Partia e Drejtësisë bën thirrje për unitet kombëtar
Prishtinë, 18 korrik - Përçarja e politikave shqiptare përballë interesave kombëtare po kërcënon rëndë interesin e shqiptarëve në Ballkan. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, në konferencën e sotme për shtyp, duke iu referuar problemeve të qeverisë së Kosovës me veriun, statutit superior të minoritetit serb në vend krahasuar me atë të shqiptarëve në Serbi dhe forcave politike shqiptare të përçara në Maqedoni. Partia e Drejtësisë ka apeluar te miqtë ndërkombëtar të popujve të Ballkanit të mbështesin parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet ndërmjet popujve dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor si rrugë e vetme për zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata ndërmjet tyre. /koha/
Krijoni Kontakt