Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Shqipëria katërfishon gjobat për kundërvajtje në komunikacion

    Tiranë, 15 korrik - Qeveria katërfishon gjobat për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për ndryshimin e Kodit Rrugor, duke rritur së tepërmi gjobat në vlera monetare ndaj shkelësve të ligjit. Shtimi i aksidenteve, niveli i ulët i gjobave ndëshkimore duket se kanë ndikuar te qeveria që të marrë masa për rritjen e tyre, me qëllim që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve të mundshme. “Cilido që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë”, thuhet në nenin 184 të ndryshuar. Më parë, në Kodin Rrugor në këtë nen ishte përcaktuar se: “Cilido që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative plotësuese me pezullim të lejedrejtimit për 6 muaj deri në 12 muaj, ose 1 deri në 2 vjet kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti”. Gjobat më e vogël tashmë do të jetë 2 mijë lekë dhe maksimalja, deri në 16 mijë lekë. Për një parakalim të gabuar apo shkelje të semaforit, ose kthim të gabuar në rrugë, minimumi do të ketë si gjobë 2 mijë lekë dhe maksimumi, 8 mijë lekë. “Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Per mendimin tim qeveria ne Shqiperi duhet ti ndryshoj shumicen e policve sepse nuk po ja varshin punes

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kjo behet ngaqe ka ngel pa leke qerrevia e do si e si te mbushe thesin e shpuar te buxhetit te keqeperdorur me bastardllekun e pushtetareve.
    Te rrespektosh kodin rrugor ne Shqiperi duhet te ecesh me qerre jo me makina qe kane ne dore sot shqiptaret.
    Kush ka udhetuar me mjet ne Shqiperi e ka vene re qe sa mer vrull makina ta zeme me 90 max shpejtesia e lejuar te del tabela rrugore me 30, me 40, bile dhe me 20 kmh.
    Kjo pune cdo 5-8 km hajde rrespektoje ate kod e ate sinjalistike injorantesh qe ka sot Shqiperia.
    Shto dhe babezine e policeve rrugore dhe dalin ke arra tares automobilistet shqiptare.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ah sa gjynaf Salia me klysht e vet...kan ngel si peshku ne te that e po mundohen te njerrin dhjam prej pleshtit ...po skan gja Shqiptaret me o mor or Sali palla....ps kur isha me pushime pash cudin me te madhe qe kam pare ndonjeher ne rruget e 2 kontinenteve qe kam vizitu;ne mes te autostrades shpejtesia ishte 60 km per or dhe aty ku ishte 1 dalje qe duhet te ulet shpejtesia ishte 90 km per or..kur i thash 1 polici me mustaqe qe na nali per te nxjerr dreken mu kthy mu ;po ku kujton ti se je ne Londer or...po ktu je ne Shqiperi or shoku.... thash me menen time tja shkul ato mustaqet me pinca po prap thash vari loqet..maro kto pushime edhe heren tjeter shif naj ven tjeter per pushime mos hajde ne 1 vend ku gomaret jan me famoz se njerezit ..

  5. #5
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    keshtu edhe turista humb Shqiperia ,o popull katerfishon a di cdo te thote kjo ne vend se me qene max 10% LOOOL

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Ky projekt ligj (qe nuk ka per tu aprovuar besoj) perveç madhesise se gjobes qe eshte skandaloze problemin me te madh e ka me hapsiren qe ka per spekullim, vini re i lihet ne dore policit qe te vendosi sa duhet te jete gjoba per nje shkelje te caktuar, nga 10 mije (lek te rinj) deri ne 40 mije.
    Kjo qeveri ka vendosur ti shtyje te gjith ne korrupsion me domosdo.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin

    Pse, nuk ju japin nje zarf juve kur ju japin ticket ku thuhet se nga 10-15 mi mbi shpejtesine eshte kaq gjoba, nga 15-30 mbi shpejtesin eshte nje shume tjeter? Dmth jane te percaktuara paraprakisht. Po rekord ka ne Shqiperi per ata qe ngasin makine, kur kane marre gjoba shpejtesie, se s'kane bere stop-in, etj? Po mundesine te shkosh ne shkolle per nja 8 ore nje dite qe mos te futet ne rekord e ke? A kane ndonje efekt ne insurancen e makines keto gjobat qe merni, dmth ta rrisin apo ata te insurances nuk kane ndonje menyre qe ta dine?

    P.S. Nuk po tallem me keto pyetje, thjesht nuk e kam idene se si eshte aty. Thx

  8. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Pse, nuk ju japin nje zarf juve kur ju japin ticket ku thuhet se nga 10-15 mi mbi shpejtesine eshte kaq gjoba, nga 15-30 mbi shpejtesin eshte nje shume tjeter? Dmth jane te percaktuara paraprakisht. Po rekord ka ne Shqiperi per ata qe ngasin makine, kur kane marre gjoba shpejtesie, se s'kane bere stop-in, etj? Po mundesine te shkosh ne shkolle per nja 8 ore nje dite qe mos te futet ne rekord e ke? A kane ndonje efekt ne insurancen e makines keto gjobat qe merni, dmth ta rrisin apo ata te insurances nuk kane ndonje menyre qe ta dine?

    P.S. Nuk po tallem me keto pyetje, thjesht nuk e kam idene se si eshte aty. Thx
    As qe behet fjale per ndonje nga keto qe thua!
    Ketu te ndalon polici dhe te thote psh: "ke kaluar limitin e shpejtesise me 20 km/ore,
    gjoba bene 40 mije (lek te rinj), te thote maksimumin si shantazh.
    Dhe kjo perkthehet nga kundravajtesi (me jep gjysmat mua qe te bej minimumin pra 10 mije leke), e kupton se ç'far behet me policin shqiptar po te kete ne dore te fali ose jo, jo pak por 300.000 leke.

  9. #9
    Per mendimin tim, duhet ti shtojn edhe dyfishin dhe ashtu prap veshtir te zen mend disa " Shofera " qe ju duket se e kan rrugen te tyren dhe mund te veprojn si te duan
    Revolution 1848

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    As qe behet fjale per ndonje nga keto qe thua!
    Ketu te ndalon polici dhe te thote psh: "ke kaluar limitin e shpejtesise me 20 km/ore,
    gjoba bene 40 mije (lek te rinj), te thote maksimumin si shantazh.
    Dhe kjo perkthehet nga kundravajtesi (me jep gjysmat mua qe te bej minimumin pra 10 mije leke), e kupton se ç'far behet me policin shqiptar po te kete ne dore te fali ose jo, jo pak por 300.000 leke.
    A ke te drejte te kerkosh te shkosh ne gjyq perpara nje gjykatesi nese mendon se gjoba qe te vuri polici eshte e padrejte dhe shuma po ashtu?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •