duke pasur shpesh herë dhe debate të ashpra me këtë të fundit. Por kërcënimet e vazhdueshme të të pandehurit ndaj E.V. bënë që ajo të kishte një vartësi frike ndaj tij duke mos mundur të shkëputej lehtë.


    Kështu në muajin Gusht të vitit 2006 pasi ishin kthyer nga Anglia kur shkuan në Fier për të vizituar tezen e E.V. që ishte kthyer nga Anglia, kërkesës së E.V. për të ndejtur dhe disa ditë më shumë në Fier, i pandehuri iu përgjigj me kanosjen që i bëri E.V. duke qëlluar me pistoletë dhe duke e kanosur se do t'i vriste të vëllanë nëse ajo nuk i bindej atij. Këto kërcënime sigurisht që Hysniu i bënte me qëllimin e vetëm që E.V. mos të bënte kallëzime të tjera në lidhje me atë çka i pandehuri i kishte bërë në Angli duke e shfrytëzuar si prostitutë.


    E njëjta situatë është përsëritur dhe në muajin Nëntor 2006 kur i pandehuri e mori E.V. nga shtëpia e gjyshes së saj në Fier e kërcënoi përsëri dhe e detyroi të mos qëndronte me prindërit e saj në Fier edhe sikur këta të fundit të këmbëngulnin. Këto fakte u konfirmuan edhe nga dëshmia e nënës së E.V. dhe babait të saj të cilët treguan për konfliktet që kishin me të pandehurin për të mbajtur vajzën e tyre në Fier.


    Rasti i fundit ka qenë ai i 4 janarit 2007 ku prindërit e E.V. edhe kanë debatuar me të pandehurin lidhur me keqtrajtimet që ai i bënte vajzës së tyre.
    Shpjeguam këtu edhe për vuajtjet fizike që ajo ka përjetuar gjatë qëndrimit të saj në Angli ku është detyruar edhe të abortojë katër herë.


    Të gjitha këto E.V. i shpjegoi qartë gjatë deklarimeve që ka dhënë në hetime paraprake. Këtu sjellim në vëmendje dhe detajet e keqtrajtimeve fizike që ajo kishte pësuar gjatë ushtrimit të dhunës nga i pandehuri.


    Kështu në deklarimin e datës 17 janar 2008 ajo shpjegoi se ende kishte dy shenja në dorën e majtë, njërën në kurrizin e dorës afër gishtit të madh dhe tjetrën tek gishti i unazës të cilat ia kishte bërë Hysniu gjatë keqtrajtimeve fizike dhe rrahjeve që i bënte për ta detyruar të ushtronte prostitucion.


    Në trupin e saj ai kishte shkaktuar dhe dëmtime të tjera nga keqtrajtimet fizike. Ai këto dëmtime ia kishte shkaktuar me trapan dhe me thikë. Dhe në fakt këto dëmtime u konfirmuan shkencërisht para gjykatës edhe nëpërmjet aktit të dëshmisë mjeko-ligjore nr.244 datës 17 mars 2009, ku ekspertët kanë përshkruar pikërisht këto dëmtime që E.V. kishte treguar se i kishte bërë i pandehuri.


    Kështu në konkluzionin e tyre ekspertët kanë përshkruar se në trupin e E.V. janë vënë re cikatrica (rrahje) në kurrizin e dorës së majtë dhe të gishtit të kësaj dore. Të njëjtat dëmtime janë vënë re në gjurin dhe kërcirin e këmbës së djathtë.


    Sipas ekspertëve këto dëmtime mund të jenë shkaktuar nga mjete prerëse. Pra vihet re një përputhje e plotë mes deklarimeve të të dëmtuarës dhe konkluzionit shkencor të ekspertëve.



    Viktima e trafikut, padi për 8 mijë euro tutoritFlamur Vezaj | 10/12/2010 | Kronike | 0 KOMENTE | Facebook | - +
    Një vajzë e trafikuar dhe e shfyrtëzuar në Itali, padit civilisht tutorin e saj, duke i kërkuar dëmshpërblim


    Agim Imeri, akuzohet për trafikimin dhe shfrytëzimin e dy femrave në itali dhe Greqi



    TIRANË- Vajza e shfrytëzuar si prostitutë në Itali, i kërkon tutorit të saj tetë mijë euro dëmshpërblim, për shfrytëzimin e saj në këtë vend për rreth katër muaj. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet, e cila ka pasur nën hetim Agim Imerin, tutorin e vajzës, që kërkon dëmshpërblimin, ndërsa e akuzonte për trafikim dhe shfrytëzim të dy femrave në rrethana rënduese.


    Ndaj të pandehurit Imeri, i akuzuar për trafikimin dhe shfrytëzimin për prostitucion të dy femrave në Itali, prokuroria ka mbyllur tashmë hetimin dhe ka dërguar dosjen për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.


    Një nga dy vajzat e shfrytëzuara, ka ndërmarrë një padi civile ndaj Imerit, nëpërmjet së cilës i kërkon një dëmshpërblim pasuror në masën e 8 mijë eurove. Dosja penale e dërguar për shqyrtim në gjykatë, ku pritet të hidhet shorti për zgjedhjen e trupit gjykues të çështjes.


    Në kërkesën për gjykim të prokurores Doloreza Musabelliu, i pandehuri, Agim Imeri, 47 vjeç, nëpërmjet mashtrimit, presionit e dhunës psikike e fizike ka përfituar shuma parash nga shfrytëzimi për prostitucion i dy vajzave në Itali. "Në fillim të janarit të 2010 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, një vajzë 23- vjeçare me banim në Tiranë, denoncoi Agim Imerin për shfrytëzimin e saj në Itali për katër muaj gjatë 2009.


    Pas arrestimit të të pandehurit Imeri, në fund të janarit, në adresë të tij u dorëzua një kallëzim tjetër nga një vajzë nga Fieri që për dy vite me radhë ishte shfrytëzuar për prostitucion në Itali e Greqi nga i pandehuri",- thuhet në kërkesën për gjykim në ngarkim të të akuzuarit.


    Në gusht të vitit 2009, Agim Imeri është njohur me një 23- vjeçare, duke i propozuar të shkonte në Itali, pasi ai do ta ndihmonte të martohej me një italian të rregullonte jetën e saj, ose të punonte prostitutë në Itali dhe të fitonte ca para. "E dëmtuara ka dëshmuar se pranoi propozimin e të pandehurit dhe me ndihmën e tij, shkoi në Itali. Në banesën e të pandehurit vajza 23- vjeçare gjeti një grua dhe dy fëmijë që janë prezantuar si familja e të akuzuarit.


    Aty ndodhej edhe një vajzë tjetër nga Fieri që punonte për llogari të Imerit, prej dy vite,- thotë prokuroria. Me të mbërritur në Itali i pandehuri i ka detyruar të prostituojnë dhe pagesat ia dorëzonin po atij.


    Gjatë hetimeve, prokuroria ka siguruar përpara gjykatës dëshmitë e dy vajzave, ku kanë treguar torturat dramën e punës si prostituta në Udineze. Vajza nga Fieri, është shfrytëzuar për më shumë se 18 muaj në Itali e Greqi nga tutori Imeri, që ka përfituar jo pak para nga kjo punë.


    Ndërkaq për shfrytëzimin e 23- vjeçares nga Tirana për katër muaj në Itali, i pandehuri kishte përfituar rreth 12600 euro. Pas kthimit të 23- vjeçares në Shqipëri ajo denoncoi "tutorin" e saj Imeri. Veç kallëzimit penal, ajo i bashkangjiti edhe një kërkesë padi civile me objekt "detyrimin e të paditurit Agim Imeri për t'i dëmshpërblyer dëmin material në shumën 8 mijë euro".


    Imeri akuzohet se ka shfrytëzuar rrugën Shqipëri- Kosovë- Mal i Zi dhe Kroaci për të dërguar në Itali 23- vjeçaren nga Tirana. Në Udineze ajo është detyruar të prostituojë për llogari të të pandehurit nga Kukësi, që tashmë pritet të gjykohet për "trafikim femrash, për prostitucion'' më shumë se një herë.

  6. #436
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379


    kush e ka perkthy kshu kete filmin?

    Filmi quhet Taken.

    Kam pa , The Book of Eli. So so, hajt mo me shty oren. Do i jepja 4/10.[/QUOTE]

    vojo kushi,

    kush film o ky?

    Me markon from Tropoja?

    shume te kqij kto tropjanet tek ky filmi,...lol

    duhet ta kete bo noj mik i PS, si duket...

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #437
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    kush e ka perkthy kshu kete filmin?

    Filmi quhet Taken.

    Kam pa , The Book of Eli. So so, hajt mo me shty oren. Do i jepja 4/10.[/QUOTE]

    vojo kushi,

    kush film o ky?

    Me markon from Tropoja?

    shume te kqij kto tropjanet tek ky filmi,...lol

    duhet ta kete bo noj mik i PS, si duket...

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #438
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Kyt e pash tashi von. Film i Roman Polanskit ( The Pianist ) me aktore Ewan McGregor, Pierce Brosnan, kyt te fundit gjithmon e kam pelqy, te rralle jan aktorat me kaq class sa ky. Regjizori, se di a e keni ndjek kyt vit por ka pas probleme me drejtesin Zviceriane dhe filmin asht detyru me mbaru ne burg lol. Film politik, ska pik aksioni por realizimi mba spektatorin ne nji fare tensioni dhe suspensi gjat gjith kohes. Realizimi perfekt, aktoret top, intriga ... jo keq.


    http://www.youtube.com/watch?v=L_Aer...eature=related

    Nota: 7-7.5/10
    e shikova edhe une dje...
    ia vlene ta shohesh, por jo kush e di se cfare.
    6/10 do i jepja.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #439
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Pashe Hachiko. Nje histori prekese.
    nuk po jap asnje note kesaj radhe...

  10. #440
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Di kush ça ka dash me than Brari me at roman?

    lol
    D'Oh!

Faqja 44 prej 121 FillimFillim ... 3442434445465494 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •