Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 169
  1. #61
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Alvi, pershendetje por une mendoj se nuk duhet share gjykaten e Hages, sepse po qe se e shajme ate, atehere shajme edhe gjykimin e Millosheviqit dhe te tjereve serbe kriminele, por qe te mos pranojme ngritjen e aktakuzave shpifese ndaj udheheqesve tane dhe te dalim kunder kesaj, kjo eshte cfare duhet bere ne.
    Kurse sa per vendet europerendimore, ata duhet te kuptojne nje gje se kenaqja e udheheqesve serbe do te thote edhe arrestimi i Klintonit, Ollbrajtit, Hollbrukut, Klarkut, Blerit, Shirakut, Kinkelit e te gjithe te tjereve dosjet me nga nje mal akuzash ne to te te gjithe ketyre i ka dorezuar Serbia qe moti ne Hage se bashku me ato te Limajt dhe te tjere udheheqese shqiptare.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Nje ndryshim i vogel i titutujve paraprake te artikujve te mesiperm:

    "Te dedikuarit"e partise kriminale - PDK-se, vizitojne kriminelin e luftes, i cili eshte pak ore para transferimit ne vendin e merituar kohe me pare

    PDK thirrje qytetareve: Hedhja e gureve mbi KFOR-in ashtu sikur ndaj Popullit eshte enderr qe eshte duke u realizuar nga "krimineli i luftes"

    Rexhepi me studentet simpatizante: Nese vazhdojne arrestimet do te rrezohet edhe Qeveria Jone - duket se shumica nga "ne" si cak te merituar do te kemi Hagen.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #63
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Arb, mendoj se jeni duke ekzagjeruar paksa.
    PDK, eshte nje parti qe ka dale nga ish-usheheqes dhe luftetare te lirise se Dardanise, eshte nje parti qe ka dale nga njerezit me te afert te legjendes sone kombetare Adem Jasharit, dhe edhe tani ka mbi 30 perqind te popullit te Dardanise pas vetes, qe te quajme PDK parti kriminale atehere duhet quajtur te gjithe keta kriminele.
    Ne Hage zoti Limaj eshte duke ue akuzuar per krime kunder njerezimit, gje qe eshte shume me shume se krim kunder shqiptareve (edhe nese sipas juve ai ka vrare shqiptare te pafajshem), pra krimi kunder gjithe njerezimit, dhe ketu duhet te behet dallimi, a eshte zoti Limaj Millosheviq, a mund te krahasohet dhe barazohet ai me Millosheviqin dhe njerez e tjere sikur ai, jo ne asnje menyre, nese ai ka vrare shqiptare te pafajshem (pra nese deshmohen gjera te tilla), atehere jane gjyqet shqiptare qe gjykojne ate dhe jo ai i Hages, sepse ai gjyq eshte gjyq per krime kunder njerezimit dhe zoti Limaj nuk ka bere asgje kunder njerezimit. Pra, ketu qendron e gjithe poenta, ne vet qytetin e Prishtines, ku zoti Limaj ishte kandiduar per kryetar bashkie ka fituar mbi 30 perqind te votave te prishtinasve, pra mbi 30 perqind e tyre jane ne mbeshtetje te zotit Limaj, prandaj duhet pasur kujdes kur te flitet edhe per zotin Limaj, kjo nuk do te thote qe te mos behen hetime , sic mund te behen edhe per cdo njeri tjeter te kesaj bote, por jo te akuzohet pa fakte dhe pa deshmi, sic eshte duke u bere tani ne Hage, vetem per qejf te disa krimineleve serbe, te cilet kane akuzuar ne te njejten kohe edhe Klintonin, Ollbrajtin, Klarkun, Bllerin, Shirakun, Kinkelin e gjithe te tjeret.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dodon ti mir e ke qe nji parti qe ka 30 % te popullit me vehte nuk duhet quajtur kriminale...por kur kjo me 30 po ajo me 60 e 70% a mund te quhet kriminale?

    A ka te drejte kjo 30 perqindshja me ja vra antaret asaj 60-70 perqindeshes ??

    Dodon mbaje shtrember prapanicen po deshe por fol si burr.

    E lexon ti procesin e Prizrenit?

    Nji kurvar i qelbur ai Sali Veseli tu fjet neper motele me dashnore te reja e tu pi e tu pagu hajnat me vra Drinin.

    Drini me nanen e vet tu pi caj me limon ne mjes ne balkonin e shpise e tu lujt me fmin e vogel e ningja me banden e tije tuj prit posht ne rruge.
    Si nuk u penduan ata vrases e ti telefonin Sali Veselit ose Fatmirit se " valla spo mujna me e vra se zemra po na leshon per tok se nuk po mujm kur shiqojm Drinin tu puth fmin e tu fol me nan e na me e vra ne der te Shpis..""

    Jo nuk u penduan..aty priten me ore te tana deri sa doli i mjeri Drin ne Rrug e ata ja shprazen kallashin mbi trup luftetarit te UCK e zyrtarit shembullor te Komunes se Prizrenit..

    Per 15 000 dojc marka e vrane burrin, djalin ma te mire te nanes plake..e lan pa bab fmin e vogel..e lan te vej nusen e re..
    I duheshin "ningjes" ato dojcmarka se asht pronar diskoteke ne SKENDERAJ e i duhet me ble pije e aparllora(altoparlanta) te fuqishem per discon..me cmend rinine e me ja shit drogen qe ja bjen Lir Meta e Klosi nga Tirana.


    Dodon..je njeri apo ti ka hedh trut e bullarit dhe ty Ernest pisi i Kosova pressit.


    Dodon nuk meritonte vrasje djali i Tahir Zemes..
    As vajzat e Xhemajl Mustafes nuk meritonin me ngel pa bab.

    Polpotizmit duhet me i ba ball. Ndryshe eshte vone neser..

    Nuk kemi ne mundesi e as deshire me ba mUZE me pavione me mijra kafka si Kamboxhia e khmereve te kuq..

    Boll na ka vra Serbia..
    Ska te drejt me na vra Fatmir Limaj e Daut hajni se ka mbajt nji carape te zez ne krye dy dit e me na dal Skenderbe tash..

    Lirine na e solli NATO.


    Hero eshte Populli.. jane grat qe me fmij te vegjel qe perballuan artilerine Serbe, Boren e akullin e maleve..


    O me te keqen o me te drejten..Rrug te mesme nuk ka..

  5. #65
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Brari, pershendetje
    Te quajme nje parti me 30 perqind te popullit te Dardanise kriminele, Brari eshte krim nga ana jone, une nuk them se ndonjeri nga ta nuk ka vrare (gje qe mund te jete shume e vertete, por per kete duhet te nxirren fakte dhe deshmi dhe poashtu te gjykohet nga gjyqet shqiptare dhe jo nga Haga, sepse Haga eshte gjyq per vepra kriminale kunder njerezimit), por jam me se i sigurte se jo te gjithe apo me mire te them me shume se 99 perqind e atij 30 perqind nuk ka vrare, dhe nese nxirren fakte, pra vertetohet fajesia e ndonjerit nga ta, atehere ai te denohet sipas ligjeve shqiptare dhe ne gjyqet shqiptare dhe jo ne Hage, sepse ai ose ajo nuk ka bere asgje kunder njerezimit. Dhe ky eshte nje problem me te cilin duhet te mirremi ne shqiptaret dhe jo serbet, e te huajt, pra ky eshte nje problem ndershqiptare dhe qe don zgjidhje nga vet ne shqiptaret, nese me te vertete qendron ky problem.
    Dosja e Limajt, sikur edhe e Thacit, e edhe shume te tjereve sidomos nga PDK-ja ish-UCK-ja se bashku me dosjet e Klintonit, Ollbrajtit, Hollbrukut, Bllerit, Kinkelit, Shirakut etj me akuza eshte dorezuar ne Hage nga serbet dhe atje eshte duke u akuzuar vetem per ti bere qejf krimineleve serbe,prandaj ne te gjithe duhet te mbrojme Limajn dhe gjithe te tjeret (mos harro se ketu ke shkrimet edhe te shume njerezve te LDK-se qe kane dalur ne mbrojtje te Limajt, ne kete rast).
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #66
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Gazetat gjermane: Koloneli Vasiljeviq ka pėrpiluar dėshmitė kundėr Limajt


    Frankfurt, 22 shkurt (Kosovapress) Time: 15: 30

    Ngritja e aktakuzės kundėr deputetit tė Kosovės, Fatmir Limajt, dhe arrestimi i tre shqiptarėve nga Haga ėshtė bėrė pėrmes ish-kolonelit tė Armatės Jugosllave, Aleksandėr Vasiljeviq, shkruajnė sot disa nga mediumet e shkruara gjermane.

    Ja se kush ka ngritur aktakuzen Brari, ju dhe te gjithe te tjeret qe perkrahet gabimisht arrestimin e zotit Limaj nga tribunali i Hages.
    Urojme, shpresojme dhe besojme ne lirimin sa me te shpejte te zotit Limaj dhe te luftetareve te tjere te lirise qe jane arrestuar atje vetem per qejfin e disa krimineleve serbe qe kane djegur e msakruar te gjithe Ballkanin (Europen Juglindore) per dhjete vite, dhe per ti kenaqur keta kriminele serb Haga duhet te arrestoj edhe Klintonit, Ollbrajtin, Hollbrukun, Bllerin, Kinkelin, Shirakun dhe te gjithe te tjeret te akuzuar nga ta, ose te liroje te gjithe e edhe zotin Limaj se bashku me te tjeret te posa arrestuar.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #67
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    REPORTAZH

    Vizitė nė shtėpinė e Fatmir Limajt nė Banjė tė Malishevės, dy ditė pas vetėdorėzimit nė Gjykatėn e Hagės

    Njė ditė me familjarėt e Limajt

    Demiri: “Vėllai im ka mbrojtur 85 mijė banorė nga masakrat serbe. Del Ponte duhej ta llogariste edhe kėtė”

    Nga Malisheva, Bashkim Shala
    BANJĖ, MALISHEVĖ - Ngritja e akuzės pėr krime lufte nga ana e Gjykatės sė Hagės, pėr ish-komandantin e brigadės 121-tė tė UĒK-sė Fatmir Limaj (Ēeliku), ėshtė kthyer nė ēėshtje dite pėr opinionin mbarėshqiptar. Shtėpinė e Fatmir Limajt, nė Banjė tė Malishevės prej tre ditėsh e kanė vizituar qindra vetė nga tė gjitha trojet shqiptare pėr t’u solidarizuar me tė dhe me Ushtrinė Ēlirimtare. Bashkė me komandantin e Mbrojtjes Kundėrkimike tė TMK-sė sė Kosovės, kolonel Rexhep Krasniqin, udhėtojmė drejt fshatit Banjė pėr t’i shprehur solidaritetin familjes Limaj, pėr veprėn e Fatmirit si dhe pėr Ushtrinė Ēlirimtare. Pėr tė shkuar nė fshatin Banjė, ndan rrugėn nė tė majtė tė fshatit Duhėl, tė rrugės nacionale Prizren-Prishtinė. Nga Duhėla kalojmė nė fshatin Bllacė dhe mė pas nė Bellanicė. Duke shkelur nėpėr kėto fshatra, na kujtohen rrėfimet e shqiptarėve tė dėbuar, tė cilėt me kėmbė tė enjtura nga tė ftohtit dhe nga rruga e gjatė, tė uritur e tė zhveshur zbritėn nga malet e Malishevės drejt Kukėsit. Na kujtohen rrėfimet e tyre pėr masakrėn e Bellanicės. “Serbėt me artileri kanė goditur njė lagje nė fshatin Bellanicė, ku kanė mbetur tė vdekur brenda nė shtėpi shumė fėmijė, gra e pleq”, - rrėfenin asokohe dėshmitarėt e gjallė pėr masakrėn qė serbėt kryen nė Bellanicė. Por rrėqethėse dhe e dhimbshme ishte dėshmia se si njė fėmijė, rreth 8 vjeē e kishin zbuluar vetėm pasi i kishte mbetur njėra dorė jashtė mbi gėrmadhė. “Kujdes me tė ardhurit nga Malisheva, ata janė mė tė vuajturit pasi kanė qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė male”,- porosisnin atėherė zyrtarėt e UNHCR-sė. Po u rikthehemi kėtyre ngjarjeve tė ndodhura katėr vite mė parė, pasi pikėrisht njė djalė 30-vjeēar ngjitur me fshatin Bellanicė, i cili me ushtarėt e tij kishte varrosur viktimat apo shpėtuar tė plagosurit, si pėr ironi akuzohet pėr krime lufte nga kryeprokurorja Karla del Ponte dhe dėrgohet nė Gjykatėn e Hagės. Nė fshatin Banjė mbi njė kodėr ndodhet shtėpia e Fatmir Limajt. Kjo shtėpi konsiderohej nga pjesėtarėt e familjes Limaj si shtėpi “Weekend”-i, pasi Fatmiri me gruan dhe katėr fėmijėt e tij jetonte tek shtėpia e babait nė Prishtinė. Kjo shtėpi trekatėshe, prej mė shumė se tre ditėsh ėshtė kthyer nė njė qendėr peligrinazhi, tė cilėn e vizitojnė qindra vetė, duke shprehur solidaritetin ndaj Fatmir Limajt dhe UĒK-sė. Megjithėse ishte errėsirė, nė oborrin e shtėpisė, bashkėfshatarė, tė afėrm dhe bashkėluftėtarė tė Fatmirit, rreshtohen nė njė varg prej mė shumė se 20 metra, duke u uruar mirėseardhjen miqve dhe shokėve qė kanė ardhur pėr tė shprehur solidaritetin e tyre. Nė njė dhomė tė madhe, tė mobiluar mjaft mirė, ku janė tė vendosura portretet e Bajram Currit dhe busti i Skėnderbeut, na presin babai i Fatmirit, Kadriu si dhe vėllezėrit Demiri e Florini. Babė Kadriu kishte kaluar njė paralizė, prandaj komunikimin me mysafirėt e bėnte Demiri, ish -i burgosur nga regjimi serb me 31 janar tė 1997-ės si pjesėtar i UĒK-sė.
    Rrėfejnė tė afėrmit
    Pasi i kemi shprehur solidaritetin tonė, vėllai i Fatmirit, fillimisht shprehet shkurt: “Ēlirimtarėt mbeten ēlirimtarė”. Nė prani tė dhjetėra njerėzve, tė cilėt kishin ardhur pėr tė shprehur mbėshtetjen ndaj familjes Limaj, Demiri thotė: “Unė besoj tek drejtėsia e Gjykatės sė Hagės. Pa dyshim, nė qoftė se ka drejtėsi tė vėrtetė, ajo do tė jetė nė favor tė organizimit tė UĒK-sė, qė bartės i saj, momentalisht nė Hagė ėshtė vetėm Fatmiri”. Pjesėmarrėsit kanė shprehur tė gjithė indinjatėn pėr ngritjen e aktakuzės ndaj Fatmir Limajt. “Nuk ėshtė kurrė e mundur qė vetėm me dėrgimin e Milosheviēit nė Hagė tė mbyllen plagėt e gjenocidit tė ushtruar nga serbėt nė Kosovė. Serbėt duhet tė marrin njė dėnim kolektiv. Por nė rastin konkret Prokuroria e Gjykata e Hagės po ndėshkojnė viktimat dhe jo agresorin”, -janė shprehur pjesėmarrėsit. Ndėrkohė, qė ata deklarojnė se ēfarėdo akuza, qė tė ngrihen ndaj luftėtarėve tė lirisė, ēlirimtarėt do tė vazhdojnė tė mbeten ēlirimtarė, pasi lufta e UĒK-sė, nuk ka qenė okupuese apo zaptuese, por ka mbrojtur trojet ku kemi lindur. Vėllai i Fatmirit, Demiri, nė vijim thotė: “Orekset e qeveritarėve serbė vazhdojnė…. Nė Kosovė, Serbia ka qėndruar mė tepėr se 100 vite, duke realizuar krime tė panumėrta. Tek ne, duhet tė hiqet njėherė e pėrgjithmonė logjika se serbėt do tė kthehen njė ditė nė Kosovė”, - vijon bisedėn Demiri. Akuzat e ngritura ndaj vėllait tė tij, Fatmirit, ai i ka cilėsuar si shpifje tė denoncuara nga disa shqipfolės, tė cilėt paguhen pėr tė dėshmuar kundėr UĒK-sė, por qė fatbardhėsisht janė njė grup i vogėl, tė cilėt janė fundėrrinat e kombit. Lajmin pėr ngritjen e aktakuzės ndaj Fatmirit, familja Limaj e kishte pritur me mjaft shqetėsim dhe pėr ta ky lajm kishte qenė befasues. “Fatmiri duhej tė njoftohej pėr ngritjen e aktakuzės ndaj tij, pasi ai ėshtė njė personalitet i jetės politike e parlamentare nė Kosovė. Akuza duhej tė ishte transparente. Megjithatė, zonjės Del Ponte nuk i duhet vėnė faj, pasi ajo ka njė pėrvojė tė hidhur me serbėt tė cilėt vazhdojnė tė fshihen, por shqiptarėt kanė njė tjetėr traditė. Vėllai im kurrė nuk do tė ikte. Ai ėshtė krenar pėr luftėn dhe i gatshėm tė dėshmojė rreth saj. Aktakuza e ngritur ndaj tij nuk ka tė bėjė me atė si person, por ajo ėshtė njė akuzė ndaj organizimit tė UĒK-sė. Por, vėllai im, ashtu siē ka dalė fitimtar ndėr beteja, do tė dalė fitimtarė edhe nė gjyq duke hedhur poshtė akuzat e ngritura ndaj tij dhe UĒK-sė”, - vazhdon bisedėn Demiri. Nė emėr tė qindrave njerėz nga mbarė trojet shqiptare qė janė solidarizuar me familjen e Fatmir Limajt, vėllau i tij i dytė Demiri, nėpėrmjet gazetės kėrkon t’i drejtohet Kryeprokurores sė Gjykatės sė Hagės zonjės Karla del Ponte. “Vėllai ynė Fatmiri mund tė ketė bėrė vetėm njė “krim”. Ai me brigadėn e tij ka mbrojtur 85 mijė banorė nga masakrat e ushtrisė serbe qė i kishin rrethuar nė malet e Berishės, gjatė periudhės sė bombardimeve tė NATO-s mbi ish-Jugosllavi. Zonja Karla del Ponte pėrpara se tė formulonte aktakuzėn duhet t’i bėnte llogaritė mė drejt, pasi komandant “Ēeliku” mbrojti jetėn e 85 mijė banorėve”. Por, pėr disa ēaste biseda ėshtė prerė nė mes. Radiotelevizioni i Kosovės filloi edicionin kryesor tė lajmeve tė orės 19:30. Tashmė e gjithė vėmendja e tė pranishmėve nė kėtė mjedis ishte pėrqėndruar nė ekranin e vogėl, ku kryelajm nė Kosovė ėshtė ēėshtja “Limaj”. Kur RTK-ja po transmetonte kronikėn e njė tubimi madhėshtor nė qytetin e Skenderajve dhe mijėrat e protestuesve brohorisnin fuqishėm “Fatmiri, Fatmiri”, babait tė tij Kadriut, i cili ishte ulur mbi divan, pėr herė tė parė pas ngritjes sė akt akuzės ndaj djalit, i shpėrthyen dy pika lot. “Nuk kam asnjė dyshim qė Fatmiri do tė kthehet nga Haga, shumė mė i fortė se ka qenė”, - thotė bashkėluftėtari i tij nė malet e Berishės, Tahir Limaj, duke thyer njėherazi heshtjen qė kishte pllakosur dhomėn. Por dhe mė pas pjesėmarrėsit kanė shprehur rezervat ndaj Gjykatės sė Hagės dhe zonjės Karla del Ponte. “Zonja Karla del Ponte duhet ta dijė mirė se Beogradi dhe Podgorica nuk janė dhe nuk do tė jenė kurrė mė vende ku do tė merren vendime kundėr shqiptarėve”, - shprehet komandanti i Mbrojtjes Kundėrkimike nė TMK-nė e Kosovės, ish -zv/komandanti i brigadės 124 “Gani Paēarizi”, kolonel, Rexhep Krasniqi. Ndėrkaq Krasniqi u ka bėrė tė qartė pjesėmarrėsve se ai ndihej krenar para vehtes, familjes dhe kombit nė tėrėsi, pėr aq sa ka arritur tė shkatėrrojė gjatė luftės kundėr pushtuesit serb, forcėn e tij tė gjallė dhe makinėn e tij ushtarake. Kėtė deklarim, Krasniqi thotė se ua ka bėrė tė qartė edhe pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė tė KFOR-it dhe UNMIK-ut. Por ish-luftėtarė tė UĒK-sė dhe simpatizantė tė saj e cilėsojnė si mungesė tė seriozitetit pėr Gjykatėn prestigjioze tė Hagės arrestimin e Agim Murtezit nga Lipiani. Sipas tyre, Murtezi nuk ka qenė asnjėherė pjesėtar i UĒK-sė dhe ai nuk e ka nofkėn “Murrizi”. Komandant “Murrizi” sipas tyre ėshtė vrarė gjatė luftės. “Kėto fakte nuk janė aspak serioze pėr Gjykatėn e Hagės”, - thanė pjesėmarrėsit.
    Hashim Thaēi nė shtėpinė e Fatmir Limajt
    Shtėpinė e Fatmir Limajt nė fshatin Banjė tė Malishevės, tė premten pasdite e ka vizituar edhe kreu i PDK-sė sė Kosovės, Hashim Thaēi. “Akuzat ndaj Fatmirit janė shpifur nga njė grup shqipfolėsish dhe komuniteti ndėrkombėtar nuk ėshtė fajtor pėr kėtė”, - u ka thėnė bashkėpunėtori i afėrt i Fatmir Limajt, pjesėtarėve tė familjes sė tij. Nė vijim, ish -shefi politik i UĒK-sė dhe kryetari i PDK-sė pasi ka vlerėsuar lart figurėn e Fatmir Limajt si luftėtar dhe politikan, ka deklaruar: “Fatmir Limaj me vetėdijen e tij ka bėrė njė vepėr qė pakkush nė Kosovė do ta bėnte. Ai ka njė vision tė qartė pėr Kosovėn. Vizioni i Fatmirit do tė ngadhnjejė gjithandej shqiptarėt, kudo qė jetojnė”, -deklaroi Hashim Thaēi. Gjithashtu dje familjen Limaj e kanė vizituar edhe kryetari i AAK-sė Ramush Haradinaj, kryetarja e PSD-sė Kaqusha Jashari, babai i dėshmorit Zahir Pajaziti. Ndėrkohė qė ka konfirmuar vizitėn nė familjen Limaj edhe Pėrfaqėsuesi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Rino Harnish.


    Demir Limaj: “Vėllai im, ka bėrė vetėm njė “krim”. Ai ka mbrojtur 85 mijė banorė nga masakrat e ushtrisė serbe qė i kishin rrethuar nė malet e Berishės gjatė periudhės sė bombardimeve tė NATO-s mbi ish-Jugosllavi. Zonja Karla del Ponte pėrpara se tė formulonte aktakuzėn, duhet t’i bėnte llogaritjet mė drejt, pasi komandant “Ēeliku” mbrojti jetėn e 85 mijė banorėve”.





    Print Email




    Copyright 2002 Shekulli

    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dodon mos mu drejto mua po ernest Lumes dhe Hashimit qe shpifin se akuzen e ka bere Rugova.
    Pra sic e shikon akuzen e kane bere serbet.

    Rugova nuk ka bere akuze dhe kur ja kan vrare shoket...dhe kur shkoi ne Hage ai vec e mbrojti uck-ne.

    Asnji UCK-ist i Pdk-se ska shkuar ne Hage te deshmoje por rrin merren me biznise e me grabitje banesash.

    Fatmiri nuk ka mbrojtur 85 mije njerez por ka mbrojtur birucat ku mbante shqiptaret e arrestuar me te cilet i jepte kenaqsi vetes si sadist qe eshte dhe e kish si defrim torturimin e atyre te mjereve.

    Fabrikimi i genjeshtrave eshte zanat i PDK.

    Cdesh Hashimi ne Slloveni?
    Cdesh Fatmiri ne Slloveni?
    Pse erdhi Hashimi pa fatmirin ne Prishtine?
    Pse mbahet ne burg nji i "vet dorzuar"??
    Pse krijoj biruca Fatmiri ne Drenice?
    Pse i arrestuan delegacionin me politikan te Prishtines kur erdhen ne Drenice?
    Pse i mbajten te lidhur..pse i torturuan?
    Pse i bene hetuesi?
    Ku i gjeti Fatmir Katundari keto te drejta?


    Pse lahperat drenicak e kahmos grabisnin banesat ne Prishtine e vendosnin ne dyer.."KJO ESHTE E KOMANDANT CELIKUT"?

    Pse nuk u prononcua ne shtyp kunder kesaj veprimtarie Fatmiri e pse nuk i denoncoj ata qe kryenin te tilla grabitje?


    Pse Fatmiri nuk e distancon vehten nga krimineli Sali Veseli?
    Pse Fatmiri ka kercenuar deshmitaret per vrasjen e Drinit?

    A nuk eshte Drini djal nene?
    A nuk ishte Drini luftar UCK-je?
    A nuk ish Drini Shqiptar?

    POOOOOOOOOo ishte por ai nuk ish enverist dhe kush nuk eshte enverist nuk ka te drejte te marre fryme ne KOSOVE..
    Kjo eshte filozofija e Fatmir-Hashim-Rexhep-Demac-Halitave..

    Kjo eshte arsyeja pse u ndertua ajo UCk e paafte per te perballuar policine serbe.

    Kjo eshte arsyeja pse familja Jashari ne mes te Drenices me qindra luftetare u gjend e pambrojtje e pa ndihmen e ketyre kok-carapezinjve ..te llojit Selim-futboleri-Lim-Hajni e Haradin lahperi.


    Asnji shpifje nuk ka me kalu ktu pa ju a nxjerr te verteten Ernest Kriminelit e bandes tije..e krejt stalinistave te Kosoves qe duan te ndertojne Polpotizmin ne Token e bekuar te Shtjefen Gjecovit e Esat Mekulit e Nexhmije Pagarushes.

    Nji maus kam ne dore por mu-t do ju bej..




    Rrofte NATO dhe miqesia Nato -Kosove.
    Poshte hajnat qe duan tja falin Kosoven Putinit e Sllobos.

  9. #69
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Brari, per ate akuzen e serbeve lajmin e kam marre sic e shihni edhe juve nga www.kosovapress.com pra agjenci e lajmeve e PDK-se , ne te cilen shkruan edhe Ernest Luma. Pra edhe nese kane thene se akuzen e ka bere Rugova, atehere me publikimin e ketij lajmi edhe e kane demantuar vet ate.
    Pra, keshtu qendron puna, kurse per keto qe po shkruani ne vijim Brari, eshte me mire te zgjidhet pasi te lirohet nga Haga, zoti Limaj, sepse sic e thashe edhe me larte, ky eshte problem brenda shqiptar, kurse atje zoti Limaj eshte derguar nga serbet, pra duhet te lirohet ai nga atje, e pastaj ne duhet te zgjedhim problemet ne mes vete, e nese ka fakte dhe deshmohet fajesia e Limajt apo e cilit do nga ish-udheheqesit e UCK-se atehere edhe te gjykohet nga gjyqet shqiptare. Pra, tani puna eshte te lirohet dhe nxirret Limaj nga Haga, per kete edhe vet LDK-ja ka dale ne mbrojtje te Limajt.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #70
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Llapi, pershendetje
    Po, pse ore kaq ne ekstremizem kunder Rugoves, dhe LDK-se.
    Llapi, ne te gjithe duhet te emancipohemi politikisht dhe pa marre parasysh se cfare partie perkrahim, duhet qe te kemi respekt edhe per partine kundershtare, sepse vetem keshtu mund ta cojme edhe shoqerine shqiptare para, dhe jo te shahet tjetri, te etiketohet vetem pse mendon ndryshe, e kam fjalen per gjithe trojet shqiptare.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •