Më në fund arrita ta shoh sot
INCEPTION-in e famshëm!
(SPOIL - SPOIL - SPOIL)
Hmmm, nga t'ja nisim, së pari po them që kalova 2 orë e gjys tërësisht i mbërthyer dhe i përqëndruar nga filmi, dmth nuk më mërziti fare. Ploti ishte i tillë që nuk linte as edhe 1 sekond të ikte (të paktën për mu). Ky film ka për të hyrë te klasikët, jam i bindur për këtë, mund të shikohet shumë komod edhe pas 15, 20 apo 30 viteve.
Kasti.
Grupi i aktorëve shumë kompakt me njëri tjetrin, funksionojnë.
DiCaprio shumë profesional, e lu mjaft mirë rolin e tij. Në këtë film për herë të parë ndoshta Leo nuk është mban në shpatulla gjithë peshën e filmit por e ndanë me aktorët e tjerë. Ky aktor hyn të preferuarit e mi dhe ky vit ka qenë shumë i mbarë për të (Shutter Island & Inception). Më pëlqen
Ken Watanabe në rrolin e bizensmeti japonez dhe të turistit amator nëpër endrra.
Joseph Gordon-Levitt shumë tip, e nxjerr mjaft bukur karakterin e tij. Skena në korridorin e ngushtë që rrotullohet si pasojë e shthurjes së ligjeve të fizikës është me të vërtetë fantastike, ndër më të bukurat në film. Lexova që J. G. Levitt e kishte luajtur pjesën personalisht, pa stunt man. Biles skena nuk ishte bërë me efekte speciale, kishin ndërtuar enkas një korridor 30 metra të gjatë që rrotullohej prej dy motorrave elektrikë, më pas kishin shtuar pak efekte për ta nxjerr më mirë skenën vizualisht.
Ellen Page po ashtu mjaft e përshtatshme për rolin e arkitektes kurajoze, zakonisht në filma marrin ndonjë aktore super seksi qe rri gjithë kohës me shalë jashtë apo me gjoks të shtrëngum por kishin bërë mirë që ia kishin rolin Ellen Page.
Tom Hardy po ashtu mjaft pozitiv. Francezja
Marion Cotillard ka rol negativ në film, përndjek dhe i prish gjithmonë punë Cobbit, por sa më tepër që avancon filmi aq më shumë shfajësohet si personazh.
Cillian Murphy tipi ideal për rolin e viktimës.
Muzika e filmit thjeshtë e paparë, në perfeksion të plotë me zhvillimin e filmit. Ajo kënga (muzika) që do t'i zgjonte na gjumi karakteret me të vërtetë drithëruese, i lumt atij që i ka vajtur në mendja ta përzgjedhë lol.
Ploti
Ploti është ca i ndërlikuar, kërkon përqëndrim maksimal për të kapur detajet më të vogla e për ta kuptuar filmin sa më mirë. Filmi nuk të lejon të mendosh për laraska.
Më i disktushëm për mu është fundi (mbyllja). Pasi Cobbi përmbush me sukses misionin, pak para se t'i takojë fëmijët, hedh në tavolinë rrotulluesen për të testuar realitetin, por shpërqëndrohet nga fëmijët dhe nuk e vëren përfundmin e rrotullimit. Në këtë pikë menjëherë mbyllet filmi dhe e le audiencën me dyshimin e madh nëse personazhi është në realitet apo akoma në endërr. Këtu unë kam paqartësi: nqs s'gaboj në nivelin e REALITETIT Cobbi mban me vete rrotulluesen dhe besoj se gjatë kohës që ndodhej në nivelin e Realitetit do ta kishte bërë provë qindra herë atë testin e rrotullamës e s'besoj se do ta runte për në fund (kur takon fëmijët lol) (sipas filmit nqs rrotullama nuk ndalon së rrotulluari jemi në endërr, nqs ndalon jemi në realitet).
Gjithsesi shija që të ngelet në fundit të filmit është e dukshme, ku jetojmë në realitet apo në endërr? Njësoj si Matrix.
Në total, nga filmi unë u knaqa, të mban në tenson, ka aksion, të bën të vrasësh mendjen, të befason, ka pjesë dramatike, ka skena super spektakolare, të emocionon. Për këtë e vlerësoj 9.5/10. Pa problem mund t'i jepja edhe 10/10, atë 0.5 ja hoqa më shumë për të treguar se film ideal nuk ka lol. (Se mos harroj, filmi është në mënyrë të padiskutushme shumë më i bukur e më interesant se Avatari.)
p.s. Ky film duhet parë të paktën 2-3 herë që ta kuptosh e ta shijosh në mënyrë totale. Ndoshta do ta shoh prap javës tjetër, ose do të pres blu-ray'n. Por s'ka diskutim që edhe nja dy herë të tjera do ta shof se s'bën.
Krijoni Kontakt