Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Francë: 30 deri në 70 000 konvertime në Islam

    Në Francë, brenda vitit, 30 deri në 70 000 francez konvertohen në fenë islame. Shumica e të konvertuarve janë femra




    Duke hulumtuar këtë fenomen masiv të konvertimit në Islam, gazetarët e televizionit kombëtar francez „National" Pierre Nicolla dhe Jean-Michelle Mier kanë bërë një reportazh të shkurtër, i cili u transmetua në televizionin kombëtar. Me këtë rast, gazetarët kanë biseduar me dy femra të konvertuara në Islam.

    Jeraldine, nënë e dy fëmijëve, thotë se është krenare që është franceze dhe muslimane, tani xhamia është ajo që tërheq, e jo kisha.

    Ajo, dikur ishte krishtere, e admironte priftin dhe gjithmonë mbante një kryq rreth qafës. Megjithatë, më 15 Gusht, kur krishterët festojnë ngjitjen e Marisë, ajo vendosi ta pranojë Islamin. E gjitha, që iu desh të bënte, ishte të shqiptonte një fjalë: Lâ ilâhe illallâh, Muhammedu Resûlullâh, që do të thotë: Nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe Muhamedi a.s. është i dërguari i Allahut.

    Sot, ajo bartë shaminë. Derisa vajza e saj mendon se ajo duket si afrikane, Jerladine thotë se në brendinë e saj ndihet shumë mirë.

    "Para konvertimit tim, njerëzit më njihnin si një femër të brishtë franceze, dikë që mund ta mashtrojnë lehtë, por që kur e kam vënë mbulesën, si një muslimane, jam bërë grua dhe motër e respektuar.

    Jeraldine e pranon nevojën për disiplinë, e Islami këtë ia dhuron. Për shembull, më nuk konsumon alkool, por për këtë nuk i vjen aspak keq, ajo thotë se është e njëjtë si ushqimin që ju e përgatitni në një mënyrë të caktuar dhe pastaj vendosni ta provoni në një mënyrë tjetër dhe e zbuloni se kjo është më mirë.

    Konvertimi i Valerisë në Islam ka ndodhur para Jeraldines. Ajo është një mjeke e shkëlqyer, ka dy vite që është muslimane. Nuk mund të themi se prindërit e saj janë sjell keq, por gjithsesi, ata nuk ishin të pajtimit në lidhje me konvertimin e saj. Ajo tha: "Ata nuk janë të interesuar, askush në familje nuk ka lexuar ndonjë libër për Islamin, gjithçka që dinë është se janë kundër".

    Para konvertimit në Islam, ishte shokuar për ndalimin e hixhabit në shkolla, dhe tronditur nga bota perëndimore e cila është bërë materiale.

    "Ajo që më së shumti më pengon është mënyra se si e vlerësojmë personin, është mirë kur jemi konkurrent, nuk ka rëndësi nëse jemi pak të dyshimtë në karakter apo mashtrues, por gjithçka është reduktuar në çështjen e tregtisë, e asgjë më shumë", thotë Valerie

    Në të ardhmen ajo shpreson të martohet me një muslimanë, dhe nëse ata do të kenë fëmijë do t'i edukojnë si muslimanë.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #52
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Muslimanët e përbëjnë një të pestën e popullsisë së Brukselit



    Sipas hulumtimeve të kryera nga sociologu Jan Hertogen të botuar në shtypin belg, numri i muslimanëve që jetojnë në Belgjikë është shumë më i lartë se sa tregojnë statistikat zyrtare të Qeverisë belge

    Sipas të dhënave të Hertogenit në Belgjikë jetojnë 623.780 muslimanë, ose 5.8 për qind e popullsisë, ndërsa autoritetet zyrtare të këtij vendi numrin e muslimanëve e vlerësojnë në 400.000. Hertogen në studimin e tij filloi nga popullsia e cila ka origjinën nga vendet islamike dhe në këtë numër aplikoi koeficientet që i përkasin besimit islam, të formuar në bazë të studimeve të fundit të administratës federale gjermane të emigracionit. Në fund, këtë numër e krahasoi me nivelin e popullatës muslimane në secilën prej 589 komunave belge. Prandaj, sipas të dhënave të tij një të pestën e popullsisë së Brukselit e përbëjnë muslimanët.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #53
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Swansea University (Uells): Grat i terheq ndjenja e identitetit islam




    Gratë e arsimuara perëndimore kanë më shumë gjasa të konvertohen në Islam se sa ato të grupeve tjera sociale", tha një studiues i Universitetit Swansea (Uells)

    Kevin Brice tha se ekziston ndarja 60:40 në favor të femrave që janë konvertuar në Islam, e të cilat kanë një "profil më të mirë arsimor" se popullsia mesatare.

    G. Brice, nga Swansea University, tha se çdo femër e konvertuar në Islam ka histori të ndryshme në lidhje me konvertimin e saj, por një temë e përbashkët ishte perceptimi se Islami femrës i ofron mbrojtje dhe një sens të identitetit. Ai gjithashtu tha se kjo tek njerëzit shpeshherë tingëllon si kontradiktë.

    "Poenta është se, nga veshja elegante dhe modeste e deri te shamia e kokës, nuk është e domosdoshme ajo se si dukeni", tha z. Prise, i cili ka punuar në Qendrën universitare për hulumtimin e politikave migruese. Kjo i ka liruar femrat nga ideja se janë të definuara nga madhësia e fustanit të tyre."

    "Ne, gjithashtu kemi vërejtur se femrat e konvertuara në Islam, më parë kanë pranuar bartjen e shamisë se femrat e lindura në Islam. Megjithatë, me miratimin e kësaj veshje, ato tërheqin vëmendjen. Këtu lind një ironi e çuditshme. Kur flasim me ato, ato na tregojnë për përvojat e tyre, e ju e kuptoni se si kanë përjetuar nivelin e lartë të diskriminimit."

    Duke shfrytëzuar të dhënat nga regjistrimi i popullsisë së vitit 2001, z. Brice konsideron se në Uells jetojnë 1500 muslimanë të bardhë.

    "Bazuar në hulumtimin tonë, gjatë 10 viteve të fundit, ky numër është dyfishuar", tha ai.

    Ai vuri në dukje se këto nuk ishin shifra të sakta. Një pjesë e arsyes mund të qëndroj në faktin se në zonat rurale njerëzit e konvertuar në Islam shpeshherë vuajnë nga sindroma "unë jam i vetmi musliman në fshat."

    Z. Brice shtoi se për shkak të politikave të shpeshta negative mediatike ndaj Islamit, njerëzit janë duke u bërë më të interesuar, dhe dëshirojnë të dinë më shumë, andaj për këtë arsye është rritur numri i atyre që u konvertuan.

    "Ekzistojnë dëshmi anekdotike se pas 2001 (sulmeve në World Trade Center) dhe "sulmeve me bomba" 7/7, erdhi deri te rritja e numrit të të konvertuarve në Islam", tha ai.

    z. Brice shtoi se femrat tregojnë më shumë prirje kah Islami në krahasim me meshkujt.

    Në Angli dhe Uells numrit i popullatës muslimane u rrit nga 1.5 milion në vitin 2001, deri në 2-2.5 million, me shkallë të lartë të natalitetit dhe imigracionit si faktorë kyç.

    Përcaktimi i numrit të të konvertuarve krishterë në mesin e muslimanëve është i vështirë. "Kjo, pak a shumë, është një temë tabu, por fushë që sigurisht meriton për t'u eksploruar", aha ai
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2010
    Postime
    24

    20 mije amerikanë ne vit konvertohen ne fene Islame


  5. #55
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Dikush nuk e pranon kete fakt, dikush thote krejt diqka tjeter, por fakti eshte fakt. Dhe se doni e mosdoni Islami do te mbizoteroje ne bote. Po te ishte kaq fe e dhunes si i shohin keta te Illuminati't dhe hebrenjet, atehere pse rritet numri i muslimaneve ? Mos valle vetem nataliteti apo imigrimi ?

    Posaqerisht duhet nenvizuar se shkencetaret,njerez te shkolluar ne evrope me nje trend te vazdhueshem jane duke pranuar Islamin.

    Ne Angli shteti nuk ka mundesi te ruaj kishat katolike, dhe e boshatisin ate, pastaj e blejne muslimanet dhe e perdorin si xhami.

    Edhe me interesante eshte fakti qe grate evropiane pranojne Islamin, qe sipas disave qe permenda me lart, eshte fe e dhunes ndaj femres etj, e mos valle evropianet kerkojne dhune ne Islam ? Apo qetesi shpirterore qe i ofron Allahu.

    Fatekeqesisht ne si komb me shumice muslimane nuk e dijme vleren e fese tone, vetem kqyrim me u bo si keto amerikanet, si gangsta, ku alkooli dhe prostitiucioni duhet te jene gjithmone. Por do te vije koha qe evropianet do te turperojne "muslimanet" e ballkanit sidomos, e ndoshta atehere edhe shqiptaret do te jene ma fetar, mbase na imitiojme vetem evropen. Nese evropa ben prostitucion edhe ne duhemi me u bo, nese evropa zhveshet, edhe na duhemi, e nese evropa vazhdon rrugen me Islam, e valle a do te vazhdojne edhe shqiptaret ?

  6. #56
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342

    The Times”: 100 mijë anglezë zgjedhin Islamin

    Një studim i realizuar në Angli tregoi se gjatë dhjetë viteve të fundit 100 mijë persona kanë zgjedhur fenë Islame.


    E enjte 30 Dhjetor 2010 21:52

    Sipas studimit të zhvilluar nga grupi “Faith Matters”(Çështjet e besimit) bëhet e ditur se këtë vit 5 200 anglezë u kthyen në myslimanë. Në studim të bën përshtypje fakti i qëndrimit në mes dy kulturave të personave të kthyer në myslimanë.

    Sipas gazetës “The Times” krahas rritjes së numrit të personave që pranojnë Islamin në të njëjtën kohë lind dhe një problem tjetër: nga njëra anë personat e konvertuar në myslimanë refuzohen nga familjet dhe të afërmit, nga ana tjetër myslimanët nuk vlerësohen dhe nuk gëzojnë besimin e të tjerëve.

    Myslimanët njerëz të përgjegjshëm

    Në raportin me titull “Minorancë brenda minorancës” i publikuar pas studimit, theksohet se personat të cilët zgjedhin Islamin e ndryshojnë fenë e tyre nëpërmjet ndikimit të librave dhe informacionit të përftuar nga interneti. Në raportin ku nënvizohet fakti se myslimanët janë njerëz të përgjegjshëm thuhet se “personat e konvertuar në myslimanë përpiqen të mbështesin bashkimin e shoqërisë dhe japin kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve të ndryshme ndërkombëtare si në Afganistan, Pakistan, Lindje e Mesme”.

    Dy të tretat e personave të konvertuar janë femra, të cilat ndryshojnë dhe mënyrën e veshjes pasi kthehen në myslimane. Megjithëse shumica prej tyre janë kundër përdorimit të perçes, ato mendojnë se duhen respektuar ato që e praktikojnë. Krahas kësaj në raport bëhet e ditur se martesat islame nuk kanë ndikuar në konvertimin e tyre në myslimane, por theksohet se edhe pasi kthehen në myslimanë këta persona nuk gëzojnë mbështetjen e plotë të shoqërisë

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2010
    Postime
    41
    Une vetem e pyes veten se nese ndodh, edhepse ndodh shume rralle, po patjeter duhet te ndodhe qe nje musliman te kthehet ne te krishtere, a do te ishit ju kaq te shqetesuar dhe kaq te nevrikosur per kete fakt. Po a eshte e drejta e secilit te beje cka te doje dhe te jetoje si te doje, me kusht qe te mos i beje dem tjetrit. Dhe perse e gjithe kjo mostolerance dhe urrejtje, per faktin qe dikush eshte kthyer ne musliman, dhe atje diku ne Angli, dhe ti ketu shfryen urrejtjen me te madhe. Pune e madhe nese dikush eshte musliman apo i krishtere apo budist apo nuk e di se cfar. Perse zgjojne urrejtje kaq te madhe te ne keto fakte. Le te jete secili cfar te doje.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    sa musliman ka gjithsej ne angli,dhe sa prej tyre jan anglez te konvertum?
    Jetë e rëndë.......!!!

  9. #59
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Francë: Për 20 apo 30 vite muslimanët do të jenë shumica



    Francë: Për 20 apo 30 vite muslimanët do të jenë shumica

    Para një muaji ipeshkvi i Avignonit u ankua nga rritja e vandalizmit mbi kishën e tij nga ana e “bandës” së fëmijëve muslimanë, në krye me një dymbëdhjetëvjeçar.

    Jean-Pierre Cattenoz, ipeshkvi i Avignonit pati deklaruar për magazinën e krishtere Famille Chrétienne, se është takuar me rinjtë e tillë muslimanë.

    “Muslimanët magrebianë shpesh tallen me kryqin që e mbaj në gjoks. Kur u them që atë ma ka dhuruar papa Benedikti XVI, ata më pyesin se kush është ai?”

    “Tani gjendemi përpara udhëkryqit të historisë fetare të vendit tonë. Familjet gale, tradicionalisht të krishtera, mesatarisht kanë nga dy fëmijë, kurse familjet muslimane që jetojnë në Francë, më së shpeshti, kanë nga katër, pesë apo gjashtë fëmijë. Pra, nga kjo mund të konstatojmë se për 20 apo 30 vite, Franca, shumicën e popullsisë së saj do ta këtë muslimane. Pesëmbëdhjetë vite i kam kaluar në shtetet muslimane dhe jam i gatshëm të jetoj në një Francë me shumicë muslimane. Vetëm pyes se në cilat kushte do të jetojmë së bashku!” /krenaria/
    Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 04-01-2011 më 13:52
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    Francë: Për 20 apo 30 vite muslimanët do të jenë shumica

    Para një muaji ipeshkvi i Avignonit u ankua nga rritja e vandalizmit mbi kishën e tij nga ana e “bandës” së fëmijëve muslimanë, në krye me një dymbëdhjetëvjeçar.

    Jean-Pierre Cattenoz, ipeshkvi i Avignonit pati deklaruar për magazinën e krishtere Famille Chrétienne, se është takuar me rinjtë e tillë muslimanë.

    “Muslimanët magrebianë shpesh tallen me kryqin që e mbaj në gjoks. Kur u them që atë ma ka dhuruar papa Benedikti XVI, ata më pyesin se kush është ai?”

    “Tani gjendemi përpara udhëkryqit të historisë fetare të vendit tonë. Familjet gale, tradicionalisht të krishtera, mesatarisht kanë nga dy fëmijë, kurse familjet muslimane që jetojnë në Francë, më së shpeshti, kanë nga katër, pesë apo gjashtë fëmijë. Pra, nga kjo mund të konstatojmë se për 20 apo 30 vite, Franca, shumicën e popullsisë së saj do ta këtë muslimane. Pesëmbëdhjetë vite i kam kaluar në shtetet muslimane dhe jam i gatshëm të jetoj në një Francë me shumicë muslimane. Vetëm pyes se në cilat kushte do të jetojmë së bashku!” /krenaria/


    Te vertetes nuk mundesh me ju shmang ,jetoni ne rrealitet ,kshtu un mendoj .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •