Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 169
  1. #41
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Drini, pershendetje.

    Kur futem ne diskutime politike, une futem si nje anetar i thjeshte e jo si Super Moderator. Kjo ndodh keshtu per shkak se si Super Moderator, kam disa detyra tjera e si anetar i thjeshte kam bindjet e mia politike patjeter.

    Nese ti e vlereson shqiptar, ate qe i ndihmoi serbit (shkaut) te vriste shqiptare e te masakronte, qe i bente konak e qe i perdhunonte nenat, motrat, e bijat tona e me bajoneta ua shponte barkun shtatezene, atehere une gabim e paskam kuptuar konceptin e Shqiptarizmit.

    Asnje njeri ne bote nuk eshte ideal, me kete asnje komb, e me kete as ai shqiptar pra. Une nuk pretendoj te jene shqiptaret ideale, apo modele te tjereve. Ajo qe une dua ta them eshte kjo "Tradhetari eshte tradhetar".

    Nuk e di se si e kupton ti kete fjali, por une ta them troc : Ate njeri qe e shiti emrin, token e ballin e tij per ti ndihmuar barbarit, une nuk e konsideroj shqiptar. Ky eshte vetem mendimi im, qofte i gabueshem apo i drejte.

    Dhe ne kete rast, si dhe me pare, une flas sikur anetari i thjeshte AsgjėSikurDielli, e jo sikur Super Moderator AsgjėSikurDielli.

    Se a jane keto vrasje te arsyetueshme eshte veshtire te thuhet. Provo ti t'i thuash nje nene apo nje babai te cilit/es ia kane vrare e prere femiun ne djep, se duhet falur armikun, apo "shqiptarin" qe i dha armikut thiken ne dore.

    Plaget ende jane te fresketa, dhe disa gjera nuk harrohen. Por, megjithate me mire kishte qene po t'i ishin lene drejtesise keto gjera.

    Krejt kjo, NESE jane kryer ato vrasje, e NESE jane bere ato malltretime.

    Pershendetje

  2. #42
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Postuar mė parė nga Zanė Kosove
    ASD,

    te flasim tani pa hile! Me siguri e din fort mire se shume serbė jo te gjithe kuptohet them serbė te Kosovės i ndihmuan shqiptarėt te ikin, i derguan me makinat e tyre deri ne kufij te Shqiprisė e Maqedonisė, sips teje ASD ata serbė duhej te vriteshin sepse ndihmuan shqiptaret? Kam degjue rastin, kur ne nje vend jane kthyer turme e madhe e njerezve qe kishin marre rrugen per te dale ne Shqipri pa urdherin e dhene nga armata apo paramil. apo policia serbe, dhe i kthyen ne nje fshat afer Gjakoves, per 6 dite sa kane qendruar aty, serbėt kuptohet nga Kosova disa i kishin mbajte me ushqim edhe ate edhe me cigare dhe duke ju thene se zoti ju ndihmovte dhe keta keta jane ata qe po bejne dhe po urdherojne.....
    ASD edhe keta serbė duhej te vriteshin sepse te pakten 8000 veta i shpetuan?!

    Eshte dashte ti lihen ligjit dhe drejtesis te punoj me ta e jo ASD te vriten, te pakten neve qe pame se cfare don te thot ligji dhe demokracia.
    Te mirret jeta e dikujt eshte krim i madh oooooo ASD!
    Te gjithe kane mbijetue diqysh, ose vdisnin urie.Ne rast se ka pase nje dyqan njeriu dhe i ka paguar taxat shtetit serb nuk do te thot se ka qene spiun.

    ps: ASD, ato dy thenjet e bold-uara theksohen po te ishim 100% te binduar dhe me fakte se te gjithe ata shqiptaret e vrare ishin "spiun" te serbise. ASD, ne Kosove dikur vriteshin per nje fije kashtė..................

    dhashte zoti e mos t'jene te verteta se keta jane urdherues dhe zbatues te vrasjeve shqiptare!
    Oj Zane,

    po te fillojme me te "degjuara" edhe boshnjaket i kishin vrare serbet ne Srebrenice. Kete e degjova nga nje "viktime" serbe. Ne ketu ti parashtrojme faktet, e jo te "degjuarat".

    Une nuk njoh asnje rast direkt ku shqiptaret te jene ndihmuar nga serbet. Te jene vrare, plackitur e dhunuar, po se po. Kete e vertetojne edhe vete agjencite boterore dhe statistikat e NATO-se qe tregojne se sa civile serbe jane aktivizuar si "paramilitare" ne Kosove.

    Ne mos t'i rrokemi shume serbeve dhe veprave te tyre "humane" sepse sot pas 4 vjetesh, asnje serb nuk doli te kerkoje falje per ato qe i ka bere.

    ASNJE. ZERO.

    Mua nuk me intereson "hallku" po faktet. Sa serbe i ke sot ne Prishtine? 1? 2?18?...

    E di pse? Sepse une i njoh shume mire, me syte e mij i kam pare ata qe i njihja si njerez te thjeshte ti benin ato masakra...

    E sot ku gjinden? Ne "nenen" Serbi! Pse, thua valle? Kane frike se do gjykohen e vriten? E pse valle?

    Kane kryer krime moter!

    Neqofte se kane vrare civile serbe, qe nuk kane patur asnje lidhje me krimet dhe me luften, atehere jazek ju qofte. Nese kane vrare paramilitare, njerez qe ishin trajnuar dhe ndihmuar me ane te drogave te kryejne gjenocidin mbi ne, atehere ju lumte dora! Aq kam sa per serbet!

    E sa per shqiptaret, vete si shqiptare qe jam, me mire e kisha vrare veten time se sa ta kisha damgen e madhe ne ball...


    T R A DH E T A R.

    Gjithmone po flasim per shqiptaret spiune te UDB-se e Serbise. Njerezit e pafajshem nuk po i fus ketu. Krimineli eshte kriminel dhe e meriton burgun.

    Qofte ky Fatmir, Hysen, a Hasan.

    Pershendetje

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Zanė Kosove
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Postuar mė parė nga Llapi
    Nder te tjerat Zane Kosove shkruan:
    ---------------------------------
    *Pse i kane hudhe aktakuzen per dy gjera perdorim i tortures dhe vrasjes se Shqiptareve dhe serbėve? Ah, Karla, Karla mire po ju grah "detyrave"....*
    ---------------------------------

    E dime mori Zane qe mier po ju grah detyrave qe ja ka ndihmue me listen se kush duhet te burgoset QOVIQI dhe RUGOVINA

    Zane vetem deshta te gezoi me nji informat qe sipas burimeve serbe te QOVIQIT e RUGOVANIT se shpejti do te ngritet nji aktakuz kunder edhe te 23 ishe pjestarve e udheheqsve te UĒK-se gezohu qysh tash e mos e le per me vone.
    pėr Llapin,

    sa i cekėt qė jeni, nuk ėshtė punė gėzimi ore zuzar,kėtu ėshtė punė vaji sepse u tund e ardhmja e Kosovės!
    Nuk do bėhem mė e gjatė sespse lezetin e drejtėsis e shef nė fjalėt e Brarit
    Akuzėn ndaj shkive do u hedhin poshtė(jo fakte) dhe do dėnohen pėr vrasjet e shqiptarėve Ooooooo ec e mos piskatė o Llap!

    /Leri ofendimet ndaj anetareve, dhe mos i shtrembero emrat. /ASD/

    sorry supermoderator * AsgjėSikurDielli, nuk e dita qė ke ndėrhye dhe pėrmiresova!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zanė Kosove : 22-02-2003 mė 00:50
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Zanė Kosove
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Oooooooooo ASD,

    kur tė vish nė Ca, po erdhe ndojhere do tė takoj me personin tė cilit shkjau i dergoi fmijėt ke kufiri Shqiptarė dhe tė gjitha rraqkat e shtėpisė, pa t'jatin dhe t'ėmėn!
    Ai shkau do mund ta bente edhe atė, ti vriste ata fėmijė apo edhe tė marrte rrugėn drejtė e nė serbi, por jo o yll mbajti fjalėn e nderin e kojshisė!
    ASD, te takoj me personin tjeter qe kojshia i parė qė ishte rritur bashkė me djalin e kėsaj grueje, pa asnjė fjalė goje ishte futur nė shtėpin e tyre dhe kishte vra djalin e saj dmth shokun e gjenerates dhe te lojės!
    Se a i kane bėrė tė gjitha ato te ligat qė i paske cekė mė lart, shkiet i kanė bėrė, nuk ka dyshim, panė dhe u drithėrua e tėrė bota ;mirėpo edhe pse nuk kishin pas vra shqiptarėt vet shqiptarėt, kot gėnjehemi nė rast se themi JO!
    Nuk i kam ditė kėto ftyrat e Fatmirit dhe njė tė akuzuarit tjetėr, mirėpo i pashė kėtu i kishte atashuar nuk e di se cili, vetėm se njė ta thotė Zana se feature e tė dyve t'jep me kuptua shumė!!!!!!!!!!

    I nderuar ASD, mos ma merr per t'keq kete ndrrim fjalesh , te them keshtu duke pas parasysh se ASD njef gjerat mire dhe eshte i theksuar....!

    ps: mė mirė do ishte sikur te akuzoheshin vetėm pėr vrasjet e shkive dhe do kishim arsyen te luftojmė apo edhe mos dorezimin e tyre, sepse mbrojten pragun e shtepisė, mirėpo nė kėtė mėnyrė asnjė antarė i familjes sė atyre shqiptareve te vrare nuk do heq dorė nga aktakuza( ndoshta edhe femijet e djepit te tyre janė "spiun").......masnej derisa lexova Drinin...pėr besėn e zotit keq more keq.....!!!!
    Shif anen e shkive,hej....e di sa kriminelėt i ke atje , mirėpo asnjė s'dorėzohet e pse lum ASD, sepse ata nuk vranė shkie, vrane kroat, boshnjak dhe shqiptare......andaj edhe nuk dorezohen?!!!

    prap po lutem me inshalla nuk denohen per vrasje tė shqiptareve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zanė Kosove : 22-02-2003 mė 01:44
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

  5. #45
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Eshte nje problem goxha i thelle ky dhe eshte shume mire qe diskutohet, por te mos kalohet ne ekstremizma nen nje,dhe te mos flitet paushalle, sikur jane duke bere shume ketu.
    Zoti Fatmir Limaj shquhet per veprimtarine e tij atdhetare, dhe kete nuk mund ta mohoj askushi fare, dhe qe te gjithe duhet te perkulen para kesaj, por edhe ne te njejten kohe ka pergjegjesi para shqiptareve qe ta ruaj respektin qe ka ne popull, te demantoje ato fakte qe Haga ka sjelle per vrasjen e shqiptareve, dhe nese me te vertete jane bere ato, atehere ai duhet te jape pergjegjesine per to para popullit te tij, te shpjegoj rastin, kjo eshte ne interes te tijin dhe te cdo shqiptari.
    Zoti Fatmir Limaj, ne Hage nuk perfaqeson popullin shqiptar sepse nuk eshte populli shqiptar i akuzuar ne Hage por zoti Limaj, si dhe nuk perfaqeson UCK-ne atje, dhe as luften e UCK-se per liri, ai atje para asaj gjykate perfaqeson vetem veten e tij dhe aske tjeter, sepse vetem ai eshte gjykuar dhe jo kombi yne, UCK-ja etj etj. Pra, edhe ai , e edhe te gjithe te tjeret, nuk duhet te rreshqasin ne gabime te tilla, qe ne banken e te akuzuarve te paraqesin jo veten e tyre (qe me te vertete edhe jane) por kombin apo UCK-ne, ashtu sic edhe deklaroj zoti Limaj se aty eshte per te mbrojtur luften dhe UCK-ne, e githe kombin shqiptar, aty eshte per te mbrojtur veten e tij zoti Limaj, sepse ne aktakuze nuk thuhet se eshte i akuzuar kombi, lufta apo UCK-ja por zoti Limaj.
    Edhe njehere uroj, shpresoj, dhe besoj ne pafajesine e zotit Limaj, por mendoj se eshte me se e nevojshme qe para kombit te dilet me nje shpjegim, sqarim lidhur me rastin e shqiptareve te vrare, e atehere nese me te vertete zoti Limaj eshte i pafajshem ne lidhje me vrasjen e tyre atehere edhe gjithe kombi yne, do te kete hala me shume respekt per zotin Limaj ne rradhe te pare por edhe te te gjithe te tjereve e edhe UCK-se, dhe do te beje cmos gjithe qe mund te bej per mbrojtjen e tij.
    Pershendetje
    Shpresoj ne mirekuptim
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #46
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Flet kreu i PDK-sė, i cili ndodhej bashkė me Limajn nė Slloveni, para se ai tė dorėzohej

    Thaēi: Limaj ėshtė nė Hagė pėr shkak tė shpifjeve

    Faton Osmani
    PRISHTINĖ – Kreu i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi kėrkoi dje nga Gjykata e Hagės qė Fatmir Limaj tė trajtohet si i vetėdorėzuar dhe sė bashku me tre tė akuzuarit e tjerė t'u mundėsohet qė tė mbrohen nė liri. Thaēi tha pėr gazetarėt se arrestimet qė po ndodhin, po i dėmtojnė proceset politike nė Kosovė, ndėrkohė qė pėr ish-bashkėluftėtarin e tij, Limajn thotė se ai ndodhet nė Hagė, jo pėr shkak tė veprimeve tė tij, por pėr shkak tė shpifjeve tė ulėta ndaj tij. PDK e cila konsiderohet si strukturė e dalė nga UĒK-ja thotė se ėshtė krenare me tė kaluarėn dhe luftėn dhe zotohet se do t’i mbrojė vlerat e kėsaj lufte, sepse “nuk ka vepėr mė humane, se sa tė luftohet policia, ushtria dhe aparati i Millosheviēit”. “PDK-ja do tė angazhohet me tėrė potencialin e vet qė t’i mbrojė dhe t’i ēojė pėrpara vlerat e luftės ēlirimtare tė popullit tė Kosovės. UĒK-ja nuk ka bėrė krime, ajo ka luftuar krimin dhe fashizmin e Milosheviēit”, - theksoi Hashim Thaēi, nė njė prononcim pėr median, dy ditė pas arrestimit tė bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė nga Gjykata e Hagės, nėn akuzėn pėr krime lufte. Krimet nė Kosovė, sipas tij janė udhėhequr dhe kryer nga regjimi i Beogradit, nga strukturat politike, policore, ushtarake tė Serbisė. Ndėrkohė qė “UĒK ka zbatuar tė gjitha rregullat e luftės konform konventave ndėrkombėtare mbi luftėn”. Megjithėse partia e dytė politike nė Kosovė pranon juridiksionin e Gjykatės sė Hagės mbi krimet e luftės nė Kosovė, tėrheq vėrejtjen se “kjo nuk nėnkupton qė njeh edhe metodologjinė e udhėhequr nga logjika e denoncuesve”. Thaēi tha se periudha qė po kalon Kosova i kujton kohėn e fėmijėrisė sė tij, sepse edhe atėherė ndodhnin gjykime tė njėpasnjėshme tė njerėzve atdhetarė, tė devotshėm, tė sakrificės dhe qė luftonin e punonin pėr ēlirimin e vendit. Megjithatė Thaēi shtoi se partia qė ai drejton ėshtė e vendosur pėr partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare. “Askush tė mos mendojė se mund t’i ndalė apo bllokojė proceset, e as tė armiqėsojė raportet tona te brendshme apo me faktorin ndėrkombėtar”. Kryetari i PDK-sė, i cili ndodhej sė bashku me Limajn tė martėn nė Slloveni, kur ky i fundit iu dorėzua autoriteteve tė atjeshme tė policisė, pasi kuptoi se Gjykata e Hagės ka ngritur aktakuzėn kundėr tij, sqaroi pėr opinionin se as qė ėshtė diskutuar ndonjė tentativė arratisje. “Unė kam qenė bashkė me Limajn. Ai nė momentin qė ka dėgjuar pėr ngritjen e aktakuzės nga del Ponte ka treguar gatishmėrinė pėr t’iu dorėzuar organeve sllovene, menjėherė rreth orės 18.00…Ai ėshtė larguar ligjėrsht prej aeroportit tė Prishtinės e ka hyrė legalisht nė aeroportin e Lubjanės”, - tha ai i pyetur nga gazetarėt, nė selinė e partisė nė Prishtinė. Limaj ndodhet ende nė Lubjanė pėr shkak tė procedurave shtetėrore tė kėtij vendi. Ndėrkohė qė ėshtė nė procedurė e sipėr, tė marrė avokatėt qė do ta mbrojnė nė Gjykatėn e Hagės. “Askush nuk frikėsohet prej drejtėsisė dhe e drejta ka qenė dhe mbetet nė anėn e ēlirimtarėve”, - tha Thaēi, i pyetur nėse frikėsohet qė edhe ai mund tė akuzohet nga Gjykata, si njėri nga udhėheqėsit kryesorė tė UĒK-sė.





    Print Email




    Copyright 2002 Shekulli

    Kjo eshte shume deklarate me vend e zotit Thaci, se zoti Limaj eshte atje per shkak te shpifjeve, por neqoftese keta do te dilnin me te dhenat lidhur me vrasjen e atyre shqiptareve atehere edhe nuk do ti lene vend kritikave fajesuese ne adrese te zotit Limaj dhe te nje pjese te stafit te ish-udheheqesve te luftes clirimtare, pra se pari do te cfajesoheshin para nje pjese te popullit te vet qe eshte poashtu duke bere pergjegjes keta udheheqes per vrasjen e atyre shqiptareve , dhe pastaj qe te gjithe se bashku edhe do te benim mbrojtjen, ky eshte mendim imi.
    Urojme, shpresojme dhe besojme qe sa me shpejte te deshmohet pafajesia e te gjithe luftetareve te akuzuar,e edhe e zotit Limaj si nje legjende e gjalle e luftes shqiptare per clirim te Dardanise dhe bashkim kombetar.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #47
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Surroi: Ku gaboi Haga me dosjen "Limaj"
    Publicisti Veton Surroi u shpreh dje se arrestimet e fundit ne Kosove, si dhe ai i Fatmir Limajt, me urdher te Gjykates Nderkombetare te Hages, provojne se nuk ka rregull e rend ne trajtimin e qytetareve. Ai po ashtu vlereson se strategjia serbe per Kosoven eshte e gjykuar per deshtim, sepse synon territorializimin etnik, kurse pala shqiptare duhet te punoje me mend per pergatitjen e platformes se bisedimeve te ardhshme per statusin perfundimtar.

    Si i komentoni zhvillimet e fundit ne Kosove?

    Mendoj se jane dy gjera te cilat duhen cekur. E para eshte qe gjithesesi si shoqeri, mendoj per partite politike, luftetaret dhe te tjeret, jemi percaktuar qe do te bashkepunojme me te gjitha institucionet nderkombetare, pra edhe me Gjykaten Nderkombetare te Hages. Brenda kesaj hyn natyrisht nje proces i teresishem i ndertimit te shoqerise, neper te cilin doemos duhet te kalojme, edhe neper rishikimin e se kaluares dhe spastrimin e krimeve eventuale te cilat jane bere individualisht, por per te cilat ekziston nje lloj kategorizimi kolektiv. Do te thote krimet kane qene individuale, por per ato akuzohet e te UCK-ja. Prandaj duhet kaluar edhe neper kete faze. Por ceshtja e dyte, e cila mua me ka brengosur dhe te cilen e kam shprehur edhe publikisht eshte se duhet te ekzistoje nje rend dhe rregull ne trajtimin e qytetareve kosovare, pra posacerisht edhe ne trajtimin e atyre te cilet kane qene luftetare te UCK-se apo jane sot deputete te Parlamentit te Kosoves, sic eshte rasti me zotin Limaj.

    Mund te jeni me konkrete, per cfare trajtimi e keni fjalen?

    Mendoj se ne vend te arrestimit te njerezve me urdhera te fshehte e sekrete do te duhej te ekzistonte nje procedure normale ku Gjykata Nderkombetare e Hages do te duhej t'i adresohej Parlamentit te Kosoves apo nepermjet UNMIK-ut, t'i adresohej drejtpersedrejti zotit Limaj dhe t'i thuhej se Gjykata e fton ate, se ai eshte i akuzuar dhe se duhet te kaloje neper nje proces gjyqesor. Zoti Limaj ne asnje forme nuk ka fshehur gatishmerine e tij, por perkundrazi ka shprehur vullnetin e tij per te bashkepunuar dhe nuk di pse do te duhej dyshuar ne kete.

    Sa mund te ndikojne keto arrestime ne proceset politike ne Kosove?

    Po ato doemos do te ndikojne ne proceset politike. Rrjedhen e ketyre proceseve edhe ashtu te nderlikuara nuk mund ta parashikojme per me tutje. Do te thote, sa do te mund te ndikoje te shpejtoje apo te kanalizoje proceset politike ky arrestim eshte veshtire te gjendet nje formule, e cila do ta maste tani, por une besoj qe doemos do te ndikoje qe te kete se paku nje nevoje kthjellimi tek faktori politik shqiptar dhe posacerisht tek institucionet kosovare.

    Kohet e fundit po flitet gjithnje e me shume per nevojen e fillimit te bisedimeve rreth statusit perfundimtar te Kosoves dhe keto angazhime vijne si nga pala shqiptare, ashtu edhe ajo serbe. C'mendoni ju per kete?

    Mendoj se doemos do te vije, gjithmone eshte ceshtja se kur te do te percaktohet data dhe ne cfare kornize. Mendoj se ngutja, e cila se pari filloi nga Beogradi ishte per qellime te caktuara: nuk ishte per te biseduar per status, por per te matur pulsin e faktorit politik shqiptar dhe une mendoj se reagimet kosovare kane qene te ngutura dhe te pa paramendura, sepse nuk mund te kete bisedime pa pranine e faktorit nderkombetar.

    Kryeministri serb Xhinxhic thote se pala serbe ka strategjine per Kosoven!

    Po, ka strategji, por ajo strategji eshte negative, dhe une mendoj qe ajo nuk i ndihmon pales serbe as te filloje e as te vazhdoje me ate strategji. Ajo strategji bazohet ne konceptin e territorializimit etnik, pra grumbullimin e serbeve brenda nje territori dhe angazhimin e atij territori qe te jete pike negociatore ne te ardhmen rreth statusit te Kosoves. Kete zoti Xhinxhic edhe e ka shprehur publikisht, duke thene se nese shqiptaret duan pavaresi te plote, atehere po ashtu edhe serbet do te kerkojne shkeputje nga ajo Kosove e pavarur. Ky eshte skenar i ndarjes dhe ky eshte skenari i cili faktikisht solli dhjete vjet luftera ne ish-Jugosllavi. Eshte fare i panevojshem dhe demton proceset e ndertimit te shteteve demokratike, si ne Kosove ashtu edhe ne Maqedoni, ne Bosnje e Hercegovine, por edhe ne vete Serbine. Serbia duhet te merret me punet e veta e jo te merret me ceshtje te copetimit te territoreve atje.

    Cila eshte kunderpergjigja e pales shqiptare?

    Po, pala shqiptare as ka menduar e aq me pak ka dhene mend ne reagimet e veta. Une mendoj qe pergjigja e pales shqiptare ne Kosove do te duhet te jete qe do te vije momenti i bisedimeve, te cilat duhet te pergatiten mire. Kornize per pergatitjen e tyre me prani nderkombetare, duhet te jene trendet e pergjithshme te zhvillimit te shoqerive demokratike ne Evrope dhe ne civilizimin perendimor. Edhe shqiptaret natyrisht sot mund te dalin faqebardhe edhe publikisht me keto koncepte, sepse ne mos per kurrgje tjeter, duke ruajtur me angazhimin e tyre integritetin e Maqedonise, jane duke e ruajtur integritetin e Kosoves. Dua te them se perpjekja politike shqiptare ne Ballkan nuk ka qene copetimi i territoreve ku banojne etni te tjera, marrja e territoreve te tjera, por ka qene nje proces i cili eshte bazuar ne njohjen e procesit te cintegrimit te ish Jugosllavise brenda kornizave juridike te cilat i kishte ajo federate.

    BBC




    --------------------------------------------------------------------------------
    22/02/2003
    Marre nga korrieri
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #48
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Harnish: Pėrcaktimi i Limajt shenjė se ai respekton ligjin dhe rendin


    Shefi i Zyrės amerikane nė Prishtinė, Rino Harnish, ka shprehur pėrkrahje pėr vullnetin e Fatmir Limajt pėr vetėdorėzim nė Gjykatės sė Hagės, por edhe deklaratat e Thaēit nė lidhje me kėtė rast.
    "SHBA-tė mirėpritėn dhe pėrkrahin deklaratat e Limaj dhe Thaēit. Limaj u pėrcaktua qė tė shkojė nė gjyq, dhe kjo ėshtė njė shenjė se ai pėrkrah dhe respekton ligjin dhe rendin, por njėkohėsisht ai edhe do tė

    shkojė qė ta mbrojė veten. SHBA beson se ky ėshtė njė demonstrim i qartė, pėr pėrkrahjen e sudimit tė ligjit nga Limaj, Thaēi dhe PDK-ja nė pėrgjithėsi",tha Rino Harnish, pa takimit qė pati me kryetarin e PDK-sė Hashim Thaēi.

    Marre nga RTKLive
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #49
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Radio Televizioni i Kosovės




    Harnish: Pėrcaktimi i Limajt shenjė se ai respekton ligjin dhe rendin


    Shefi i Zyrės amerikane nė Prishtinė, Rino Harnish, ka shprehur pėrkrahje pėr vullnetin e Fatmir Limajt pėr vetėdorėzim nė Gjykatės sė Hagės, por edhe deklaratat e Thaēit nė lidhje me kėtė rast.
    "SHBA-tė mirėpritėn dhe pėrkrahin deklaratat e Limaj dhe Thaēit. Limaj u pėrcaktua qė tė shkojė nė gjyq, dhe kjo ėshtė njė shenjė se ai pėrkrah dhe respekton ligjin dhe rendin, por njėkohėsisht ai edhe do tė

    shkojė qė ta mbrojė veten. SHBA beson se ky ėshtė njė demonstrim i qartė, pėr pėrkrahjen e sudimit tė ligjit nga Limaj, Thaēi dhe PDK-ja nė pėrgjithėsi",tha Rino Harnish, pa takimit qė pati me kryetarin e PDK-sė Hashim Thaēi.

    21 shkurt 2003, ora: 17:09 CET







    Haga i bėn kėrkesė zyrtare Sllovenisė pėr ekstradimin e Limajt


    Zyrtarėt e Sllovenisė kanė marrė njė kėrkesė zyrtare nga Gjykata e Hagės pėr ekstradimin e Fatmir Limajt nė Hagė.

    21 shkurt 2003, ora: 15:57 CET







    Vazhdon gjykimi i grupit tė Llapit


    Po vazhdon edhe sot gjykimi i katėrshes nga ish-Zona e Pestė Operative e UĒK-sė, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe ish-komandanti i kėsaj zone, gjeneralmajor Rrustem Mustafa-Remi.
    Akuza i ngarkon ata pėr rrėmbimin, torturimin dhe vrasjen e gjashtė shqiptarėve nė vitet 1998 – 1999.

    21 shkurt 2003, ora: 15:56 CET







    Filloi konferenca “Vizioni i infermieres kosovare”


    Me moton “Vizioni i infermieres kosovare”, hapi punimet konferenca e parė e kėtij lloji me pjesėmarrės ndėrkombėtarė.
    “Ėshtė njė ndėr sfidat e mėdha tė cilat ne tash po i kalojmė, shpresojmė se edhe nė tė ardhmen do ti kalojmė pa vėshtirėsi tė mėdha” theksuan zyrtar tė kėtij asociacioni.

    21 shkurt 2003, ora: 15:56 CET







    Batalioni i mjekėsisė i TMK-sė evakuon 2 pacientė nė Gjermani


    Batalioni i 40- tė i mjekėsisė sė TMK-ės bėri transferimin e dy pacientėve pėr shėrim tė mėtutjeshėm nė Gjermani.
    Pacientėt nga aeroporti i Prishtinės u transferuan me aeroplan special pėr evakuim ajror. Pėrmes tė njejtin aeroplan TMK-sė i ka arritur njė donacion me vlerė tė madhe me pajisje mjekėsore tė siguruara nga shoqata gjermane “Ndihmė viktimave tė luftės”. Deri mė tani nė Batalionin e 40 tė mjekėsisė kanė aplikuar 113 pacientė prej tė cilėve nė Gjermani janė evakuar 18 persona.

    21 shkurt 2003, ora: 15:54 CET







    KEK –u i Gjilanit i pakėnaqur me reduktimin e punėtorėve


    Zyrtarėt e KEK-ut nė Gjilan shprehen tė pakėnaqur me reduktimin e numrit tė punėtorėve, duke kėmbėngulur se distribucioni i Gjlanit, ka nevojė pėr mė tepėr punėtorė.




    21 shkurt 2003, ora: 15:52 CET







    Thaēi takon Shtajnerin dhe Harnishin


    Kryetari i PDK-sė ėshtė takuar me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner. Thaēi e Shtajner biseduan pėr situatėn e krijuar pas arrestimeve tė fundit. Thaēi takohet sot edhe me shefin e zyrės amerikane Rino Harnish, ndėrsa ėshtė paralajmėruar se do tė vizitojė edhe familjen Limaj nė Banjė tė Malishevės.





    21 shkurt 2003, ora: 11:51 CET







    Limaj dhe tė tjerėt do tė dėshmojnė pėr vlerat e luftės


    Kryetari i asociacionit tė Komunave tė Kosovės, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Fatmir Limaj dhe tė arrestuarit e tjerė do tė dėshmojnė nė Hagė pėr vlerat e luftės sė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.



    Marre nga RTKLive
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #50
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Protestė nė Vushtrri kundėr arrestimit tė tė akuzuarve tė Hagės: Zihet rruga, gurė mbi policinė


    VUSHTRRI, 21 shkurt - Nė shenjė revolte pėr arrestimin e Fatmir Limajt dhe tre bashkėluftėtarėve tė tij nga Tribunali i Hagės, protestues tė shumtė nė Vushtrri bllokuan sot rrugėn magjistrale Prishtinė-Mitrovicė pėr rreth 30 minuta. Nė protestė u shėnuan edhe incidente. Sipas protestuesve, arrestimet, burgosjet dhe dėnimet e luftėtarėve mė tė devotshėm tė luftės ēlirimtare bėhen nė bazė tė akuzave tė rrejshme dhe kanė prapavijė politike. Nė emėr tė kėshillit organizativ tė protestės, Salih Salihu tha se kėto burgosje janė tė dirigjuara nga Beogradi dhe kanė pėr qėllim kthimin e Kosovės nė Serbi. “Ne kurrė nuk do tė lejojmė qė nga asnjė forcė tė nėpėrkėmben vlerat e luftės ēlirimtare dhe dinjiteti i prijėsve tė saj”, tha nga ana tjetėr kryetari i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės tė UĒK-sė pėr Zonėn Operative tė Shalės, Hamit Muja. Sipas tij, arrestimi i pjesėtarėve tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė burgosje e krenarisė sė popullit ėshtė burgosje e Kosovės. Protestuesit marshuan rrugės kryesore tė qytetit tė Vushtrrisė pėr tė bllokuar mė pas pėr rreth 30 minuata rrugėn magjistrale Prishtinė-Mitrovicė. Megjithė pėrpjekjen e organizatorėve pėr tė qetėsuar turmėn, disa prej protestuesve nė shenjė revolte hodhėn gurė mbi policinė. Me kėtė rast u thyen xhamat e disa automjeteve tė policisė sė UNMIK-ut dhe tė KFOR-it, ndėrkohė qė u shtuan masat e sigurisė, por pa reaguar ndaj sjelljes sė disa protestuesėve.

    Marre nga radio21
    Mendoj se nuk duhet kaluar ne ekstremizem, si dhe nuk duhet marre kete si gjykim ndaj UCK-se, por ndaj nje eprori te saj, sepse atje nuk eshte duke u gjykuar UCK-ja.
    Urojme, shpresojme dhe besojme ne pafajesine e zotit Limaj dhe lirimin sa me te shpejte te tij
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •