Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    "Lajmëroni policinë, në Itali na ka humbur ambasadori"

    LETËR E NËNSHKRUAR IRMA HOXHOLLI, ITALI | 15/07/2010

    Ishte ditë e hënë e datës 12 korrik, kur arrita rreth orës 9 të mëngjesit përpara dyerve të Ambasadës Shqiptare në Romë. Të parët që filluan të vinin ishin diplomatët e shërbimit konsullor. Ata hynë brenda hijerëndë, ndoshta të lodhur nga puna për zgjidhjen e "halleve" të emigrantëve shqiptarë. Në fakt, edhe unë për këtë punë kisha marrë rrugët që në pikë të mëngjesit.

    U vura në radhë. Shqiptarët dikush vetëm, dikush me gruan, dikush dhe me ndonjë të afërm apo prind të tyrin shkëmbenin ndonjë fjalë, si zakonisht në këto raste: si je, nga je, ku banon, si po kalon me punën, etj.

    Më erdhi radha dhe mua. Konsulli mbasi më dëgjoi, më tha se nuk është në kompetencën e zyrës konsullore problemi që kisha. "Po a mundet të më ndihmojë ambasadori", - e pyeta unë. "Ai e di - më tha - shko takoje", dhe vijoi me tjetrin që ishte pas meje.

    Dola nga zyra konsullore që ishte në bodrumin e ambasadës duke menduar se kush ishte ai dreq njeriu që e kishte bërë zyrën konsullore në bodrum. I rashë ziles tek porta e jashtme. Përpara derës së ambasadës, sipër tek shkallet, u shfaq një roje, i shkurtër.

    "Kërkoj ambasadorin, dua të takohem me të" - i thashë me një zë, të cilin u përpoqa me gjithë forcën time ta bëja të ëmbël e të kulturuar. "Nuk është - ma ktheu, prite kur të vijë".

    Vendosa të pres në trotuar përpara derës. Kaloi rreth një orë. Një shqiptar që rrinte vazhdimisht tek dera e zyrës konsullore, më tha: "Foli atij që po vjen, është shoferi i ambasadorit". Nxitova t'i dal përpara. "Më falni - e pyeta - dini gjë kur vjen ambasadori?" - "Jo nuk e di" - më tha dhe hyri brenda në godinë. Vendosa të pres me durim.

    Ishte ora rreth 11 kur një vajze (edhe kjo shumë hijerëndë) iu afrua derës së hekurt dhe futi çelësin për ta hapur.

    "Më falni - nxitova ta pyes - a dini gjë kur vjen ambasadori?" Ajo u kthye nga unë, me pa gjithë ironi dhe më tha: "Unë nuk jam shoqëruesja e ambasadorit."

    U largova dhe iu afrova përsëri derës së hekurt të ambasadës. Pashë përtej hekurave tre a katër persona që pinin duhan e bënin muhabet. "Më falni - ngrita zërin - po nuk ka ndonjë që e di ku është ambasadori".

    "Moj goce - më tha njeri - po ta dinim do ta thoshim. As ne nuk dimë gjë se ku është, ndoshta në Tiranë, ndoshta vjen sot, ndoshta nesër, a pasnesër ku dimë gjë. Nuk thotë ai se kur ikën " - e përfundoi ligjëratën burri me cigare. U largova për tek një kushërira ime në Romë. Do ta provoj përsëri nesër.

    Edhe të nesërmen ditën e martë me 13 korrik po e njëjta gjë askush nuk të jepte një përgjigje, të gjithë thoshin ku e di unë ku është... E po lajmëroni policinë - u thashë unë - që iu ka humbur ambasadori.

    Lexova kete leter me vemendie dhe vertete ashtu eshte ne Ambasaden Shqiptare ne ROME.

    Kam qene vete personalisht dhe kam verejt qe ambasada Shqiptare ndodhet nen themele, me e keqja eshte qe personeli mbrenda s'ka pike respekti per emigrantet qe ndodhen ne ITALI jo me te takosh Ambasadorin.(Burrokrazia egziston ne gjitha anet e ITALISE SIDOMOS RACIZMI).

    Shpresoj qe ajo goca te ket zgjidhur problemin dhe letra shkruar ti kete mberritur vertet Ambasadorit Shqipetar Ne ITALI.

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Hahahahaha ne ç'do vend ku ka Ambasade Shqiperia duhet njoftuar policia sepse te gjithe ne te njejten forme "punojne".

  3. #3
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Nuk ke menduar te marresh ne telefon dhe te marreshnje nje takim, se helbete dhe ambasadori do ket hallet e tija, takime zyrtare o ku di une. Zakonisht neper zyra nuk te presin me krahe hapur pa marre nje takim....
    Nejse ti mbase ke hall dhe une po gjykoj kot, po shkruaj ndonje e-mail ambasadorit, Zakonisht pergjigjen .

    Gjithe te mirat, te uroj te zgjidhesh problemin qe ke.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  4. #4
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Mos ma ngacmoni LLeshin se e kam mik shtepije!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  5. #5
    Djal Mistrec Maska e DebatikasI
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Atje ku nuk flitet per Besim Fetar!
    Postime
    124
    Ka humbur Ambasadori????

    Nuk thoni shyqyr qe eshte Ambasada?
    Djemte E Bashkuar Anetar Te Ideve Komuniste

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512
    Citim Postuar më parë nga DebatikasI Lexo Postimin
    Ka humbur Ambasadori????

    Nuk thoni shyqyr qe eshte Ambasada?
    hahaaaaaaaaaaaa,
    Se paskan shit akoma ambasaden!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Qe shqiptaret ne pergjithsi jane pa edukat e arrogant kete e dim te gjith ,qe administrata publike eshte per toke sepse kemi qene gjithmone shtet l...e kete e dim ,po qe kemi dhe nje popull po l...dhe kete duhet ta dine ...
    Nuk shkohet ne ambasad zdruq zdruq kur mund te shkosh ti, e te te hapen dyert ,merr nje takim perpara moj çupe ,se ambasadoret kane 500 pune nuk dalin me prit popullin ore e pa ore .
    Pastaj, deri sa te ka thene konsulli eshte problem i konsullates ,aty duhet ta kishe zgjidhur ne konsullate ,ç'ne qe doje te takoje ambasadorin ,jane te ndara punet ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    hahaaaaaaaaaaaa,
    Se paskan shit akoma ambasaden!

    Kujt ja mban

    Varet se kush esht pronari
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Plasen gjykimet ketej , na i dhan ambasadorit ketu rendesin e papes , qe brekgrisur jane te tere e keto pune i kane me mik .
    Normal ti presi ambasadori njerzit se fundja per te ndihmuar emigrantet eshte vene e jo te bej qef . Pastaj asnje nuk shkon tek ato zyra mizerable per qef .
    Imagjino jemi i vetmi shtet qe keqtrajton shtetasin e tij , turp i madhe .

  10. #10
    Djal Mistrec Maska e DebatikasI
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Atje ku nuk flitet per Besim Fetar!
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Plasen gjykimet ketej , na i dhan ambasadorit ketu rendesin e papes , qe brekgrisur jane te tere e keto pune i kane me mik .
    Normal ti presi ambasadori njerzit se fundja per te ndihmuar emigrantet eshte vene e jo te bej qej . Pastaj asnje nuk shkon tek ato zyra mizerable per qef .
    Imagjino jemi i vetmi shtet qe keqtrajton shtetasin e tij , turp i madhe .
    Ambasadoret shqiptar te gjithe funksionet i kryejne pervec te impenjohen ne pune.
    Djemte E Bashkuar Anetar Te Ideve Komuniste

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Plasen gjykimet ketej , na i dhan ambasadorit ketu rendesin e papes , qe brekgrisur jane te tere e keto pune i kane me mik .
    Normal ti presi ambasadori njerzit se fundja per te ndihmuar emigrantet eshte vene e jo te bej qef . Pastaj asnje nuk shkon tek ato zyra mizerable per qef .
    Imagjino jemi i vetmi shtet qe keqtrajton shtetasin e tij , turp i madhe .

    Ke punuar ndonjehere ne ambasade ti Val ?
    Ambasadori ka detyra te tjera ,95 % te punes per popullin e kryen konsulli ,pastaj ne çdo vend te botes nuk shkohet ore e pa ore ne ambasad se nuk ti hap asnjeri dyert si duam ne ,caktohet nje orare takimi me pare (vetem ne raste shume te rradha dhe urgjente ),
    Kjo proçedur eshte pothuajse ne te gjithe ambasadat e botes pak a shume ,nuk dua te justifikoj keto te tonet qe lene shume per te deshiruar ...

    Ps ne kam punuar ne ambasade ,dhe jo ambasade shqiptare dhe jam futur me zotesi ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  12. #12
    Shkrim i bukur!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga [A-SHKODRANI] Lexo Postimin
    LETËR E NËNSHKRUAR IRMA HOXHOLLI, ITALI | 15/07/2010

    Ishte ditë e hënë e datës 12 korrik, kur arrita rreth orës 9 të mëngjesit përpara dyerve të Ambasadës Shqiptare në Romë. Të parët që filluan të vinin ishin diplomatët e shërbimit konsullor. Ata hynë brenda hijerëndë, ndoshta të lodhur nga puna për zgjidhjen e "halleve" të emigrantëve shqiptarë. Në fakt, edhe unë për këtë punë kisha marrë rrugët që në pikë të mëngjesit.

    U vura në radhë. Shqiptarët dikush vetëm, dikush me gruan, dikush dhe me ndonjë të afërm apo prind të tyrin shkëmbenin ndonjë fjalë, si zakonisht në këto raste: si je, nga je, ku banon, si po kalon me punën, etj.

    Më erdhi radha dhe mua. Konsulli mbasi më dëgjoi, më tha se nuk është në kompetencën e zyrës konsullore problemi që kisha. "Po a mundet të më ndihmojë ambasadori", - e pyeta unë. "Ai e di - më tha - shko takoje", dhe vijoi me tjetrin që ishte pas meje.

    Dola nga zyra konsullore që ishte në bodrumin e ambasadës duke menduar se kush ishte ai dreq njeriu që e kishte bërë zyrën konsullore në bodrum. I rashë ziles tek porta e jashtme. Përpara derës së ambasadës, sipër tek shkallet, u shfaq një roje, i shkurtër.

    "Kërkoj ambasadorin, dua të takohem me të" - i thashë me një zë, të cilin u përpoqa me gjithë forcën time ta bëja të ëmbël e të kulturuar. "Nuk është - ma ktheu, prite kur të vijë".

    Vendosa të pres në trotuar përpara derës. Kaloi rreth një orë. Një shqiptar që rrinte vazhdimisht tek dera e zyrës konsullore, më tha: "Foli atij që po vjen, është shoferi i ambasadorit". Nxitova t'i dal përpara. "Më falni - e pyeta - dini gjë kur vjen ambasadori?" - "Jo nuk e di" - më tha dhe hyri brenda në godinë. Vendosa të pres me durim.

    Ishte ora rreth 11 kur një vajze (edhe kjo shumë hijerëndë) iu afrua derës së hekurt dhe futi çelësin për ta hapur.

    "Më falni - nxitova ta pyes - a dini gjë kur vjen ambasadori?" Ajo u kthye nga unë, me pa gjithë ironi dhe më tha: "Unë nuk jam shoqëruesja e ambasadorit."

    U largova dhe iu afrova përsëri derës së hekurt të ambasadës. Pashë përtej hekurave tre a katër persona që pinin duhan e bënin muhabet. "Më falni - ngrita zërin - po nuk ka ndonjë që e di ku është ambasadori".

    "Moj goce - më tha njeri - po ta dinim do ta thoshim. As ne nuk dimë gjë se ku është, ndoshta në Tiranë, ndoshta vjen sot, ndoshta nesër, a pasnesër ku dimë gjë. Nuk thotë ai se kur ikën " - e përfundoi ligjëratën burri me cigare. U largova për tek një kushërira ime në Romë. Do ta provoj përsëri nesër.

    Edhe të nesërmen ditën e martë me 13 korrik po e njëjta gjë askush nuk të jepte një përgjigje, të gjithë thoshin ku e di unë ku është... E po lajmëroni policinë - u thashë unë - që iu ka humbur ambasadori.
    Hahahahahhaahhahahahahah.......
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  14. #14
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Ke punuar ndonjehere ne ambasade ti Val ?
    Ambasadori ka detyra te tjera ,95 % te punes per popullin e kryen konsulli ,pastaj ne çdo vend te botes nuk shkohet ore e pa ore ne ambasad se nuk ti hap asnjeri dyert si duam ne ,caktohet nje orare takimi me pare (vetem ne raste shume te rradha dhe urgjente ),
    Kjo proçedur eshte pothuajse ne te gjithe ambasadat e botes pak a shume ,nuk dua te justifikoj keto te tonet qe lene shume per te deshiruar ...

    Ps ne kam punuar ne ambasade ,dhe jo ambasade shqiptare dhe jam futur me zotesi ...

    Jo saura skam punuar , e shyqyr zotit thuaj se me kete zemer e shpirt qe kam do isha ber cope ti ndihmoja te gjite njerzit dhe jasht mundesive te mia ...
    Pastaj si konsulli dhe ambasador ka nje orar 8 oresh qe duhet te jete ne pune normalisht ,pastaj ne se dime se cpune ka pasur kjo femer qe ka kerkuar ambasadorin , ktu thjesht po dilet ne perfundim qe ambasadori esht thjesht ne rrolin e kukulles e te ngroh karrigen , se kshu i bie . Pastaj aty c'orar te lesh aman se ata as e ngren ate dreq tel , sidomos ambasada ne rome qe te plas buzen , kam degjuar njerez te shkuar nga gjith cepat e italis e i kan kthyer pa te keq , me justifikim qe duhej te mernin ne tel , kur ne kohen qe ate tel se perdor njeri me duket , pa lere kur shkon aty pordha 700 grosh thu se jan first lady ne presidenta ata aty , e jo se jan ca njerez te rendomte qe skan as rregullat fillestare te edukates , te pergjegjen ne menyr ," he re ti ca do , per ca ke ardhe " etj etj etj .
    Une spo them qe cdo raste qe vjen te pritet nga ambasadori , ama rastet klasifikohen , gjykohen e si te tilla ndahen me tej , por jo qe mos denjojne te te flasin e pergjigja te vij sikur je ke bregu lumit ...
    Te gjithe kemi te bejme me ambasadat se fundja perderisa jetojme ne shtet te huaj te pakten njeher e kemi kerkuar ndihmen e tyre , por kto ambasadat tona s'krahasohen kurre me ambasadat e shteteve te tjera , ne asnje pike ..

    PS. Sa per punen qe ke ber ne ambasad e ke hyr me zotesi me vjen jasht mase mir , ama cdo konsull e ambasador qe gjendet ne cdo shtet te botes me mik hyn 99%..

  15. #15

    Jo une te shkruajta se kishe shkruajtur plasen gjykimet ketej...me duket se pa dashje po gjykoje dhe ti.... ,deri sa eshte nje teme te gjithe japin mendimin e vet dhe une dhash timin ,nga eksperiecat e mija .
    Ambasadoret merren me takime te ndryshme ne rangje me te larta ,kane nje protokoll etj etj .
    per vizat ,pasaportat e probleme te ndryshme jane punonjesit e konsullates ,kur ka ndonje gje qe nuk shkon shkohet ne takim me konsullin...
    Nga eksperienca ime ne nje x ambasade ne Tirane ,vinin ore e pa ore qe nga gazetaret ,artistet,kengetar etj dhe donin te hynin ,jo po thuaj ti qe jam filani e kam takuar ne filan vend etj etj ,se i shpjegoje se eshte i zene ka ardhur ministri i filan shteti eshte me filanin etjetj as qe donin t'ia dinin iknin te revoltuar dhe shume te ofenduar .
    Edhe ne shtepi ti shkosh tjetrit per nje kafe ,do ta marresh ne telefon a eshte i zene a eshte i lire .
    Nuk i justifikova as punonjesit ,i dhash te gjitha versionet ,si te administrates ashtu dhe te popullit .
    sa per ate statistiken qe dhe ne bote 99% hyn me mik ,nuk e di ,une e mendoj ndryshe qe % eshte shume shume me e vogel
    kam burrin e nje shoqes qe ka qene dipllomat ne Shqiperi dhe tani punon ne ministrin e jashtme ketu ne Itali ,me tha qe vetem sivjet na 11 mije student te shkencave dipllomatike bejne praktiken neper ambasada te ndryshme neper bote ,neser kur te mbarojne nuk besoj se do hyne te gjithe me miq ....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    me aqe sa lexova une nuk behet fjale se eshte apo jo detyra e ambasadorit te pres popullin ,por behet fjale per nje ambasadore qe dhe punonjesit e vet nuk e dine se ku eshte dhe nga behet

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e shtegetar
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Postime
    97
    Eh kur ka patur shqiptari perkrahje ndonjeher neper bot ,si nga qeveria shqiptare ashtu dhe ambasadt shqiptre ,ne jemi mesuar me veshtiresi duke len e dhen djersen e ballit .........
    I arratisur e i syrgjynosur

    i rraskapitur e i sakatosur

  18. #18
    Jam si shpirt Maska e Bije
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    183
    Citim Postuar më parë nga shtegetar Lexo Postimin
    Eh kur ka patur shqiptari perkrahje ndonjeher neper bot ,si nga qeveria shqiptare ashtu dhe ambasadt shqiptre ,ne jemi mesuar me veshtiresi duke len e dhen djersen e ballit .........

    Mire e ke ti se gjyshja ime shkoi mbas 30 vjeteve per here te pare ne vendlindje mbasi i kishin vdekur gjysma e familjes dhe mbasi u kthye e vinte per dite operativi ne shtepi dhe e pyeste se çfare thonin ata per ne ,e turturuan gjyshen e shkrete donin si e si te spiunonte njerezit e saj .
    50 vjet diktatur varferi e tejskajshme ,u versulen dhe hajnat e rinj te te gjitha ngjyrave me vjedh me 100 dur ,duhen dhe 50 vjet te tjera mbasi te ngopen mire te mendojne per ty e per mua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bije : 16-07-2010 më 18:58
    Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Imagjino jemi i vetmi shtet qe keqtrajton shtetasin e tij , turp i madhe .
    Kjo ndodh edhe ne Shqiperi eshte e keqja.

    Ne nje rast para ca kohesh i ra halli nje te njohurit tim qe kishte edhe pasaporte kanadeze te shkonte ne ca zyra shteti.

    Dhe pergjigja qe i erdhi, ishte "prit se po pime kafe, prit ketej, prit andej" kur i tregoi orarin ky qe kishin afishuar, prape hic ato, biles dhe iu hakerruan.

    Vetem kur nxorri pasaporten kanadeze dhe i kercenoi se do lajmeronte ambasaden Kanadeze se po diskriminonin nje shtetas kanadez, atehere u cuan zonjat, i mbaruan pune dhe i kerkuan edhe falje.

    kjo eshte per turp, te mos respektosh vendin tend.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    provoni te telefononi njeher numrat e ambasades nuk te pergjigjet asnje, e jo me te takosh ambasadorin
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •