Arrestimi i dinjitetit
Institucionet qe administrojne Kosoven nuk mund ta mbrojne Fatmir Limajn ne Hage, nese eshte fajtor, le te denohet, nese eshte i pafajshem, le te lirohet, por ato duhet te mbrojne dinjitetin e UCK-se dhe dinjitetin e Kuvendit te Kosoves
Nga Veton Surroi
Diten kur e arrestuan forcat serbe vellane e Fatmir Limajt, Demirin, neper shkallet e nderteses se qendres se Prishtines, vazhdonte te shihej gjaku i te arrestuarve, terhequr zvarre nga kati i peste deri ne makinat e policise. E zakonshme per ate kohe, skena ishte rikujtim sa per te arrestuarit, aq edhe per te tjeret, se c'mund t'ju ndodhte po qe se e kundershtonin Serbine. Nese Fatmir Limaj ka ditur se do te arrestohej nga Gjykata Nderkombetare per Krime Lufte, ka bere mire qe nuk qendroi ne Prishtine. Per familjen e tij, fqinjet dhe te gjithe te tjeret, arrestimi do te ishte edhe nje rikujtim traumatik i nje te kaluare, e cila na bren ne te gjitheve. Per Kosoven do te ishte edhe rikujtimi i nje jete jodinjitoze.
2. Krimet per te cilat akuzohet Fatmir Limaj, dhe tre te tjeret, jane te tmerrshme, sidomos nga perspektiva e sotme. Prej rrahjes se te arrestuarve e deri te ekzekutimi, te gjitha keto jane krime te denueshme lufte, edhe nje indikator i veprimtarise me te erret te shoqerise njerezore, luftes. Dhe, po qe se vertetohen, ato to te ngrene ne nje shkalle me larte jo vetem njohurite tona per luften, por edhe sistemin tone te vlerave lidhur me te drejtat e njeriut, ne paqe a lufte. Nuk mjafton, nga perspektiva as e se sotmes e as e se ardhmes, qe te rrudhen krahet e te thuhet "Lufte ka qene, ka mund te ndodhe cdo gje...". Ne duhet te jetojme me nje gjendje te sqaruar, te vertetohen ose jo akuzat per keto krime, te liruar nga enigma: kush ekzekutoi, ne emer te luftes qe bene shqiptaret, civile a ushtare, shqiptare a serbe. Eshte pjese e nje dinjiteti pa te cilin nuk mund te zhvillohet shteti i se drejtes, eshte pjese e dinjitetit te drejtesise.
3. Dinjitetin, megjithate, do nderuar tek te gjithe. Fatmir Limaj, me gjithe akuzat e renda, shprehu gatishmerine e tij, ne intervisten e drejtperdrejte me KOHA TV-ne, qe te shkoje ne Hage, qofte duke u kthyer se pari ne Prishtine, qofte duke udhetuar drejte e per ne seline e Gjykates se Hages. Gatishmeria dinjitoze nuk gjeti pergjigje. Nga te gjitha sa dime deri me sot, as Gjykata e Hages, as KFOR-i e as UNMIK-u nuk kontaktuan me Fatmir Limajn qe nga 24 janari, per t'i lajmeruar se gjendet ne listen e te akuzuarve. Ne vend te kerkeses per dorezim, ai do te duhej te konfrontohej me forca te medha njesitesh speciale te KFOR-it, qe do te duhej ta arrestonin ne oret e hershme te mengjesit, para syve te familjes se tij, ose sic ndodhi, te arrestohej nga policia sllovene ne nje qender skijimi. Sjelljes jodinjitoze te autoriteteve nderkombetare, iu bashkua edhe qeshja po aq jodinjitoze e kryetarit te Kosoves. Njeriu qe keto dite ka zbuluar se ka qene Komandant suprem i Kosoves, gjate luftes, shprehu gatishmerine e tij per bashkepunim me Hagen. E per kete gjykate bashkepunimi i tij ka po aq peshe sa kishte komandimi i tij per UCK-ne.
4. Momentin kur u arrestua Fatmir Limaj, nuk u arrestua vetem nje individ i cili akuzohet per krime te renda lufte. U arrestua edhe nje ish-komandant i UCK-se, levizjes se armatosur qe kishte guximin qe t'ia kthente pushken fashizmit serb. Dhe u arrestua nje deputet i Kuvendit te Kosoves. Institucionet qe administrojne Kosoven nuk mund ta mbrojne individin Limaj: kete mund ta beje vetem ai vete se bashku me ndihmen profesionale te avokatit. Nese eshte fajtor, le te denohet, nese eshte i pafajshem, le te lirohet. Por institucionet qe administrojne Kosoven duhet ta mbrojne dinjitetin e UCK-se dhe dinjitetin e Kuvendit te Kosoves. Ne kete rast, individi Limaj nuk duhej te arrestohej. Individi Limaj duhej te ftohej nga Gjykata e Hages, nepermjet UNMIK-ut e ne bashkepunim me institucionet e zgjedhura kosovare. Dhe, individit Limaj do t'i duhej te jepej e drejta qe te udhetonte per ne Hage, me vije te rregullt ajrore, pa duar te lidhura, si ish-komandant i UCK-se dhe deputet i Kuvendit te Kosoves. Duke u fshehur prapa nje padie, UNMIK-u, prej kanalit te mundshem te politikes e transferoi kete ne kanalin e sigurise, ne duar te KFOR-it, si ekzekutues i nje fletarresti. Me kete UNMIK-u lejoi qe ne vend te ndertimit te nje procedure institucionale, te ndertohet nje shkurtice force. Institucionet e zgjedhura te Kosoves, edhe ashtu ne zvarritjen e vet te brishte, u bene edhe me te padenja. Pak me tej gardhit tone, ne Beograd, ka nje vit e sa qe ekziston edhe Komiteti per marredhenie me Gjykaten e Hages, edhe institucioni i dorezimit vullnetar e edhe mbrojtja e funksionit shteteror (si ne rastin Milutinovic). E te mos harrojme, ne ate Serbi akuzat jane per gjenocid, krimin me te rende te luftes.
5. Rrefimi per Hagen dhe Kosoven nuk perfundon me kaq. Serish do te sfidohemi me nje ceshtje te thelle e te rende: a mund te ballafaqohemi me krimet e kryera ne emer te luftes clirimtare duke ruajtur dinjitetin e Kosoves, institucioneve dhe luftetareve te saj?
.................................................. .........
Krijoni Kontakt