Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 84 prej 84
  1. #81
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga USA NR1 Lexo Postimin
    Ketu feja do te thoshte: Te keqiat nuk jane ne fuqine e Zotit. Ato i ben njeriu.

    Do e deklaronte Zotin per nje cast si te paforce per te mbajtur gjalle perrallat e saja per Zotin qe thone se Zoti eshte i gjithefuqishem.

    Per mua Zoti eshte ai apo ajo, e cila ne mungese te dijes me te sakte mund te imagjinohet si nismetarja apo shkaktarja e cdo gjeje ne natyre, por duke i deklaruar te gjitha gjerat ne natyre si te barabarta. Pra Zoti eshte ai qe eshte pergjegjes si per te mira, si per te keqia. E ky Zot mund te jete vetem shuma e ligjeve te natyres ne bashkeveprim. Sepse vetem ne kete menyre arrijme te shpjegojme pa kunderthenie perse Zoti eshte pergjegjes per cdo gje: Si per krimet, si per te mirat. Vetem si vullneti i ketij Zoti mund te shihen si masakrat ne njerez, tsunamit qe vrasin qindra mijera foshnje, ashtu edhe arsyeja dhe intelekti i njeriut, dashuria e tjera. Kryesorja ky kuptim per Zotin eshte ne kunderthenie me kuptimin fetar mbi Zotin.

  2. #82
    E ky Zot mund te jete vetem shuma e ligjeve te natyres ne bashkeveprim.
    kjo ka te beje me ate se cfare ti beson ,
    dhe se si ti i nderlidh gjithcka ndodh , ne botkuptimin tend , ashtu si ti e percepton,
    e njejta gje vlen edhe per te tjeret , dikush mendon se e beri Zoti kete veprim , dikush thote natyra,
    ne kete teme argumentat jane aq delikate , sa mund te bisedojme me vite e te mos nxjerrim perfundim, sepse behet fjale per dicka qe nuk shihet ,
    sepse po te thoja une se shpirtin ia mori Zoti ,
    ti i nderuar do thoje , jo ia mori natyra me ligjet e saj,
    dhe une do pyesja se , kush ia krijoi shpirtin,
    e ti do me thoje , natyra , ose dicka te tille ,
    e une perseri do pyesja cfar eshte shpirti qe u mor,


    po pse e pa kush shpirtin qe ne te diskutojme per te?

    atehere diskutimi eshte i destinuar te deshtoje , sespe bejme debat per gjera qe nuk shihen me sy , si shpirti , Zoti etj.
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  3. #83
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga bani Lexo Postimin
    kjo ka te beje me ate se cfare ti beson ,
    dhe se si ti i nderlidh gjithcka ndodh , ne botkuptimin tend , ashtu si ti e percepton,
    e njejta gje vlen edhe per te tjeret , dikush mendon se e beri Zoti kete veprim , dikush thote natyra,
    ne kete teme argumentat jane aq delikate , sa mund te bisedojme me vite e te mos nxjerrim perfundim, sepse behet fjale per dicka qe nuk shihet ,
    sepse po te thoja une se shpirtin ia mori Zoti ,
    ti i nderuar do thoje , jo ia mori natyra me ligjet e saj,
    dhe une do pyesja se , kush ia krijoi shpirtin,
    e ti do me thoje , natyra , ose dicka te tille ,
    e une perseri do pyesja cfar eshte shpirti qe u mor,


    po pse e pa kush shpirtin qe ne te diskutojme per te?

    atehere diskutimi eshte i destinuar te deshtoje , sespe bejme debat per gjera qe nuk shihen me sy , si shpirti , Zoti etj.
    E pranoj se flasim per gjera te padeshmueshme. Eshte perafersisht si debati se a ekziston Babadimri apo jo. Por prape se prape mendoj se dallojne mendimet tona ne menyre kualitative. Pse e them kete?

    Sepse perkufizimi im (jofetar) per Zotin eshte nje perkufizim procesor gjegjesisht perpetual. Pra nje qe le mundesi per perfillje te zhvillimeve dhe njohurive te reja. Kete desha ta shpreh kur thashe "ne mungese te dijes me te sakte". Kjo nenkupton se perkufizimi im i nenshtrohet te arriturave aktuale dhe te ardhmes ne lemite e ndryshme te shkences. Keshtu qe si "Zot" per mua ngelet vetem ajo qe per shkak se (akoma) nuk kemi dije me te mire, mund ta imagjinojme si shkaktarin/en apo nismetarin/en e dukurive natyrore te te gjitha llojeve. Keshtu qe ne rezultat perkufizimi im per Zotin nuk ka mundesi te jete assesi ne kunderthenie me arritjet shkencore. As me ato te se kaluares, as me ato te se tashmes, e as me ato te se ardhmes.

    Nese nuk ke kuptuar akoma, perkufizimi im ka nje dallim ne kualitet ndaj perkufizimit fetar te Zotit, per arsye se ky i fundit eshte i ngurte, eshte ne kunderthenie te drejtperdrejte me te arriturat shkencore te kaluares, e lere me te atyre te se tashmes dhe te ardhmes. Nuk le vend per nje "pasurim" te tij ne te ardhmen. Por eshte inert, gridlocked.

    E tere kete e them per te treguar se ben padrejtesi kur e deklaron biseden tone me perkufizimet tona te ndryshme teresisht si nje bisede mbi shijet apo pa mundesi verifikimi te saktesise apo probabilitetit te saktesise se tij.

    Per te shpjeguar me mire se cfare mendoj, nje shembull plastik:
    Po e zeme jemi duke diskutuar mbi pyetjen, a eshte me i mire nje Fiat Cinquecento i vitit 95 apo nje Bmw X6 i vitit 2009. Eshte e vertete se shija ka element subjektiv, dhe ai qe mendo se Fiati eshte me i mire, duhet t'i pranohet mendimi. Por objektivisht prape se prape ka nje dallim ne mes te dy veturave. Sepse ka te arritura shkencore, te cilat i perfill vetem Bmw X6, por jo Fiati. Keshtu qe nuk mund te te bej une ty "terror" nese Fiati te duket ty me i mire, per shkak se ti te qenurit "i mire" e definon vetem nepermjet te elementeve afektive apo emocionale. Por kush te qenurit "i mire" e definon edhe me elemente tjera, si komfori, aerodinamika, teknika ABS, pershtatshmeria me ambientin, e tjera veti qe nuk e tregojne veturen ne kunderthenie me te arriturat aktuale shkencore, ai objektivisht ka veturen "me te mire". Andaj diskutimi se cila veture eshte me e mire, nuk eshte i destinuar te deshtoje.

    E njejta vlen ne syte e mi ne lidhje me biseden mbi perkufizimet tona mbi Zotin.





    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 21-07-2010 mė 19:22

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    ZOTI im dhe i Universit,eshte ALLAHU!
    Qafen ta thefte, qe ta ka thy!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •