Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    E di ku qendron defekti yt ne kete rast, sepse qellimi yt eshte ta lidhesh Natalitetin e lart me Varferin!

    Parimisht kjo nuk qendron sepse ne islam ne nje fare menyre obligohet nataliteti i lart, d.m.th ke Ajete Kur'ani dhe Hadithe profetike ku keshillojn dhe propozojn per familjet muslimane qe te lindin sa me shum femije.

    Ndersa per demantim te kesaj tendence qe e pretendon ti, eshte argumenti se shum familje duke u friksuar nga varferia nuk lindin femije me frigë se nuk mund ti rrisin.

    Disa statistika dhe te dhena per kosove thon keshtu dhe renjen e natalitetit e lidhin me varferin>>>
    Nataliteti në Kosovë ka rënë drastikisht

    - Drejtori i Klinikës Obstretike Gjinekologjike të QKU-së, dr. Shefqet Lulaj, i ka thënë të përditshmes “Zëri”, se për nëntë vjet numri i lindjeve në Kosovë ka rënë 27, 9 për qind.

    Sipas pohimeve të tij, vjet kishte 10.913 lindje më pak se para nëntë vjetësh. Këto lindje janë regjistruar në institucionet publike dhe private të shëndetësisë, ku kryhen 95 për qind e lindjeve në Kosovë.

    “Ne po shkojmë drejt minimumit të lindjeve. Çdo vit po bie numri i lindjeve” – citohet të ketë thënë ai. Sipas tij, për 10 vjet Gjermania ka pasur 15,3 për qind më pak lindje, Austria 13,4 për qind, ndërsa Zvicra 6,5 për qind lindje më pak.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #42
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    CNN : 1.5 Milion konvertime ne Fenë Islame në Amerikë pas sulmeve te 11 Shtatorit !‏


    Shume njerez i kthehen religjionit, pas sulmeve te 11 shtatorit, disa madje zgjedhin besimet perfshire Fene Islame

    CNN konstaton se 1/4 e 6 milion muslimaneve ne SHBA jane te konvertuar ne Fene Islame ( 1.5 milion konvertime pas 11 Shtatorit )

    Ketu ne video jane dy nga ata miliona njerez qe zgjodhen Fene Islame :

    S'ka zot tjeter perveç Allahut dhe se Muhamedi eshte i Derguari i Allahut

    Allison Poole e thote kete thenie 3 here ne gjuhen arabe dhe pastaj 3 here ne gjuhen angleze

    Dhe ceremonia e konvertimit te saj u kompletua.Tani ajo eshte pjesetare e Fese Islame.

    Allison Poole ishte rritur si nje e baptiste krishtere.
    Ajo u be muslimane kete Ramazan.Fale Zotit! Qe nga konvertimi i saj ne Fene Islame, ajo ndihet me afer paqes
    dhe e veren se Feja Islame ja ka bere jeten shume me te mire meqe tani ajo ka besimin e drejte ne Zotin.
    Familja e saj eshte plotesisht pas vendimit te saj, por ajo gjen disa amerikane qe e keqkuptojne fene Islame te cilet thone gjera te keqija.

    Barbara Cartabuke eshte gjithashtu amerikane thote se konvertimi i saj ka ardhur si pasoje e sulmeve te 11 shtatorit
    Pas 11 Shtatorit thashe :

    Mendoj se tani eshte koha kur njerezit duhet te kerkojne pergjigjet e verteta.
    Permes Islamit ajo ka gjetur afersine 1 me 1 me Zotin, gjene te cilen nuk e ka gjetur ne krishterizem, kur te shkosh ne kishe duhet te adhurosh Jezu Krishtin ose Marijen , e dini me duhej te mendoja ku eshte ZOTI ?!

    Kjo eshte zgjidhja e saj me te cilen mburret dhe thote se do ta mbaje perjete.

    SHIKONI VIDEON :



    Perkth. & Pershtati A.H.[/QUOTE]
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #43
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pas 20 vjetëve Islami fe e parë në Bruksel!!!

    Sipas studimit të gazetës "La Liber Belgjik", del në shesh se feja Islame do të bëhet feja e parë në kryeqytetin belg, Bruksel, brenda njëzet viteve të ardhshme, kurse emri Muhamed është në majë të listës së emrave më të regjistruar që nga viti 2001.



    Gazeta franceze "La Figaro" citon Olef Sarfin, profesorin e sociologjisë, në universitetin Katolik në Loven, i cili ka thënë: "Një e treta e banorëve të Brukselit momentalisht janë myslimanë, kurse, sipas parashikimeve, myslimanët në këtë vend brenda pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet do të bëhen shumicë për shkak të lindshmërisë së madhe që kanë".

    Mirëpo deputeti socialist në parlamentin francez në Bruksel Mahfudh Ramadani dyshon në këto informata, duke thënë: “Emigrantët nga vendet myslimane nuk janë të gjithë myslimanë”, duke aluduar në vetveten, i cili e ndien veten ateist. Madje, edhe vetë Sarfi është i kujdesshëm në këtë drejtim, duke thënë:
    "Duhet marrë në konsideratë edhe numrin e madh të evropianëve që ngulen në Bruksel për shkak se është kryeqyteti i Bashkimit Evropian”.

    Kjo gazetë arrin te përfundimi: "nëse prindërit e brezit të parë të myslimanëve nuk dalloheshin në fetarizëm për shkak të dëshirës për integrim, sot të rinjtë myslimanë në Belgjikë shënojnë një kthim të dukshëm në fe". Sipas tyre 75% e myslimanëve të këtij vendi e zbatojnë fenë. Gazetarja belge Hind Frihi, autore e librit "Përvjedhësja tek islamistët fundamentalistë" shkon edhe më larg e thotë: "Ekstremizmi rritet mes të rinjve, ata refuzojnë vlerat perëndimore, gjë që shkakton frikë te prindërit e tyre. Në Bruksel ka lagje, si Molebegu, kur je aty, nuk vëren se je në Belgjikë".

    Marrë nga: Islamtoday.net

    Përshtati: Bekir Halimi
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #44
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    per shtetet e bashkuara rreth religjionit ke kete faqe ku tregon mjaft mire perhapjen e islamit


    http://www.usatoday.com/graphics/new...gion/flash.htm

    tash mos me thuaj se e perditshmja amerikane genjen kurse islam today eshte me korrekt?

    religjioni islamik ne amerik eshte rit si pasoje e imigracioneve e jo e konvertimeve por prape mbetet shtet me perqindje shume te vogel 7milione mulsiman rreth 0.8%-1.0% te popullates aq sa ka cifute,kurse kristian i ke diku rreth 40%.(nese rumbullaksohet)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gordon Freeman : 09-08-2010 më 19:25

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    per shtetet e bashkuara rreth religjionit ke kete faqe ku tregon mjaft mire perhapjen e islamit


    http://www.usatoday.com/graphics/new...gion/flash.htm

    tash mos me thuaj se e perditshmja amerikane genjen kurse islam today eshte me korrekt?

    religjioni islamik ne amerik eshte rit si pasoje e imigracioneve e jo e konvertimeve por prape mbetet shtet me perqindje shume te vogel 7milione mulsiman rreth 0.8%-1.0% te popullates aq sa ka cifute,kurse kristian i ke diku rreth 40%.(nese rumbullaksohet)
    po si ka mundesi te ritet islami permes imigracionit ,kur ne amerike ndalohet ne cdo lloj menyrash imigracioni, dhe... nuk imigrojne vetem musliman?? ka edhe plot te krishter, po sa eshte % e ritjes se krishterizmit para ardhjes se imigranteve krishter ne shba??

  6. #46
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    po si ka mundesi te ritet islami permes imigracionit ,kur ne amerike ndalohet ne cdo lloj menyrash imigracioni, dhe... nuk imigrojne vetem musliman?? ka edhe plot te krishter, po sa eshte % e ritjes se krishterizmit para ardhjes se imigranteve krishter ne shba??
    nuk thash po ritet po eshte rit dikur ngase rreth 35% e races ,musliman jane me ngjyre



    krishterimi nuk shenon ritje sic e ceka por ka perqindje shume te madhe kurse ritje te madhe shenon ateizmi te gjitha i ke ne USA today...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gordon Freeman : 10-08-2010 më 05:12

  7. #47
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Përhapja e Islamit në Evropë dhe Amerikë


    “Por Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket. Dhe mjerë për ju, për atë që ia përshkruani (Allahut).” (El Enbija: 18)






    "Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë një krahinë e Islamit, një koloni e Islamit." - ka deklaruar Oriana Fallaci në librin e saj: “La Forza della Ragione”, ose "Forca e Arsyes." Dhe sipas Daniel Pipes, gazetarja e njohur italiane ka të drejtë, sepse: Krishterizmi në kështjellën e tij të lashtë në Evropës është duke i hapur shpejt udhë Islamit. Pipes vlerëson se dy faktorë kryesisht kontribuojnë në këtë ndryshim që mund ta tronditin botën:



    1. Mplakja e krishterizmit


    Evropa si një shoqëri post-krishtere, po e pakëson gjithnjë e më shumë lidhjen me traditën dhe vlerat e saj historike. Numri i besimtarëve të krishterë të devotshëm është ulur në dy gjeneratat e fundit deri në atë pikë sa që disa vëzhgues e kanë quajtur Evropën "Kontinenti i errët." Tashmë, analistët vlerësojnë se xhamitë çdo javë në Britani kanë më shumë besimtarë se Kisha e Anglisë.



    2. Rënia e numrit të lindjeve

    Pakësimi i popullatës indogjene evropiane. Sipas statistikave të Bashkimit Evropian, përqindja e nevojshme për të ruajtur popullsia e tanishme në Evropë kërkon një normë prej 2,1 lindje për grua, ndërsa raporti aktual është 1,5 dhe ky është në rënie.

    Studimi tregon se popullsia e Evropës do të bjerë prej 375 milionë në 275 në vitin 2075 nëse nuk vazhdojnë migrimet në vendet evropiane. Si rrjedhim BE-ja ka nevojë për 1.6 milionë emigrantë në vit për të mbajtur një ekuilibër mes qytetarëve të punësuar dhe pensionistëve. Por tani, ajo ka nevojë për 13 milion e pesëqind mijë emigrantë për të zgjidhur mungesën gjatë viteve të shkuara.

    Prandaj, Islami dhe muslimanët vijnë për të mbushur këtë boshllëk. Ndërsa Krishterizmi po lëkundet, Islami është i fuqishëm, i sigurt dhe çan përpara.

    Ndërkohë që po bie numri i evropianëve për shkak të moshës së vjetër, po shtohet numri i muslimanëve që martohen në moshë të re. Pesë për qind të BE-së, ose rreth 20 milionë njerëz, e konsiderojnë veten muslimanë, dhe nëse gjërat vazhdojnë siç janë përqindja do të arrijë 10 për qind në vitin 2020.

    Në qoftë se jo-muslimanët largohen, ka gjasa që Kontinenti Evropian gjatë dekadave të bëhet me shumicë muslimane.

    Shih: http://www.danielpipes.org/1796/muslim-europe



    Fushata denigruese

    Statistikat e kohëve të fundit konfirmojnë se përpjekjet për të shtrembëruar përfytyrimin e Islamit dhe muslimanëve dhe ndërtimin e një imazhi të keq kanë dështuar, sepse Islami është feja që ka përhapjen më të madhe në Evropë dhe Amerikë.

    Një sondazhi i kryer nga qendra e anketave, Instituti Gallup në vitin 2008 për hulumtimin e opinionit publik në Amerikë, tregon se Islami nuk nënkupton ekstremizmin dhe as anti-amerikanizmin. Ky studim, që ka zgjatur 6 vjet dhe ka përfshirë 40 vende, ka provuar se 93% e muslimanëve të botës janë të moderuar dhe vetëm 7% prej tyre janë militantë.

    Një studim tjetër që ka bërë Gallup tregon se shumica e muslimanëve në të tre vendet më të mëdha evropiane: Britani, Francë dhe Gjermani e konsiderojnë veten se i përkasin vendeve përkatëse dhe angazhohen gjithnjë e më shumë për t’u integruar duke i konsideruar ato si shtete primare të tyre. Sipas këtij studimi numri i muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më shumë se gjashtë milionë (2.5%) dhe Islami është një prej pesë feve të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shih: http://www.moheet.com/show_files.aspx?fid=207514



    Çdo vit, në SHBA, Islamin e pranojnë 19.000 deri në 20.000 vetë.

    Shih: http://www.hadielislam.com/arabic/in...ticle&id=29611

    Studimi nënvizon se popullsia e muslimanëve në botë është bërë 20% dhe pritet dyfishimi i numrit të muslimanëve deri në vitin 2015, kurse numri i jomuslimanëve do të pakësohet me 3 dhe 5%. Imzot Vittorio Formenti, i cili ka hartuar vjetarin e statistikave të Vatikanit për 2008, ka thënë se muslimanët përbëjnë 19,2 për qind te popullsisë së botës, kurse katolikët 17,4 për qind. Formenti, në një intervistë për gazetën e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, është shprehur se: "Për herë të parë në historinë e re nuk jemi më në pjesën e sipërme”, duke thënë se të dhënat i referohen vitit 2006.

    Shih: Muslims more numerous than Catholics: http://uk.reuters.com/article/idUKL3068682420080330.



    Franca

    Në një studim të përgatitur nga Ministria e Brendshme Franceze thuhet se 3600 persona në vit konvertohen në Islam. Ky studim konfirmon se muslimanët francezë janë të rregullt dhe janë të rralla krimet në mesin e tyre. Statistikat tregojnë se në Francë ka 2300 xhami dhe 7 milionë muslimanë. Islami është feja e dytë pas Krishterizmit. Pritet që në vitin 2025 muslimanët të përfaqësojnë një të katërtën e popullsisë së Francës. Sipas këtyre pritjeve, muslimanët do të përbëjnë 20% të popullsisë të Evropës në vitin 2050.



    Belgjika

    Gazeta franceze "La Figaro" citon Olef Sarfin, profesorin e sociologjisë, në universitetin Katolik në Loven, të ketë thënë: "Një e treta e banorëve të Brukselit momentalisht janë muslimanë, kurse, sipas parashikimeve, muslimanët në këtë vend brenda pesëmbëdhjetë deri njëzet vitesh do të bëhen shumicë për shkak të lindshmërisë së madhe që kanë". Sipas studimit të gazetës "La Libre Belgique" një e treta e popullsisë së Brukselit tani janë muslimanë. Brenda njëzet viteve të ardhshme feja islame do të bëhet feja e parë në kryeqytetin belg, Bruksel, kurse emri Muhamed është në majë të listës së emrave më të regjistruar që nga viti 2001.

    shih: http://www.forumivirtual.com/.../932...rë-në-Bruksel?



    Danimarka dhe Holanda

    Në Danimarkë, që nga 13 shkurti 2008 kur u botuan karikatura blasfemuese kundër të Dërguarit të Zotit, Muhammedit a.s., gazeta daneze "Politiken" shkruan se numri i danezëve që konvertohet në Islam po rritet ditë pas dite. Nuk ka ditë që nuk ka të konvertuar në Islam. Sipas kësaj gazete, numri i personave të cilët e kanë pranuar Islamin, që nga publikimi i karikaturave, i tejkalon pesë mijë danezë.

    Pas publikimit të karikaturave në bibliotekat e Amsterdamit ka pasur një pjesëmarrje të madhe në blerjen e Kur’anit të përkthyer në gjuhën holandeze dhe kjo ka çuar në sosjen e tyre në tregjet lokale. Në anën tjetër janë thyer shpresat e deputetit holandez Wilders Gert të filmit “Fitna”, sepse pas shfaqjes së filmit të tij brenda një jave tre holandezë kanë pranuar Islamin.



    Britania

    Britania e ka larguar nga përdorimi termin ‘terrorizëm islamik’, duke përdorur vetëm fjalën terrorizëm. Sheriati Islamik ka filluar të tërheqë shumë britanikë, prandaj Kryepeshkopi i Kantëbërit, Rowan Williams ka thënë për BBC se besonte se kishte vend për një adoptim konstruktiv të disa aspekteve të ligjit musliman, siç janë ato që kanë të bëjnë me çështjet financiare dhe ato që lidhen me martesat. Shih: http://www.voanews.com

    Madje ai i ka falënderuar muslimanët britanikë për shkak të kthimit të religjionit dhe të etikës në jetën publike. Sondazhet tregojnë se 82% e muslimanëve në Britani i besojnë qeverisë dhe i përkasin Britanisë.

    Gjithashtu "Daily Telegraph" ka zbuluar se në mars 2008 numri i besimtarëve që shkojnë në xhamitë e Britanisë e tejkalon numrin e atyre që shkojnë në kishat e Anglisë dhe Uellsit. Ajo thekson se nëse vazhdojnë këto trende, deri në vitin 2020, numri i të krishterëve që do të marrë pjesë në lutjet e së dielës do të bjerë në 678.000, ndërkaq numri i muslimanëve që falin namazin e të premtes në vitin 2020 do të rritet në 683.000.



    Gjermania

    Gazeta e përditshme gjermane, "Die Welt", thotë se Islami po përhapet në Gjermani gjithnjë e më shumë. Sipas informacioneve të sigurta ajo thekson se ekziston një plan për të ndërtuar 120 xhami shtese në Gjermani. Statistikat e fundit tregojnë se popullsia muslimane në Gjermani është në rritje. Por nuk ka statistika zyrtare për këtë.

    Sipas statistikave të qeverisë gjermane në Gjermani ka 206 xhami. Ndërsa Qendra islamike në Gjermani ka thënë se janë ndërtuar vetëm 180 xhami me leje zyrtare nga Qeveria Gjermane. Por ka shumë mesxhide që i përdorin muslimanët për namaz, në katet e poshtme të ndërtesave, në restorante dhe dyqane private.



    Suedia

    Në një konferencë shtypi në Institutin Suedez në Aleksandri, në një goditje për anti-muslimanët, delegacioni i muslimanëve të Rinisë të Suedisë ka njoftuar se 15.000 suedezë, mes moshës 20 dhe 40 vjeçare, kanë pranuar fenë islame pas krizës së karikaturave blasfemuese të 2008-tës ndaj Muhammedit a.s.

    Një raport i përgatitur nga Qendra Islamike në kryeqytetin suedez, Stokholm, njofton gjithashtu se Islami është bërë feja e dytë në Suedi pas besimit të krishterë dhe kjo është arsyeja pse qeveria suedeze e ka njohur Islamin dhe ka vendosur që ai të mësohet në shkollat publike.

    Numri i muslimanëve tani në Suedi është më shumë se 120.000 muslimanë dhe Islami përhapet pavarësisht nga mungesa e publicitetit dhe propagandës së mjaftueshme të tij nga ana e muslimanëve. Islami po përhapet në veçanti në mesin e grave akademike dhe universitare. Kjo dëshmon respektin që tregon Islami për gratë dhe statusin e denjë dhe të natyrshëm që ai ia njeh femrës.



    Spanjë

    Në Spanjë, kryetari i Shoqatës Islame në territorin e "Katalonias", një ndër rajonet më të pasura të Spanjës veri-lindore, sipas revistës, "Akideti - besimi im", thotë se "konvertimet në Islam bëhen përkundër fushatave negative ndaj Islamit që zhvillohen në gazetat dhe mediat perëndimore."

    Ky konvertim vazhdon pa marrë parasysh ndikimin e këtyre fushatave: “Edhe pse është e dukshme se është më lehtë për tu kthyer në budizëm, katalonasit zgjedhin Islamin." Shoqata Islame vlerëson se në Islam kanë kaluar 3 mijë deri në 4 mijë katalonas.

    Por, gjithashtu, vlerësohet se: "Këto shifra nuk reflektojnë realitetin. Numri i vërtetë mund të jetë më i madh se sa reklamohet." Numri i muslimanëve në Spanjë është më shumë se një milion e gjysmë, sipas statistikave gjysmëzyrtare. Kurse qeveria spanjolle vlerëson se numri i muslimanëve është nga 800.000 deri në një milion.

    Të dhënat janë marrë nga shkrimi, Ihsaat Garbie: Intisharul Islam fi Evrupa ve Amerika ragme hamelat et teshvih. Shih: http://www.moheet.com/show_files.aspx?fid=207514

    Sipas disave, përhapja e Islamit në Evropë ka arritur në një shkallë që sfidon identitetin e krishterë të Evropës, e cila e sheh veten si bastion të krishterizmit. Kishat në Evropë, po braktisen dhe po ofrohen për shitje. Shumica e kishave që shiten blihen nga muslimanët dhe shndërrohen në xhami, duke nxitur alarmimin e klerikëve të krishterë.

    Prandaj nuk është rastësi gjithë ajo fushatë fyese ndaj Islamit dhe Pejgamberit (paqja e Zotit qoftë mbi të), duke përfshirë karikaturat në Danimarkë dhe në shumë vende të tjera në Evropë, si edhe fjalët e Papës se Islami është përhapur me dhunë.

    Por a do të ndikojë ky sulm mbi përhapjen e Islamit? Përgjigja është ‘po’, sepse sulmi mbi Islamin po i nxit evropianët që ta njohin dhe të mësojnë për Islamin. Si rrjedhim, shitja e librave islame ka parë një rritje të madhe gjatë viteve të fundit. Dhe, në këtë mënyrë, armiqtë e Islamit kontribuojnë në përhapjen e tij.

    Shumë miliarda dollarë që shpenzon Kisha në fushatat e saj kristianizuese rreth botës nuk kanë sukses. Kisha është përqendruar në vendet e varfra duke u munduar të shfrytëzojë mjerimin dhe skamjen e njerëzve për të përhapur krishterizmin, pasi që ai po dështon në vetë truallin e Evropës, sepse atë nuk mund ta pranojë mendja veçse përmes joshjeve materiale.

    Agjencitë e lajmeve kanë dhënë lajmin e vetëvrasjes së një prifti gjerman. Në manastirin e Augustinit, në qytetin lindor Erfurt, ku Martin Luteri kishte kaluar gjashtë vjet si një murg në fillim të shekullit të 16-të, prifti gjerman Roland Weisselberg, 73 vjeçar, ka djegur veten, më 1 nëntor 2006, si protestë ndaj përhapjes së Islamit dhe “Islamizimit të Evropës”. Një ditë më vonë ai ka ndërruar jetë.

    Shih: Priest burns himself to death over Islam

    http://www.timesonline.co.uk/tol/new...icle623634.ece.



    E gjithë kjo dëshmon se Islami është feja që po marshon me hapa të sigurt në Evropë dhe Amerikë.

    Autor: Mr. Ajni Sinani
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #48
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shkolla fillore katolike të konvertohet në atë Islame



    Një shkollë fillore katolike në zemër të një komuniteti të Azisë në Lancashire duket e vendosur të bëhet shkolla e parë në vend për të kthyer në një Shkollë Islame të besimit.

    Vetëm një dekadë më parë, Shkolla Fillore “Sacred Heart” (Zemra e shenjtë) në Blackburn ishte një komunitet i lulëzuar katolik, me 91 për qind të nxënësve që mësonin besimin katolik. Tani ky numër është ulur në jo më shumë se 3 për qind. Si rezultat, Dioqeza e Salfordit - e cila është përgjegjëse për funksionimin e shkollës - ka ardhë në përfundim se kjo shkollë nuk është më e "përshtatshme" për kishën katolike që të qëndroj në krye të saj. Në vend të kësaj është një subjekt i së ardhmes dhe konsultës për një xhami lokale si pretendente kryesore për të marrë përsipër shkollën.

    Shkolla me 197 nxënës është në qendër të Blackburnit dhe nxënësit e saj janë kryesisht nga grupet etnike minoritare, me shtetas indian dhe pakistanezë në shumicë. Në tërësi, rreth 97 për qind e tyre janë muslimanë. Aty pranë tashmë është vendosur një shkollë e mesme muslimane që ka treguar sukses, shkolla e mesme Teuhidul, shkollë vetëm për vajza muslimane e cila përmbledh 383 nxënës dhe është e rreshtuar vazhdimisht në një nga 10 shkollat më të mira në shtet në bazë të ecurive të performimit. Ajo ka shprehur tashmë interesimin në marrjen e shkollës ‘Zemra e shenjtë’
    Nëse kjo nënkupton drejtimin e saj si një shkollë besimi islam ose në bashkëpunim me një institucion tjetër kjo mbetet ende për t'u përcaktuar. Hamid Patel drejtori i shkollës Teuhidul tha: Ne jemi e vetmja shkollë islame që kemi kaluar normat (Vlerësuar nga Ofsted) dhe jemi shkolla e mesme më e mira në rajon."Ne jemi shumë të etur për bashkëpunim. Ne do t'i konsiderojmë të dy opsionet (funksionimin e saj si shkollë besimi ose duke u bërë një partner që na dërgon në drejtimin e Shkollës"). Shkolla Tauhidul ka marrë edhe rolin udhëheqës në përpjekje për ta kthyer një shkollë të mesme fqinje kryesisht e racës së bardhë ‘ Blackwater College” e cila kishte rezultatet e provimit si e treta nga më e keqja në vend përpara se të ndërhynte shkolla Tauhidul. Rezultatet e GCSE tregojnë se ata janë përmirësuar dukshëm për vetëm disa muaj.

    Sipas një raporti të paraqitur në Blackburn me Këshillin ekzekutiv të Darwen Borough nëse shkolla ‘Sacred Heart’ bëhet një shkollë Islame ajo do të "Mundësoj rritjen e shumëllojshmërisë ... dhe do të ofrojë një shkollë besimi që përputhet me popullsinë e qytetit ".

    Se kush do të përfundojë drejtimin e shkollës do të vendoset nga një Konkurrencë e hapur, një mekanizëm i vënë në vend nga qeveria e mëparshme e laburistëve për tu dhënë prindërve më shumë një rol në drejtimin e shkollave të fëmijëve të tyre. Këshilli i drejtorëve beson se një përpjekje për të drejtuar atë si një komunitet lokal autoritativ i shkollës do të jetë i pasuksesshëm, duke e njohur Sekretarin e Arsimit Michael Gove në mbështetjen për formimin e ‘lirë’ të pavarur të shkollave të drejtuar nga prindërit, mësuesit, shoqatat bamirëse dhe grupet fetare. Shkolla Sacred Heart do të duket të jetë e pjekur për një ndërhyrje të tillë. Këshilli megjithatë, këmbënguli se ndryshimi nuk do të shkaktojë përçarje për nxënësit dhe stafin - edhe pse ajo do të duhej të rihapej zyrtarisht nën udhëheqjen e re.

    Shkolla “ Zemra e shenjtë” për një kohë nuk ka qenë e drejtuar përgjatë linjave tradicionale katolike, ishte në një gjendje të fluksit të vazhdueshëm, me katër drejtorë që vepruan gjatë një periudhe dy-vjeçare. Një drejtor i përhershëm tani është caktuar për ta drejtuar shkollën. Organi drejtues ka dhënë dorëheqjen dhe një bord i përkohshëm duhej të caktohet nga këshilli për t'u kujdesur për punët e saj. Tenderët për shkollën e re nuk ka gjasa të kërkohen deri në vitin e ri, në të cilën pikë shkolla Tauhidul dhe të tjerët do ti finalizojnë përpjekjet e tyre.

    Ofsted, një mbikëqyrës i standardeve të arsimit, në një raport i bërë më herët gjatë kësaj vere vlerësoi se shkolla “ Zemra e shenjtë” ka negociuar me sukses të konsiderueshëm në një periudhë të ndryshimeve dhe jostabilitetit ". Harry Devonport, drejtor i shërbimeve universale në Blackburn me Këshillin e Darwen tha: "Nuk do të ketë ndërprerje për nxënësit tanë.. Fokusi ynë kryesor është që nxënësit të kenë qasje në cilësinë e arsimit. Ne do të nxjerrim broshura për prindërit për t’ua shpjeguar procesin. " /belfasttelegraph.co.uk/



    Përgatiti:
    Naim Berisha
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #49
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Vatikani: Muslimanët mund të bëhen shumicë në Evropë


    Prifti italian Piero Gheddo tha se niveli i ulët natalitetit në mesin e evropianëve autokton, i kombinuar me valën e paparë të emigrantëve muslimanë me familje të mëdha, mund të jetë shkaktar që vetëm në disa breza Islame të jetë dominues në Evropë.

    "Kjo duhet të merret seriozisht," tha Gheddo nga Instituti i Vatikanit për punë të jashtme.

    "Shikuar nga pika demografike, secili prej nesh e ka të qartë se numri i italianëve është duke u zvogëluar prej 120.000 deri në 130.000 çdo vit, kryesisht për shkak të abortit, ndërsa prej 200.000 emigrantëve legal vjetor në Itali, më shumë se gjysma janë muslimanë, të cilat kanë një shkallë të lartë të natalitetit. "

    "Gazetat dhe programet televizive kurrë nuk flasin për këtë. Megjithatë, përgjigja duhet të jepet, sidomos në fushat religjioze dhe kulturore, si dhe fushën e identitetit."

    Prifti fajësoi të krishterët se nuk jetojnë sipas parimeve të tyre duke ndihmuar krijimin e një 'vakuumi religjioz" të cilin e mbush Islami.

    Sipas parashikimeve të tij, Islami "herët a vonë do të pushtoj pjesën më të madhe e Evropës."

    "Nëse e konsiderojmë veten si vend krishterë, duhet t'i kthehemi praktikës dhe jetës krishtere", shtoi ai.

    Komentet e Gheddos vijnë vetëm pak muaj pasi kardinal çek, gjithashtu fajësoi krishterët për islamizim të Evropës.

    Gjatë tërheqjes nga vendi i arhipeshkopit të Pragës, në fillim të këtij viti, kardinali Miloslav Vlk tha se muslimanët shumë mirë e kanë mbushur boshllëkun shpirtëror të krijuar pasi që evropianët sistematikisht kanë zbrazur përmbajtjen krishtere në jetët e tyre."

    Me atë rast ai deklaroi se në qoftë se krishterët nuk e ngjallin kulturën e tyre, së shpejti do të vërtetohet se ata nuk kanë fuqi të lënë gjurmë në shoqëri.

    Ai u bëri thirrje krishterëve që t'i përgjigjen kërcënimit të islamizimit duke jetuar besimin e tyre dhe duke iu përmbajtur zakoneve të tyre.

    Derisa shumë peshkop krishterë evropian shpeshherë mbrojnë të drejtat e muslimanëve, të tjerët janë të gatshëm që ta mbrojnë trashëgiminë krishterë të kontinentit të tyre.

    Vitin e kaluar, Kardinali Jose Policarpo, patriarku i Lisbonës, ka paralajmëruar gratë krishtere që mos të martohen me muslimanë.

    Kardinali italian Giacomo Biffi, gjithashtu i bëri thirrje qeverisë italiane për t'ju dhënë prioritet emigrantëve krishterë mbi ata myslimanë, për të mbrojtur identitetin fetar të vendit të tij.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.

    Sa per fillim nje ajet nga Kurani:
    61:9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.

    Ne fillim keni cekur : ''...permes statistikave demografike profetizon nje te ardhme nje ndryshim drastik ne popullsin boterore''.
    Fjala ''profetizohet'' eshte gabim te perdoret, kjo e i bjen se dikush ka ''qasje ne te ardhemen'', subhanallah, e kushe din te ardhmen perveq All-llahut?
    Ato statistika jane te egzagjeruar nga kisha me qellim te caktuar se kinse shtetet perendimore jane ne ''rrezik'' nga emigrantet musliman se mund ta rrezikojne edhe perberjen demografike te popullese...Kjo me qellim qe te ndermeren masa nga shtet perkatese, qe sa me shume te ndalojne ardhjen e emigranteve, se vete kishes i ka filluar ti humb ndikimi i saj nga keqperdrimet e vet tyre.
    All-llahu e di me se miri...

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •