Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 169
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuk di mire se per cfare akuzohet Limaj, por meqenese luften nuk e kemi fituar vet, gjyqet dhe rregullat e tij i parashohin ata qe i kane dhene vulen clrimit tone.
    Me burgosjen e disave nuk dobesohet vlera dhe roli i UCK, roli historik i saj eshte teper i madh, fama e saj teper emadhe dhe kryesisht efektet e saja. Nese dalin aktakuza ne Hage, dmth. se ka pjesetare te UCK-s qe kane gabuar...
    Nese ndaj dikujt gjyqi i Hages ka fakte, kete duhet ta marrim gjakftohte, sepse gjyqi eshte i pavarur dhe mirret me shqyrtimi e (pa)fajesise. Nese per Limen nuk ka fakte, ai nuk burgoset, por nese ka, ai mbetet aty per nje kohe te caktuar.
    Ne duhet te clirohemi nga ajo logjika pesimiste se gjithmone jane kunder nesh, logjike e te menduarit qe na ishte imponuar ne Jugosllavi: Ne ishim fajtore konstant, tani puna qendron ndryshe. Shkuarja e Limes atje, nuk eshte bere pa ndihmen e shqiptareve. Nese nje shqiptar ka bere krime, ne zbardhjen e tyre kane ndihmuar shqiptaret. Dhe nese nje shqiptar ka bere krime kunder njerzimit, atehere duhet kuptuar se ai njeri edhe burgoset.
    Nese nje shqiptar ka vrare shqiptare te nje partie tjeter, atehere ky shqiptar meriiton denimin...ne kohe te luftes mendohet me emocione, por keto emocione mund te krijojne probleme ne paqe. Paqa nuk vazhdon me logjiken e pushkes dhe trimerise, por me pasojat e tyre.
    Pjekurine tone politike e deshmojme kur vrasesit ne radhet tona vet i nxjerrim ne shesh, kryesisht kur eshte fjala per eliminim te kundershtareve politik, jo te armiqeve, sepse vrasja e armikun eshte e rendomte, por vrasja e bashkatdhetareve jo!
    Pas luftes jane vrare shume shqiptare, kjo burgosje mund te ndikoje qe keto vrasje te ndalen pergjithmone, sepse drejtesia edhe nese vjen ngadale, ajo vjen domosdoshmerisht dhe per Ekzekutoret ne spektrin shqiptar do te ndikoje qe te vejne gishtin ne koke, para se te likuidojne nje shqiptar, qe nuk mendon si ata!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Shen Albani,

    Vertet nje mesazh i shkelqyer permbledhes, qe pershkruan qarte aktualitetin qe duhet sfiduar me kujdes dhe pa emocione te pa-qarta.

    Pershendetje!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #123
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pershendetje Shen Albani
    Dosjet me nje mal akuzash te Limajt, Thacit, Klintonit, Ollbrajtes, Hollbrukut, Bllerit, Shirakut e te tjereve ne Hage e ka dorezuar Serbia, kurse te Zotit Limajt e ka bere me konkretisht koloneli i ish-APJ-se ne kohen e luftes ne Dardani Vasiljeviqi qe ka marre pjese ne prerjen e grirjen e mbi 12 000 shqiptareve (kryesisht grave, femijeve e pleqve), dhe mbi kete aktakuze te ngritur po nga ky Vasiljeviqi, eshte bere edhe arrestimi i Limajt pra kjo eshte bere me shume per te marre ne konsiderate edhe aktakuzat e ngritura nga cetniket dhe kasapet serbe, por po te mirren edhe ato ne konsiderate atehere se bashku me Limen atje duhet ulur edhe Klintoni, Ollbrajt dhe te tjeret me rradhe te akuzuar nga serbet, per te cilin une jam shume i sigurte se do te dal ashtu si ka hyre, i paster si loti sepse ne jemi shqiptare duke perfshire edhe Limajn, dhe deri me sot e as ne te ardhmen nuk ka dal nga ne njeri te bej krime kunder njerezimit, prandaj ne nuk perkrahur gjykimin e Limajt ne Hage.
    Poqese ka bere krime kunder shqiptareve, edhe une them le te denoncohet ne prokurorine shqiptare, pasi ky problem nuk eshte nderkombetar dhe eshte ndershqiptar, te behen hetime, dhe poqese vertetohet fajesia e tij, atehere edhe te denohet nga gjyqe shqiptare.
    Keto shkrime ketu te disave si puna e Arbi,Brari apo Zane Kosove jane duke u bere me vetdijen e tyre apo pa te, kunder luftes se shenjte clirimtare te popullit dardan per liri,clirim dhe bashkim nga thundra e eger, cetnike e kasape serbe.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #124

    Re: Re: Akuza e Tribunalit te Hages ndaj ish luftetarve te UCK-se

    [QUOTE]Postuar mė parė nga Mjellma
    [B]
    Postuar mė parė nga Kresha
    TRIBUNALI PENAL NDĖRKOMBĖTAR PĖR ISH-JUGOSLLAVINĖ

    Lėnda Nr. IT-03-66-I

    PROKURORJA E TRIBUNALIT


    KUNDĖR


    Agim MURTEZI, i njohur si Murrizi, u lind mė 20 shkurt 1956 nė Qylagė nė komunėn e Lipjanit nė Kosovė. Gjatė gjithė kohės qė lidhet me kėtė aktakuzė, Agim MURTEZI ishte anėtar i UĒK-sė dhe rojė nė Kamp-Burgun e Llapushnikut.


    Komandant Murrizi ka vdek mbas luftes gjegjesisht eshte vrar ne nje grindje ne Prishitine.
    Ka qen i lindur shume afer shtepis ku kam jetu une.
    Gjygji i Hages mund ta kontakton gruan e tina e cila eshte Holandeze.
    Si duket kush punon gabon pasi qe edhe familja e Zoteri Murtezit deshmoj se Agim Murtezi kurre nuk ka qen ne UCK.

    Mund te jen keto gabime te Hages apo keqinformime nga ana e Serbis edhe bashkpuntoreve te Serbis te cilet kan perpilu listen e te akuzuarve.

    Gjithemon jetimi eshte fajtor thuhet nje fjal e urt...
    Sipas informatave te RTV21
    Agim Murtezi u lirua nga aktakuza si i pafajshem.Si duket Serbis kesaj here nuk ju shiten genjeshtrat!


    Mjellma
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 28-02-2003 mė 11:27

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mjellma !

    Perfundimisht cka eshte e vertete per kte Murrizin?

    Diku thoni e kan vrare dikund se eshte liruar nga akt-akuza. Nejse..


    Dodoni flet per Lufte te Shenjte..

    Dodon djali..

    Lufta nuk eshte prone e askujt por detyre e cdo Shqiptari qe do clirimin nga okupatori.

    Pikerisht se Thaqi-Lima e tjere nuk kane bere lufte te shenjte por lufte vllavrasese shkoj dhe dem gjith ajo sakrifice e Popullit.
    Ne se na Cliroi NATO kjo nuk eshte merite e Thaqit.
    Merita e Thaqit eshte Stankovaci, Kukesi e Rogneri.
    Le te lavdrohet ai me keto.

    Per ilustrim po postoj dicka nga ditari i Luftes i komandant Tahirit i cili u vra para do kehesh bashk me djalin dhe nipin.

    ---------------------


    KESHTU FOLI TAHIR ZEMAJ



    Ke dy minuta kohė pėr tė hequr portretin e Rugovės !!


    -----------------------------------------------------------------


    Nga fundi i gushtit, jam informuar nga vendroja, se po afroheshin disa personaqė kishin shfaqur dėshirė tė mė takonin. I pranova dhe m'u prezentuan si "Shtab i pėrgjithshėm" i Ushtrisė Ēlirimtare. Kisha dėgjuar pak pėr ta por nuk dija se kush ishin tė organizuar etj. Nė pėrbėrje tė tij ka qenė Hashim thaēi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi etj.

    Nė zyrėn time, ish zyra e drejtorit tė shkollės sė Prapaqanit, nė mur kanė qenė tė varura fotografitė e Skenderbeut, Presidentit Rugova dhe fotografia e Jusuf Gėrvallės. Sapo kanė hyrė mė kanė kėrkuar qė tė hiqja fotografinė e Rugovės. "Ke dy minuta kohė pėr tė hequr portretin e Rugovės ! " mė thanė, "Jo u thash, ai ka qenė dhe mbetet pėr mua Komandant Suprem i Forcave tė Armatosura tė Kosovės dhe President i saj !". Nejse ata u tėrhoqėn nga ai qėndrim dhe ne i vazhduam bisedimet diku tjetėr, nė sallėn operative tė shtabit. Fillimisht kanė kėrkuar se pėrse nė tė gjithė dokumentacionin tonė figuronte Republika e Kosovės ?

    Ata argumentonin se ne nuk paskeshim republikė ! U deklaruan hapur se ishin kundėr, nuk e njihnin dhe se ishin pėr rrėzimin e qeverisė. Mė kanė pyetur nė se isha edhe unė apo jo pėr rrėzimin e saj. U kam thėnė : "Po, madje jam pėr kapjen dhe dėnimin edhe tė Millosheviēit !" "Jo, nuk po flasim pėr atė mė thanė, a je ti pėr rrėzimin e Bujar Bukoshit ?" I kam thėnė Thaēit se do tė ishte mirė tė flisnim rreth unitetit dhe bashkimit, se sa pėr gjėra tė tilla. I kam deklaruar se, nėse ai angazhohej seriozisht nė atė drejtim, unė do tė ndėrhyja pranė kolonel Ahmet Krasniqit qė ai ta tregonte nė Kosovė, kryeshefin e Shtabit, Halil Bicajn bashkė me disa eprorė tė tjerė, tė bėhej njėherė e mirė unifikimi i shtabeve dhe ne si luftarė tė mos kishim mė kėso problemesh.

    Mė kanė pyetur se kush i ka pėrpiuluar disa komunikata tė cilat kishin dalė pa dijenin e tyre. U thashė se ato ishin hartuar nga Faton Mehmetaj, i emruar para disa ditėve si shef i informimit tė Sh.O.Rr.D. Dhe kjo ka qenė e vėrtetė. Fatoni i kishte dėrguar ato komunikata nė Gjenevė tek Xhafer Shatri, ish ministėr i informimit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Fatoni mbante lidhje tė ngushta dhe tė vazhdueshme me tė.

    (Bėhet fjalė pėr disa komunikata rreth tė cilave nė atė kohė ėshtė zhvilluar njė polemikė e hapur nė shtyp mes Jakup Krasniqit dhe Xhafer Shatrit). Pastaj bisedimet janė zhvilluar rreth strukturave, rreth profesionalizimit, por ata nuk e kishin hallin atje. Kuptohet qė qysh nė fillim tė atij takimi, ne jemi prezentuar , bashkė me tė gjithė kolegėt e mi ushtarakė.

    Ata u prezentuan po ashtu, i vetmi ushtarak mes tyre qe rreshter Bislim Zyrapi, tė tjerėt nuk kishin formim ushtarak. Pėr komandantin e tyre thanė se "ishte sekret" dhe nuk e pėrmendėn. Edhe pėr marrėveshjen tonė tė 20-21 gushtit pėr formimin e Drejtorisė sė Tretė Operative tė Rrafshit tė Dukagjinit deklaruan se do ta shqyrtonin me organet e tyre dhe se nė fakt nuk ishin dakord !

    (Fq.93-94)

    -----------


    H. Thaēi . Do tė luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe njėsitė tua !


    --------------------------------------------------------------------------------


    Jam larguar dhe pas tre ditėsh mė kanė ftuar nė fshatin Bardhaniq pėr t'I vazhduar bisedimet nė lidhje me kėtė komandė. Unė kam shkuar me tė gjithė kolegėt e mi. Detyrėn e komandantit tė Brigadės sė tretė, pas emėrimit tė Shemsedin Ēekut nė detyrėn e Ndihmės Komandantit pėr Mbrojtjen territoriale, e kryente Musa Gjakova. Pas revistės me brigadėn dhe raportimit tė komandantit tė saj Gjakova, kemi filluar bisedimet. Rexhep selimi qė ishte prezentuar si Inspektor Gjeneral i Ushtrisė sė kosovės, kishte nėnshkruar njė dekret, ku vendi im me atė tė ramush haredinajt ishin ndryshuar. Pra Ramushi komandant ndėrsa unė zėvėndėsi i tij.

    Tė gjithė njerėzit e tyre ishin ngritur nė pėrgjegjėsira ndėrsa tanėt ishin ulur ose hequr fare. Pėrderisa bėhej fjalė drejtėpėrdrejtė pėr mua, kam thėnė se nuik kisha kurrfarė kundėrshtimi nėse Komandanti i Shtabit Suprem, apo Kryeministri i Kosovės e urdhėrojnė njė gjė tė tillė, unė si ushtarak zbatoja vetėm urdhėrat. Kanė ndėrprerė takimin dhe me telefon kanė thirruar Zotni Ahmet Krasniqin dhe pėr rreth njė orė nė prezencėn time tė Thaēit dhe Rexhep selimit, kolonel Krasniqi nuk ka pranuar. Ai u ka thėnė atyre se ata po shkelin njė marrėveshje dhe se nuk mund tė zėvėndsonin Tahir Zemėn.

    Pėrpara se ta mbaronte bisedėn me Kolonel Krasniqin, Thaqi i ka thėnė telefon : "Me ty shumė shpejt do ta kryej misionin " dhe ka filluar tė shajė. (Nė kėtė moment Tahir Zemaj hap njė parantezė dhe shton : Ėshtė fakt se Hashim Thaēi, njė natė para se tė vritej Kolonel Krasniqi, takohet dhe flen nė Tiranė nė banesėn e Ibrahim Kelmendit, ky person ėshtė i pėrmendur jo rrallė nė histori tė ndyra atentatesha kundėr figurave nacionaliste shqiptare. Zemaj pyet : Ēfarė misioni do ta kryente Thaēi kundėr Kolonel Krasniqit ?! A thua ėshtė thjeshtė rastėsi prezenca e tij nė Tiranė njė ditė para vrasjes sė Krasniqit dhe takimi i Thaēit me Kelmendin ?!

    Sigurisht qė pėrgjigjen e pyetjeve tė tilla mund ta japė deri nė fund vetėm drejtėsia, e cila vonon por nuk harron !) Ata e kanė mbyllur dikur telefonin dhe mė janė drejtuar mua, tekstualisht dhe personalisht Hashim Thaēi : " Do tė luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njėsitė tua !". Pushka top t'u bėftė i thashė veē po tė them qė ėshtė mirė tė merremi vesh, se unė jam i gatshėm tė luftoj veē kundėr shkieve, qoftė edhe nėn komandėn tėnde. Unė nuk mund t'i tradhtoj eprorėt e mi sa herė mė del rasti, se kėshtu do tė tradhtoja edhe ty nesėr. Prandaj, merruni vesh dhe ejani ta luftojmė shkaun njėherė. Atė "dekretin e tyre" nuk e mora.

    I kam thėnė Ramushit tė ngrihej e tė fliste, "ti e di shumė mirė si mendon rrafshi i Dukagjinit, ti e di se sa probleme do tė kemi me komandimin e forcave nė kėtė rajon. Pasi njerėzit do tė respektojnė vetėm marrėveshjen e 20 gushtit. Ramushi u ngrit dhe tha se ai "nuk dinte asgjė, se tė tjerėt e kishin vendosur", e kishte fjalėn pėr Shtabin e Pėrgjithshėm. Atij nė fakt po i pėlqente vendimi i tyre.

    Deri nė ato momente ai i zbatonte urdhėrat luftarake qė i kishte marrė nga komanda e pėrbashkėt. U larguam. Ata mbetėn nė Jabllanicė, pa mundur tė qajnė nė drejtim tė Drenicės. Pas dy ditėsh kanė kėrkuar ndihmė prej meje. Ramushi nėpėrmjet njė korrieri mė ka kėrkuar qė t'i dėrgoja njė njėsi nė ndihmė pėr tė pėrballuar ofensivėn qė i qe vėrsulur asaj zone.

    Kam dėrguar njė njėsi nėn komandėn e Haxhi Imerajt, i cili ka luftuar dhe kontribuar me sa ka mundur pėr t'i mbrojtur ato fshatra. Ai ka mbetur i bllokuar nė luftime tri ditė dhe veē mė vonė ka mundur tė tėrhiqet, bashkė me njė pjesė tė brigadės sė Musa Gjakovės, matėherė kur ėshtė tėrhequr edhe Ramushi nė Bjeshkėt e Nemuna dhe ka kaluar kufirin pėr nė Shqipėri. Sigurisht kjo situatė pasigurie ka pasur pasoja, por ne jemi mobilizuar qė me luftė dhe rezistencė ta dėshmonim pėrkushtimin tonė ndajqytetarėve tė Kosovės. Pas rėnies sė rekės sė Keqe dhe fshatrave pėrreth ofensiva u shtri nė drejtim tė fshatrave tė Gjakovės dhe Lugut tė Baranit.

    Situata u ashpėrsua shumė. Armiku sulmonte nga Loxha. Lugun e Baranit deri nė Dri tė bardhė. Nga ana tjetėr Lugun e dushkajės deri nė Bistricėn e Deēanit. Gjatė kėsaj kohe forcat e Zonės sė Tretė Operative kanė qenė nė kėto pozicione, brigada 131 nė mbrojtje tė Lugut tė Baranit, 133 nė Lugun e Dushkajės, brigada 134 ka qenė e vendosur nė ndihmė tė Lugut tė Dushkajės, njė batalion nė Lumbardhin (Bistricėn) e Pejės, njė tjetėr nė ndihmė tė Lugut tė Baranit. Me datė 8 shtator jemi sulmuar me aviacion. Njėsitė tona gjatė kėsaj kohe kanė qenė gjithė kohėn nė pozicione.

    Loxha u sulmua pėr sė dyti. Pėr herė tė parė, siē thashė, ushtria Jugosllave pėrdori edhe aviacionin. Gjatė kėsaj kohe e kemi ndjerė shumė mungesėn e municionit. Kishim armatim tė mjaftueshėm kėmbėsorie por municioni na ishte harxhuar. Kam apeluar pėr municion dhe kam shpjeguar situatėn nė terren. Rreth 50-60 mijė njerėz, (dendėsia e popullsisė nė kėtė rajon ka qenė e tillė, sa qė njė predhė artlerike qė ka rėnė nė oborrin e njė shtėpie nė Prapaqan, ka vrarė 4 persona dhe ka plagosur 3 tė tjerė). Pėr situatėn e rėndė qė zotėronte nė ato rajone tė Kosovės bėn fjalė edhe dokumenti i mėposhtėm, nė anglisht, nga i cili janė pėrkthyer vetėm frazat e nėnvizuara.

    ------------

    Pas betejės, “luftė” me “togerin” dhe komandantėt e tij. Takimi i Llukės


    --------------------------------------------------------------------------------


    Kjo ka qenė beteja mė ashpėr deri atėherė me serbėt (fjala pėr Betejėn e Loxhės) dhe deri nė luftėn e Kosharės, nuk ka pasur ndonjė betejė tjetėr mė tė sukseshme. Nė analizė me shtabin dhe me tė dėrguarit e shtabeve lokale tė fshatrave, ajo ėshtė konsideruar njė fitore e rėndėsishme, njė shenjė e pjekurisė dhe forcės sė njėsive tona. Po ashtu edhe populli i Kukaxhinit vuri re, se si dhe sa mund tė luftojė njė forcė e organizuar, aty kemi fituar jo veē mbi forcat e armikut, por ēka ėshtė shumė e rėndėsishme, kemi fituar simpatinė e plotė tė popullit.

    Me tetė korrik nga Isniqi kemi lėvizur pėr nė Prapaqan. Aty brigada ėshtė vendosur nė kazermė sipas vlersimit tim mund tė organizohej mirė, kemi pasur problem me ujin e pijshėm, rrjedhimisht edhe me higjenėn. Por terrenet e stėrvitjes dhe tė strehimit kanė qenė normale pė kushtet e luftės. Me datėn dhjetė korrik nė oborrin e kazermės ka ardhur Ramush Haradinaj me disa ushtarė, me ta ka qenė edhe “togeri”. Ata hynė tė armatosur brenda oborrit tė kazermės. Bashkė me Sali Ēekun kemi qenė nė njė revistė tė objektit, kur Haradinaj mė ka kėrkuar qė tė tuboheshin tė gjithė ushtarėt dhe eprorėt. Kėrkova arsyen e kėtij tubimi.

    Haradinaj nuk dha asnjė shpjegim, veē filloi tė shtinte me armė nė ajėr. Eprorėt nė ato ēaste po mbanin mėsim me ushtarėt. Kam ndėrprerė mėsimin dhe kam kėrkuar qė ushtarėt qė vinin nė pistė para flamurit dhe eprorėt tė rreshtoheshin para objektit. Haradinaj filloi tė fliste para ushtarėve – thelbi i atyre fjalėve ka qenė se “eprorėt tuaj janė tė padėshirueshėm, jo vetėm nė kėtė objekt, por nė tė gjithė Rrafshin e Dukagjinit”. Na akuzoi se kishim nxitur urrejtje nė popull, pastai na akuzoi si dorė e huaj. Nė fund ka lėshur njė ultimatum: “ Brenda 30 minutave duhet ta lėshoni objektin ! “.

    Nė konsultim me Shtabin Suprem kemi vendosur qė ta lėshojmė objektin, pėr t’iu shmangur me ēdo kusht konfliktit, vėllavrasjes. Haradinaj bashkė me Rrustem Tetėn filluan t’u flisnin prapė ushtarėve, tė cilėt me lot nė sy po u luteshin qė tė bisedonin pėrsėri, tė mos krijonin konflikte etj. Ne, tė gjithė eprorėt, u larguam dhe i lamė ushtarėve nė kazermė. Kanė qenė me qindra ushtarė, ata qė kemi pasur nė fillim dhe tė tjerė qė na qenė bashkangjitur gjatė asaj kohe.

    Ushtarėve u kam premtuar se do tė kthehemi shpejt dhe se ai problem do tė zgjidhej. Nė Isniq, vendosėm tė shkonim nė njė takim me Shtabin e UĒK-sė. Ndėrkohė shumė njerėz na thoshin se kishim vepruar me urtėsi dhe dinjitet, se kishim shmangur njė ngjarje tė ndyrė, ndoshta njė gjakderdhje qė nuk do tė harrohej lehtė. Nė mbrėmje, vjen Rrustem Tetaj dhe mė thotė qė “Haradinaj ėshtė penduar pėr ato qė ka bėrė sot dhe kėrkon qė ne tė takohemi sonte dhe tė bisedojmė nė Llukė”.

    U nisėm pėr nė Llukė, unė, Sali Ēeku, Kemal Shaqiri, eprorėt e brigadave, Shemsedin Ēeku, Nazif Ramabaja dhe Shaban Dragaj. Nė atė takim nga ana e tyre ka marrė pjesė Ramush Haradinaj, Sali Veseli, Faton Mehmetaj, njė tjetėr me pseudonime qė nuk i njihja. Pėr Faton Mehmetajn do tė ndalem pak mė gjatė. Eshtė ky njeri qė ka qenė bartėsi kryesor i ngatėrresave, i shpifjeve dhe propagandės mė tė zezė kundėr nesh. Nė kėtė kryqėzatė tė ndyrė ėshtė ndihmuar edhe nga Fitnete Ramosaj. Por pėr tė mos mbetur veē nė nivelin e fjalėve dhe tė sharjeve, pėr Fatonin duhet thėnė se ėshtė angazhuar edhe nė ekzekutimin e njerėzve, nė zhdukjen e tyre misterioze. Emri i Faton Mehmetajt lidhet me ngjarjet mė tė neveritshme gjatė luftės nė Rrafshin e Dukagjinit.

    Kemi biseduar pėr njė kohė tė gjatė dhe pėrfundimisht kemi rėnė dakord nė kėto pika:

    1. Tė shfrytėzojmė bashkarisht objektin nė Praraqan.
    2. T’i angazhojmė eprorėt nė vijat e frontit pėr ndihmė tė kualifikuar.
    3. T’i dėrgojmė disa eprorė, nė ndihmė tė komandave territoriale tė fshatrave.
    4. Tė takohemi njė herė nė javė pėr referime, shkėmbime informacioni etj.
    5. Tė takohemi ēdo ditė, nė se kjo gjė ėshtė e domosdoshme nga situata nė terren.
    6. Tė mos ndodhin mė “ngatėrresa” si ato qė na kishin ndodhur deri atėherė.

    Nė atė takim ėshtė biseduar edhe rrethė marrėveshjes sė Oslos, rreth furnizimit, prapavijės, rreth mėnyrės sė pėrshėndetjes ushtarake etj. Ka pasur njė “debat” rreth mėnyrės sė pėrshėndetjes. Ramushi dhe disa pranė tij kėrkonin qė tė pėrshėndetej me grusht, gjė qė unė nuk e kam lejuar. Ne do tė pėrshėndesim siē pėshėndesin tė gjitha ushtritė e vendeve Perėndimore, qė ne shpresonim se do t’i kishim aleate nė luftė, dhe jo si ushtria sovjetike apo simotrat e saj. (Fq.67- 69)

    -------------

    Njė incident i lig dhe kriminal para Betejės sė Loxhės


    --------------------------------------------------------------------------------


    Njė incident ka ndodhur si pasojė e kėtyre fėrkimeve, i cili jo veē mua, por gjithė rajonin e Dukagjinit e ka mlefosur.

    Me 4 korrik 1998 urdhėrova qė ushtarėt Ismet Ēeku, Idriz Ukhaxhaj. Petrit Lokaj dhe Azem Gashi tė kryenin detyrėn e pranimit qė erdhi nga Shqipėria nė fshatin Pacaj. Gjatė rrugės, nė fshatin Irzniq kanė hasur nė pengesa nga njė njėsit i UĒK-sė, i komanduar nga njė person me pseudonimin “Toger” .

    Ne ishim tė njohur me atė pseudonim dhe atė person. Sipas dėshmive tė ushtarėve, ata janė urdhėruar tė paraqiten nė shtabin e UĒK-sė nė Gllogjan. Aty, Ismet Ēeku ka deklaruar se Haradinaj e ka pritur mirė duke i thėnė se “ti nuk ke nevojė pėr leje dhe mund tė vazhdosh rrugėn bashkė me luftėtarėt e tjerė”, por sapo ka dalė, ka filluar njė ngatėrresė, gjatė sė cilės dy ushtarė janė plagosur me armė zjarri, ndėrsa dy tė tjerėt janė lėnduar nga dhunimi fizik.

    Ushtarėt kanė deklaruar se nė aktin e plagosjes ka marrė pjesė edhe vet Ramush Haredinaj.m Fillimisht ushtarėt janė goditur me sende tė forta nga “togeri”, por edhe nga Ramushi bashkė me vėllain e vet. Mė pas luftėtarėt janė detyruar nga kėta persona tė largohen nga Gllogjani dhe tė kthehen nė drejtim tė Isniqit. Ata janė zhveshur dhe detyruar tė ecin para njė makine qė i ndiqte nga prapa, makinė tė cilėn e ngiste “togeri”. Nė Isniq kanė mbėrritur rreth orės 22, pas pak ka mbėrritur edhe Ismet Ēeku i plagosur nė krah tė djathtė me armė zjarri, Azem Gashi nė kėmbėn e djathtė po me armė zjarri, Idriz Ukėhaxhaj i lėnduar nė pjesėn e prapme tė kokės, Petrit Lokaj me lėndime mė tė lehta.

    Nė deklaratat e tyre thuhet se sulmuesit i kanė fyer rėndė dhe se gjatė kohės kanė pėrdorur shprehje ofenduese nė drejtim tė Institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Menjėherė, bashkė me disa bashkėpuntorė, jam nisur pėr nė Gllogjan pėr tė sqaruar ngjarjen. Nė bisedė me Ramushin, ai ka kėrkuar falje dhe i ka arsyetuar ato veprime si njė gabim, qė kishte rrjedhė nga disa sjellje tė luftėtarėve – krejtėsisht njė gjė e paqartė.

    Duhet saktėsuar edhe njėherė se luftėtarėt kanė mbėrritur nė Isniq tė zhveshur, tė gjakosur, pa automjetin, pa paratė qė kishin marrė me vete, para personale. Mė vonė, Ramushi m’i ktheu rrobat e ushtarėve, por jo paratė, automietin dhe armatimet. Ky incident, kaq i rėndė, ra nė sy pėr shumė keq nė tė gjithė Rrafshin e Dukagjinit, madje ka shkaktuar njė tronditje shumė tė madhe. Personalisht kam qenė tepėr i fyer, i lėnduar nga ky incident. Ė mendimet e mia vinin gjithfarė idesh, por njė s’e kam lejuar kurrė t’i afrohet mendjes time: kundėrpėrgjigjen me forcė ! Kam pasur mundėsi dhe forca tė mjaftueshme pėr t’u pėrballur me ta, por i isha betuar vetvetes, qė forcat e mia do tė pėrdoreshin vetėm pėr luftė kundėr okupatorit. (Fq.51-52)

    ------------

    “Kthehuni nga keni ardhur ose do tė ndeshni nė dhunė... !!” na ėshtė thėnė shqip, jo serbisht !?


    --------------------------------------------------------------------------------


    Kur panė qė ne qemė shumė tė vendosur e kompakt, dhe qė nuk kishim ndėrmend tė shpėrndaheshim si zogjtė e korbit nėpėr Kosovė, se ne nuk lėshonim pe nė pikėn tonė kryesore, siē qe ajo e hyrjes dhe e veprimit tonė luftarak nė tė mirė tė Kosovės, ashtu siē ishim, atėherė ata na kėrcnuan se “ ju nuk do tė guxoni dhe s’keni pėr tė pasur shans ta kaloni fshatin Junik”. Sali Veseli na dėrgoi njė letėr, nė tė cilėn thuheshin fjalėt e mėsipėrme, duke na paralajmėruar qė tė mos e nisnim marshimin pėr nė fshatin Junik pasi “do tė priteshim me dhunė”.

    Pasi e informova dhe u konsultova me Shtabin Suprem dhe me Zotni Krasniqin pėr kėto fėrkime, kam kėrkuar mendimin e tij. Iniciatorė kryesorė tė kėtij incidenti kanė qenė Sali Veseli dhe Naim Maloku. Ramush Haredinaj qe mė i pavendosur, nuk ka ngulur shumė kėmbė, tė paktėn nė ato dy takime. Ai dukej se punonte me kokėn e dikuj tjetėr dhe ndoshta ka qenė edhe i manipuluar. Nga Shtabi mė porositėn tė mos humbja kohė, ta kryeja fazėn e tretė tė marshimit. Mė sugjeruan tė lija nė fshatin Jasiq dy oficerė pėr tė kontaktuar me dėrgesat e armatimeve qė prisnim. Kam vendosur tė lė aty Rrustem Berishėn dhe Agim Ramadanin.

    Pėrpos detyrės sė pranimit tė armatimit, u lashė si detyrė qė tė angazhoheshin, si nė Junik edhe nė Jasiq, pėr stėrvitjen e atyre djemveqė nuk kishin njohuri ushtarake, me qėllim qė tė aftėsoheshin. Nė njė betejė nė fshatin Gjocaj, ata djem dhe vajza, tė stėrvitura, kanė vrarė jo veē ushtarė, por edhe oficerė serbė. Ka pasur spekullime rreth qėndrimit tė rrustem Berishės dhe Agim Ramadanit nė Jasiq. E vėrteta ėshtė kjo: ata janė urdhėruar nga Shtabi Suprem tė rrinė aty pėr tė kryer ato detyra qė pėrmenda, pra pėr tė mbajtur tė hapur korridorin e furnizimit dhe ndėrkohė pėr tė ndihmuar organizimin e mbrojtjes dhe stėrvitjen e vullnetarėve. Unė kam pasur gjatė gjithė kohės kontakt me ta. Kam biseduar pothuajse ēdo ditė nė telefon, kemi shkėmbyer informacione dhe tė dhėna tė ndryshme.

    Po ashtu edhe Sefedin Kuqi me lutjen e eprorėve dhe luftėtarėve tė fshatit Junik, ka mbetur nė Junik pėr t’u ndihmuar nė aftėsimin luftarak dhe nė organizimin profesional tė mbrojtjes nė atė zonė. Ramadani, Berisha dhe Kuqi kanė komunikuar dhe koordinuar nė mėnyrė tė vazhdueshme. Nė postin e komandantit tė brigadės 131 ėshtė emėruar si kryes i detyrės sė komandantit, Nazif Ramabaja, shef i shtabit i po sė njėjtės brigadė. Asnjė shpjegim tjetėr nuk i pėrket tė vėrtetės. Ata, pas ofensivės sė ashpėr serbe nė Rekėn e Keqe kanė marrė urdhėr tė tėrhiqen nė Shqipėri dhe janė tėrhequr. Mė vonė kanė vazhduar luftimet, siē dihet nga tė gjithė duke ndihmuar edhe popullsinė e deportuar.

    Shpejt, gjatė kohės qė kemi qenė nė Jasiq, njerėzit qė pėrmenda mė sipėr, pra Veseli, Maloku dhe Haradinaj dėrguan njė “toger” me pesė ushtarė dhe mė ftuan tė shkoja nė Junik. Kur po bėhesha gati, Agim Ramadani ka ndėrhyrė dhe mė ka thėnė “jo komandant, ju muk do tė shkoni, do tė shkoj unė bashkė me dy oficerė tė tjerė qė mund t’i caktoni ju. Kam pėrshtypjen dhe njė parandjenjė tė keqe qė ata duan t’ju marrin peng !”. Mė vonė i kam dhėnė tė drejtė, pasi kam marrė vesh qė njė plan i tillė kishte ekzistuar. Agim Ramadani shkoi nė takim bashkė me Fadil Hadėrgjonajn dhe Nazif Ramabajėn. Ata kanė paraqitur planin tim operativo-ushtarak pėr fazėn e tretė tė marshimit tonė. Agimi nuk solli gjė tė re nga bisedimet. Mė tha se ata akoma pretendonin senuk do tė na lejonin tė marshonim.

    Aty kemi marrė vendimin pėr tė marshuar, dhe nė se do tė na hapnin luftė, do tė luftonim. Por duke i njohur karakteret e tyre, llafazėrinė e Veselit dhe dobėsitė e Naimit, kisha njėfarė sigurie se ata nuk do tė bėnin gafa tė tilla. Megjithatė urdhėri ka qenė qė, nėse na godisnin, do tė luftonim. Me 30 qershor nė orėn 22 kam urdhėruar fillimin e fazės sė tretė sė marshutės. Nga Jasiqi nė Junik kemi marshuar nė kėmbė duke respektuar tė gjitha masat e sigurisė dhe tė luftimit, ndėrsa nga Juniku, ku “do tė na bėhej rezistenca”, na kanė pritur makinat e Jasiqasve qė na dėrguan deri nė fshatin Pacaj. Nė Junik jam takuar edhe njėherė me ata njerėz. Ky veseli mė pyeti “nė se kishim nevojė qė ata tė na bėnin pėrcjellje deri nė Prapaqan ?!” dhe filloi tė justifikohej se egjitha ajo qė kishte ndodhur s’kishte qenė gjė tjetėr veē pėrpjekje e tyre pėr tė na siguruar rrugėn!!

    Sali Ēeku kishte shkuar para nesh nė Rrafshin e Dukagjinit pėr tė parė situatėn, pėr tė vėnė kontaktet me eprorėt dhe njėrėzit tjerė, pėr tė krijuar kushtet pėr vendosjen e Brigadave dhe tė Komandės. Ai mė kishte informuar se gjithēka ishte pėrgatitur. Ai mė kishte lajmėruar se do tė na priste nė fshatin Kodrali nė orėn 4 tė mėngjesit. Rreth mesnatės kemi kapėrcyer magjistralen Deēan-Gjakovė. Pas kalimit tė saj kemi mbėrritur nė fshatin Hereqė, nė orėn tre tė mėngjesit nė Gramaēel pėr tė vazhduar drejt Dubravės, ku na prisnin automjetet qė do tė na dėrgoninnėpėrmjet Gllogjanit nė Isniq, Pozharė, Prapaqan.

    Nė Isniq kemi qenė nė orėn 5 tė mėngjesit. Na ka pritur Sali Ēeku me rrustem Bruēin, i cili ka dhėnė njė kontribut shumė tė madh pėr vendosjen e shtabit dhe njėsive operative. Kėshtu mbėrritėm. Jemi vendosur nė tė njejtėn mėnyrė si nė fshatin jasiq, nėpėr shtėpitė e vendasve. Me njė korrik jemi vendosur nė Isniq. Menjėherė kemi filluar zgjedhjen e luftėtarėve pėr nė radhėt e njėsive operative. Aty kam kontaktuar me shumicėn e komandantėve tė fshatrave tė Rrafshit tė Dukagjinit. Aty kam takuar edhe nėnėn time, pas 11 vjetėsh. (Ndėrsa flet pėr nėnėn e vet, Koloneli humb ashpėrsinė dhe vendosmėrinė e ushtarit, zhytet nė kujtime – tė na fal lexuesi pėr kėtė shpjegim – por atij gati i shpėtuan lotėt, ndėrsa ne po mendonim se sa ēnjerėzore ėshtė ta ndash njeriun nga nėna e tij! Nėse pėr 11 vite Zemajn e kishin ndarė nga nėna dhe tė afėrmit e tij, burgu serb, burgu serb dhe emigrimi, kush ishin kėta tė tjerėt, qė u pėrpoqėn ta pengojnė, ta bėjnė tė pėrjetshme ndarjen e tij me nėnėn, me Kosovėn ??)

    Deri nė atė moment – vazhdon Zemaj duke iu referuar komandantėve tė fshatrave tė Rrafshit tė Dukagjinit – ata kishin vepruar nėn detyrat e shtabit ekzistues. Ka qenė Gani Gjukaj i Strellcit tė Ulėt, oficer, Skėnder Rexhahmetaj i fshatit Isniq, oficer, Rrustem Tetaj i fshatit Llukė i Ulėt, Shemsedin Ēeku i fshatit Irzniq. Kėta i kemi gjetur nė veprim. Ata komandonin rajone nėn komandėn e shtabit tė Dukagjinit tė cilin e udhėhiqte Ramush Haredinaj. Nė atė takim Gjukaj, Rexhahmetaj dhe Ēeku janė pėrfshirė, ndėrsa Tetaj mbeti anash, fillimisht luajti njė lojė qė nė fakt nuk i kishte hije, por mė vonė ka reaguar pozitivisht. Pastaj kanė ardhur edhe tė tjerė si Besim Gashi, Imer Ahmetaj, Haxhi Imeraj, Isuf Haklaj, Rrustem Bruēi, Shkelzen Idrizaj, Idriz Elezaj, Haxhi Gashi, Florim Ēelaj, Bashkim Boshktrakaj etj. Ata kishin besim nė forcėn dhe organizimin tonė. Dhe ėshtė fakt se gjatė gjithė kohės qė kemi qėndruar aty nuk ka pasur asnjė masakėr.

    Pėrpara ka pasur masakra nė fshatra tė ndryshme, bie fjala nė Lubeniq. Strellcin e Epėrm, Gllogjan etj. Janė zhvilluar gjithė ato veprime luftarake, beteja e Loxhės, mbrojtja e Llukės, mbrojtja e disa fshatrave nė Rekėn e Keqe, betejat e Agim Ramadanit, Rrustem Berishės dhe Sefedin Kuqit nė Junik etj. Kam vėrejtur se komandantėve lokalė tė fshatrave, qė siē thashė ishin nga tre e katėr, nuk u pengonte fakti qė ne ishim nėn komandėn e Shtabit Suprem tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė republikės sė Kosovės, pasi edhe ata ishin tė bindur qė nuk ekzistonte shtab tjetėr mė profesional dhe mė adekuat pėr mbrojtjen e Kosovės. Ata kishin dėgjuar pėr shtabin e Haradinajt, shtab qė i ngjante plotėsisht Shtabit tė Pėrgjithshėm, pėr tė cilin vetė ky i fundit ėshtė shprehur mė vonė se “ka qenė shtab i dobėt dhe i paplotėsuar me kuadro profesionistė”, njė shtab ku mbizotėronte familjariteti, ku gradat dhe meritat shpėrndaheshin sipas afėrsisė sė gjakut.

    Nė njė ndėrprerje tė rrėfimit tė tij, Tahir Zemaj pranon se Ramush Haredinaj, personalisht, ka qenė njė lufttėtar-diversant shumė trim dhe ėshtė e pamohueshme qė ka bėrė edhe disa pėrpjekje pėr tė organizuar rezistencėn. “Eshtė e trishtueshme – thotė ai – se disa njerėz rreth Ramushit nuk e kanė merituar tė punonin me tė. Disa komandantė lokalė- specifikon Zemaj – nuk merreshin me luftėn,ata prisnin zhvendosjen e fshatarėve dhe qenė tė parėt qė vidhnin, serbėt kanė ardhur nė radhė tė dytėt. Ata pėrhapnin panik, silleshin si kaubojs nėpėr fshatra, kanė qenė kėto gjėra dhe fakti se ata vėrenin se njė forcė e organizuar dhe profesionale do t’ua humbte shanset qė edhe mė tej tė zhvillonin veprimtarinė e tyre, qė ka bėrė qė ata ta kundėrshtonin praninė tonė dhe tė na shkaktonin probleme.

    Pas takimit nė Isniq, ku dhjetėra eprorė pranuan tė viheshin nėn komandėn tonė, disa tė tjerė si Veseli, Maloku dhe Teta i kanė vazhduar presionet ndaj nesh edhe pėr njė kohė. Beē nuk duhet harruar, ėshtė fakt i mrekullueshėm qė shumica dėrmuese e komandave tė fshatrave kanė kėrkuar takim me mua, aq sa e kam pasur tė vėshtirė t’i pres tė gjithė. Ata donin tė informoheshin dhe tė inkuadroheshin nė njėsitė tona. I kam inkuadruar tė gjithė oficerėt e fshatrave qė ishin nė zonat buzė vijės sė frontit. Me kėtė mėnyrė kam synuar pėrvijėsimin e vijės sė frontit nga Loxha deri nė Gjakovė, gjatė tėrė magjistrales, pastaj nga Lugu i Baranit deri nė Jabllanicė.

    Kjo ka qenė njė punė dhe angazhim i madh. Kohėn qė kam humbur me oficerėt e mi, pėr tė futur frymėn e konsultimit dhe mirėkuptimit, ta kisha pėrdorur pėr aftėsimin ushtarak tė trupave, sigurisht qė do tė kishim pasur rezultate mė pozitive se ato qė arritėm. Megjithatė, jam i bindur se njė punė e tillė ka qenė e domosdoshme, pasi kam arritur qė tė shmangė konfliktet e armatosura mes nesh, gjė qė do tė ishte me pasoja tepėr tė rėnda pėr luftėn po se po, por shumė mė tepėr pėr paqen qė do tė vinte njė ditė bashkė me lirinė. Ato qė kanė ndodhur gjatė luftės, nuk mund tė harrohen, veprimet e mira, pozitive, heroike janė dhe do tė mbeten gjithmonė frymėzuese, ndėrsa pėr gabimet, presionet dhe krimet e ndodhura do tė pėrgjigjen tė gjithė shkaktarėt e tyre, pavarėsisht nga kombėsia apo pėrkatėsia politike”. ( Fq.45-50)

    -----------------


    Prandaj e vrane Tahir Zemen sepse tregoi cfar l"ufte te shenjte" ka bere Hashimi me shoke..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-02-2003 mė 13:50

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Togeri" akuzohet ne popull per shume krime karshi Shqiptareve e luftetareve..

    Sali Veseli eshte organizatori i shume vrasjeve karshi Shqiptareve e luftetareve si dhe i Vrasjes se Komandant Drinit.


    Per keta njerez kerkon MAFIA STALINISTE te sakrifikoje ARDHMERINE e KOSOVES..

    Turp dhe Krim.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Ekstradimi i Fatmir Limajt nė Hagė mund tė bėhet shumė shpejt

    Hagė - Lubjanė, 28 shkurt - Zyrtarėt e Tribunalit tė Hagės thonė se janė duke punuar me autoritetet e Sllovenisė rreth modaliteteve tė transferimit tė Fatmir Limajt nė Hagė.

    Ata thonė se transferimi mund tė bėhet shumė shpejt, pasi nuk ka kurrėfarė pengesash ligjore. Sipas ligjeve sllovene, ekstradimi mund tė bėhet mė sė largu 15 ditė prej marrjes sė vendimit tė Gjykatės Supreme.
    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-02-2003
    Vendndodhja
    Koshare
    Postime
    7
    Nga Brari

    H. Thaēi: “Do tė luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe njėsitė tua”!

    “Me ty dhe njėsitė tua” – Une ne lufte kam qene nen Komanden e Tahir Zemes. Qka k… ka Thaqi me mua, a vetem pse luftova kunder shkaut per lirine e Kosoves?
    bubu strujaaaaaa!!!!!!!!!!!

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Belami... a nuk mundesh ti letrar i shkolluar te shkruash qarte e sakte?????????????????????


    Cka po kursen germat ti???

    A mos po i blen me Dollare?

    Nuk eshte mire te postosh nji shkrim ku gjithsejcili mund ta marri saimbas qejfit kuptimin e Shkrimit..

    QARTEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE..ne se din te shkruash qarte ose mos Shkruaj fare..


    Nuk eshte fjal kryq ketu.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Gjykata e Hagės liron Agim Murtezin pasi ai nuk ėshtė personi tė cilit i referohet ak

    HAGE, 28 shkurt - Gjykata e Hagės ka vendosur qė njėri nga tė akuzuarit shqiptarė pėr krime lufte nė Kosovė, Agim Murtezi tė lirohet nga akuzat, pasi u vėrtetua se ai nuk ėshtė personi tė cilit i referohet aktakuza.

    Gjykatėsi Liu Daqun sot urdhėroi lirimin e mėnjėhershėm tė Murtezit nga paraburgosja dhe kthimin e tij nė Kosovė.

    Vendimi i Gjykatėsit Liu pėrmbylli seancėn gjatė sė cilės u tėrhoq aktakuza kundėr Agim Murtezit, qė pasoi mocionin e Prokurorisė dhe pėrgjigjen urgjente nga ana e palės mbrojtėse, tė dyja tė dorėzuara mė 28 shkurt.

    Fillimisht, Agim Murtezi ėshtė akuzuar nga Prokurorja mė 27 janar, u burgos nga forcat e KFOR-it mė 17 shkurt dhe transferua tė nesėrmen nė Njėsinė e Paraburgimit tė Tribunalit.

    Mė 20 shkurt, gjatė paraqitjes sė tij tė parė para Gjykatėsit Liu, Agim Murtezi u shpreh i pafajshėm nė tė gjitha akuzat e ngritura kundėr tij.

    Disa ditė mė vonė, avokati i tij mbrojtės lėshoi njė deklaratė nė emėr tė Agim Murtezit “ku pohohej se ai nuk ėshtė personi tė cilit i referohet aktakuza”.
    RTV21
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 28-02-2003 mė 14:25
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •