Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Skandal në maternitet, foshnja u hodh në plehra

    Skandal në maternitet, foshnja u hodh në plehra

    05/02/2012 - 15:59

    Xhemil Beharaj

    Skandal në maternitetin e Fierit. Foshnjat e vdekura apo fetuset nuk mblidhen dhe digjen në krematorium, por hidhen në kazanët e plehrave. Rasti më i fundit u shënua dy ditë më parë, kur poshtë urës së lumit Gjanica u gjet nga fëmijët romë një foshnjë e pajetë e seksit mashkull. Si ka përfunduar në lumë foshnja?! Burime konfidenciale nga materniteti i Fierit pohojnë, se foshnja është hedhur pas abortit në një kazan plehrash, ndërsa nuk dinë gjë nëse fëmijët apo qentë e kanë degdisur trupin e vockël të pajetë në ujërat e lumit. Ndërkohë, burimet zyrtare nga policia janë kontradiktore me burimet zyrtare të maternitetit, në lidhje me këtë ngjarje. Zëdhënësja e policisë së Fierit, Valbona Meço thotë se nuk bëhet fjalë për një foshnje, por për një fetus. “Më 2 shkurt, një 25-vjeçare së bashku me mamanë e saj ishin nisur nga Tirana dhe po udhëtonin me furgon drejt Vlorës. Gjatë rrugës, 25-vjeçaren, e cila ishte shtatzënë 4-muajshe e kanë kapur dhimbjet. Ajo ka zbritur në Fier dhe ka shkuar në maternitet, ku dhe ka abortuar. Pas marrjes së mjekimit nga mjekët specialistë, 25-vjeçarja është larguar së bashku me nënën e saj, ndërkohë që fetusi me peshë 600 gr është lënë në maternitet”, - shprehet Meço. E pyetur për faktin sesi ka përfunduar fetusi në lumin Gjanica dhe për 25-vjeçaren që abortoi, zëdhënësja e policisë së Fierit pohon se “çështja është nën hetim”. I kontaktuar me anë të telefonit, shefi i maternitetit, Besnik Brahimi sqaron “se ka qenë një abort i një nëne të re në moshë. Çështja është nën hetim, nuk mund të flas më tepër”. Nga ana tjetër, burime konfidenciale nga materniteti i Fierit pohojnë se “më 2 shkurt, një nënë 25 vjeçe me inicialet E.H. ka abortuar. Në kartelën e saj mjekësore shkruhet se ka qenë shtatzënë 27-javëshe. Foshnja ka lindur i vdekur dhe është lënë në maternitet”. Po këto burime bëjnë me dije, se njëra nga pastrueset e maternitetit e ka marrë foshnjën e vdekur dhe e ka hedhur në koshin e plehrave. “Foshnjën e pajetë mund ta kenë marrë fëmijët ose qentë dhe ka përfunduar poshtë maternitetit, në lumin Gjanicë, që ndodhet vetëm 100 metra poshtë godinës së maternitetit. Rrjedha e lumit e ka çuar trupin tek ura,(rreth 500 metra poshtë maternitetit),- pohojnë puno-njëse të maternitetit, të cilat nuk duan të identifikohen, pasi kanë frikë se humbasin vendin e punës. Sipas mjekëve, materniteti ka vende të posaçme që hedh fetuset apo foshnjat e vdekura. Këto të fundit, së bashku me mbeturinat e tjera të dëmshme, mblidhen dhe digjen në krematoriume.


    gazeta shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Shume, shume gjynah!

  3. #3
    Rrufepritesi
    Anëtarësuar
    31-01-2012
    Vendndodhja
    Itali/y
    Postime
    13
    ngjarje qe nuk ka nevoj per shum koment. e tmerrshme

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    eh mor zot
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  5. #5
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491
    se di si ja ben zemra te trajtojne ashtu nje engjell te pafajshem ato femra duhen vra perzotin se edhe kafsha e mbron femijen e tij e njeriu po hedh dhuraten me te madhe qe i behet ne jete uuuuu
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po ku eshte skandali ketu,,,

    kur atje po vrasin te gjallet
    dhe si mjekojne po nuk paguan

    kjo eshte shqiperia dhe demokracia shqipetare

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    epo nuk ka lende djegese per krematoriomet edhe digjen ne fushat e grumbullimit te mbeturinave,gjithmone nese qente edhe macet apo korbat,nuk kane bere punen e tyre spastruese..(me ndje zot)!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Le pa le dhimbjes qe ka ajo vajze qe e humbi fmin i shtohet edhe kjo ncncncnc.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!






    Jep Zot mend aty ku nuk ka.

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    na e shpifen keta njerez pa shpirt.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •