Autobusi bie në lumin Fan, 14 të vdekur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:00 në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, në Shqipëri, ku autobusi me targa PU 1330 ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 400-500 metra në një greminë, njoftojnë mediat shqiptare. Sipas informacioneve 14 persona kanë vdekur, mes të cilëve edhe fëmijë, dhe mbi 20 të plagosur, shumë nga ta me gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Kryeministri i Shqipërisë, në një konferencë për shtypë, me rastin e këtij aksidenti shprehu ngushëllime familjarëve për vdekjet e më të dashurve.
Nuk dihet ende numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin ne automjetin e aksidentuar. Sipas BalkanWeb, autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ishte nisur nga Tirana drejt Fushë Arrëzit dhe ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit (në foto shihet vendi ka është shkaktuar aksidenti tragjik).
Të gjitha autoambulancat e Rrëshenit janë angazhuar për të transportuar të plagosurit në spital, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion mjete për transportimin drejt Tiranës të atyre që paraqiten në gjendje të rëndë. Ndërkohë janë angazhuar edhe automjete civile për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Rrëshenit dhe Pukës.
Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë të ditur se banorët e fshatit dhe autoritetet janë vënë në lëvizje për të nxjerrë të plagosurit nga gremina ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.
Burime zyrtare nga Spitali Ushtarak bëjnë të ditur se pak minuta pasi ka mbërritur në spital, ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, 48 vjecari Zef Gjergji. Numri zyrtar i viktima është 10, ndërsa flitet edhe për një tjetër të vdekur, që e çon në 14 numrin e të vdekurve në këtë aksident të rëndë që tronditi veriun e Shqipërisë pasditen e sotme. /Agjencitë/Telegrafi/
Krijoni Kontakt