Definitive, Ramazzotti nuk vjen nė Prishtinė pėr koncert
Prishtinė, 3 gusht - Pėrfundimisht, pas peripecive tė shumta, Eros Ramazzotti nuk do tė vijė nė Prishtinė dhe nuk do ta mbajė koncertin e shtyrė pėr 9 gusht, ka njoftuar sot organizatori UBBOSS.
“Me keqardhje ju njoftojmė se pėrkundėr pėrpjekjeve tona pėr tė rikthyer
koncertin e Eros Ramazzottit nė Prishtinė mė 9 gusht, sot kemi pranuar njė informatė nga menaxhmenti i artistit se e kanė shumė tė vėshtirė tė gjejnė njė produksion tė pėrshtatshėm teknikisht dhe financiarisht pėr datėn e re tė koncertit. Produksioni i kontraktuar pėr datėn 30 korrik, i cili nuk u lejua tė futet nė stadium, e ka tė pamundur tė vijė mė 9 gusht”, thuhet nė njoftimin e arritur te organizatori.
Nė kėtė informatė sqarohet se menaxhmenti i artistit ėshtė munduar tė gjejė njė produksion tjetėr, por nuk ėshtė arritur tė gjendet asnjė produksion qė do tė mund tė realizonte koncertin nė datėn e re.
“E gjithė kjo pėrpjekje dhe shtyrje e datės sė koncertit pėrfundon me anulim tė koncertit pėr kėtė turne”, thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė organizatorit.
Sipas UBBOSS, shumica e biletave tashmė tė shitura janė duke u kthyer dhe do tė vazhdojnė tė kthehen nė zyrat tona ēdo ditė pune, duke filluar nga ora 09:00 deri nė
orėn 18:00 - deri nė biletėn e fundit.
Nė fund organizatori u kėrkon falje gjithė adhurueseve tė Ramazzottit si dhe mediave partnere qė kanė ndihmuar nė promovimin e koncertit.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,30083
Moderatoret lirisht mund ta mbyllin kete teme...
Krijoni Kontakt