-
Mafia shqiptare, 100 milionë euro për të blerë pronat e komunitetit grek
Mediat greke kanë përdorur një raport të SHISH-it të bërë në Komisionin parlamentar të Sigurisë në fund të qershorit 2010, për të vënë alarmin se mafia po blen pronat e komunitetit grek në bregdetin jonian. Sipas raportimeve të mbedhura nga Shërbimi Informativ Shtetëror, kishte informacione se mafia ruse kërkon të blejë prona të patundshme në jug të vendit, duke paguar rreth 100 milionë euro, ndërsa mediat greke e kanë përkthyer këtë si një plan shqiptar për të rrëmbyer pronat e minoritetit grek në bregdetin jonian. Sipas lajmeve të marra në sajtet e tyre online: "bregdeti jonian, veçanërisht Dhërmiu, Himara, Lukova dhe Saranda, janë nën sulmet e mafias shqiptare, kosovare dhe ruse, për të blerë prona të patundshme në Epirin e Veriut", siç cilësohet ende prej tyre kjo pjesë e Shqipërisë. Shërbimet e sigurisë kombëtare të Greqisë, sipas raportit, po monitorojnë institucionet shqiptare, se si po i japin titujt e pronësisë në bregdetin jonian, në krahasim me të dhënat e pronave të komunitetit grek në segmentin nga Vlora në Sarandë. Flitet për një raport sekret mbi rreziqet e pronave të komunitetit grek në Shqipëri, që thuhet se vjen nga Uashingtoni dhe që ka ngjallur shqetësimin e qeverisë greke, sepse mafia shqiptare dhe kosovare po blen me çmime më të larta se ato të tregut, por edhe me veprime ilegale. Sipas raportimit, këtu është përfshirë edhe mafia ruse, me të njëjtin stil korruptimi të zyrtarëve shqiptarë, duke rrezikuar kështu edhe demokracinë shqiptare dhe sipas tyre ende nuk dihet nëse qeveria e z.Berisha është e përzier në këtë strategji, por situata e rëndë ekonomike në Greqi, ka frymëzuar mafian shqiptare dhe kosovare për të blerë prona të patundshme në shifrën 100 milionë euro, ku zonat më të rrezikuara janë Dhërmiu dhe Himara. Ministri i jashtëm plotësues i Greqisë, Droutsas, kishte shprehur një muaj më parë shqetësimin për këtë problem, duke deklaruar se qeveria po e vëzhgonte nga afër dhe se nuk do të qëndronte indiferente për zhvillimet e rrezikshme në jug të Shqipërisë. Sipas raportimeve greke, edhe ish-drejtori i CIA-s, Xhorxh Tenet, rrezikon të humbasë pronën e prindërve në Himarë, nga mafia shqiptare dhe kosovare, nëse fenomeni nuk ndalet. Familjet himarjote janë në konflikt me drejtësinë shqiptare, e cila i ka dhënë një personi anonin në zonën e Porto Palermos 850 ha tokë. Gjithashtu ish-drejtori i USAID-it, Andreë Natsios, me origjinë nga Saranda, përherë është interesuar për pronën e prindërve të tij, ndërsa eksponentë të lobit amerikano-vorio epirot po marrin informacione nga Departamenti i Shtetit dhe ambasada amerikane në Tiranë për regjistrimin e ri të pronave ende në proces, i cili ka nevojë të realizohet sipas dokumenteve të vjetra të pronësisë, dhe nën transparencën e fiqishme të OSBE-së. Figura të larta greke pretendojnë se kanë prona nga të parët në jug të Shqipërisë, siç janë ish-presidenti grek Jorgos Stefanopulos dhe presidenti aktual Karolos Papulias. Sipas raportit, ish-sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, i dërgoi letër ambasadorit amerikan në Tiranë për pronat në rajonin e Himarës dhe ishte nisma e vorioepirotëve të Amerikës, që pas vizitës së z.Pauell në Tiranë në 2003, ai t'i kërkojë ambasadorit amerikan në Tiranë, që të bëheshin disa zëvendësime në ligjin për të drejtat pronësore në jug të Shqipërisë, veçanërisht në bregdetin nga Vlora në Sarandë.
Regjistrimi i popullsisë, duke deklaruar etninë dhe fenë, që do të nisë në janar 2011, i paraprirë nga pretendimet greke për minoritetin në Shqipëri. Akuzat ndaj qeverive të Shqipërisë nga regjimi komunist dhe deri sot për çhelenizim dhe shkombëtarizim, duke shumëfishuar numrin e popullsisë. Studimi nacionalist i pak viteve më parë dhe deri ku shkon ëndrra e vjetër e "Vorio Epirit".
Shekulli
-
-
Ne Shqiperi eshte bere deti kos dhe te gjithe kane rrembyer luget duke filluar qe nga fshataret e thjeshte per te vazhduar te fqinjet tane zhurmemedhenj,e deri te mafia nderkombetare...!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt