Ditëlindja e FRESSH, slogani i Veliajt si ai i revistës së homoseksualëve në Angli
Festimet për 20 vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist, FRESSH erdhën këtë vit me një skenografi të re, të ideuar nga Erion Veliaj, sekretari për rininë në PS. Logoja e këtij aktiviteti të zhvilluar pak ditë më parë në Pallatin e Kongresve, ishte Re-FRESSH, që sipas Veliajt ishte “Një refressh, një rifreskim i të gjitha ideve tona dhe që vjen si një zgjidhje për Shqipërinë”, tha Veliaj. Por nxjerrja në tregun politik të këtij slogani, ngjalli kureshtjen e shumë të rinjve, të cilët duke kërkuar në internet zbuluan se Re-FRESSH është emri i një reviste homoseksualësh në Britaninë e Madhe. Në blogjet e internetit shkruhet: Menjëherë pas aktivitetit madhështor të forumit socialist rinor, FRESSH, kërkuam në Google fotografi nga 20 vjetori i themelimit. Shkruam fjalën kyçe “refresh” slogan që e përdorën socialistët gjatë aktivitetit dhe u habitëm. Në vend që të dilnin të rinjtë e të rejat socialistë, shfaqeshin një pas një burra të zhveshur, joshës, gay. Refresh është titulli i një revistë për homoseksualë në Britaninë e Madhe ndaj me të kërkuar me këtë fjalë kyçe dilnin kopertinat e revistës. Më pas e zgjidhëm ndryshe. Shkruajtëm vetëm FRESSH dhe gjetëm atë që donim. Siç shihet, kjo revistë është një tribunë e personave me prirje të theksuara homoseksuale, të cilët i shohin faqet e saj si mediumin për të kënaqur dhe reklamuar shijet e tyre. Ndërsa përdoruesit e blogjeve shqiptare mendojnë se Veliaj mund të jetë frymëzuar për logon e forumit socialist, pikërisht nga kjo revistë, nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo Veliaj është lexues i rregullt i kësaj reviste.
http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/13581
ABC
Krijoni Kontakt