OK kalamaja, qe ja hoqet guxhumanin njeri-tjetrit ne perpjekje e siper per te mbrojtur qytetet e Amerikes. Si Genesis ashtu dhe Ildushja kane te drejte, por ngaqe asnjeri nuk ka mare mundimin te shofi postimin e tjetrit (pervec perqendrimit tek te sharat) nuk kane kuptuar c'duan te thone.
Fjala me e rendesishme ne ate artikull, Genesis dhe Ildushe eshte fjala "metropolitan areas". Kjo per mendimin tim nenkupton lagjet ngjitur me qendren (Becon Hill, Back bay, Commonwealth Ave, Downtown, etc). Qe te jemi realiste qeraja mujore ne keto lagje per nje apartament 1 me 1 varjon nga 2500-4000, pa perfshire ketu faturat dhe me kryesorja parkingun, qe mund te shkoje mbi $600 ne vit. Pra vete qyteti i Boston-it (pa periferite) mund te jete nder me te shtrenjtet, po kjo do ishte njesoj sikur te konsideroje vetem Manhattanin kur flisje per Nju Jorkun dhe ta konsideroje Nju Jorkun qytetin me te shtrenjte. Periferite (ku eshte shumica e popullsise) jane shume here me lire se sa qytetet e ngjashme me Bostonin.
Jashte temes: Po diti njeri se ku mund te aplikoj per pune si pajtues gjaqesh do me bente nder, e kam per talent kete pune.
Krijoni Kontakt